Author: Jeta almakos

Presidenti i RMV-së, Stevo Pendarovski sot deklaroi se përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë nuk do të kërcënojë sigurinë e vendit. “E kam thënë shumë herë më parë se përfshirja e bashkësive më të vogla etnike në Kushtetutë, duke përfshirë edhe bullgarët, nuk do të kërcënojë sigurinë e shtetit dhe as nuk do ta lëkundë stabilitetin tonë të brendshëm. Pikërisht për këtë e përkraha procesin për ndryshime kushtetuese dhe e delegova përfaqësuesin tim në trupin punues”, tha Pendarovski. Në fjalën hapëse të konferencës “Marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve: Perceptimet, shpresat dhe frika, sfidat dhe zgjidhjet” organizuar nga CIVIL-Qendra për Liri, Pendarovski theksoi se…

Lexo më Shumë

Vrasje dhe vetëvrasje në Demir Kapi. Një burrë 72 vjeçar ka shtënë në drejtim të fqinjit 34 vjeçar, i cili ka jetuar në katin e sipërm të ndërtesës dhe pas kësaj ka kryer vetëvrasje. Sipas informacioneve të para, vrasësi ka lënë edhe letër lamtumirëse. Vdekje tek të dytë ka konstatuar mjeku i shërbimit urgjent. Si arsye, supozohet të kenë  qenë zënkat disavjeçare mes të dy fqinjëve. Kryesi i vrasjes edhe me herët e ka paraqitur fqinjin e tij për shkaktim të shqetësimit, ndërsa vendasit e tronditur nuk deshën të komentojnë ngjarjen. Këtë lajm e konfirmoi edhe kryetari i komunës Petrov,…

Lexo më Shumë

Në zgjedhjet në Turqi pothuajse ka përfunduar numërimi i votave dhe sipas rezultateve të deritanishme, presidenti aktual i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe kundërshtari i tij kryesor Kemal Kiliçdaroglu, kalojnë në raundin e dytë. Erdogan fitoi 49.5 për qind të votave, ndërsa kundërshtari i tij kryesor Kilicdaroglu fitoi 44.89 për qind të votave, që mjaftonte që të dy të kalonin në raundin e dytë brenda dy javësh, transmeton Telegrafi. Sinan Ogan, i cili fitoi 5.17 për qind të votave, mund të japë avantazhin kryesor dhe votuesit e tij ndoshta do t’i japin një avantazh njërit prej dy liderëve. Erdogan ka…

Lexo më Shumë

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska i hodhi si të pavërteta informacionet se Qyteti po përballet me falimentim. “Ditët e fundit publiku spekulon me një fjalë falimentim… Duhet ditur se çfarë do të thotë kjo fjalë para se ta shprehë. Dhe qyteti nuk ka qenë kurrë më i konsoliduar. Ne i kemi shlyer të gjitha borxhet që ishin rreth 100 milionë euro”, tha Arsovska Kryetarja Arsovska ka sqaruar sonte për bllokimin e xhirollogarisë së Qytetit të Shkupit. Ajo njoftoi se bllokimi ka ardhur nga menaxhimi i mëparshëm. “Është e habitshme mosmarrëveshja që po zhvillohet për panairin e Shkupit. Ata…

Lexo më Shumë

Opozita maqedonase ka shansin ta përmirësojë një lëshim historik të bërë me Korridorin 8. Ky është konstatimi i ministrit Bujar Osmani, i cili duke foli për rëndësinë e këtij korridori. Korridori 8 sipas tij nuk është vetëm projekt kombëtar i shqiptarëve, por projekt shumë i rëndësishëm për rajonin dhe më gjerë. “Pas pavarësisë, Marrëveshjes së Ohrit, Marrëveshjes së Prespës, kujtoj që Korridori 8 është në atë nivel të rëndësisë për shtetin… Ky është korridor që lidh Shkupin me Ohrin. 30 vite njerëzit udhëtojnë nëpër male me gjitha vështirësitë që i ka ajo rrugë. Me këtë krijohet mundësia që të shkoni…

Lexo më Shumë

Pas fitores së thellë në Tiranë, kryetari i Bashkisë së Tiranës bën thirrje për bashkim. Në një intervistë për Vizion Plus, Veliaj tha se do të vazhdojë punën me projektet për zhvillimin e Tiranës. “Përparësia duhet të fillojë nga nesër. Me të dalë rezultati sot në mesnatë ose pas mesnate e nesër do të kemi një tubim për të falenderuar mbështetësit dhe për të bërë një thirrje për bashkim. Politika e vjetër që u penalizua nga këto zgjedhje qartazi na ka lënë të përçarë dhe na ka lënë me plagë nga kjo fushatë. Thirrja ime e parë është të bashkohemi.…

