Author: Jeta almakos

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha thotë se, deri më tani policia e Kosovës ka asgjësuar 8 terroristë. “Situata e rënduar shumë në Zveçan. Policia e Kosovës asgjëson 8 terroristë qe ishin të mbyllur në Manastirin e Banjskës në Zveçan njëri plagoset dhe një tjetër dorëzohet. Edhe njëherë dënoj me ashpërsinë më të madhe lojën kriminale me grupe terroriste të Beogradit dhe mbështes të gjithë përpjekjen e policisë së Kosovës për vendosjen e ligjit dhe rendit në të gjithë territorin të Republikës”, ka shkruar Berisha.

Lexo më Shumë

Nuk ishte qëllimi im që të hyja në konflikt dhe debat publik me të, por këtë plan të ndyrë duhej ta dinte opinioni, tha kryetari aktual i partisë opozitare Hristijan Mickoski në fjalimin në konferencën vjetore të Unionit të Rinisë të VMRO-DPMNE-së që u mbajt në Veles. Duke folur para të rinjve, ai asnjëherë nuk e ka përmendur Gruevskin me emër, por gjatë gjithë kohës ka folur për të në vetën e tretë, duke e quajtur ish-kryetarë. “Më duhet të them se jam thellësisht i zhgënjyer nga sjellja e tij. Nuk mund ta kuptoj se si është e mundur që…

Lexo më Shumë

Po vazhdon të jetë situatë e tensionuar në Banjskë të Zveçanit pasi agresorët po qëndrojnë ende brenda manastirit, Sipas informacioneve të para, disa persona me rroba civile tashmë janë dorëzuar te zyrtarët e Policisë së Kosovës. Informacionet e para bëjnë të ditur se një veturë e tipit xhip me ngjyrë ushtarake dhe 2 motorra me 4 rrota kanë rënë në duart e Policisë. Po ashtu, bëhet e ditur se një sulmues i plagosur që u kap nga Policia është lutur që t’i shpëtohet jeta derisa ka deklaruar se ka edhe persona të tjerë të plagosur.

Lexo më Shumë

Silvana Begaj Sulmi i një grupi të organizuar terrorist nga Serbia në territorin e Kosovës,vrasja e një polici në Kosovë dhe plagosja e dy të tjerëve, është një ndër aktet më të rënda dhe më agresive që Serbia ka ndërmarrë qe pas mbarimit të luftës në Kosovë. Është e qartë se pas këtyre sulmeve qëndrojnë planet e Beogradit për të copëtuar një pjesë të territorit e sovranitetit të Kosovës. Sot, të gjithë shqiptarët duhet të reagojnë si një zë në mbështetje të institucioneve të Kosovës dhe Policisë së Kosovës. Terroristët nuk duhet të lejohen të dalin nga territori i Kosovës…

Lexo më Shumë

Njësia Speciale ka hyrë brenda në manastirin e Banjskës, ku është ngujuar grupi kriminal i armatosur në komunën e Zveçanit. Burime të Klan Kosovës, bëjnë me dije se ka mundësi që aksioni të përfundojë brenda orës. Kujtojmë se sot në orët e hershme të mëngjesit, një grup i organizuar dhe i armatosur ka hapur zjarr ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, ku si pasojë një polic ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Lexo më Shumë

Është caktuar protestë tjetër për të hënën në ora 18 për rastin e skandalit në Klinikën e Onkologjisë, përcjell KlanM. Siç njoftojnë organizatorët, protesta do të nisë para qeverisë dhe do të vazhdojë përpara godinës së Ministrisë së Shëndetësisë, ku siç thonë ata do të kërkojnë përgjegjësi për të gjithë të përfshirët në skandalin me Onkologjinë, por edhe me rastin e zjarrit në spitalin modular në Tetovë. “Ju ftojmë edhe një herë në një protestë të hënën para Qeverisë, së bashku në një zë për të shprehur zemërimin dhe revoltën tonë ndaj gjithë krimit që zien prej vitesh në Klinikën…

