Author: Jeta almakos

Banorët e lagjes Butel 1 dhe kreu i komunës, Darko Kostovski vazhdojnë të kundërshtojnë hapjen e një rruge të re në këtë lagje. Qyteti i Shkupit ka parashikuar që rruga e re të kalojë përmes oborreve të 16 shtëpive që këmbëngul se janë pronë shtetërore. Mirëpo, banorët kundërshtojnë duke theksuar se oborret tashmë janë të legalizuara dhe posedojnë edhe dëshmi. Kostovski kujtoi kryetaren e Qytetit se fushatën e saj e kishte nisur pikërisht nga kjo lagje me premtimin se rrugë dhe ndërtesa nuk do të ketë. “Danella Arsovska filloi fushatën e saj pikërisht nga ky vend i komunës së Butelit,…

Lexo më Shumë

Në spitalin e Manastirit prindërit kanë sjellë trupin e djalit të tyre dymbëdhjetëvjeçar, i cili ka ndërruar jetë në shtëpi. Policia bën të ditur se tragjedia ka ndodhur të dielën, dhe bëhet fjalë për një djalë nga fshati Lerë i Manastirit. Sipas njoftimit, i mituri është sëmurë në shtëpi dhe më pas është dërguar në spital. Një mjek ka konstatuar vdekjen pa shenja dhune dhe me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

Lexo më Shumë

Sellcë, shënohet “Pranvera e dinjitetit” Në fshatin Sellcë të Tetovës filloi manifestimi tradicional “Pranvera e Dinjitetit” për nder të të rënëve në luftën e vitit 2001 në Malësinë e Tetovës. Të pranishëm në manifestim ishin figura të njohura politike, invalidë të luftës, familjarë të dëshmorëve dhe të tjerë. Kreu I BDI-së, Ali Ahmeti u ndal tek takimi i 18 marsit që do të mbahet në Ohër mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Sipas Ahmetit në rast të një marrëveshje mes palëve nuk duhet të përsëritet rasti I shtetit të Bosnjës dhe Herecgovinës. “Po bëhen…

Lexo më Shumë

Abdulselam Selami, zëvendësdrejtor i Drejtorisë për të Ardhura Publike nga radhët e BDI-së e lëshon këtë pozitë, për të drejtuar një tjetër institucion. Siç mëson Klan Maqedoni, Selami do të drejtojë Drejtorinë për Punë Hidro Meteorologjike, të cilën deri tani e ka drejtuar Merita Mustafai, nga e njejta parti. Në pozitën e Abdulselam Selamit në DAP pritet të vijë kuadër i Aleancës për Shqiptarët, të cilët këtë pozitë e fituan pas marrëveshjes për t’iu bashkuar shumicës qeveritare./KlanMacedonia

Lexo më Shumë

Vendit aktualisht i mungojnë 10 mijë punëtorë në vit, ndërsa sektorët më të kërcënuara janë ndërtimtaria, hoteleria dhe turizmi, tha zëvendëskryeministri, Fatmir Bytyqi. Ai paralajmëroi mundësinë e sigurimit të punëtorëve nga jashtë. “Fuqia punëtore duhet të sigurohet, në radhë të parë nga tregu i brendshëm, pra nga bashkëqytetarët tanë që janë të papunë, të përshtaten t’u përgjigjen nevojave të tregut të punës. Ajo që nuk është bërë në këtë moment dhe fatkeqësisht prej shumë vitesh është se aftësitë dhe njohuritë e të punësuarve nuk korrespondojnë me nevojat e tregut të punës. Dhe, sigurisht, ekonomia duhet të kompensojë mungesën e fuqisë…

Lexo më Shumë

Përderisa po rrjedh afati për ulje të çmimeve të disa artikujve ushqimorë, qytetarët druajnë në cilësinë e prodhimeve ushqimore që do të blejnë pas 16 marsit. Ata kanë humbur besimin te prodhuesit vendorë që do të konsumojnë cilësinë në raport me çmimin, por autoritetet thonë se nuk do të lejojnë manipulime. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë është 1 nga 3 organet që për 2 javë po kryejnë inspektime intensive nëpër kompanitë që prodhojnë artikuj ushqimor. Përveç, Inspektoratit të tregut dhe të punës, nga AUV thonë se gjatë dhjetëra inspektimeve në terren janë bërë 7 ndalime të veprimtarisë dhe 3 gjoba.…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri Fatmir Bytyqi, i ftuar në Klan Debat ka folur për krizën ekonomike dhe enrgjetike dhe për masat që po merr qeveria për t’u përballur me këtë krizë. Sipas tij, nga kjo javë do të hyjnë në fuqi një sërë masash. “Që nga data 16 mars hy në fuqi ngrirja e çmimeve të produkteve të qumështit dhe brumërave. Pastaj, mendoj se gjatë kësaj jave do të kemi diskutim për ngrirje eventuale të çmimeve të produkteve tjera që hyjnë në produktet bazl ushqimore, po akoma jemi duke bërë analiza”, deklaroi Bytyqi.

