Për ta bërë më efikas procesin e regjistrimit në shkollat e mesme në vend, Ministria e Arsimit dhe Shkencës edhe këtë vit ofron shërbim digjital për aplikim elektronik. “Aplikimi nuk do të zgjasë më shumë se 15 minuta. Regjistrimi i nxënësve do të bëhet përmes linkut në portalin e shërbimeve elektronike të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës https://e-uslugi.mon.gov.mk me paralajmërim të veçantë për nxënësit e shkollave të mesme përmes llogarive të tyre përdoruese në sschools.mk. Regjistrimi në sistem nuk do të kërkohet dhe identifikimi do të bëhet ekskluzivisht me llogaritë e përdoruesve në schools.mk. Udhëzimet për hyrjen në sistem dhe…
Author: Jeta almakos
Sot, Zëvendës ministri për trasoprt dhe lidhje Bekim Rexhepi morri pjesë në konsultimin përfundimtar për draft Strategjinë Nacionale për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar të organizuar nga Trupi koordinativ nacional për implementimin e Konvetës të OKB-së për të drejatat e personave me aftësi të kufizuar dhe Ministrisë për punë dhe politik sociale. Zv/ Ministri Rexhepi theksoi se projektet që do të implementohen, do te perfshijnë masa për sigurimin e qasjes dhe sigurisë për të gjithë shfrytëzuesit, duke perfshirë dhe ato me aftësi të kufizuar theksoi Rexhepi. Zëvendësi Rexhepi më tej tha se në projektet që do finansohen…
Maqedonia e Veriut duhet t’i përmbahet kornizës negociuese me Bashkimin Evropian dhe ndryshimet kushtetuese t’i miratojë para se të nisin bisedimet për kapitujt, por Qeveria mbetet e hapur të bisedojë me opozitën për të gjitha modalitet lidhur me zbatimin e këtij detyrimi të rëndësishëm. Kështu deklaroi të enjten zëvendëskryeministri për Çështjeve Evropiane, Bojan Mariçiq, duke komentuar propozimin e liderit të opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski, se kjo parti do t’i mbështeste ndryshimet kushtetuese në rast se ato bëhen në fund të bisedimeve për anëtarësim dhe pasi protokolli të ratifikohet nga të 27 vendet anëtare të unionit. Kushtetuta duhet të ndryshohet në…
Pasi për një periudhë të gjatë kohore janë cak i kritikave ndërkombëtare dhe të ekspertëve vendas, kanë filluar dorëheqjet e para në Këshillin Gjyqësor. Sot u konstatua dorëheqja e gjykatësve Zoran Gerasimovski dhe Mirjana Radevska-Stefkova, e cila në ditën e saj të fundit në institucionin më të lartë gjyqësor në vend, ju tha kolegëve se punojnë në mënyrë jo-transparente, zgjedhin gjykatës duke mos-respektuar ranglistat si dhe nuk pajtohet me veprimet e fundit të tyre, përfshirë edhe shkarkimin e ish-kryetares, Vesna Dameva. “Dallimi i parë ishte në mosmarrëveshjen time që Gjykatës së Lartë të mos i jepeshin dosjet e ankimeve të…
VMRO-DPMNE-ja pret përgjigje nga LSDM-ja për ofertat që janë vënë në tavolinë një ditë më parë në takimin e liderëve, rreth ndryshimeve kushtetuese. Kreu i kësaj partie Hristijan Mickoski i cili një ditë më parë takoi kryeministrin Dimitar Kovaçevski, tha se nëse opsioni për qeveri të zgjeruar pa BDI-në pranohet, nuk do të ketë kryeministër të parë shqiptar sipas marrëveshjes LSDM-BDI. “Kryeministri i ardhshëm nuk do të jetë nuk do të jetë kryeministër për shkak të marrëveshjes që e kanë bërë LSDM-ja dhe BDI-ja ose kushtimisht thënë shqiptar, por do të jetë kryeministër që e zgjedhin shumica e deputetëve në…
Pjesëtarë të MPB-së dhe të Ushtrisë do të angazhohen në mbështetje të Policisë së Burgjeve në burgun e “Idrizovës”. Vendimi është marrë pas mbledhjeve të grupit të vlerësimit dhe komitetit drejtues të mbajtur në Qendrën e Menaxhimit të Krizave. QKM njofton se një nga problemet kryesore me të cilat ballafaqohet burgu i “Idrizovës” është mungesa e personelit. Nga atje thonë se numri i punonjësve në policinë e burgjeve është i pamjaftueshëm për të plotësuar nevojat dhe aktivitetet e përditshme. Do të kërkohet një mënyrë për të punësuar staf të ri, i cili do të jetë përgjegjës për sigurinë dhe risocializimin…
Sot në Tetovë, në një aksion të koordinuar të Drejtorisë doganore dhe Njësisë kundër Krimit Ekonomik në Departamentin e Policisë në MPB-së janë gjetur dhe konfiskuar 120 kg duhan të prerë dhe 19.000 copë cigare pa pullë fiskale. Malli është konfiskuar përkohësisht, ndërsa kundër personit që i është konfiskuar malli, Drejtoria Doganore do të paraqesë kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike kompetente.
