Author: Jeta almakos

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, në rrjetin social facebook, ka shkruar se për herë të parë të punësuarit e komunës së Tetovës, kanë marrë pagë “Jubilare” në vlerë të një rroge mesatare, raporton SHENJA. “Kjo ndodh për herë të parë në historinë e Komunës së Tetovës ndoshta edhe në shtet. Kjo vlen për të gjithë ata që kanë përvojë pune 10, 20, 30 vjet e më tepër. Përkushtimi jonë për një administratë profesionale dhe në shërbim të qytetarëve po bëhet realitet. Për një periudhë shumë të shkurtër bëmë rritjen e pagave prej 2800 denar, dhe tani edhe rrogën…

Lexo më Shumë

Kompania që kishte në pronësi nëndetësen e humbur, i ka shpallur të vdekur pesë pjesëtarët e ekuipazhit të “Titan”. Pesë persona ndodheshin në anijen “Titan”, e cila u zhduk të dielën, 700 kilometra larg brigjeve të Newfoundland, gjatë një eksplorimi për të parë rrënojat e Titanikut. Roja Bregdetare e SHBA-së thotë se ata që ishin në bordin e “Titan” vdiqën në një shpërthim pas humbjes së dhomës së presionit. Ja kush janë pesë viktimat: Paul-Henri Nargeolet Paul-Henri Nargeolet, 73-vjeç, ishte një ish-komandant që shërbeu në Marinën Franceze për 25 vite. Gjatë shërbimit të tij, ai u bë kapiten i grupit…

Lexo më Shumë

Nëndetësja Titan që është zhdukur prej ditësh në Oqeanin Atlantik me pesë burra në bord pësoi një “humbje katastrofike” që supozohet se erdhi pas “shpërthimit të anijes”, tha Roja Bregdetare e SHBA-së. Ndërsa një ish-komandant thotë se natyra e njoftimit të Rojës Bregdetare të SHBA-së “sugjeron se mbeturinat e gjetura janë në një farë mënyre të lidhura me Titan”. Sir James Burnell-Nugent, ish-komandanti i përgjithshëm i Flotës së Marinës Mbretërore, shpjegoi: “Ka sigurisht një fushë të madhe mbeturinash rreth Titanikut – dhe gjërat e ndryshme që kemi parë të marra nga Titaniku kanë ardhur nga fusha e mbeturinave që mbulon…

Lexo më Shumë

Fatlinda Demiri Idrizi, një studente e shkëlqyer dhe e arrirë nga Koroshishti i Strugës, jo vetëm që ka bërë bujë si valediktore e brezit të saj në Universitetin Webster në Vjenë, por ka fituar edhe çmime të shumta prestigjioze për arritjet e saj të jashtëzakonshme transmeton strugalajm. Mes 480 studentëve në grupin e saj, performanca e jashtëzakonshme akademike dhe përkushtimi i palëkundur i Fatlindës e kanë veçuar atë si një fuqi të vërtetë akademike. Krahas njohjes si studentja më e mirë e Departamentit të Psikologjisë dhe marrjes së çmimit Summa Cum Laude, ajo u nderua edhe me çmimet shumë të…

Lexo më Shumë

Shkruan: Arianit Xhaferi Kush pret t’ja dëshmojë pafajësinë? Djali i Talatit? Islam Abazi dhe bashkëshortja e tij? Xhelal Bajrami? Gjykatësit që s’i procesojnë as Ali Ahmetin e Musa Xhaferin edhe përkundër vendimit të Gjykatës së New York-ut që i nxjerr këta dy (dhe Buçkovskin fajtor)? Gjykatësit që e shpëtuan Mijallkovin. Gjykatësit që i mbyllën sytë para 14 viktimave të spitalit modular apo të 16 viktimave të “Durmo Turs” apo atyre të “Besa Trans”??? Po i hetuan dhe Artanin, Bujarin, Aliun (e shumë të tjerë) si Merkon, të gjithë dalin të korruptuar. Ja sot doli lajmi që nipi i Ali Ahmetit…

Lexo më Shumë

BDI nuk mund ta heqë Ramiz Merkon nga pozita e kryetarit të komunës sepse nuk ka mundësi ligjore. Njejtë, as Ministri për Punë të Brendshme, Oliver Spasovski nuk mund ta arrestojë Ramiz Merkon sepse për këtë ka procedura që duhet të respektohen. Kështu sqaron analisti Albert Musliu në Klan Debat, për të shuar zërat që qarkullojn ditëve të fundit në opinion. “Unë, po të isha zoti Merko, nëse isha i sugurt, do të insistoja që procesi të përshpejtohet”, tha mes tjersh Musliu./KlanMacedonia

