Author: Jeta almakos

Kushtrim Smajlaj dhëndërr i liderit të BDI-së Ali Ahmeti e ka themeluar firmën “K.S.A. International” në janar të vitit 2022 dhe po gjatë atij viti ka arritur rezultate të suksesshme. Deri para pak kohësh, partner biznesi në atë kompani e kishte Erxhan Sulkoskin. I njëjti Sulkoski, përvec në firmën e dhëndrit të Ali Ahmetit, në vitin 2022 u bë bashkëpronar edhe i kompanisë RKE të Ratko Kapushevskit, i cili e fitoi tenderin më të madh historik për furnizim me mazut për nevoja të shtetit, vlera e të cilit ishte rreth 120 milionë euro. Si arriti firma e dhëndri të vajzës…

Lexo më Shumë

Në gusht dhe në shtator është regjistruar rritje e rasteve pozitive me Covid-19. Sipas autoriteteve shëndetësore, situata aktuale vlerësohet si e qëndrueshme dhe rekomandohet një dozë vaksine për pacientët në rrezik, ndërsa simptomat janë dhimbja e fytit, rrjedhja e hundëve dhe dhimbja e kokës. Nga Qendra e Shëndetit Publik thonë se javën e kaluar kanë kryer 18 testime, prej të cilëve 11 prej tyre kanë rezultuar pozitiv. Autoritetet shëndetësore vërejnë gjithashtu rritje të numrit të të infektuarve, por thonë se situata nuk është shqetësuese. Në gusht, zyrtarisht ishin 112 raste pozitive, në javën e parë të shtatorit, sërish 95. Në…

Lexo më Shumë

Drejtori i Agjencisë për Menaxhim të Pronës së Konfiskuar në Maqedoninë e Veriut, Driton Nebiu do ta kryesojë Rrjetin BAMIN (Rrjeti Ndërinstitucional Ballkanik për Menaxhimin e Pasurive të Përfituara në mënyrë të Paligjshme) në periudhën 2024 – 2025. Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në facebook nga Nebiu. “Kam kënaqësinë tju njoftoj se kam nderin si drejtor i Agjencionit për menaxhim të pronës të konfiskuar, të kryesoj Rrjetin BAMIN (Rrjeti Ndërinstitucional Ballkanik për Menaxhimin e Pasurive të Përfituara në mënyrë të Paligjshme) në periudhën 2024 – 2025, me nder të madh Republika e Maqedonisë së Veriut do ta…

Lexo më Shumë

Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit e ka anuluar seancën e sotme për rastin “Shënjestra-Fortesa” për përgjimet masive, pasi ka kërkuar kohë më të gjatë për të vendosur si do të deklarohet për veprën penale me të cilën ngarkohen të akuzuarit në këtë lëndë, pasi shumica e deputetë në Kuvend votuan për ndryshimin e Kodit Penal. “Duke pasur parasysh dispozitat e Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal, gjegjësisht lëndët juridike që dalin prej tij dhe ndikimin e tyre në kualifikimin juridik të veprave penale për të cilat të pandehurit ndiqen, deri në vendimin e duhur…

Lexo më Shumë

Prej të mërkurën buka e bardhë dhe gjysmë e bardhë 450 gram – e plotë dhe e prerë në copa, orizi i bardhë, mielli i grurit, produktet e qumështit, vezët, brumërat si makaronat dhe shpagetat, mishi dhe produktet e mishit, pemët dhe perimet do të shiten me çmime më të ulëta. Të njëjtat do të shiten me çmimin që e kanë pasur më 1 gusht dhe me 10% ulje nga ai çmim, njoftoi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, në konferencën e sotme për media dhe theksoi se të gjitha supermarketet produktet me çmim të ulët do t’i kenë me mbishkrimin…