Lexo më Shumë

Edhe ministrja për mbrojtje, Sllavjanka Petrovska u prononcua në Facebook-un e saj dhe dënoi ashpër incidentit si dhe të gjithë që kanë marrë pjesë në të njëjtin. “Dënoj ashpër incidentin dhe të gjithë ato që kanë kontribuar që i njëjti të ndodh. Nga liderët bashkëkohorë politik pritet që të sjellin paqe dhe prosperitet, e jo ndarje dhe konflikte. Mbështetje të plotë për KFOR-in dhe të gjithë aktivitetet e tyre të ardhshme që janë në drejtim të garantimit të paqes dhe stabilitetit në rajon.”- deklroi Sllavjanka Petrovska.

Lexo më Shumë

Bisedimet e ndërmjetësuara nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë bërë aq të njëanshme sa kanë arritur në një rrugë pa krye, ka thënë Albin Kurti në një intervistë për të “Guardian”. Të dielën, tensionet u rritën sërish pas vrasjes së një polici dhe plagosjes së një tjetri në veri të Kosovës, në dhunën e parë në rajon prej muajsh. Kryeministri Kurti tha në një intervistë për “Guardian” të dhënë para dhunës së kësaj fundjave se paqëndrueshmëria e vazhdueshme e kishte bërë rajonin “një shesh lojrash për lojërat gjeopolitike të Federatës Ruse dhe Republikës Popullore të Kinës”. Kurti e përshkroi…

Lexo më Shumë

Gjashtë terroristë serbë janë vrarë deri më tani në Manastirin e Banjskës, ndërsa shumë pajisje ushtarake janë gjetur nga Policia e Kosovës, sipas burimeve të KosovaPress. Mësohet se Policia ka marrë një nga objektet brenda Manastirit. Sot, në orët e para të mëngjesit, ka mbetur i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku ndërsa polici tjetër Alban Rashiti u plagos. Policia e Kosovës njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:34 në veri të Mitrovicës, ku njësia për ndërhyrje të shpejtë e policisë kufitare ka vënë re se në hyrje të fshatit Bajnskë, në urë janë vendosur dy mjetet…

Lexo më Shumë

Ka shkuar në tre numri i sulmuesve të vrarë në Basnjkë të Zveçanit. Burime të Klankosova.tv bëjnë të ditur se edhe trupi i tretë është gjetur. Deri më tani, policia ka konfirmuar vetëm një vrasje. Kujtojmë se në orët e hershme të mëngjesit, një polic i Kosovës ka mbetur i vrarë dhe një tjetër i plagosur.

Lexo më Shumë

Shkëmbimi i zjarrit në mes të Policisë dhe grupit të armatosur deri në “fyt” mëngjesin e sotëm në veri të vendit, dyshohet se ka rezultuar edhe me të vrarë nga ana e sulmuesve. Kështu kanë bërë me dije sinjalizues të Sinjalit nga veriu dhe një gjë e tillë është konfirmuar edhe nga organet e sigurisë, raporton Gazeta Sinjali. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se dyshohet se një zyrtar i Policisë është plagosur derisa gjendja e tij shëndetësore është e mirë. Ndërkohë, më parë Policia e Kosovës ka njoftuar se njësitet policore konform situatës dhe rrezikut të shfaqur nga sulmet…

Lexo më Shumë

Ish-gjenerali i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati, ka thënë për Albanian Post se sulmi në fshatin Banjskë të Zveçanit ku mbeti i vrarë një polic ka qenë i planifikuar nga Drejtori i Agjencisë për Siguri dhe Informacion i Serbisë (BIA), Aleksandar Vulin, i cili është futur në listën e sanksioneve amerikane.Ky është sulm terrorist mirë i organizuar nga Serbia dhe presidenti Vuçiç dhe njeriu kryesor që merret me Kosovën është Drejtori i Agjencisë për Siguri dhe Informacion i Serbisë (BIA), Aleksandar Vulin. Ai para një kohe jo shumë të gjatë ka qenë në Moskë dhe ka marr direktiva…

Lexo më Shumë