Author: Jeta almakos

Kryetari i Komunës së Strumicës, Kostadin Kostadinov, në profilin e tij në Facebook ka publikuar fotografi të objektit komunal të lyer me ngjyrat e flamurit serb. “Strumica dhe strumicasit shprehin dhimbjen dhe pikëllimin ndaj familjeve të personave që humbën jetën dhe të lënduarve në tragjedinë e madhe në Novi Sad. Në shenjë zie të thellë, solidariteti dhe përkrahjeje, sonte e kemi ndezur objektin e komunës me ngjyrat e flamurit serb. Një tragjedi e tillë nuk duhet të përsëritet kurrë”, ka shkruar Kostadinov.

Lexo më Shumë

“Nuk mund ta fsheh zhgënjimin, nuk prisja që bankat të ishin altruiste, por jo edhe se do të gjendemi në këtë situatë”, tha kryeministri Hristijan Mickoski, duke u përgjigjur në pyetjen se a është në rregull që përmes buxhetit të subvencionohen normat e interesit për paratë hungareze, të cilat përmes bankave do të jepen për të ndihmuar kompanitë e biznesit. HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR “Nuk mund ta fsheh zhgënjimin tim, prisja që të gjithë së bashku të punonim në interes të shtetit dhe qytetarëve dhe të gjithë të mbanin një pjesë të përgjegjësisë. Nuk pres që dikush të jetë altruist, larg…

Lexo më Shumë

Një foshnjë tetë ditëshe ka ndërruar jetë dje në Klinikën e Fëmijëve në Shkup, pasi është sjellë nga Strumica në gjendje të rëndë shëndetësore, konfirmojnë nga Klinika. Sipas informacioneve bëhet fjalë për një fëmijë të lindur para kohe me peshë të ulët, i cili vuante nga sepsa e rëndë. Drejtori i Klinikës së Fëmijëve, Rexhep Memedi, ka komentuar shkurt se fatkeqësisht foshnjat vdesin çdo ditë nëpër spitale, por nuk ka dashur të hyjë në detaje për rastin konkret. Pritet që në ditët në vijim të publikohen informacione shtesë për rrethanat që kanë çuar në këtë situatë tragjike.

Lexo më Shumë

Deputeti nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe ndodhet në SHBA si i autorizuar nga misioni Parlamentar i OSBE-së dhe me autorizim të Drejtorëve ekzekutiv të zgjedhjeve në Uashington D.C dhe në Virginia, mbikëqyrës në zgjedhjet presidenciale në këto dy shtete. Më poshtë keni postimin e plotë të Halil Snopçes: Ditën e Martë, më 05 Nëntor, në SHBA do të ketë zgjedhje. Këto zgjedhje me siguri që janë zgjedhjet më të rëndësishme në mbarë globin. Populli Amerikan do të votojë për President Shteti ku gara zhvillohet në mes Zëvendës Kryetares Kamala Harris dhe ish Kryetarit Donald Trump. Poashtu do…

Lexo më Shumë

Të premten në mbrëmje Haraçina ka qenë përsëri vend i të shtënave. Dy persona, babë e birë janë qëlluar me armë zjarri nga dy persona të tjerë nga një automjet në lëvizje. Babai 50 vjeçar ka vdekur në spital nga plagët e mara, ndërsa I biri 19 vjeçar po lufton me jetën. Njëri nga personat që ka gjuajtuir në drejtim të tyre jozyrtarish meret vesh se ka qenë baxhanaku I të ndjerit. Njëri nga sulmuesit është arrestuar nga policia, ndërsa tjetri është në kërkim. Prokuroria informoi se po merren masat për zbardhjen e rastit. PROKURORIA PUBLIKE THEMELORE-SHKUP “Po ndërmerren të…

Lexo më Shumë

Ambasadorja amerikane në Maqedoninë e Veriut, Angela Aggeler thotë se është shumë e kënaqur me punën e kompanisë që kryen punimet e ndërtimit. “Asnjë fjalë nuk mund të zëvendësojë demonstrimin e punës së vërtetë dhe progresit të dukshëm. Sot jemi në gjendje ta shohim atë progres dhe e dimë që po zhvillohet dhe sot vërtet i duartrokas ata që kanë bërë shumë punë”, tha Aggeler. Bechtel dhe Enka theksuan edhe një herë rëndësinë e jashtëzakonshme për qytetarët dhe biznesin e nevojës për rrugë më të shpejta dhe më të sigurta, të cilat do të kontribuojnë në një zhvillim më të…