Lexo më Shumë

Partitë opozitare shqiptare pyesin kryeparlamentarin Talat Xhaferi dhe partitë në pushtet BDI dhe Aleanca për Shqiptarët se përse po vazhdojnë të heshtin, për interpelancën e  opozitës për kryeprokurorin Lubomir Joveski. Safije Sadiki Shaini, në emër të partive opozitare, ka vlerësuar se edhe pas 15 ditësh, kryeparlamentari Xhaferi nuk e ka vendosur interpelancën në rend dite edhe pse e ka obligim ligjor. Safije Sadiki Shaini, Alternativa “Heshtje dhe, madje, mashtrim me opinionin kemi edhe nga kreu i BDI-së, z. Ali Ahmeti. Në vend se të deklarohet për interpelancën tonë, sepse –fundja – ajo ka të bëjë me së paku 14 jetë…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, shënoi fillimin e ndërtimit të shtratit të lumit dhe shtegun anësor të lumit Serava, që sipas tij paraqet realizimin e një kërkese të kamotshme të banorëve të komunës së Butelit. Kostovski tha se qytetarët e presin këtë projekt për më shumë se 30 vite dhe se paraqet një nga investimet më të mëdha të komunës së Butelit. DARKO KOSTOVSKI, KRYETAR I KOMUNËS SË BUTELIT “Po fillon një projekt që ka qenë I nevojshëm shumë dekada më parë. Një projekt i premtuar qytetarëve të komunës së Butelit për 30 vite nga sot po bëhet…

Lexo më Shumë

Në qendër të Shkupit, pranë një ish-kinemaje, ka një sallon bukurie të quajtur “Charm”. Me përmasa modeste dhe në gjendje t’u shërbejë vetëm disa klientëve në të njëjtën kohë, “Charm” u hap në vitin 2019 nga një shtetas amerikan dhe banor i ishullit Saipan të Paqësorit, i quajtur Shawn Andre Scott. Një vit më parë, Scott kishte themeluar një kompani në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut dhe transferoi 405,000 euro kapital themelues nga Hauai. Ai punësoi 13 persona për stafin e sallonit. Dhe në këmbim, qeveria e Maqedonisë së Veriut i dha atij një pasaportë, duke e publikuar vendimin në…

Lexo më Shumë

Ziadin Sela është mysafir sonte në edicionin e parë të sezonit të ri të ClickPlus në TV21. Ka folur për pozitën e tij, tani si pjesë e Qeverisë edhe pse jo si lider i Aleancës për Shqiptarët. Ai tha se vazhdon të jetë konsistent në qëndrimet e tija, të cilat i ka shprehur publikisht teksa ka qenë kryeopozitar. “Do të vazhdoj të jem konsistent në qëndrimet e mija. Do të vazhdoj t’ju qëndroj prapa deklaratave të mija të shprehura si kryeopozitar, sepse i kam thënë pa ndonjë prapavijë, për të nxjerr popullin në dritë, sepse jemi shumë larg dritës”, tha…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, i është përgjigjur të parit të Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhitit në lidhje me pyetjen se si e ka takuar Gruevskin, që ky i fundit ia bëri disa minuta më parë, shkruan Alsat. – Advertisements – “Njëherê thanë e ka takuar Ali Ahmeti, pastaj thanë – jo, e ka takuar Artan Grubi, tash unë e paskam takuar! Ndoshta me të katërtën ia qëllojnë!”, ka shkruar Osmani në Facebook. Kujtojmë se Mexhiti, e pyti Osmanin se “a ishte në vizitë zyrtare apo private kur takoi Nikolla Gruevskin në Budapest”? Pyetja e Mexhiti vjen pas ndryshimeve…

Lexo më Shumë

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, i ka bërë një pyetje publike ministrit të jashtëm, Bujar Osmani. Ai e ka pyetur Osmanin se “a ishte në vizitë zyrtare apo private kur takoi Nikolla Gruevskin në Budapest”? Por Osmani menjëherë i është përgjigjur Mexhitit. “Njëherê thanë e ka takuar Ali Ahmeti, pastaj thanë – jo, e ka takuar Artan Grubi, tash unë e paskam takuar! Ndoshta me të katërtën ia qëllojnë!”, ka shkruar Bujar Osmani. Ky debat vjen pas ndryshimeve që Qeveria i bëri në Kodin Penal, e përmes të cilave opozita shqiptare akuzon se është hartuar dhe garantuar amnisti për…

Lexo më Shumë

“Nga e mërkura çdo konsumator do të ketë mundësinë të blejë në supermarket me një çmim të shënuar që nuk do të mund të rriten, ndërsa nesër në seancën e Qeverisë do të të përzgjidhen produktet, gjegjësisht 25 kategoritë e produkteve që do të jenë ulur për 10% në raport me çmimin që kishin më 1 gusht”, tha në konferencën e sotme për media, Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. “Nesër në seancën e Qeverisë do të dorëzohet çmimi dhe nga e mërkura do të fillojnë kontrollet e intensifikuara të IPK-së, ku do të përfshihen edhe anëtarë nga Qeveria. Dëshiroj t’u…

Lexo më Shumë