Lexo më Shumë

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri dhe nënkryetari i Komisionit Evropian, Zhozep Borel më 16 dhe 17 mars do të qëndrojë për vizitë zyrtare në vend, ku edhe siç është publikuar, do ta kryesojë delegacionin e BE-së në Këshillin e 16-të për Stabilizim dhe Asocim ndërmjet BE-së dhe Maqedonisë së Veriut. Borel, siç është paralajmëruar, së pari më 16 mars do të takohet me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, ndërsa të premten më 17 mars do të kryesojë me Këshillin për Stabilizim dhe Asocim mes BE-së dhe vendit tonë, ku Maqedoninë e Veriut do ta përfaqësojë kryeministri…

Lexo më Shumë

Deputetët, në kuadër të seancës së 71-të, sot pasdite e përfunduan debatin për raportin vjetor të Avokatit të Popullit për shkallën e sigurimit, respektimit, promovimit dhe mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njeriut për vitin 2021. Nënkryetari i Kuvendit, Goran Misovski, informoi se lista e të regjistruarve për të folur është ezauruar dhe se për votimin do të japin informata shtesë pas raportit dhe se seanca vazhdon të mërkurën. Më herët Avokati i Popullit Naser Ziberi, në fjalimin e tij në seancë, apeloi te deputetët që Raporti Vjetor së bashku me masat e propozuara të përcaktuara nga Kuvendi në…

Lexo më Shumë

Asnjë vend nuk e humb identitetin rrugës drejt Bashkimit Evropian. Mendoj se ky vend mund të jetë i sigurt në pikëpamje të identitetit, kulturës dhe gjuhës së tij, deklaroi sot euroambasadori Dejvid Gir. Ai në një intervistë për Kanal 5 thotë se i kupton frustracionet për shkak të pritjes së gjatë, por thekson se BE-ja dhe Maqedonia e Veriut kanë dobi të përbashkët nga anëtarësimi i vendit në Union. “Në kuptim të garancive, siç e dini në këtë proces, në këtë proces aderues ka shumë pjesë, shumë momente në procesin aderues, kur ka nevojë vendimet të merren unanimisht. Është me…

Lexo më Shumë

Kim Mehmeti Ke përshtypjen se në Shqipëri askënd nuk e intereson e vërteta. Mbase pse ajo qëmoti ka vdekur dhe pse nëpër media, e kudo tjetër, atë e përhapin vetëm dy ‘kishat’ e gënjeshtrave: Selia e kryeministrisë dhe ajo e Bashkisë së Tiranës. Shqipëria i ngjanë një vendi ku krimi e kontrollon shtetin, ku askujt më nuk i pengon hajdutëria, mbase pse të gjithë e kanë kuptuar se në këtë vend, në burg shkon skamnori që ka vjedhur një bukë për t’i ushqyer fëmijët, por jo edhe i pushtetshmi që nuk ia trazon ujin Kryeministrit të vendit. Në Shqipëri më…

Lexo më Shumë

Nxënësit e shkollave të mesme që janë pjesë e Organizatës për Dialog dhe Afirmim të Nxënësve të Shkollave të Mesme (ODAS) kërkojnë që të zvogëlohet sasia e materialit të parashikuar për provimin e maturës ose të hiqet një lëndë interne. Ky ishte përfundimi i debatit të organizuar këtë fundjavë me temën “Matura Shtetërore 2023: Çfarë thonë maturantët?” Nxënësit kërkojnë që materiali të shkurtohet për shkak të kërcënimeve me bomba që i kanë bërë të humbasin mësimin dhe rrjedhimisht pamundësia për të ofruar dhe përvetësuar atë që parashikohet nga kurrikulat, transmeton Portalb.mk nga Meta.mk. Njëkohësisht, sot në një konferencë për media përfaqësuesit e Nxënësve…

Lexo më Shumë