Lexo më Shumë

Më në fund punët në terren janë të dukshme, theksoi kryeministri Mickoski i cili ishte në terren për të inspektuar aktivitetet ndërtimore në autostradën Prilep-Manastir. Ai shtoi se po punohet intensivisht, dhe pret që deri në fund të 2027-tës të përfundojnë punimet. “Është hapur një sipërfaqe prej 8 kilometrash në të gjithë trasenë, e deminuar tërësisht, e zgjidhur në të drejtën pronësore, siç tha drejtori NPRRSH, në periudhën në vijim dhe ato 350 parcela të mbetura do të vendosen në ligjin pronësor, është e rëndësishme se jemi praktikisht përpara dinamikës që kanë pasur kompanitë e ndërtimit për të mos ngadalësuar…

Lexo më Shumë

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, ka njoftuar në Facebook se mëngjesin e sotëm gjatë pazarit është sulmuar nga një person i panjohur, i cili është sjellë në mënyrë agresive dhe kërcënuese. Dimitrov raportoi për incidentin, duke konsideruar se arsyeja mund të jetë politike, por thekson se personazhet publike duhet të tolerojnë kritikat. Megjithatë, reagimi është i nevojshëm kur kritika kthehet në agresion. Ai theksoi se është mirë dhe se rasti është raportuar, por vuri në dukje problemet në demokracinë maqedonase. “Sot në mëngjes, teksa isha duke bërë pazar, pata një incident të pakëndshëm me një burrë që nuk…

Lexo më Shumë

Ligji i gjuhëve i vitit 2018, rregullon përdorimin e gjuhëve të ndryshme nga gjuha maqedonase dhe që i flasin 20% e qytetarëve të MV. Ligj për gjuhën shqipe nuk ka. Kushtetuta e MV nuk përmend në asnjë rast atë. Kushtetuta e MV shqiptarët i përmend vetëm kur numëron pakicat e saj, si serbët, romët, shqiptarët, turqit. Sidoqoftë, ligji në fjalë ka zgjeruar përdorimin e gjuhëve që i flasin 20% të qytetarëve. Zgjerimet që i kontestoi Komisioni i Venecias janë dispozitat që parashohin përdorimin e këtyre gjuhëve në 1. uniformat e forcave të sigurisë, 2. në monedhat dhe 3. nëpër gjykata.…

Lexo më Shumë

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski në një paraqitje para mediave komentoi edhe deklaratën e kreut të BDI-së, Ali Ahmetit i cili mbrëmë tha se në tetor të vitit të ardhshëm bashkë me zgjedhjet lokale do të mbahen edhe parlamentaret. Mes tjerash Ahmeti i dërgoi edhe porosi Mickoskit ku tha se “le të përgatitet mirë dhe të dalë në fushë të mejdanit”. E për këtë deklaratë kryeministri Mickoski tha se “udhëheqësia e BDI-së duhet të përgatitet për përgjegjësi, kur të vijë koha e zgjedhjeve do të përgatitemi”.

Lexo më Shumë

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një porosie në rrjetet sociale ka theksuar se BDI-ja nuk kërkon pjesëmarrje në Qeveri por ti ikur asnjë përgjegjësie, por siç shkruan Ahmeti për të respektuar votën e sovranit. Ja postimi i Ahmetit: Bashkimi Demokratik për Integrim ka marrë mbështetjen absolute të qytetarëve në të gjitha proceset zgjedhore që nga viti 2002 gjer në 2024. Si rezultat i fitoreve zgjedhore ndër vite, kemi qenë në koalicione qeverisëse bashkë me LSDM, VMRO DPMNE, por edhe me Aleancën për shqiptarët, Besën, Alternativën, PDSHnë, ndërsa eksponentë të tjerë kanë qenë pjesë e përgjegjësisë sonë në këto 22…

Lexo më Shumë

Kërkesës së liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmetit që së bashku me zgjedhjet lokale vitin e ardhshëm të mbahen edhe ato parlamentare, i është përgjigjur zëvendëskryeministri i parë i qeverisë, Izet Mexhiti. Sipas Mexhitit, BDI le të përgatitet për të qenë edhe gjatë kohë në opozitë. Në vend se të shtirret sikurse është ndonjë faktor i madh në skenën politike, BDI bën mirë që t’i kthehet reformës së brendshme dhe të pastrojë rradhët nga krimi i organizuar e korrupsioni. “Para se të caktojë megdane, BDI bën mirë që t’i përgjigjet opinionit: – çfarë oferte përmbajnë SMS porositë të…

Lexo më Shumë