Ekziston vetëm një Akademi Maqedonase e Shkencave dhe e Arteve që përfaqëson shtetin dhe të gjitha bashkësitë etnike. Presioni për themelimin e një akademie monoetnike shqiptare është irracional dhe i pabazë, thotë kreu i ASHAM-së, Zhivko Popov, në 57-vjetorin e themelimit të Akademisë. Në vend të institucioneve paralele, Popov bën thirrje për formimin e shoqërive shkencore dhe artistike ose shoqatave civile. “Në Maqedoni, si në të gjitha vendet unitare të rajonit dhe kudo në botë, ekziston vetëm një akademi kombëtare, e cila e përfaqëson shtetin në akademitë evropiane, por edhe në asociacionet e tjera ndërkombëtare të akademive. Pra, presioni aktual…
Author: Jeta almakos
Me afrimin e festës së 28 nëntorit, shqiptarët kanë zgjedhur një mënyrë të veçantë për të nderuar këtë ditë, e që janë veshjet kombëtare. Veshja tradicionale e pasurar me simbole dhe detaje që tregojnë lidhjen e thellë me historinë e popullit shqiptar është shenjë e ruajtjes së kulturës kombëtare. Njëri prej esnafëve të Çarshisë, Rufki Loku, theksoi se këtë vitë për festën e 28 Nëntorit, ka pasur interesim të madh për veshjet kombëtare për të vegjëlit, siç janë kësula, jeleku, këmisha, fustani. Për shkak të manifestimeve nëpër shkolla, interesimi ka qenë nga ato që janë në çerdhe e deri në…
Ka reaguar Aleanca për Shqiptarët, krahu i Ziadin Selës ndaj deklaratës së sotme që dha Driton Sulejmani nga VLEN, për largimin e shqiptarëve nga puna. “Ata kanë qenë të punësuar në mënyrë të paligjshme dhe për këtë arsye janë shkëputur kontratat”, kështu tha Sulejmani nga VLEN kur u pyet se pse po largohen shqiptarët nga puna. Nga ASH thonë se VLEN po i “mbron” shqiptarët duke i larguar nga puna dhe shtoi se, arsyetimet e tyre janë të pabaza dhe kontradiktore. “Mos u bëni zëdhënës të VMRO-së, mjaft i “mbrojtët” shqiptarët duke i larguar çdo ditë nga puna Sot ishim…
Përgënjeshtrimi i djeshëm i Blerim Bexhetit dhe paralajmërimi për padi ndaj gjithë atyre që shpifin për posedim dhe dorëzim të incizimit nga takimi në cilin është diskutuar, siç thonë nga VLEN, për kthimin e ish-kryeministrit Gruevski në vend, atyre nuk u bën përshtypje. “Mendoj që është një tentativë për t’u ikur përgjigjes reale. Ne në një kumtesë kemi bërë thirrje deri te lideri i partisë, Ali Ahmeti, që të përgjigjet rreth pyetjeve që i kemi parashtruar publikisht, se cilat janë lidhjet e tij me Gruevskin dhe pse ka tentuar me ngulm ta kthejë Gruevskin në Shkup. Mendoj që përgjigjet e…
Fetai takohet me Sarrazin: Qeveria e RMV-së është e përkushtuar në progresin e reformave Zëvendëskryeministri për qeverisje të mirë, Arben Fetai, gjatë ditës së sotme është takuar me përfaqësuesin e Posaçëm të Qeverisë Federale Gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin. Gjatë takimit është diskutuar për prioritetet strategjike të qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe progresin e reformave në kuadër të integrimit evropian. “Diskutim i hapur dhe konstruktiv me Manuel Sarrazin, Përfaqësuesin e Posaçëm të Qeverisë Federale Gjermane për Ballkanin Perëndimor, mbi prioritetet strategjike të qeverisë sonë dhe progresin e reformave në kuadër të integrimit evropian. Gjatë takimit, ndamë pikëpamjet mbi…
Komisionerja e re Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, në një deklaratë për media menjëherë pas miratimit të përbërjes së re të Komisionit Evropian, pret që Maqedonia e Veriut të ndryshojë Kushtetutën, sepse, siç tha ajo, është diçka që Bashkimi Evropian është duke llogaritur. “Është diçka në të cilën mbështetemi. Asgjë më pak, asgjë më shumë. Besoj se është e mundur dhe pas kësaj mund ta përshpejtojmë procesin realisht”, theksoi Kos. E pyetur nëse pas kësaj mund të jepen garanci se nuk do të ketë bllokada të tjera, Kos tha se nuk është ajo që mund t’i përgjigjet asaj pyetjeje. Për…
