Kryeministri Dimitar Kovaçevski përmes Facebookut ka njoftuar se Qeveria ka shpallur ditën e hënë ditë zie për shkak të tërmeteve katastrofike në Turqi dhe Siri, në të cilët sipas të dhënave të fundit kanë humbur jetën mbi 33.000 persona. “Ditën e nesërme e shpallëm Ditë Zie në kujtim të përjetshëm të atyre që humbën jetën në tërmetet katastrofike që goditën rajonin kufitar të Turqisë dhe Sirisë”, ka shkruar Kovaçevski, duke shtuar se qytetarët kanë në mendjet e tyre dhe luten për të gjithë ata që humbën jetën në këtë fatkeqësi fatale. “Në emër të të gjithë qytetarëve të Republikës së…
Author: Jeta almakos
VMRO-DPMNE-ja opozitare sërish ka kritikuar propozimet për ministra të rinj. Sipas VMRO-së, Qeveria është listë pazaresh për të shpëtuar karrierën politike të Ahmetit dhe Kovaçevskit “A po e propozojnë për ministër të Drejtësisë Krenar Llogën, vëllanë e Kreshnik Llogës, me kallëzim penal për vrasjen e Dilaver Bojkut nga viti 2020, për vrasje dhe tentativë vrasjeje? Kovaçevski duhet të shpjegojë edhe se si e ka propozuar Viktorija Avramovska-Madiq për zëvendësministre të drejtësisë kur kundër saj ka kallëzim penal në Prokurorinë Publike për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar dhe punë të pandërgjegjshme në shërbim, në vlerë prej 75 mijë eurosh. ..”…
Sekretarja për barazi gjinore në BDI, Saranda Imeri e cila gjithashtu është pjesë e “Grupit të zjarrit” i ka kërkuar BDI-së se ka kohë deri të hënën për të reflektuar. Pas vendimit për shkarkimin e zv/ministrit të Mbrojtjes Bashkim Hasani, i cili për këtë post ishte propozuar nga BDI e Gostivairit, Imer i ka pyetur deputetët e kësaj zone se vallë votuesi i votoi dhe i përkrahu aktivisti i BDI-së që të votojnë në Kuvend për shkarkimin e kuadrove nga Gostivari, i cili edhe ashtu sipas saj shumë pak është i përfaqësuar në nivel qendror. Postimi i plotë: Për deputetet…
Letërnjoftimet, pasaportat, lejet e vozitjes dhe tabelat e veturave që e kanë mbishkrimin “Republika e Maqedonisë” do të vlejnë më së voni deri më 12 shkurt të vitit 2024, pavarësisht datës së skadimit. Nëse një qytetar duhet të ndryshojë të gjitha këto dokumente si dhe tabelat e regjistrimit, duhet të ndajë 3800 denarë, apo rreth 63 euro. Pagesa për dokumente të reja Letërnjoftim- 20 den, fletëpagesa 190 den. Totali:210 den. Pasaportë- 1500 den, taksa administrative 200 den. Totali:/1700 den. Patentë shoferi- 280 den, taksa administrative 110, Totali:/390 den. Tabelat 1500 den. Qytetarët ankohen se kjo është një barrë shtesë mbi…
Sipas informacionit në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një tërmet me magnitudë 4.5 ballë është regjistruar në orën 16:29 (me orën lokale) në lagjen Celikhan të Adiyaman të Turqisë, raporton TRT Haber. Tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej rreth 7 kilometrash./21Media
Zyrtarët në Turqi kanë deklaruar se 113 urdhër-arreste janë lëshuar në lidhje me ndërtimin e ndërtesave që janë shembur nga tërmeti i së hënës. Policia turke ka marrë tashmë të paktën 12 persona në paraburgim, duke përfshirë kontraktorët e ndërtimit. Numri i personave të konfirmuar se kanë vdekur në Turqi dhe Siri është rritur në më shumë se 28 mijë, shkruan BBC, përcjell KosovaPress Mijëra ndërtesa janë shembur gjatë tërmetit, duke ngritur pikëpyetje nëse ndikimi i fatkeqësisë natyrore është përkeqësuar nga dështimet njerëzore.
