Mungesa e ekspertit Zeqirja Zeqiri në seancën gjyqësore për tragjedinë në Llaskarcë, për të tretën herë me radhë duket e qëllimshme dhe në dëm të drejtësisë për këtë rast. Edhe më serioze këto dyshime bëhen kur vetë prokurori i rastit dhe dëshmitarë të tjerë, thonë se Zeqiri shkon në punë dhe shëtit nëpër qytet. Këto veprime të ekspertit dhe shtyerjet e seancës janë të njohura për opinionin dhe që tani dihet edhe tendenca. Në këtë mënyrë zvarriten seancat dhe vjetërsohet lënda. Ftojmë autoritetet përgjegjëse që të veprojnë urgjentisht, të mos lejojnë keqpërdorime të këtilla dhe të merren masa sanksionuese dhe…
Author: Jeta almakos
Afër 42,000 jetë ka marrë tërmeti që goditi Turqinë dhe Sirinë fillimjavën e kaluar. Autoritetet e Turqisë kanë thënë se janë 36,187 persona që kanë vdekur në këtë vend. Në anën tjetër Kombet e Bashkuara dhe autoritetet siriane kanë konfirmuar deri më tani 5,800 të vdekur, raporton AlJazeera. Derisa dalin shifra për të vdekurit, autoritetet janë duke punuar për të gjetur të mbijetuar nëpër rrënojat që shkaktoi tërmeti shkatërrues. 248 orë pas tërmetit është arritur që të shpëtohet një adoleshent, derisa ende ka shpresa se nën gërmadha mund të ketë jetë të tjera për t’u shpëtuar.
Erdhën të kërkojnë sqarime përse nuk u lëshuan pagat. Përfaqësues të Sindikatës së pavarur medicinale vendosën pankarta në dyert e Fondit për sigurim shëndetësor ngaqë kaloi dhe afati ligjor për tu dhënë pagat. Sulmi kibernetik në fond ka paralizuar jo vetëm pagat e 10 mijë të punësuarve në sektorin e shëndetësisë publike, por edhe pacientët që duhet të marrin pajisje ortopedike dhe asnjë mbështetje tjetër që duhet verifikuar nga sistemi fondit. Sigurimi nuk lejoi as mantel bardhët e as gazetarët të kenë qasje në institucionin publik për të marr informacione. Nga drejtoria ishin të mbyllur. Njëri në pushim ndërsa tjetra…
Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe në debatin për rekonstruimin e qeverisë i është përgjigjur deputetit të Lëvizjes Besa, Fadil Zendelit i cili pyeti ASH-në se nëse qëndron pas deklaratave që kanë thënë kundër BDI-së, LSDM-së dhe VMRO-së, deputeti Snopçe tha se qëndrojnë pas çdo deklarate që kanë deklaruar kundër LSDM-së, BDI-së, VMRO-së dhe qeverisë në përgjithësi. Madje deputeti Snopçe i kujtoi Fadil Zendelit disa ngjarje kur ai ka zgjedhur të hesht si për ligjin për shtetësitë ku Zendeli është reshtuar me qeverinë, “ne ishim kundër avokatit të popullit që të mos jetë zgjidhje partiake e ai ishte kandidat i…
SPB Shkup njofton se ka arrestuar në flagrancë një hajdut bizhuterish, menjëherë pasi kishte kryer një vjedhje të rëndë në Qendrën Tregtare të Qytetit (Shkup). Atij i janë konfiskuar bizhuteritë e vjedhura dhe i janë dorëzuar pronarit, ndërsa personi në fjalë është shoqëruar në komisariat dhe po të bëhet kallëzimi përkatës. “Sot (16.02.2023) rreth orës 12:00 në Tregun e Gjelbër, në qendër të Shkupit, efektivët e policisë e Stacionit Policor Qendër kanë ndaluar personin me inicialet E.A(19) nga Shtipi. Ai u kap menjëherë pasi kishte kryer një vjedhje të rëndë në Qendrën Tregtare të Qytetit, Shkup, duke vjedhur me forcë…
Bojan Jovanovski i njohur si Boki 13, ka paralajmëruar një skandal lidhur me rastin “Reket” për të cilin është dënuar me burg. Në një kumtesë të shkurtër nga mbrojtja e tij, paralajmërohet se nesër do të zbardhin skandalin nga përmasa të papara. “Nesër më 17 shkurt 2023 do të dorëzohet komunikatë për media nga ana e Bojan Jovanovskit, i dënuar në lëndën “Reket”, ku për opinionin do të zbardhet skandal me përmasa të papara për falsifikim të kryer nga ana e Gjykatës Penale, e si dëshmi për atë komunikatë do të dorëzohet edhe dokumentacion i plotë”, thuhet në komunikatën e…