Në Maqedoninë e Veriut në maj të këtij viti është shënuar rritje e kostot së jetesës për 11.3 përqind në krahasim me majin e vitit të kaluar, ndërsa çmimet me pakicë kanë shënuar rritje për 7.5 %, transmeton Portalb.mk. “Rritje në indekset e kostos së jetesës në maj 2023, krahasuar me një muaj më parë, është shënuar te perimet e freskëta dhe të ftohta, përveç patateve dhe frutave të tjera me rrënjë me 13.3%, frutave të freskëta dhe të ftohta me 8.5%”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave. Në krahasim me prillin e këtij viti, çmimet e konsumit kanë shënuar rritje vetëm…
Zëvendëskryeministrja përgjegjëse për politika të qeverisje së mirë, Sllavica Gërkovska, sonte në emisionin “Click Plus” në TV21, tha se asnjëherë nuk është ndarë nga perceptimi i një qytetari të thjeshtë. Sipas saj, sa herë që merren vendime, udhëhiqen nga ai perceptim. “Të gjithë duam të jetojmë në një shoqëri më të mirë”, tha Grkovska.
Selim Ibraimi Kryeministri maqedonas Dimitar Kovaçevski tha sot se VMRO-DPMNE nuk është kundër ndryshimeve kushtetuese. Deklarata mund të jetë një indikacion për mbështetje të VMRO-së të ndryshimeve kushtetuese me kusht. Situata më tepër shkon drejt një marrëveshje VMRO- LSDM rreth një date për zgjedhje të shpejta. Opozita shqiptare duhet të kalkulojë për mundësinë e një fronti kundër BDI-së dhe të një koalicioni para zgjedhor me partitë maqedonase. SHBA dhe BE për momentin nuk do ta shpallin Mickovskin non -grata, pasi situata në MV ndryshon nga ajo në Shqipëri. SHBA -së i duhet Mickovski si lojtar politik deri në ndryshimet kushtetuese…
Ambasadori i BE-së, David Geer, në emisioni “Click Plus” në TV21 tha se dera e Maqedonisë për në Bashkimin Evropian është e hapur, por nëse bëhen ndryshimet kushtetuese. “Ndryshimet kushtetuese janë një problem i madh. Është çështje sovraniteti për shtetin. Por unë mendoj se disa elementë do të jenë veçanërisht të rëndësishëm dhe do të duhet të merren parasysh pasi propozimi të publikohet dhe të bëhet i disponueshëm për publikun. Nëse më lejoni, do të filloj me ndryshimet kushtetuese, të cilat ju i përmendët tashmë. Mendoj se mbi të gjitha, koha dhe konteksti janë kyçe këtu. Vitin e kaluar në…
Një 38 vjeçar banor i rrethinës së Tetovës i ka dhënë 350 euro një gruaje e cila pretendonte se do ta “ndihmonte” në provimin e lejes për vozitje, ndërsa pasi ajo e mashtroi, ai e kishte denoncuar rastin në polici. “Me datë 06.06.2023 në ora 14:00 në SPB Tetovë, A.R.(38) ka raportuar se është mashtruar nga një grua për shumën prej 350 euro. Sipas denoncimit, janë marrë vesh me gruan, punonjëse e autoshkollës, që ajo ta ndihmonte në dhënien e provimit për vozitje, por marrëveshja nuk ishte përfunduar, pas së cilës ajo nuk iu përgjigj telefonatave të tij dhe ai…