Kreu i Alternativës, Afrim Gashi në Facebook thotë se ka dyshime se kreu i BDI-së, Ali Ahmeti në një takim ka lutur ndërkombëtarët për amnistinë e azilantit të arratisur, ish kryeministrit Nikolla Gruevski, përcjell TV21. Gashë kërkon përgjigje nga vetë Ahmeti. “Një pyetje legjitime, për të cilën opinioni pret përgjigje: A i ka lutur, deri në qiell, Ali Ahmeti disa nga ndërkombëtarët, gjatë një takimi në Shkup, që ta lejojnë amnistinë e Nikolla Gruevskit?!”, shkruan Gashi.
Author: Jeta almakos
Kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në rrjetin social Facebook pyet për projektin që ai quan “Alumina”, në të cilin sipas tij janë të përfshirë ish kryeministri i arratisur Nikolla Gruevski, ish drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov, dhe Ismail Jaoski, që sipas tij është nyje lidhëse me kreun e BDI-së Ali Ahmeti dhe zv/kryeministrin Artan Grubi. “A është projekti milionësh “ALUMINA” nyja lidhëse e gardës së vjetër politike në RMV në përbërje me Ali Ahmetin, Artan Grubin, Nikolla Gruevskin dhe Sasho Mijallkovin me kumbar Ismail Jaoskin – Pucko Petrol?”, shkruan Kasami.
Vijojnë reagimet e ashpra nga partitë në opozitë lidhur me ndryshimet në Kodin Penal. Kryetar i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti pyet se A është e vërtetë që Nikolla Gruevskit do t’i kthehet pasaporta javën e ardhshme, sepse me ndryshimet në Kodin Penal ai automatikisht lirohet nga përgjegjësia për rastin TNT dhe TRAJEKTORJA, ndërsa për krimet e tjera për të cilat është dënuar do t’i lejohet përsëritje e procedurës penale? Kreu i Alternativës Afrim Gashi, thotë se opinioni pret përgjigje nëse Ali Ahmeti i ka lutur ndërkombëtarët gjatë një takimi në Shkup që të lejojnë amnistinë e Nikolla Gruevskit? Ndërkaq kreu…
Deputeti Skender Rexhepi-Zejdi sot zyrtarisht themeloi partinë e tij e cila do të quhet “Lëvizja e Popullit”. Zejdi u shpreh se Zoti nuk e ndryshon gjendjen e popullit, derisa ai popull ta ndryshojë gjendjen e tij! “Zoti nuk e ndryshon gjendjen e popullit, derisa ai popull ta ndryshojë gjendjen e tij. I prirur nga thëniet e të parëve tanë, që patriotizmi dhe atdhedashuria janë tiparet e njerëzve që dëshirojnë ta ndryshojnë shoqërinë, i prirur nga thënie e njohur që nëse dëshirojmë ta ndryshojmë botën, duhet të jem shembull, ndërsa më pak të flasim, sepse fjala vet nuk e ndryshon botën,…
Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sot duke komentuar rastin me Onkologjinë, ku dyshohet se janë keqpërdorur terapitë e pacientëve me kancer, tha se për këtë do të kërkojë përgjegjësi pasi që ta merr drejtimin e Qeverisë, përcjell TV21. Mickoski thotë se kjo do të ndodhë pas disa muajve. “Për disa muaj nga sot, do të kemi një qeveri të re të udhëhequr nga VMRO-DPMNE dhe se ata që e vunë këtë nën qilim dhe ata që janë pjesë e këtij shoqërimi të tmerrshëm mafioz do të dalin para drejtësisë sa më shpejt, ndërsaunë personalisht a do të kërkoj dënime më…
Ka vazhduar debati përmes rrjeteve sociale midis zëvendëskryeministrit nga radhët e BDI-së, Artan Grub dhe kryetarit të komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski. Gjithçka nisi me një postim që Dimitrievski i njohur si Maksi kishte publikuar në rrjetet sociale dhe që kishte akuzuar Grubin për kontakte me Nikolla Gruevskin duke aluduar edhe për një takim të zhvilluar mes tyre në Budapest. Pas kësaj menjëherë kishte reaguar Grubi, duke iu përgjigjur Maksit me një koment në postimin e tij. “I jam përgjigjur drejtpërdrejt kryetarit të Komunës së Kumanovës. Në fakt e kam thirrur për të kërkuar falje dhe ja ku po i…
