Author: Jeta almakos

Ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti takoi Sindikatat e punonjësve shëndetësor për të mësuar nga afër kërkesat e tyre. Pas takimit, përfaqësuesit e sindikatave thanë se kanë gjetur mirëkuptim nga ana e ministrit të ri dhe se iu është premtuar firmosja e marrëveshjes për rritjen e pagave të punonjësve shëndetësor. Konkretisht sindikata kërkon rritje bruto prej 3000 denarësh për infermieret dhe 2000 denarë më shumë për të gjithë të punësuarit e tjerë në sektorin e shëndetësisë, përfshirë stafin teknik, administratorët si dhe mjekët. Rritja e pagës minimale, sipas sindikatës ka përafruar shumë pagat e infermierëve me stafin teknik shëndetësor dhe kjo…

Lexo më Shumë

Deputeti dhe kryetari i Lidjes Demokratike, Pavle Trajanov, në konferencë për shtyp në Kuvend bëri të ditur se sot deri te shërbimet kuvendore ka dorëzuar projekt-ligjin për luftë kundlr formave të rënda të krimit të organizuar. dhe korrupsioni i lartë, i cili, siç thotë, do të mundësojë çrrënjosjen e formave të rënda të korrupsionit, luftën joselektive  kundër krimit dhe implementimin e vlerave evropiane. “Pothuajse të gjithë kemi të njëjtin qëndrim, ndërsa këto janë edhe qëndrime edhe të BE-së edhe të SHBA-së, se Maqedonia është shtet i kriminalizuar, se janë të kërcënuara vlerat dhe të drejtat themelore të qytetarëve, por ajo…

Lexo më Shumë

E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian. Maqedonia e Veriut  ka mbështetje  në procesin e mëtutjeshëm të eurointegrimeve, porositi Ami Larson Xhejn ambasadore e Suedisë, e cila është kryesuese aktuale me BE-në,  në fjalimin në seancën e sotme qeveritare, në të cilën mori pjesë si e ftuar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski. Ajo në shqyrtimin e prioriteteve dhe çështjeve aktuale të kryesimit suedez me Këshillin e Bashkimit Evropian, ka theksuar se kryesimi suedez është përkushtuar seriozisht në procesin e eurointegrimeve, për të cilin, siç tha ajo, “situata gjeopolitike solli urgjencë të re”. “Maqedonia e Veriut u tregua e përgatitur…

Lexo më Shumë

Një grua 80 vjeçare ka qenë viktime e dhunës fizike të ushtruar nga një grua më e re në moshë nga Shkupi. Përveç sulmit, të moshuarës i janë marrë edhe paratë, por pas ndërhyrjes së policisë, e dyshuara për sulmin u arrestua, ndërsa paratë i janë kthyer gruas së moshuar, përcjell KlanM. “Me datë 06.03.2023 në ora 13:20, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Çair e kanë privuar nga liria F.E (39) nga Shkupi. Ajo dyshohet se rreth orës 11:30 e ka sulmuar fizikisht V.D (80) nga Shkupi në shtëpinë e saj në zonën e Çairit dhe i ka marrë para.…

Lexo më Shumë

Në intervistën e parë si ministër i Drejtësisë, Krenar Lloga në emisionin 200 tha se një ndër premtimet kryesore të përfshirjes së ASH-së në Qeveri, vetingu në gjyqësorë, nuk do të realizohet në qoftë se nuk do të has në mbështetje të BE-së dhe SHBA-së. Ai shtoi se veçse ka filluar takimet për zgjedhjen e modalitetit më të mirë për kryerjen e këtij procesi të vështirë, pasi që thotë se në Ministrinë e Drejtësisë nuk ka gjetur asnjë dokument për fillimin e këtij procesi. “Brenda këtyre pak ditëve, nuk janë bë as 5 ditë që jam në atë institucion, kam…

Lexo më Shumë

Më shumë se 20 minuta zgjati grindja mes kryetares së Komisionit për zgjedhje dhe emërime Marija Georgievska dhe zv.koordinatores së VMRO-DPMNE-së, Eli Panova. Që të dyja në të njëjtën kohë flisnin me ton të lartë. Panova kërkoi procuderale, Georgievska kërkonte nga ajo që të ndalë mikrofonin. Gjithçka filloi pasi që Georgievska ia dha fjalën Igor Zdravkovskit nga VMRO-DPMNE-ja, por në ndërkohë Panova kërkoi procedurale. “Ju lutem që të ndalni mikrofonin…ju lutem ta ndalni mikrofonin. Mundësoni që të vazhdojë puna e Komisionit. Ju lutem zv.koordinatore që ta ndalni mikrofonin. Është e palejueshme që të paramendoni se mundeni në të njëjtën kohë…

