Author: Jeta almakos

Deputeti i Lëvizjes BESA, Fadil Zendeli ka adresuar kritika ndaj sistemit të drejtësisë në Maqedoninë e Veriut. Ai thotë se, prokuroria publike po i mbanë në sirtarë lëndët për korrupsion, ku janë përfshirë politikanë dhe funksionarë partishë. “MERKO NON GRATA NGA DASH! Kush janë prokurorët publik që i mbajtën lëndët kundër Merkos në sirtarët e prokurorisë. Opinioni publik ka të drejtë të dije emrat e tyre. Këta prokurorë janë bashkëpjesmarrës në keqpërdorimet e Merkos dhe rrënues të sistemit të drejtësisë“, ka shkruar Zendeli.

Lexo më Shumë

Kur flitet për verifikimin e prejardhjes së pasurisë për persona fizikë, Anti-korrupsioni ngre duart, raporton Alsat. Nipi i kreut të BDI-së, Ali Ahmetit nuk është person i zgjedhur apo i emëruar prandaj Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit nuk ka kompetencë të veprojë për këtë rast, thotë kryetarja e këtij organi, Biljana Ivanovska. Nipi i Ahmetit prej ditësh është në fokus të kritikave në opinion për blerjen e Qendrës Tregtare Soravia që gjendet në zemër kryeqytetit ndonëse shumë i ri. Ivanovska përsëriti apelin se duhet një ligj për prejardhjen e pronës, ku çdo qytetar do të duhet dëshmojë si është pasuruar.…

Lexo më Shumë

Kabineti i zëvendëskryeministres përgjegjëse për politika të qeverisjes së mirë, Sllavica Gërkovska ka demantuar deklaratën e Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit, ku thonë se “Qeveria nuk ka vepruar ndaj rastit të kryetarit të Strugës, Ramiz Merko” dhe të “njëjtat i vlerësojnë si paushallë dhe të pabaza”, përcjell TV21. “Për fat të keq, KSHPK-ja e udhëhequr nga kryetarja Ivanovska, në përpjekje që të arsyetojë veprimet apo mosveprimet e KSHPK-së, përpiqet përgjegjësinë dhe kompetencën ta gjuajë në institucione të tjera, duke mos marrë parasysh se nëse ata janë kompetente apo jo për rastet konkrete, kurse në këtë kontekst ata disponojnë edhe me…

Lexo më Shumë

“Kjo tregon se sa i prishur është sistemi”. Kështu e ka komentuar nënkryetari i VMRO-DPMNE-së vendosjen e Ramiz Merkos në listën e zezë amerikane. Në TV21 ai tha se në Maqedoni askush nuk është përgjegjës për asgjë. “Kjo tregon se SHBA ka më shumë ndikim dhe provokon një reagim më të madh publik se çdo organizatë apo institucion gjyqësor. Në Maqedoni askush nuk është përgjegjës për asgjë, prandaj ky është një lajm i madh në Maqedoni. Por korrupsioni as fillon dhe as mbaron me Merkon. Është në një nivel më të lartë, tek liderët e qeverisë dhe BDI-së”, tha Nikoloski.…

Lexo më Shumë

Perceptimet e rreth 20% të studentëve në arsimin e lartë në Maqedoni të Veriut, Shqipëri, dhe Serbi sipas rezultatit të një sondazhi të kryer nga Instituti për Kërkime Strategjike janë se korrupsioni në universitetet e këtyre vendeve është shumë ose jashtëzakonisht i pranishëm. Një në 10 studentë të anketuar kanë deklaruar se profesorët ju kanë kërkuar ryshfet, ndërsa 6% janë deklaruar se kanë ofruar ryshfet për notë më të lartë, e më shumë se 90% e tyre nuk dinë as se kujt t’i drejtohen në lidhje me korrupsionin në fakultete. Për menaxherin e këtij projekti Misho Dokmanoviq këto të dhëna…

Lexo më Shumë

Ka ndërruar jetë në moshën 71 vjeçare, gazetari dhe publicisti i njohur Skënder Raufi. Ai ishte një ndër doajenët e programit në gjuhën shqipe pranë televizionit publik të Maqedonisë, ku punoi që nga viti 1972 deri në pensionim. Skënder Raufi është diplomuar në Fakultetin Juridik të Shkupit, por pasion jetësor i tij mbeti gazetaria dhe publicistika. Në TVM2 ka punuar në të gjitha zhanret e gazetarisë televizive ku ka mbajtur për një kohë edhe postin e kryeredaktorit. Por pasioni i tij në gazetari nuk mbeti vetëm në televizionin të cilit i përkushtoi jetën. Ai ka publikuar shkrimet e tij edhe…