Lexo më Shumë

Shkodra, së bashku me Kamzën, përbën një nga befasitë më të mëdha të zgjedhjeve lokale në Shqipëri. Pas 30 vitesh, bastion të demokratëve, këto dy bashki do të udhëhiqen nga socialistët e Ramës. Kandidati i PS-së, Benet Beci, mori mbi 60% te votave në Shkodër, ose 34470 vota, ndërsa kryetari tashmë në largim, Bardh Spahia, i koalicionit opozitar “Bashkë fitojmë”, rreth 40% ose 22769 vota. Në një konferencë për media pasditen e së hënës, Beci siguroi sot se, planet dhe projektet për zhvillimin e Shkodrës do të bëhen realitet. Beci u shpreh se, besimi i qytetarëve është një obligim për…

Lexo më Shumë

Raundi i parë i zgjedhjeve për presidentin e ri të Turqisë ka përfunduar në balotazh. Lajmi është konfirmuar këshilli suprem i zgjedhjeve, organi kompetent për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në Turqi. Presidenti aktual Recep Tayyip Erdogan, do të shkojë ballë për ballë në një raund të ri votimesh me rivalin e tij të opozitës. Erdogan kryesoi raundin e parë me 49.51% të votave. Megjithëse ai kishte një epërsi të qartë ndaj kundërshtarit të Kemal Kilicdaroglu, i cili mori 44.88%, atij i nevojitej më shumë se gjysma e votave për të fituar garën plotësisht. Një raund i dytë do të zhvillohet…

Lexo më Shumë

“E vrava burrin, më rrahu dhe më keqtrajtoi për 14 vjet, nuk kisha zgjidhje. Jam dënuar me 8 vite burg”. Kështu nis video dëshmia që A1on ka bërë nga burgu i Idrizovës. Domethënë, në burg ka të burgosura nga i gjithë vendi dhe secila prej tyre ka historinë e saj. Disa pendohen për atë që bënë, të tjerë jo. Më poshtë shikoni si kalojnë ditët e tyre:

Lexo më Shumë

Të akuzuarit për vrasjen e hendbollistit kroat Denis Tot më 7 prill të vitit të kaluar, Klementina Levkovska, Andrej Kostovski dhe Anxhelo Georgievski bashkë me avokatët e tyre sot tentuan t’i mbushin mendjen gjykatësve të Apelit se vepra për të cilën ngarkohen, përkatësisht “vrasje me paramendim” është e pabazë dhe kërkuan që lënda të shkojë në ri-gjykim pasi sipas tyre, gjykata e shkallës së parë ka kryer shkelje thelbësore të procedurës penale me çka edhe dënimet që janë shqiptuar, sipas tyre janë tepër të larta. “Normalisht që presim që ankesat të na pranohen, presim që aktgjykimi i shkallës së parë…

Lexo më Shumë

Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska paralajmëroi se nesër do të mbahet seanca përgatitore për kontestin gjyqësor, të cilin e ka iniciuar kundër Dragan Kovaçkit. “Nesër me fillim prej orës 10:40 në Gjykatën Themelore 1 do të mbahet seanca përgatitore për kontestin gjyqësor të cilin e iniciova kundër të pavërtetave të shprehura të Dragan Kovaçkit ndaj meje”, thekson Petrovska. Ajo thotë se të gjitha gënjeshtrat që i ka thënë Kovaçki kundër saj do të demaskohen. “Siç premtova do të kërkoj gjykimi të jetë transparent dhe publik, ndërsa të gjitha gënjeshtrat që i ka shpikur Kovaçki kundër meje gjatë periudhës së kaluar,…

Lexo më Shumë

Pretendimet e ish-kryetarit të Kuvendit, Trajko Veljanovski, në letrën e hapur drejtuar opinionit janë të përgjithshme dhe të pasakta. Ky është reagimi nga shërbimi i shtypit të Kuvendit pas akuzave të bëra nga ish-kryetari Veljanovski, i cili theksoi mangësi në bazën e të dhënave. Kryetari aktual i Kuvendit, Talat Xhaferi pretendimet i quajti paushalle dhe të pavërteta. Sipas Xhaferit, Kuvendi ka bërë përsosjen e sistemit të ri elektronik, ueb faqes dhe platformës “e-parlamenti”. “Përsosja e platformës së re kishte për qëllim përmirësimin e transparencës së Kuvendit në procesin e publikimit të gjithë informacioneve dhe dokumenteve që krijohen nga puna e…

Lexo më Shumë