Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski sot deklaroi se po bëjnë përpjekje që të mos rrisin çmimin e energjisë elektrike. “Do të luftojmë deri në fund që pas 1 janarit të mos ketë rritje as 3 për qind të energjisë elektrike në tregun rregullator. Maksimumi që mund të ndodhë është të ketë rritje të çmimit prej 3 për qind në bllokun e tretë dhe të katërt, ndërsa në bllokun e parë dhe të dytë ku është numri më i madh i konsumatorëve të mos ketë fare rritje”, tha Mickoski. Mickoski tha se për ne është më lehtë të rrisim…
Author: Jeta almakos
Sot e lansuam sallën e re sportive shkollore për nxënësit e shkollës fillore komunale Naum Ohridski në Bulaçan. Më në fund pas 61 vitesh kjo shkollë ka një sallë sportive ku nxënësit do të kenë kushte më të mira për orët e edukimit fizik dhe shëndetësor. Salla e shkollës është ndërtuar sipas standardeve më moderne në një sipërfaqe prej 470 metrash katrorë dhe mund të përdoret për lloje të ndryshme sportesh si basketboll, hendboll dhe volejboll. Gjithashtu u ndërtuan dy dhoma zhveshjeje me pajisje të kompletuara, një kabinet për stafin mësimdhënës dhe një dhomë për ruajtjen e pajisjeve sportive. Investimi…
Megjithëse bashkëpunimi midis Parisit dhe Shkupit ekzistonte edhe para aderimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, anëtarësimi në Aleancë siguron kornizë shtesë për bashkëpunim dhe solidaritet në fushën e mbrojtjes, bën të ditur ambasadori i ri francez në vend, Kristof Le Rigoler, në intervistë për Agjencionin e Lajmeve MIA. “Maqedonia e Veriut, e cila tani duhet të përmbushë qëllimet e kapaciteteve që rrjedhin nga angazhimi i saj në NATO, mund të mbështetet në marrëdhëniet e saj me Francën dhe ekspertizën e saj ushtarake për të modernizuar armatën e vet, veçanërisht në kuadër të Marrëveshjes së Bashkëpunimit të Mbrojtjes, të nënshkruar…
Ish-ministri i Financave, Xhevdet Hajredini, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka kundërshtuar deklaratën e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, i cili gjatë një tubimi në Zvicër tha se “fronti” i drejtuar nga ai ka fituar legjitimitetin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Sipas Hajredinit, shumicën e votave të shqiptarëve e ka fituar koalicioni VLEN. “Unë nuk ia kontestoj se i ka fituar zgjedhjet por ama Mickoski nuk mund të ndërtojë qeverinë pa legjitimitetin sepse ne kemi fituar mbi 60% të votave të elektoratit shqiptar” – tha dhe pa fije turpi, gënjeu Ali Ameti para mërgimtarëve në Zvicër. P.s. 60%…
Vendimi që Xhamia e Re në Manastir, të shndërrohet në muze të trashëgimisë kulturore krishtere dhe islame, po shkakton reagime të fuqishme nga faktorët vendas dhe rajonal. Gjatë këtyre ditëve përveç që kishte reagime nga Bashkësia Fetare Islame në RMV, faktori politik shqiptar dhe OJQ të ndryshme, nuk kanë munguar reagimet as nga faktori politik turk, shoqëria civile në vend dhe rajon. Lidhur me këtë vendim arbitrar dhe të paarsyeshëm, ku vendi i adhurimit tentohet të shëndrrohet në muze, nuk ka lënë pa zë as turqit e Maqedonisë së Veriut, të cilët njëzëri dhe në mënyrë të ashpër kanë dënuar…
Fani Karanfilova Pavlovska zgjidhet Zv/Kryetare e LSDM-së. Ajo vjen në vend të Sanja Lukarevskës, e cila u dorëhoq nga funksioni pas disfatës zgjedhore të majit. Fani Karanfilova Pavlovska është ish-Drejtore e Fondacionit “Shoqëri e Hapur”. Në Kongresin e 30-të u zgjodh edhe përbërja e re Këshillit Qendror të LSDM-së. Sipas LSDM-së, Këshillin i ri Qendror përbëhet nga individë që janë të respektuar në komunitetet e tyre, që dijnë ta respektojnë anëtarësinë dhe qytetarët dhe që do të punojnë në interes të tyre. “Fusim energji të re në radhët tona. Hapim dyert për të gjithë që janë të afërt me idetë…