Lexo më Shumë

Për disa çaste një fëmijë është zhdukur nga çerdhja e fëmijëve, pas çka fatmirësisht është gjetur afër oborrit të çerdhes “Detska Radost” në Gazibabë të Shkupit, njofton KlanM. Prindërit e fëmijëve janë të tmerruar nga neglizhenca e edukatores nga çerdhja. Ata përmes një letre të hapur kërkojnë shkarkimin e drejtores së çerdhes. “Konkretisht, më datë 20.06.2023, në objektin “Temjanushka” në kopshtin “Detska Radost në Autokomandë, një fëmijë është larguar nga kopshti për shkak të mungesës së kujdesit të punonjëses. Fatmirësisht fëmiu u gjet pas një kohe. Punonjësja në kopshtin R.P. nga grupi i të cilit ka ikur fëmija ka marrë…

Lexo më Shumë

EVN Home si Furnizuesi Universal i energjisë elektrike, në tenderin e sotëm për prokurim të enegjisë elektrike për plotësimin e nevojave të konsumatorëve për periudhën korrik-dhjetor 2023, pranoi vetëm një ofertë nga SHA EMV. SHA EMV i ofroi EVN Home çmim të shitblerjes prej 53 euro për megavat-orë, ndërsa do të mbulojë 100% të sasisë së përgjithshme të planifikuar. Ky çmim është për rreth 5,35% më i ulët se çmimi i mëparshëm i cili u ofrua në tenderin e fundit të Furnizuesit Universal (janar-qershor 2023), kur SHA EMV ofroi çmim të shitblerjes prej 56 euro për megavat-orë. Për çmimin e…

Lexo më Shumë

Komisioni për parandalim të Korrupsionit ka alarmuar prokurorinë dhe gjyqësorin për keqpërdorimet e kryetarit të Strugës, Ramiz Merko, por asnjëri organe nuk ka ndërmarrë asgjë konkrete. Pas futjes së Merkos në listën e zezë amerikane, Antikorrupsioni doli para mediave për të treguar se ata kanë vepruar, por institucionet e tjera nuk kanë ndërmarrë asgjë. “Serioze është çështja se përse organet shtetërore shpesh herë nuk i respektojnë dhe nuk reagojnë pas gjetjeve, dëshmive, rekomandimeve, raporteve dhe iniciativave nga institucionet e pavarura siç është Komisioni shtetëror për antikorrupsion, Revizioni dhe Avokati i popullit”, tha Biljana Ivanovska , kryetare e Antikorrupsionit. Kryetarja e…

Lexo më Shumë

VMRO-ja opozitare ka reaguar sot pas daljes publike të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit e në lidhje me rastin e Ramiz Merkos dhe akuzave ndaj tij për korrupsion, përcjell KlanM. Sipas VMRO-DPMNE-së, KSHPK-ja ka pranuar sot se kanë reaguar para 4 viteve për një rast ku ekzistonte dyshimi i bazuar për kriminalitet të kryetarit të Komunës së Strugës, Merko, por që Këshilli Gjyqësor, sipas VMRO-së, i kontrolluar politikisht nga LSDM dhe BDI, e kanë shuar si rast. “Dy pyetje shtrohen hapur: Pse Antikorrupsioni heshti për 4 vjet edhe pse dinte për skandalet e Merkos dhe kush nga pushteti i…

Lexo më Shumë

Pas njoftimit të djeshëm të BDI-së se ata gjoja e kanë ngrirë anëtarësimin e Ramiz Merkos në organet e partisë dhe se rastin e tij e kanë lënë në dorë të institucioneve, jemi këtu për të thënë se kjo është hipokrizi e re e kësaj partie. T’ua lësh në dorë këtë rast të a.q. institucione dhe askush të mos marrë përgjegjësi politike, ky është kulmi. Po nëse ne do të kishim pasur institucione dinjitoze, që veprojnë, nuk do të kishte nevojë që SHBA-ja të na e bëjë listën e politikanëve të korruptuar!, thonë nga Alternativa. “Nëse për këtë turp të…

Lexo më Shumë