Në disa aksione të organizuara në rajonin e Gostivarit për të ndihmuar viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri, janë grumbulluar më shumë se njëqind mijë euro dhe një sasi e madhe batanije, rroba dhe produkte higjienike. Mjete të konsiderueshme siguroi edhe myftiu i Gostivarit, ndërsa kontribut të madh dhanë edhe iniciativat e të rinjve që grumbulluan shuma dhe donacione më të mëdha. Nismëtarët e aksionit dhe fushatës më të gjerë për mbledhjen e ndihmave humanitare që filloi më 7 dhe përfundoi më 12 shkurt, i shpallën rezultatet e siç thanë ata shprehjes së solidariteti. “Gjatë fushatës u prekëm thellë…
Me qëllim të zgjerimit të kapaciteteve të shërbimeve mjekësore dhe ngritjen e cilësisë së shërbimeve mjekësore, në Kumanovë ka filluar rikonstruimi i objektit në Lagjën e Trimave, me çka u ofrohen lehtësi më të mëdha banorëve të lagjës gjatë shërbimeve mjeksore, përcjell Televizioni Festa. Drejtori z.Faruk Alili paralajmëroj edhe hapjen e një laboratori në këtë lagje ku qytetarët tanë do të kenë mundësinë ti shfrytëzojnë shërbimet laboratorike. Punimet që kan filluar muaj më parë, po vijojn me intensitet të lartë në objektet e Ndihmës së Shpejtë, Dispanzerit të vaksinimit, ambulantës së natës dhe objektit për vizitat shtëpiake.
Pas pranimit të ekspertizës për gjendjen shëndetësore të Muhamed Zeqirit, gjykimi për ish sekretarin e përgjithshëm të Qeverisë i caktuar për 21 shkurt do të shtyhet, njoftojnë nga Gjykata Themelore Penale Shkup. “Seanca shtyhet me faktin se është marrë ekspertizë me urdhër të gjyqit nga eksperti-psikiatër, sipas të cilit i akuzuari për shkaqe shëndetësore nuk është në gjendje të ndjekë gjykimin e ardhshëm”, theksohet në kumtesë. Përndryshe Zeqiri ngarkohet se duke “keqpërdorur pozitën zyrtare dhe autorizimin” e ka dëmtuar buxhetin e shtetit për mbi 89 milionë denarë.
Ministria e Punëve të Brendshme i informon qytetarët se nesër me fillim në ora 10:30 minuta, për shkak të marshit protestues të paralajmëruar të gazetarëve, Njësiti për Siguri në Komunikcionin Rrugor pranë SPB Shkup do të ndërmarrë masa për regjim të posaçëm të trafikut në rajonin qendror të qytetit të Shkupit. “Rruga e lëvizjes të marshtit të gazetarëve do të fillojë përpara godinës së Qeverisë së RMV-së në drejtim të SH.A. “Posta e Maqedonisë” në bulevardin. “VMRO”, pastaj bulevardi. “VMRO” në drejtim të QT “Paloma Bjanka”, majtas në drejtim të blv “11-të Tetori” në drejtim të Kuvendit”, informojnë nga MPB-ja.…
ARTA TAHIRI Ju ndodh shpesh që të lexoni tituj të njëjtë të lajmeve në media të ndryshme? Kjo ndodh për shkak të plagjiaturës, e cila tashmë është bërë dukuri e zakonshme në media. Mirëpo, plagjiatura është rreptësisht e ndaluar me Kodin Etik të Gazetarëve, apo siç thuhet decidivisht në Kod – “Bërja e plagjiatëve është e palejueshme”. Pra vjedhja, e cila quhet plagjiaturë – është e ndaluar! E lajmit gjithashtu, dhe është njësoj sikur t’i vjedhësh dikujt në xhep! Nuk mund të mohojmë se ka portale që prodhojnë lajme autentike, bëjnë punë profesionale dhe për këtë meritojnë respekt e mirënjohje.…
Një ekip i kontraktorëve izraelitë, të cilët pretendojnë se kanë manipuluar më shumë se 30 raste të zgjedhjeve në pjesë të ndryshme të botës duke i përdorur hakimin, sabotimin dhe dezinformatat e automatizuara në rrjete sociale, është ekspozuar në një hulumtim të ri. Ky njësit udhëhiqet nga Tal Hanan-i, ish-operativ i forcave speciale izraelite, i cili tash punon privatisht duke e përdorur pseudonimin “Jorge” dhe duket se ka qenë duke punuar nën radar në zgjedhje të shteteve të ndryshme për më shumë se dy dekada. Atij po i hiqet maska nga një grup ndërkombëtar i gazetarëve. Hanan-i dhe njësiti i…