Numri i të vdekurve nga tërmetet e së hënës që goditën Turqinë juglindore dhe Sirinë veriore arriti në 33,179 të dielën. Autoritetet thanë se më shumë se 92 mijë e 600 njerëz të tjerë u plagosën në katastrofë. Ndërsa dëshpërimi ngjalli tërbim edhe në përpjekjet e ngadalta të shpëtimit, fokusi u kthye te kush ishte fajtori për mospërgatitjen më të mirë të njerëzve në rajonin e prirë nga tërmeti që përfshin një zonë të Sirisë që tashmë vuante nga vite të tëra lufte civile, shkruan AP. Edhe pse Turqia ka, në letër, kode ndërtimi që plotësojnë standardet aktuale të inxhinierisë…
Një vajzë e vogël është nxjerrë nga rrënojat pas 150 orësh pas tërmetit të fuqishëm që goditi Turqinë të hënën. Ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Dr. Fahrettin Koca, ka publikuar pamje nga mjekimi i vogëlushes, e cila pastaj është dërguar me helikopter për shërim. “Ndërhyrja e parë mjekësore për vogëlushen tonë, e cila u shpëtua nga rrënojat në orën 150, u krye në spitalin tonë fushor të Hatajit. Si pediatër, ne mbikëqyrëm procesin. Foshnja jonë u dërgua në Adana me ambulancë me helikopter për mjekim”, ka shkruar Koca në Twitter.
Nëse sot në ora 16: 00 Alternativa e lëshon qeverinë, numri i drejtorëve, zv/drejtorëve dhe disa funksione të tjera të ASH-së do të rriten, mëson TS nga burime të sigurta brenda ASH-së. Nga ana tjetër sot TS ka publikuar të gjitha funksionet që ka përfituar Aleanca për Shqiparët në krye me Arben Taravarin që tani zyrtarisht është pjesë e qeverisë së RMV-së. ASH-ja do të bashkëqeverisë me LSDM-në që është në koalicion të përbashkët, me BDI-në dhe PDSH-në. TetovaSot ka qenë portali i parë që ka publikuar të gjithë ministritë që do të udhëheq ASH-ja sot nxjerrim të gjitha postet…
Alpinisti tetovar Nadir Murseli së bashku me një ekip shpëtimi sot kanë shpëtuar një vajzë nën rrënojat në një nga zonat më të goditura nga tërmeti në Turqi. Ai ka theksuar se aksioni ka qenë i vështirë, por nuk janë dorëzuar në asnjë moment. “Ishim dy metra larg vajzës. Po gërmonim me dorë dhe më në fund e shpëtuam. Irmak është gjallë”, thotë ai, i cili në këtë zonë ka qenë me një ekip shpëtimi nga Serbia. Disa ditë më parë Murseli shkoi i vetëm në Turqi për të ndihmuar viktimat pas tërmetit të tmerrshëm të së hënës, i cili…
Të hënën në Kuvend mbahet seanca për votimin e ministrave të rinj të propozuar nga Kovaçevski. Debati do të zhvillohet për 4 emra të rinj të ministrave dhe po aq të zv/ministrave. Nënkryetari i BDI-së Izet Mexheti një ditë para votimit bën të qartë se “Grupi i Zjarrit” nuk voton për ndryshimet në Qeveri. Grupi i Zjarrit rreth vetes përveç Mexhitit ka edhe dy deputetë të tjerë Merita Koxhaxhikun dhe Kastriot Rexhepin. “Nuk mund të pretendojmë që i bashkojmë shqiptarët apo ti bashkojmë në frontin evropian kur po e përçajmë vet subjektin apo shtëpinë tonë, andaj është e qartë se…
“UNË JAM KRYETARE E SUKSESHME, KËSHILLTARËT JANË FAJORËT KRYESOR” Kryetarja e Qytetit të Shkupit Danella Arsovska si fajtorë kryesor për kaosin e shkaktuar në transportin publik i konsideron këshilltarët të cilët nuk kanë votuar propozimin për blerjen e 100 autobusave eko. Këtë deklaratë Arsovska e dha gjatë intervistës javore për Radio Evropën e Lirë. “Në qoftë se këshilltarët vendosin që qytetarët të mos kenë transport publik cilësor, atëherë nuk di çfarë të them tjetër përveç se do t’ua kujtojmë çdo ditë se kjo që po ndodh është kryesisht faji i tyre” – tha Danella Arsovska Kryetarja e Qytetit të Shkupit. Ndërkaq…