Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot, rreth mesditës, në fshatin Falishtë të Tetovës, ku një depo e madhe e një kompanie për përpunimin e metalit është përfshirë nga flakët. Autoritetet lokale janë njoftuar menjëherë dhe po përpilojnë një reagim për të menaxhuar situatën e emergjencës. Depoja e përpunimit të metalit po raportohet të ketë qenë e pajisur me materiale të ndryshme të cilat kanë shpërthyer dhe kanë ndihmuar në përhapjen e flakëve. Në vendngjarje janë dërguar forcat e zjarrfikësve dhe ndihmës të shpejtë, të cilat po përpilojnë përballimin e flakëve dhe mbrojtjen e zonave përreth për të parandaluar përhapjen…
Author: Jeta almakos
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka uruar shqiptarët me rastin e 115 vjetorit të Kongresit të Manastirit duke shkruar se “Alfabeti është një nga kushtet themelore të ekzistencës së një kombi”. “Alfabeti është një nga kushtet themelore të ekzistencës së një kombi. Sa herë vjen 22 nëntori, është sa kënaqësi po aq edhe nder të kujtojmë Ditën e Alfabetit Shqiptar! Për ne shqiptarët në Maqedoni, kjo ditë është e veçantë, edhe për nga fakti se gjithëçka është vendosur si sot në vitin 1908 në qytetin tonë të Manastirit. Gëzuar Ditën e Alfabetit të gjuhës më të bukur në…
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dërgoi urim me rastin e 22 Nëntorit, Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe. Urime 22 Nëntori, Dita e Alfabetit të gjuhës shqipe për të gjithë shqiptarët qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe shqiptarët anembanë ku janë shpërndarë nëpër botë. Ta ruajmë me dashuri dhe me përgjegjësi, ta përsosim dhe zhvillojmë, me çdo hap, me çdo vepër dhe në çdo sferë ku veprojmë. Le ti mësojmë gjeneratat e reja t’ia dinë vlerën dhe t’ia çmojnë bukurinë dhe pastërtinë duke e përdorur me gjitha pasuritë që posedon gjuha e bukur shqipe.…
Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga takoi gjeneratën e parë të studentëve të Fakultetit Juridik në Universitetit “Nënë Tereza” – Shkup. Brucoshë përplot entuziazëm të cilët i japin jetë shpresës për të ardhmen. “I nderuar të takoja gjeneratën e parë të studentëve të Fakultetit Juridik në Universitetit “Nënë Tereza” – Shkup. Brucoshë përplot entuziazëm të cilët i japin jetë shpresës për të ardhmen. Në një bisedë miqësore e profesionale, tek kolegët e rinjë vërehej qartë vendosmërinë e tyre jo vetëm për përgaditje personale, por edhe për ndryshime në sistem e kontribut në shoqëri. Diskutuam për sfidat me të cilat përballet sistemi…
Në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, realizoi takim me Jens Stoltenberg, Sekretari i përgjithshëm i NATO-s. Kryetari Xhaferi, siç thonë shërbimet e kuvendit, në emër të deputetëve të Kuvendit e ka falënderuar Sekretarin të Përgjithshëm të NATO-s, Stoltenberg, për kultivimin e raportit të përkushtuar ndaj çdo vendi aleat në Aleancë, por edhe ndaj vendeve aspirante, përcjell KlanM. “Sekretari i përgjithshëm Stoltenberg, falënderoi për mundësinë e dhënë të ndajë qëndrimet për sfidat aktuale të sigurisë, tani kur pritet nga të gjithë aleatët në NATO të qëndrojnë fortë krahë për krahu bashkë…
Bashkëpunimi i përgjithshëm me NATO-n në kuadër të anëtarësimit tonë të plotëfuqishëm në Aleancë dhe mundësitë për avancimin e tij, prioritetet e politikës së jashtme të vendit dhe çështjet aktuale të sigurisë rajonale dhe situatat në rajonin më të gjerë në kontekst të agresionit rus ndaj Ukrainës dhe zhvillimet në Lindjen e Mesme, ishin në fokus të takimit të presidentit Stevo Pendarovski me Sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Siç informojnë nga Kabineti i Presidentit, Pendarovski theksoi gatishmërinë dhe përkushtimin e Maqedonisë së Veriut, në kuadër të kapaciteteve të saj, që edhe në të ardhmen në mënyrë aktive të…
