Author: Jeta almakos

Tërmet me magnitudë lokale prej 2,6 ballëve të shkallës Rihter është regjistruar sonte në ora 18.18 me epiqendër 115 kilometra në jug të Shkupit, i cili rrjedh nga rajoni epiqendror Manastir – Follorinë. Tërmeti është regjistruar nga Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit Shkencave Matematiko – Natyrore në Shkup, i cili njoftoi se është ndjerë nga popullata e Manastirit dhe rrethinës me intensitet III-IV gradë sipas shkallës makrosizmike evropiane.

Lexo më Shumë

Rektori i Universitetit të Tetovës, Jusuf Zejneli, prej 11 deri 13 shtator 2023, qëndroi për vizitë zyrtare në Gjenevë të Zvicrës. Gjatë kësaj vizite me karakter pune, Rektori u prit nga ambasadorja dhe përfaqësuesja e përhershme në Misionin permanent të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Dr. Teuta Agai Demjaha. Rektori i UT-së zhvilloi takime me rëndësi në selinë e OKB -së në Gjenevë, Organizatën Botërore të Tregtisë, Swiss UMEF University of Applied Sciences Institute, në Universitetin e Gjenevës (University of Geneva) dhe takime të tjera të vlefshme për studentët, stafin akademik dhe në tërësi…

Lexo më Shumë

Në parim, mund të nënvizoj se për opozitën shqiptare është shumë i rëndësishëm orientimi politik i partive maqedonase, gjegjësisht në Qeverinë e re nuk do të hyjmë me çdo çmim, por do të kërkojmë fillimisht që të orientohen drejt procesit integrues, ndryshimeve kushtetuese, sepse vlerësojmë se është alternativa e vetme për qytetarët në Maqedoni. Këtë e ka deklaruar lideri i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti në ditarin në televizionin Sitel, duke iu përgjigjur pyetjes se a janë kundër koalicionit me VMRO-DPMNE-në. Shtoi se është herët për të folur për këtë dhe theksoi se fillimisht pretendojnë të konsolidohen, të fitojnë në bllokun…

Lexo më Shumë

Ministri i drejtësisë, Krenar Lloga paralajmëron se Aleanca për Shqiptarët (ASH) do të bllokojë ligjin për amnisti në Parlament me një milion amendamente nëse në të përfshihen autorët e parregullsive zgjedhore dhe të dënuarit për dhunën e ushtruar natën e 27 prillit. Ai këtë e bëri të ditur për gazetën “Sloboden Pecat” (Shtypi i Lirë). Në anën tjetër, LSDM dhe BDI janë të gatshme t’ua zvogëlojnë për 30 për qind dënimet të dënuarve për “krime zgjedhore dhe bashkim kriminal”, nëse marrin garanci nga VMRO-DPMNE se do të kalojnë ndryshimet kushtetuese. Sipas informacioneve të gazetës, VMRO-DPMNE ka kërkuar që krimi i…

Lexo më Shumë

Eksperti Lupço Postollov konsideron se shoferi i autobusit “Durmo Turs”, ka pasur mundësi që të reagoj për ta stopuar autobusin, por ai nuk ka reaguar. Në seancën për autobusin e aksidentuar në Llaskarcë, eksperti Postollov deklaroi se autobusi nuk ka ndjekur kthesën e lehtë graduale dhe për këtë arsye ka ndodhur fatkeqësia. Lupço Postollov “Ne kemi shkuar dhe kemi kontrolluar disa herë dhe kemi vënë në rrezik jetën tonë. Kryesorja ka qenë kur trafiku është rregulluar nga pjesëtarët e MPB-së. Nga e gjithë kjo ne erdhëm në përfundim se shoferi i autobusit nuk ka reaguar, edhe pse ka pasur mundësi,…

Lexo më Shumë

Shkruan: Besim Nebiu E studiova paraqitjen e tij mediatike sidomos pas ndeshjes me Polonine dhe erdha ne perfundim se eshte tip i vecante! Cdo sportnjohes dhe sportdhashes e ka te qarte se 2 golat e tij (me Molldavine si dhe ky Polonine) jane faktori kyc qe sollen kombetaren ketu ku eshte sot. Nuk e njoh personalisht Jasirin, dhe nuk kam qasje direkte qe ta vleresoj cfare shkalle te koshiences ka per rolin dhe statusin e tij sot ne sy te shqiptareve – por besoj se PO shume mire e kupton. E bej kete gjykim theshte duke u bazuar nga shkalla…

