Një grua tridhjetë e katër vjeçare nga Manastiri ka ndërruar jetë si pasojë e helmimit me gaz. Trupi i saj u gjet në banjën e banesës së saj. Me gjithë përpjekjet e ekipit të urgjencës dhe më pas spitalit të Manastirit për ta ringjallur, tashmë ishte tepër vonë. Nga MPB thonë se trupi i pajetë i 34-vjeçare është dërguar në spital pa gjurmë të dukshme dhune. Me urdhër të prokurorit kompetent trupi i të ndjerës është dërguar për autopsi.
Author: Jeta almakos
Plani për rritjen e Ballkanit Perëndimor njihet nga zyrtarë, politikanë dhe analistë, në vendin tonë, në rajon dhe në Evropë, si një rrugë e shpejtë në rrugën drejt integrimit evropian të vendeve të rajonit, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Financave. “Perspektiva evropiane e vendit tonë është e qartë dhe e sigurt. Plani për rritjen e Ballkanit Perëndimor njihet nga zyrtarë, politikanë dhe analistë, në vendin tonë, në rajon dhe në Evropë, si një rrugë e shpejtë në rrugën drejt integrimit evropian të vendeve të rajonit. Ky plan është një investim i rëndësishëm politik dhe financiar i Bashkimit Evropian në…
Projektbuxheti për vitin 2024 që tashmë është miratuar në Qeveri dhe pritet të votohet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, nuk mund të quhet zhvillimor dhe është larg mundësive reale për realizimin e parashikimeve të ekzekutivit. Kështu vlerësojnë njohësit e çështjeve të ekonomike, duke komentuar politikat e Qeverisë sa i përket aspekteve ekonomike që parashikohen me buxhetin për vitin e ardhshëm. Projektbuxheti i miratuar nga Qeveria e ka shifrën më të lartë në krahasim me të kaluarën – 5.5 miliardë euro, apo 5.8 për qind më e lartë sesa më 2023. Deficiti buxhetor është projektuar në 9.2 miliardë denarë apo…
Me kërkesë të SPAK, Gjykata Antikorrupsion ka caktuar masën e sigurisë për ish-Ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Top Channel raporton se GJKKO ka vendosur masën e sigurimit “Detyrim për paraqitje” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit” për ish-ministrin. Beqaj do duhet të paraqitet para policisë gjyqësore të Byrosë Kombëtare të Hetimit, një herë në javë, ditë të premte, ora 15:30. Prokurorët e SPAK prej tre vitesh e kishin nën hetim ish-ministrin socialist të Shëndetësisë për veprat penale të “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrje në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim, si dhe “Korrupsioni pasiv…
Misioni Paqeruajtës i NATO-së në Kosovë (KFOR) ka nisur një hetim për të vërtetuar faktet e një videoje të publikuar në media, përmes së cilës pretendohet se ushtarë të KFOR-it blejnë drogë, saktësisht kokainë. Në videon e publikuar nga “Syri.net”, një shpërndarës droge që punon me ushtarët e KFOR-it ka arritur të dokumentojë gjithçka përmes pamjeve. Sipas videos, shpërndarësi e takon disa herë ushtarin armen te baza e KFOR-it pranë Aeroportit të Prishtinës, i cili i jep naftë, xhaketa ushtarake, ushqime dhe ujë në këmbim të kokainës. Në një përgjigje për Telegrafin, KFOR-i ka thënë se për raportimet e mediave…
Nexhat Krasniqi, ish-drejtor i Departamentit të Prokurimit në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, i cili së fundmi u caktua në pozitën e Drejtorit të Departamentit të infrastrukturës rrugore në këtë Ministri, ka reaguar pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) e kanë vendosur në listën e zezë të sanksioneve. Në njoftimin e bërë nga ambasada e SHBA-së në Prishtinë, thuhet se Krasniqi ka keqpërdorur pozitën e tij publike duke pranuar ryshfet. Por, Krasniqi në reagimin e tij ka thënë se asnjëherë nuk është dënuar për korrupsion apo për marrje të ryshfetit. “Në Republikën e Kosovës, ku jetoj e…