Partitë politike vazhdojnë të besojnë se duke përdorur elementin emocional të nxitjes apo të keqpërdorimit të ndjenjave etnike apo fetare te popullata, do të mund që të përfitojnë në zgjedhje. Kështu u shpreh analisti Sefer Selimi në lidhje me ngjarjet e fundit në vend që janë bërë mollë sherri në mes të partive politike e që kanë ngjallur reagime në opinion. “Jemi dëshmitar se OBRM-PDUKM vetëm se gati tre vite në mënyrë intensive mundohet që ta keqpërdor elementin e gjoja kapjes së pushtetit nga ana e shqiptarëve dhe me këtë të paraqesë një pasqyrë e cila do të mund të…
“Maqedonia e Veriut është vend i sigurt, nuk ka kërcënim për ne dhe për stabilitetin”, tha kryeministri Kovaçevski në konferencën e përbashkët për shtyp me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili ndodhet në një vizitë dyditore në Shkup, përcjell INA. Ai tha se vendi i tij dhe vendet anëtare të NATO-s po luftojnë kundër ndikimit rus, por të gjitha subjektet dhe aktorët politikë kanë detyrimin të kontribuojnë për paqen dhe stabilitetin. “Natyrisht, ka ndikim rus në rajon dhe ata janë gjithmonë në gjendje të gjejnë njerëz me mendje të njëjtë në parti politike apo individë, por ata…
Në rrjetet sociale tashmë qarkullojnë spekulime të ndryshme për aktivizimin e mundshëm të Lëvizjes Vetëvendosje në Maqedoninë e Veriut. Një grup aktivistësh shqiptarë kanë shpërndarë në rrjetet sociale një postim ku sipas tyre propozojnë që Lëvizja VV në Maqedoninë e Veriut mund të udhëhiqet nga dy emrat e shkruar nga ta siç janë përmendur Bekim Qoku, aktualisht në postin e këshilltarit për Maqedoninë e Veriut në kabinetin e kryeministrit Albin Kurti, por edhe emri i Blerim Rekës, ish-kandidatit për president të Maqedonisë së Veriut, por që tani është me detyrë si konsull i Republikës së Kosovës në Nju Jork. Por,…
Lideri i ASH-së, Arben Taravari është mysafir në ClickPlus. Duke folur për atë se çfarë ka nevojë Maqedonia e Veriut për momentin, tha se periudha nëpër të cilën është duke kaluar, është më e rëndësishmja që nga pavarësia e shtetit. “Jemi në një udhëkryq më të rëndësishëm që nga 90-ta, që nga pavarësia”, tha Taravari. Më tej ai tha se kontribuues në këto periudha të rëndësishme kanë qenë shqiptarët, pasi janë treguar konstruktiv. “Shqiptarët kanë qenë faktor shumë më konstruktiv dhe që shumë më shumë ia kanë dashur të mirën këtij shteti se sa maqedonasit… Ata janë sjellë shumë egoist…
Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska sot ka folur për pjesëmarrjen e mundshme të ministrit të Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov, në takimin e OSBE-së në Shkup. Ministrja, për servisin publik, thotë se duke marrë parasysh sjelljen e Rusisë dhe politikën e saj të jashtme, nuk sheh arsye që Lavrov të marrë pjesë në këtë takim. “Nuk ka asnjë konfirmim për ardhjen e Lavrov, por duke marrë parasysh sjelljen e politikës së jashtme ruse, ndërhyrjen e tyre në punët e brendshme të shteteve, por mbi të gjitha qëndrimin e tyre ndaj Ukrainës, nuk e kuptoj pse ai do të…
Mungesa e gjykatëses Anita Boshkovska (për arsye shëndetësore) ka çuar edhe në një zvarritje seancën gjyqësore për rastin “Alfa” nga ku pritej vendimi ndaj të akuzuarit Almir Derplanin e që do të mund të hapte rrugën për rigjykim. Në seancë nuk u paraqit as prokurori në cilësinë e përfaqësuesit të akuzës, Bodan Llazarevski për të cilin mësohet se me 13 nëntor është pensionuar, ndërsa Prokuroria Republikane duhet të delegon përfaqësues tjetër. Ajo që sot u vërejt në seancë ishte trupi i ri gjykues me në krye gjykatësin Xhemali Saiti. Bashkë me të këshillin e përbëjnë edhe gjykatësit: Shpend Devaja, Elica…