Lexo më Shumë

“Disa masa anti-krizës, të cilat do t’u drejtohen kategorive të cenueshme të qytetarëve, duhet të jenë aktive që nga fillimi i nëntorit”, tha zëvendëskryeministri përgjegjës për çështjet ekonomike, Fatmir Bytyqi. Ai theksoi se mjetet tashmë janë të parapara në ribalancin e buxhetit dhe kur të kalojë procedura parlamentare do të shpallen masat. “Nuk merren masa kundër krizës për tregtarët, që dikush diku të llogarisë diçka. Do të merren masa kundër krizës për qytetarët, në ndihmë të atyre që sot kanë më shumë nevojë. Ne duam të merremi me pasojat sepse do t’i zgjidhim shkaqet në mënyrë institucionale. Pasojat janë ato,…

Lexo më Shumë

LETËR E HAPUR Ministrit të Arsimit dhe Shkencës në Republikën e Maqedonisë z. Jeton Shaqiri ! Veles, me 12, Shtator, 2023 I nderuar z.Ministër, në emër të bashkësisë së nxënesve shqiptar, pranë gjimnazit ” Koço Racin” – Veles, Vendosëm t’ju drejtohemi nepërmjet kësaj letre për t’i shfaqur preokupimet tona, dhe t’ua tregojmë torturën e arsimit e cila ushtrohet mbi ne, sot e disa vite. Z. Ministër, ne e dimë se Gjuhët e huaja janë të nevojshme në çdo sferë në të cilën dëshirojmë të pregatitemi profesionalisht, dhe mjet i domosdoshëm komunikimi me botën, dhe ma do mëndja se pikërisht për…

Lexo më Shumë

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski i cili ndodhet në arrati në Budapest të Hungarisë ka demantuar pretendimet e kryetarit të Kumanovës Maksim Dimitrevski se ai ka takuar zëvendëskryeministrin e parë të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi për të diskutuar mbi ndryshimet në Kodin Penal, informon Indeks.mk “Mohoj se jam takuar me Artan Grubin apo Maksim Dimitrievskin në Budapest. Herën e fundit që e kam takuar Artan Grubin ka qenë në selinë e VMRO-DPMNE-së në fillim të vitit 2017 i shoqëruar nga Ali Ahmeti. Maksim Dimitrievski ka marrë udhëzime…., për të shpikur takimet e mia të supozuara, nuk mbaj mend ta kem takuar…

Lexo më Shumë

Me përfshirjen në preambulën e Kushtetutës, si popull shtetformues, pakica bullgare në Maqedoninë e Veriut do të mund të realizojë të drejta të njëjta sikurse bashkësitë tjera etnike, si ajo turke, serbe, boshnjake, rome dhe vllahe. Kështu thotë për Radion Evropa e Lirë, Xhelal Hoxhiq, zëvendësdrejtor i agjencisë për realizimin e të drejtave të bashkësive etnike. Përfshirjes së pakicës bullgare në Kushtetutë duhet t’i paraprijnë ndryshimet kushtetuese që janë në procedurë parlamentare, por miratimi i tyre është vënë në pikëpyetje për shkak se shumica parlamentare nuk i ka siguruar ende dy të tretat e votave nga 120 ulëset në Kuvend.…

Lexo më Shumë

Kryetarja aktuale e Shkupit, Danella Arsovska, ka filluar zyrtarisht me grumbullimin e nënshkrimeve për themelimin e partisë së re. Siç shkruan Fokus, partia e saj do ta ketë emrin “Drejtësia” (Pravda), kurse selia e partisë do të jetë në rrugën “Gjorçe Petrov nr.49”, adresë në të cilën gjenden selitë e kompanive të bashëpunëtorit të saj më të afërt nën hije, Dragan Matkovski. Kush do të jetë pjesë e partisë së saj, nëse formohet, ende nuk dihet. Por një gjë është e sigurt se bashkë me të do të jetë dora e djathtë e saj, sekretari i përgjithshëm i Qytetit të…

Lexo më Shumë

Kim Mehmeti Nëpër ‘Shqipëritë’ tona, e veçanërisht në mëmëdhe, ka me qindra ‘intelektualë’, si për shembull filozofë, piktorë, shkrimtarë, aktorë, historianë…, të cilët kanë lënë pas vetes vepra për mburrje e që janë bërë madje edhe pjesë e thesarit botëror, por nëse i merr të gjithë ata dhe i ‘shkrinë’ në një kazanë, nga shkrirja e tyre nuk të mbetet thuajse aspak mendim kritik ndaj proceseve shoqërore, e që do i ndihmonte shqiptarët të kuptonin se çka është duke ndodhur me ta dhe përtej tyre Nëpër shoqëritë shqiptare, e posaçërisht në Shqipëri, ka me qindra ‘mendimtarë të pavarur’, të cilët…

Lexo më Shumë