Duhet të jetë një strehë e përshtatshme për mijëra studentë. Por konvikti studentor “Pellagonia” është shndërruar në një arenë betejash të përditshme me problemet infrastrukturore që duket se nuk kanë fund. Alsat vizitoi hapësirat e këtij konvikti dhe situata brenda ishte e mjerueshme Mungesë e ujit të ngrohtë, probleme me sistemin e ngrohjes, probleme me energjinë elektrike, probleme me ashensorët, kushte të këqija nëpër dhoma, gjendje e rëndë në kuzhinë, erë e keqe nga kanalizimi dhe lagështia e myku. Ky institucion është larg standardeve që çdo student i meriton dhe duket se paraqet një sfidë ushtruesen e re të detyrës,…
Projekti historik për furnizimin me ujë të pijshëm në Luboten dhe Lubancë po përparon me dinamikë të shkëlqyeshme, duke shënuar një hap të rëndësishëm për përmirësimin e jetës së banorëve të këtyre vendbanimeve. Kryetari i komunës së Butelit Darko Kostovski ka informuar se sot, në një nga mbledhjet e Qytetit të Shkupit, u miratua vendimi për vendosjen e bashkëpunimit ndër komunal ndërmjet Komunës së Butelit dhe Qytetit të Shkupit. Ky vendim, i mbështetur me shumicë votash, garanton lidhjen e rrjetit të ujësjellësit të qytetit të Shkupit me rrjetin e ri të ujësjellësit për Lubotenin dhe Lubancën. “Projekti historik i ujit…
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe në takimin e sotëm me prersidenten, Gordana Siljanovska Davkova shprehi shqetësim dhe tregoi se duhet të reagojë për punë të cilat duhet të reagojë për gjëra të cilat janë në ingerenca të saj, siç tha, para së gjithash, “partizimin që po ndodhë në pjesën e strukturave të sigurisë”. Filipçe gjithashtu para mediave tha se me presidenten Siljanovska kanë biseduar edhe për procesin e eurointegrimeve dhe paralajmëroi se LSDM do ta mbështesë çdo pozitë të përmirësuar që do ta sigurojë Qeveria.
Javorja maqedonase “Fokus” ka siguruar informacione nga burime relevante politike dhe diplomatike se cila është e gjithë e vërteta për planin për kthimin e Gruevskit, përfshirë takimin e famshëm në vilën presidenciale në Vodno ku u hap kjo çështje. Është e vërtetë që një takim i tillë ka ndodhur, por nuk ka ndodhur as në maj, e as në prill, por në fund të marsit të vitit 2023. Ky takim u organizua nga Pendarovski, por u frymëzua nga kryeministri i atëhershëm Dimitar Kovaçevski, i cili kërkoi nga presidenti që të realizojë një takim në një format më të gjerë, transmeton…
Në një botë gjithnjë e më të mbushur me teknologji dhe digjitalizim, artet tradicionale vazhdojnë të mbajnë një vend të veçantë. Këtë më së miri e dëshmon artistja, Nulifere Sali, e cila të hënën në mbrëmje ka hapur një ekspozitë unike e cila paraqet 22 vepra të saja të artit Ebru. Ekspozita u hap në Shtëpinë e Kulturës “Koco Racin”, ku familjarët dhe mysafirët panë këtë formë të veçantë të artit e njohur si “art i ujit”. Nulifer Sali gjatë mbrëmjes shfrytëzoj rastin që të falënderoj të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë gjithë rrugëtimit të saj deri më…
Kryetari i Bashkimit Demokratik Për Integrim dhe themelues i UÇKsë, Ali Ahmeti, po qëndron në Kroaci ku bashkë me veteranët shqiptarë të luftës së Kroacisë, ka nderuar dëshmorët e luftës. “Sot, bashkë me veteranët në Zagreb nderuam mbi 3.000 shqiptarë piesëmarrës në luftën çlirimtare të Kroacisë, 87 dëshmorë, 250 invalidë të luftës bashkë me të gjithë çlirimtarët e tjerë e luftës së Kroacisë. Gjithashtu nderuam z. Milan Shufllaj, albanologun dhe historianin kroat që i doli zot prejardhjes së shqiptarëve dhe këtë e pagoi me jetë. Lavdi të gjithë të rënëve për liri dhe pavarësi!” shkruan Ahmeti në Facebook.

