Në Maqedoni sot është ditë zie për tragjedinë në Turqi dhe Siri. Ndërkohë vazhdon edhe grumbullimi i ndihmave. Por këtë thirrje për ndihmë disa qytetarë e kanë shfrytëzuar për të pastruar dollapët e tyre, duke sjellë në sheshin e Shkupit rroba plazhi, taka e veshje popullore. Vullnetarët deri në mesnatë do t’i selektojnë të njëjtat. “Nëpër rrjete sociale po qarkullojnë fotografi të qendrës së Shkupit ku pasqyrohet kjo pamje duke pretenduar se qendra e Shkupit është mbuluar me rroba apo mbeturina. Megjithatë, këto rroba janë donacion i qytetarëve të cilat do të dërgohen për në Turqi dhe nuk do të…
Author: Jeta almakos
Një shtetas i Kosovës, me iniciale F.XH.(39) është sulmuar fizikisht me mjet të fortë në rajonin e Kisella Vodës – Shkup. Për këtë rast janë arrestuar dy persona me iniciale E.F. dhe I.T., ndërkaq rasti ka shkuar tashmë edhe në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup, transmeton TV21. “Më datë 12.02.2023, nëpunësit policorë kanë arrestuar E.F. dhe I.T. Duke vepruar ndaj denoncimit të F.XH. (39) nga Kosova, sipas të cilit më datë 11.02.2023, në ora 22.30, para shitores në rajonin e Kisella Vodës me mjet të fortë është sulmuar fizikisht nga disa persona. Nëpunësit policorë pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve,…
Këshilli vlerësues i aktakuzës ka miratuar në tërësi aktakuzën kundër kardiokirurgut Zhan Mitrev dhe spitalit të tij privat dhe seanca e parë gjyqësore është caktuar më 28 shkurt. “Këshilli për vlerësimin e aktakuzës, duke vepruar në bazë të vlerësimit të aktakuzës kundër një personi fizik dhe institucionit privat shëndetësor, lidhur me kumtesën e PTHP Shkup: https://jorm.gov.mk/podneseno. -obvinenie-za-izmama-vo- privatna-zdravstvena-ustanova/ duke vlerësuar të gjitha faktet dhe argumentet e parashtruara të palëve mori vendim në të cilën aktin e miratoi në tërësi. Pas miratimit të aktakuzës, është formuar edhe lëndë penale juridike me nr. 349/23 që sipas sistemit AKMIS i është dhënë gjyqtarit…
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dënon komunikimin publik agresiv të deputetit aktual dhe liderit të partisë politike “E majta”, Dimitar Apasiev ndaj gazetarit Ljupço Zllatev. Deputeti Apasiev në një njoftim publik në faqen e tij në Facebook, në mënyrë tendencioze etiketon dhe nënçmon kolegun Zllatev nëpërmjet ofendimeve vullgare ndaj tij si dhe me kualifikime të ashpra politike për median “Leader.mk”. Krahas kësaj, autori i postimit lejon që ofendimet dhe nënçmimet nga përdoruesit e tjerë të vazhdojnë si komente të veçanta nga palët e treta, me sa duket simpatizantë të kësaj partie politike. Përmes komunikimit të tillë të pahijshëm, përveç…
Deputeti i BDI-së, Arbër Ademi para seancës për votimin e rikonstruktimit të Qeveris, tha se ftesa për frontin evropian është edhe për Lëvizjen Besa dhe Alternativën. “Ka shumicë të mjaftueshme, madje edhe përtej asaj që është e nevojshme dhe e domosdoshme për votim të Qeverisë. Ne filluma me seanca të tjera, prej orës 15 dot ë vazhdojmë me seancën që ka të bëjë me ndryshimet në Qeveri, me çka po konkretizohet idea për një front evropian”. “Dëshira jonë është edhe për Alternativën edhe për Besën dhe të gjithë ata që i bashkëngjiten ftesës për krijimin e një fronti të përbashkët…
Deputetja e Alternativës në Kuvendin e RMV-së, Safije Sadiku, në seancën e sotme në të cilën diskutohet për rikonstruimin e Qeverisë, ka thënë se “Alternativën e kanë lutur të bëhet pjesë e Qeverisë”. Ajo madje tha se kryeministri aktual Dimitar Kovaçevski dhe ish-kryeministri Zoran Zaev, ia kanë dërguar Edi Ramën dhe pjesëtarë të familjes së Adem Jasharit që ta lusin partinë Alternativa të bëhet pjesë e shumicës parlamentare. Ajo theksoi se vendimin që të jenë pjesë e Qeverisë e kanë paguar politikisht, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Ish-kryetari i LSDM-së dhe kryeministri aktual na lutnin të bëhemi pjesë e qeverisë, madje në…