Lexo më Shumë

Vendimi i DASH-it për Ramiz Merkon i zgjoi nga gjumi institucionet gjyqësore të vendit, të cilët sipas analistiti Ibraim Memeti, kanë qenë në gjumë të thellë. Memeti i sheh me skepticizëm paralajmërimet e Këshillit Gjyqësor për hetime në Gjyqin dhe Prokurorinë e Strugës. “Nuk mundet tash të shkojnë të gjithë në Strugë. Struga na u bë qendër e kriminalitetit. Ato duhet rregullisht t’i përcjellin këto punë. Dhe kur e targeton një komunë apo subjekt, tani del se këto tjerët të gjithë janë ‘melaiqe’ e vetëm ky paska qenë i korruptuar”, tha mes tjerash ibraim memeti./KlanMacedonia

Lexo më Shumë

Mbetjet e gjetura pak orë më parë në zonën e fundosjes së Titanikut i përkasin nëndetëses së zhdukur. Shërbimet e Kërkimit Pelagic kanë konfirmuar se rrënojat e zbuluara nga anija e saj robotike i përkasin Titanit në det të thellë. Në një deklaratë në Twitter, kompania tha: “PRS dëshiron të shpreh mirënjohjen e saj maksimale për përgjigjen e pabesueshme dhe të koordinuar të të gjithë të përfshirëve në këtë mision kërkimi dhe shpëtimi. Fokusi ynë për momentin është te familjet e atyre në Titan dhe për humbjen e tyre tragjike”. Një zëdhënës i Shërbimeve të Kërkimit Pelagic konfirmoi për CNN se…

Lexo më Shumë

Arabia Saudite njoftoi se afro 1,5 milion persona kanë ardhur nga jashtë për të kryer Haxhin, transmeton Anadolu. Në një deklaratë në Twitter nga Drejtoria e Përgjithshme të Pasaportave e Arabisë Saudite, thuhet se muslimanët vazhdojnë të vijnë në tokat e shenjta nga e gjithë bota përmes rrugëve tokësore, detare dhe ajrore për të kryer Haxhin. Në deklaratë thuhet se numri i haxhilerëve që kanë mbërritur në Arabinë Saudite nga jashtë ka arritur në 1.499.472 deri më 21 qershor, prej të cilëve 1.435.014 kanë mbërritur përmes rrugëve ajrore. Ndërkaq, 59.744 persona kanë mbërritur në tokat e shenjta përmes portave kufitare…

Lexo më Shumë

“Nëse unë do të isha në “listën e zezë” amerikane, jo vetëm që do të dorëhiqesha, por do ta vlerësoja si disfatën më të madhe.” Në këtë mënyrë, Kryeministri Dimitar Kovaçevski iu është përgjigjur gazetarëve nëse Kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko, duhet të tërhiqet nga funksioni. “E lexova komunikatën e DASH-it. Kjo konfirmon se SHBA-të janë partner strategjik. Komunikata në vete përmban baza për vënien në “listë të zezë” të Kryebashkiakut të Strugës, që janë shumë serioze. Nuk mund ta kuptoj se si SHBA-të që janë larg nesh 8.000 kilometra të kenë informata se cfarë ndodh në vendin…

Lexo më Shumë

Dosja penale e Ramiz Merkos përfshinë të paktën 6 lëndë të cilat ndodhen në fazë të ndryshme hetimi që kualifikohen plotësisht në shpërdorim me detyrën zyrtare dhe mashtrim. Prokuroria Publike ka njoftuar sot për lëndët të cilat janë aktive dhe po punohet në fazën hetimore dhe para hetimore. Gjithashtu ka procedura të cilat akoma nuk janë rrumbullakuar në lëndë penale. Njëra ndër to është mbi bazën e kallëzimit penal nga Policia Financiare e që ndërlidhet me dyshimet për shkelje ligjore në procedura eksproprijimi. “Kallëzim penal nga disa shoqata qytetare mbi dyshimet për shpërdorim me detyrën zyrtare; Lëndë e evidentuar në…

Lexo më Shumë

Ambasadorja e SHBA-ve në vend Angela Ageler edhe sot përsëriti qëndrimin se nuk mund të sugjerojë e as të supozojë se çfarë duhet të ndërmarrë qeveria në rastin e Merkos, por shtoi se si ambasadë, duartrokasin çdo veprim të Qeverisë që tregon se kjo shpallje është marrë seriozisht. “Do të vazhdojmë të shikojmë, të shohim se çfarë efekti ka kjo. E di se ka pasur një numër zërash brenda Qeverisë dhe veprime, për ta marrë shpalljen e fundit seriozisht dhe për ta ndjekur të njëjtën dhe ne e duartrokasim këtë”, tha Anxhela Ageler, ambasadore e SHBA-ve NË RMV. Mirëpo Ageler…

Lexo më Shumë