Qendra e Paraburgimit në Scheveningen të Hagës ku po mbahen në paraburgim ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka ndaluar këtë të shtunë dhe të diel telefonatat dhe komunikimet përmes video-lidhjes (platformës zoom) mes të paraburgosurve dhe familjarëve të tyre. Vëllau i ish-presidentit Thaçi, Blerim Thaçi ka thënë se deri sa ishin bërë gati që të niseshin për në Hagë, papritmas ishin njoftuar se vizita u ishte anuluar. “Sot, deri sa ishim nisur për të shkuar në Hagë dhe i kishim bërë të gjitha rezervimet e nevojshme atje, pasi që nesër kishim vizitë të konfirmuar te vëllai ynë, na ka…
Poliklinikat “Çair” dhe “Bit Pazar” tani iu ngjajnë institucioneve shëndetësore. Kjo falë angazhimit të drejtorit të Shtëpisë së Shëndetit – Shkup, Vullnet Selimi. “Gjatë orëve të mbrëmjes ka qenë e vështirë të dallohen poliklinikat “Çair” dhe “Bit Pazar”, kjo sepse atyre me vite u kanë munguar dritat. E gjatë këtyre ditëve fal një donacioni nga njerëz të vullnetit të mirë u bë e mundur ndriçimi i hapsirave të jashtme përreth Poliklinikave”, ka shkruar Selimi në Facebook.
Sot është dita e raportit. Raporti ynë është detyra jonë ndaj jush, sepse është detyrim ndaj besimit tuaj. Kjo është puna jonë kapitale. Një vepër që është një përmbledhje e mundit dhe punës sonë në dy vitet e fundit dhe bazohet në besimin që keni dhënë. Në të janë shkruar projektet e përfunduara që janë rezultat i punës sonë të mundimshme. Një pjesë e atyre rezultateve janë premtimet e realizuara para zgjedhjeve, sepse ajo që u premtova qytetarëve ishte reale dhe e realizueshme dhe qëndroj pas përkushtimit që çdo premtim i dhënë do të realizohet në veprim. Në dy vitet…
Me rastin e 60 viteve të gjyqësorit kushtetues të Republikës së Serbisë, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrilla Kacarska ishte një nga folëset me fjalimin e saj në Konferencën Rajonale në Beograd, e cila në prezantimin e saj theksoi rolin e Gjykata në zbatimin e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. “Edhe pse Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk ka kompetencë të vlerësojë Konventën, apo të veprojë sipas kërkesave për shkeljen e lirive dhe të drejtave të përcaktuara me Konventën, Gjykata, si interpretues i normave kushtetuese, merr parasysh vlerat themelore të rendit kushtetues, dispozitat e tjera të…
Lëvizja BESA përmes një komunikate i ka reaguar Stojançe Angelovit, kryetarit të partisë Dinjiteti që është pjesë e Qeverisë. Ky i fundit kërkoi që as të mos mendohet heqja e kryqit në Kodrën e Diellit në Malësinë e Tetovës, që është vendosur pa asnjë leje. “Sjellja e një funksionari si Stojançe Angelov edhe një herë konfirmon se vendosja e Kryqit në Kodrën e Diellit nuk është për nder të besimit, por kryekëput për provokim politik. Vetëm të dështuarit dhe humbësit politik mund të përpiqen të fitojnë pikë duke shkaktuar tensione etnike mbi baza fetare. Kjo është në dëm të besimtarëve…
Moti me erë të fuqishme në disa vende të Shkupit sot ka shkaktuar disa dëme materiale ku në qendër dhe Çair ka rrëzuar edhe disa drunj mbi vetura dhe shtëpi. Qytetarët nëpër rrjetet sociale kanë shpërndarë fotografi ku shihet se si era e fuqishme 80 km në orë shkaktoi dëme në disa pjesë, informon Klan M. Ndryshe metereologët parashikojnë se fundjavën e ardhshme, një ciklon nga Arktiku do të zbresë në Ballkan dhe në Maqedoninë e Veriut, që do të rezultojë me reshje intensive dëbore dhe mot më të ftohtë./KlanMacedonia