Farmacistja 28-vjeçare Gizem Özkan, e cila ishte nën një ndërtesë të shkatërruar në Adiyaman, një nga provincat e prekura nga tërmetet me epiqendër në Kahramanmaraş, tha se ora e parë ishte shumë e vështirë në rrënojat nga të cilat u hoq pas 54 orësh, dhe u përpoq të qetësohej duke kënduar një këngë. Në spitalet e qytetit vijon mjekimi i 193 të plagosurve, të cilët u sollën në Izmir me avionë ushtarakë nga qytetet e shkatërruara nga tërmeti. Të mbijetuarit në njësinë e kujdesit intensiv të Spitalit të Trajnimit dhe Kërkimit Buca Seyfi Demirsoy ndjejnë gjithashtu gëzimin e hidhur të…
Ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë një foshnjë shtatë muajshe nga rrënojat e një ndërtese në Hatay, në Turqinë jugore, 139 orë pas tërmetit vdekjeprurës të së hënës. Po ashtu, në Hatay u shpëtua pasi kishte mbetur e bllokuar për 147 orë një vajzë 12-vjeçare, e quajtur Cudie. Media shtetërore raportoi gjithashtu për një 13-vjeçar të shpëtuar në Gaziantep këtë të dielë. Numri i personave të konfirmuar se kanë humbur jetën në Turqi dhe Siri është rritur në më shumë se 33,000.
Dy serbë janë arrestuar dhe janë zbuluar tre laboratorë droge në veri të Kosovës, bëri të ditur Policia e Kosovës më 12 shkurt. Policia tha se të dielën realizojë operacionin antidrogë të koduar “Shpata” në tri lokacione në rajonin e Mitrovicës veri, pa specifikuar se në cilat vende konkretisht është realizuar ky operacion. Sipas njoftimit, gjatë operacionit policorë janë zbuluar tre laboratorë me bimë narkotike, në dy prej të cilëve u gjetën rreth 1.200 bimë narkotike, ndërsa te njëri nuk kishte bimë narkotike, por pajisje të sofistikuara për kultivimin e tyre, tha Policia. “Njësitet policore deri në këtë fazë kanë…
Pas Anti korrupsionit edhe Qeveria ka konfirmuar se ministri Bujar Osmani ka keqpërdorur veturat zyrtare të Ministrisë së Punëve të jashtme për aktivitete zgjedhore dhe partiake. Zv/kryeministrja për krijimin e politikave të mira, Sllavica Gërkovska për Alsat tha se pasi janë shqyrtuar dëshmitë e Komisionit për Anti Korrupsion kanë konstatuar shkeljen e Kodit Etik nga ana e ministrit Bujar Osmani. “I pamë në mënyrë të detajuar, konstatuam se ekziston shkelje e Kodit Etik në kuptimin e përdorimit të automjeteve zyrtare për qëllime partiake në fushatë që është e qartë dhe decide se nuk lejohet sipas Kodit Etik andaj edhe do të shqiptohet…
Gati 40 nxënës shqiptar të Banjicës së Çashkës ende mësojnë në gjuhën maqedonase. Banorët thonë se premtime ka por realizime jo. Abetarja u shpërnda dikur… u benë edhe foto në kohë kampanje politike…. E nga ajo kohë për fëmijët e Banjicës së Çashkës nuk u sigurua as mësues që do t’ua mësonte shkronjat në gjuhen shqipe e as shkollë nuk u ndërtua. Afër 40 nxënës shqiptar, vetëm nga fshati Banjicë i Komunës së Cashkës, për të ndjekur mësimin në shkollën fillore “Todor Janev” çdo ditë duhet të udhëtojnë mbi 7 kilometra. Edhe pse transporti është i organizuar këto nxënës shqiptar…
Ish-deputeti dhe themeluesi i partisë Alternativa, tani deputet i pavarur Skender Rexhepi-Zejd do ta votojë ri-formatimin e Qeverisë. Ai në një prononcim për Indeks.mk thotë se parimisht është pro, por ka edhe disa vërejtje dhe kushte. “Në parim jam për të përkrahur rekonstruimin e qeverisë. Unë kisha dhe kam vërejtjet e mia ndaj qeverisë para dhe asaj që duhet të vjen, por vërejtjet e mia do ti them në kohën në vijim, ndërsa në bazë të rrethanave do të diskutoj edhe pozitën time dhe përgjegjësinë qeverisëse në kuadër të shumicës”, deklaroi Rexhepi. Seanca për votimin e Qeverisë së re është…