Lexo më Shumë

Zv. kryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq sot hapi trajnimin për gazetarë, në kuadër të projektit për përgatitjen për pasqyrim gjithëpërfshirës dhe të informuar të procesit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE, në të cilin theksoi se mediat kanë fuqi dhe potencial për të përgatitur mirë qytetarët për ndryshimet që vijnë gjatë negociatave, por edhe me vetë anëtarësimin në BE. “Integrimi evropian aktualisht është projekti më i madh i Maqedonisë, i cili duhet të jetë një histori suksesi. Prandaj është e nevojshme të pajisim shoqërinë rreth kësaj detyre shtetërore, duke njohur rëndësinë dhe vështirësinë e fazës në të…

Lexo më Shumë

Prokuroria e Lartë Publike e refuzoi kërkesën e mbrojtjes për përjashtimin e të gjithë prokurorëve nga Prokuroria Thmelore Publike Shkup për shkak të mundësisë që të paraqiten si të dëmtuar në procedurën që udhëhiqet kundër të akuzuarit Marjan Stamenkovski, i cili akuzohet se përmes ueb portalin në pronësi të tij  “DokazM”, si mjet për ekzekutim, ka kryer më shumë vepra penale. Siç konfirmuan nga PTHP për MIA-n, kërkesa është refuzuar, ndërsa përfaqësuese e akuzës mbetet prokurorja Zorica Pavlloviq nga Prokuroria e Shkupit. Seanca e caktuar për sot është shtyrë për më 10 mars, pikërisht për këtë kërkesë, për të cilën Gjykata…

Lexo më Shumë

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga ka zhvilluar sot një takim me shefin e delegacionit të BE-së në RMV, David Geer. Në takim u diskutuat për reformat e planifikuara në drejtësi, mbrojtjen e të drejtave të njeriut, skriningun, proceset integruese evropiane, Strategjinë për reformat në drejtësi 2023-2027, reformën zgjedhore, zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR, si dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit, njoftojnë nga Ministria e Drejtësisë. “Lloga, e informoi euroambasadorin Geer për aktivitetet që po ndërmerren për përmirësimin e kushteve dhe gjendjes së burgjeve, duke marrë parasysh rekomandimet e Komisionit për parandalimin e torturës dhe trajtimit apo ndëshkimit ç’njerëzor dhe poshtërues…

Lexo më Shumë

Pas vrasjes që “tronditi” Shkupin, dëshmitarët okularë kanë deklaruar se pesë persona të maskuar kanë hyrë në lokal, fillimisht kanë vënë në shënjestër dhe pastaj kanë qëlluar në drejtim të tashmë dy personave të vrarë duke i qëlluar në kokë Sipas informacioneve të fundit, kur grupi i armatosur ka hyrë brenda kanë bërtitur që askush të mos lëvizë, duke theksuar se bëhet fjalë për bastisje. Në momentin e të shtënave në lokal nuk kishte shumë njerëz. Dy të vrarët ndodheshin në një pjesë të veçantë të kafenesë, pra në pjesën e sipërme të godinës, në një zyrë të veçantë, ku…

Lexo më Shumë

Deri në fund të javës do të merret Vendimi për ngrirjen e çmimeve të makaronave dhe po bëhen analiza për mundësinë e ngrirjes së çmimit të produkteve të qumështit. Sipas analizave të Ministrisë së Ekonomisë nga informacionet e prodhuesve, çmimi i vajit për ushqim në 10 ditët e ardhshme do të jetë nën 100 denarë për litër, tha ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi sonte në 24 Analiza në Televizionin 24. “Gjatë kësaj jave do të merret vendim për ngrirjen e çmimeve të produkteve të tjera ushqimore, janë duke u bërë analiza nga Ministria e Ekonomisë në fushën e çmimeve të…

Lexo më Shumë

Portali TS.mk ka siguruar identitetin e dy personave që u vranë mbrëmjen e sotme në Çarshinë e Vjetër të Shkupit. Bëhet fjalë për Jeton Krivanjeva dhe Enes Iseni. Ata ndryshe njihen me nofkat “Laçi” dhe “Zhilla”. Dhe  personi i tretë Talha Ali është i plagosur rëndë që gjendet në Spitalin Klinik të Shkupit. Vrasja ka ndodhur në kafiterinë “Shisha Bar” që ndodhet në rrugën “Samoilova”, vend ky shumë i frekuentuar.

Lexo më Shumë