Dje ka pasur sërish të shtëna në Haraçinë. Sulmuesi ka qëlluar në fytyrë, por në vend të tij ka goditur babain e denoncuesit, i cili ka mbetur i plagosur dhe ka marrë ndihmë mjekësore. Ministria për Punë të Brendshme (MPB) ka dalur me detaje për ngjarjen. Me datë 23.11.2024 në ora 14:50 në SPB Shkup, R.A. ka raportuar se në një objekt hoteliere në fshatin Haraçinë të Shkupit nga automjeti në lëvizje F.M. (37) ka shtënë në drejtim të D.R., por ka goditur babain e ankuesit S.A. (52). S.A. i është dhënë ndihma mjekësore nga Shërbimi i Emergjencave Mjekësore. Po…
Në periudhën nga viti 2021 deri në vitin 2023 shtetësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut kanë marrë gjithsej 1101 persona, prej tyre 284 kanë qenë me status “pa shtetësi”. Qytetarët e kanë marrë nënshtetësinë me bazën se kanë jetuar në vend deri më 8 shtator 1991, para shpalljes së pavarësisë së Maqedonisë. Më shumë se 200 lëndë të tjera janë duke u proceduar në Ministrinë e Punëve të Brendshme kurse tashmë disa persona janë refuzuar. “Sipas nenit 7 të Ligjit për dryshimin dhe plotësimin e Ligjit të Shtetësisë janë 229 lëndë, prej të cilave 17 persona janë pa shtetësi.…
Për dallim nga nisja e pasuksesshme e Kongresit të 30-të më 9 Qershor të këtij viti, I cili u ndërpre për shkak të numrit të pamjaftueshëm të delegaëve, në Kongresin e të dielës së LSDM-së të pranishëm janë mbi 85% e delegatëve respektivisht 536 nga gjithsej 626 delegatët. Ky Kongres paraqet kthesë në veprimin opozitar – tha në fillim të Kongresit lideri socialdemokrat Venko Filipçe, duke u zotuar se partinë do ta kthejë aty ku e ka vendin – në shtigjet e fitoreve. “Na pret shumë punë. Pajtohem me shumicën e kritikave dhe ato duhet të na udhëheqin në të…
Nga nesër mjetet nga kredia hungareze do të jenë në dispozicion, kështu tha kryeministri Hristijan Mickoski duke sqaruar dhe disa kushte për kompanitë që duan të aplikojnë për këto mjete. “1.95% interes për kompanitë që do të aplikojnë për para nga kredia hungareze. Kompanitë do të mund të investojnë në asete prodhimi, burime të rinovueshme të energjisë dhe ambiente biznesi për nevojat e tyre. Maturimi është deri në tre vjet periudhë mospagimi dhe deri në 15 vjet shlyerje. Çdo kompani mund të aplikojë në çdo bankë, kështu që pas miratimit të kredisë, Banka Zhvillimore do t’i transferojë paratë. Kompanitë do…
Do të kthehet pas 30-viteve në të njëjtin vend, në Glatburg të Cyrihut në Zvicër, por tani me një mision tjetër. Nëse para 30 viteve sfida ishte përgatitja e kryengritjes së armatosur për të çliruar Kosovën, para Ali Ahmetit tani paraqitet një sfidë tjetër – të mbrojë në paqë atë që e kishte arritur me luftë. Para mërgimtarëve të Zvicrës ngriti shqetësimet për mohimin e të drejtave të shqiptarëve sidomos të gjuhës shqipe, por mbi të gjitha shqetësimet për Qeverinë pa legjitimitet të shqiptarëve. “Unë nuk ia kontestoj se i ka fituar zgjedhjet por ama Mickoski nuk mund të ndërtojë…
Ka shumë paqartësi rreth kredisë hungareze prej 250 milion eurove – thotë në intervistën për Radion Evropa e Lirë, Blagica Petreski nga Finance Think. Dilemat ngriten se cilat kompani do të marrin mjete, si do të jetë destinimi dhe nëse në të vërtetë do të nxiten ciklet e reja investues ose do të mbështeten projektet tashmë të planifikuara. Petreski ka ngritur shqetësime edhe për borxhin publik të vendit. Kredia hungareze prej 250 milion eurove që do të sigurohet për sektorin e biznesit është pozitive në drejtim të nxitjes së ciklit investues – thotë për Radion Evropa e Lirë, Blagica Petreski…