Kaluan nëntë muaj nga mbajtja e debatit publik kur Lëvizja Antibixhoz shpalosi idenë për inicimin e referendumit lokal, për largimin e lojërave të fatit nga vendbanimet. Data për të njëjtin nuk është caktuar ende. Kryetari i Këshillit Komunal të Tetovës, Besar Durmish thotë se kanë qenë në komunikim me Lëvizjen Antibixhoz dhe të gjitha obligimet që duhet t’i ndërmerr Komuna e Tetovës në lidhje me referendumin i ka ndërmarrë dhe është e përgatitur. “Disa herë kam kontaktuar me ata i kam pyetur dhe ende nuk kam marrë përgjigje pozitive se kur do të ulemi që të takohemi dhe të diskutojmë…
Një kumanovar ka ndërruar jetë në vendin e punës pasi ka marrë goditje nga korrenti, përcjell TV21. Bëhet fjalë për personin D.G. nga Kumanova. “Më datë 08.09.2023 rreth orës 16:50 në SPB-Kumanovë është raportuar se nga goditja elektrike në një fabrikë në Kumanovë është lënduar D.G.(44) nga Kumanova. Ai është transportuar në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës, ku nga ana e mjekut është konstatuar vdekjen”. Nga MPB thonë se sipas udhëzimit të Prokurorit Publik, trupi i pajetë i të ndjerit i është dorëzuar familjes.
Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari thotë se nuk beson që ndryshimet ligjore të Kodit Penal do të kthejnë ish kryeministrin, azilantin e arratisur, në Maqedoninë e Veriut, përcjell TV21. Taravari në intervistë për VOA thotë se Gruevski është i akuzuar në shumë lëndë dhe si rrjedhojë e ka vështirë të kthehet në vendin tonë. “Nuk besoj se këto ndryshime e ndihmojnë z.Gruevskin pasi ai ka shumë lëndë, nuk është një, dy ose tre. Në qoftë se nuk gaboj ka afër 9 lëndë. S’e besoj që ndryshimi i Kodit Penal do të ndihmon që Gruevski të kthehet në Maqedoni…
Naum Stoillkov nga VMRO-DPMNE tha se reagimet e Departamentit Amerikan të Shtetit në lidhje me miratimin e ndryshimeve ligjore të Kodit Penal tregon se pushteti votoi jashtë logjikës, amnisti për veten e tyre. “Kjo është vetëm një dëshmi e asaj që për çdo ditë me radhë po flasim se LSDM dhe BDI, jashtë procedurave, jashtë logjikës votuan amnisti për veten dhe për një numër të madh të krimeve të padënuara dhe skandaleve korruptive duke u frikësuar nga zgjedhjet dhe nga ajo se çka do të pasojë pas zgjedhjeve, por një do të shohim e ajo është se përgjegjësi do të…
Për shkaqe teknike në rrjetin elektro-shpërndarës, nesër pa energji elektrike do të mbeten një pjesë e shfrytëzuesve në komunat Gjorqe Petrov dhe Saraj. “Nga ora 05:00 deri në ora 07:00, pa energji elektrike do të jetë një pjesë e fshatit Vollkovë të Komunës Gjorçe Petrov dhe fshatrat Kondovë, Sillare e Poshtme dhe Epërme, Graçan, Radushë, Dvorcë, Kopanicë, Rashçe, Bojanë, Saraj, Glumovë, Gërçec, Shishovë, Arnaqi, Paniçarë dhe Raoviq në komunën e Sarajit, njoftojnë nga Qendra Rajonale për Menaxhim me Krizave të Qytetit të Shkupit. Të hënën, më 11 shtator, pa rrymë do të jenë komunat Aerodrom, Gjorçe Petrov dhe Karposh. “Nga…
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot në profilin e tij në X ish-Tuiter ka shprehur ngushëllime deri te familjet e vktimave nga tërmeti në Marok. Ai shprehu edhe dëshirë për rikuperim të shpejtë të të lënduarve. “Jemi të shokuar nga tërmeti katastrofik në Marok mbrëmë me qindra viktima. Ngushëllime të siqnerta deri te familjet e viktimave dhe dëshirë për shërbim të shpejtë të të lënduarve”, theksoi Osmani në platformën X.

