28 nëntori, kjo festë krenarie për gjithë shqiptarët e që i bashkon ato kudo që janë, u urua nga gjitha partitë politike dhe kryetarët e tyre në RMV. Me fjalë të përzgjedhura me shumë kujdes, vargje që shprehin mirënjohje për ata që kanë kontribuar për flamurin e shtetin shqiptarë dhe urime për ditë më të mira për shqiptarët, politikanët në RMV, duken të bashkuar për qëllimin, që shqiptarët e Shqipëria të bashkohen. Sot më shumë se kurrë duhet të reflektojmë mbi përpjekjet e paraardhësve dhe të bashkohemi mbi vlerat që na karakterizojnë si komb, ka shkruar në urimin e tij,…
Author: Jeta almakos
Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, në seancën e sotme të Kuvendit për pyetje të deputetëve theksoi se shumë shpejt opinioni maqedonas do të dëgjojë se çfarë është bërë me shërbimet e sigurisë, ndërsa LSDM do të turpërohet dhe do të duhet të kërkojë falje. Ju çojnë në thellësi ata që ua japin pyetjet, shumë shpejt nga sot do të turpërohen, opinioni do ta dijë. E mbani mend atë projektin “E vërteta për Maqedoninë”, do të shihni gënjeshtrën e atyre që kanë bërë rreth përgjimit dhe do të turpëroheni dhe do të dilni të kërkoni falje, sepse në kushte të regjimeve…
Zëdhënësja e Qeverisë së RMV-së, Marija Miteve, njoftoi se është arritur marrëveshje me bankat dhe fondet nga kredia hungareze që sipas saj, do ta çojnë ekonominë para. Ajo gjithashtu njoftoi se lidhur me të njëjtën, në mbledhjen e Qeverisë të mbajtur më 26 nëntor, u arrit një konkluzë lidhur me propozimin e Ministrisë së Financave për kushtet për një linjë kreditore nga kredia hungareze dhe për përdorimin e mjeteve nga linja kreditore për financimin e investimeve dhe zhvillimin e shoqërive tregtare private. “Në bazë të kësaj, Qeveria ka ngarkuar Ministrinë e Financave që në bashkëpunim me Bankën Zhvillimore të ndërmarrin…
Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski sot në përgjigjen e pyetjes së deputetëve i bëri thirrje palës bullgare që “të inkurajojë mbajtjen e takimit të tretë që ishte planifikuar për këtë javë për ndërtimin e fazës së tretë të hekurudhës drejt Bullgarisë”. Duke u përgjigjur në pyetjen e deputetit të LSDM-së Mitko Trajçullovski nëse qëllimisht po vonohet ndërtimi i pjesës hekurudhore të Korridorit 8 dhe dhënien prioritet Korridorit 10, Nikolloski tha se rehabilitimi dhe rikonstruksioni i parë i hekurudhës së Korridorit 10 është absolutisht i nevojshëm dhe se sigurisht vizioni i madh është një hekurudhë e shpejtë e cila…
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është liruar nga masa e arrestit shtëpiak pas një vendimi të fundit të Gjykatës së Posaçme. Ky vendim u mor nga gjyqtarja Flojera Davidhi, e cila vlerësoi se nuk ekzistojnë më kushtet dhe kriteret për zbatimin e kësaj mase sigurie. Në një prononcim për media, avokati i Berishës, Genc Gjokutaj, deklaroi se me vendimin e sotëm ish-kryeministri është i lirë dhe mbi të nuk ekziston asnjë masë sigurie. “Mbi bazën e kërkesës tonë, sot gjykata revokoi masën e arrestit të shtëpisë si një masë që nuk ka as kritere, as kushte për caktimin e…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka nënshkruar vendimin për hapjen e fabrikës për prodhimin e municionit dhe laboratorin për dizajnimin e fluturakeve pa pilot në Republikën e Kosovës. Kurti potencoi se ky vendim është i rëndësishëm dhe hap i domosdoshëm për të garantuar zhvillimin e qëndrueshëm të ushtrisë. “Ditën e Forcës së Kosovës po e shënojmë me një vendim të rëndësishëm dhe një hap të domosdoshëm për të garantuar zhvillimin e qëndrueshëm të ushtrisë sonë. Komisioni ndërministror i përbërë nga ministri i Mbrojtjes, ministrja e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve dhe ministri i Punëve të…
Bordi qendror i LSDM-së sonte në seancë zgjodhi kryesinë e re të partisë, përcjell TV21. Sipas informacioneve, për Sekretar Gjeneral është zgjedhur Aleksandar Dimitrijeviq. Dimitrijeviq vjen nga Komuna e Gazi Babës. Gjithashtu, ish-deputeti Martin Kostovski nga Kumanova dhe Lupço Farmakovski nga Shkupi u zgjodhën sekretar organizativ të partisë. Ndërkaq, ish-ministrja Kaja Shukova Mende Ilievski, Ana Çupeska dhe Kristina Kostova janë zgjedhur për nënkryetar të LSDM-së.
Punojmë në mënyrë aktive dhe jemi të përkushtuar për arritje të qëllimit tonë – rritje e qëndrueshme ekonomike dhe pavarësi energjetike të vendit, porositi ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Resurseve Minerale, Sanja Bozhinovska, në hapjen e takimit plenar të Grupit punues sektorial për IPA 3 – dritare 3: Axhenda e gjelbër dhe ndërlidhje e qëndrueshme, me fokus në nënsektorin energji, që sot u mbajt në sallën solemne të Qeverisë. Në ngjarjen, në të cilin morëln pjesë mbi 50 përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, donatorë, sektori joqeveritar dhe bashkësia e biznesit, me pjesëmarrës shtesë, që e kanë përcjellë takimin onlajn,…
Hajber Taravari është i lindur në vitin 1980 në Gostivar ku dhe ka kryer shkollimin fillorë dhe të mesëm. Studimet i ka mbaruar në Universitetin Shën Kirili dhe Metodi në drejtimin e Mjekësisë së Përgjithshme, ku po në të njejtin Universitet ka mbaruar Specializimin për Mjekësi Interne dhe subspecializimin në Kardiologjinë Intervente. Në periudhën prej vitit 2007 deri 2009 ka qenë në shërbim të pacientëve në Shtëpinë e Shëndetit në Gostivar si mjek i përgjithshëm. Prej vitit 2011 dhe deri tani është prezent në punë si Kardiolog intervent në Klinikën Universitare “Nënë Tereza” – Shkup, ku kryen intervenime të Arterieve…
Po thellohet kriza politike në Bullgari. Edhe përpjekja e gjashtë e përbërjes së re parlamentare për t’u zgjedhur kryeparlamentari i ri përfundoi pa sukses. Përfaqësuesit e pushtetit në vendin tonë që shpresonin se do të ketë Qeveri stabile politike në Sofje, që të mund të bisedohet për ndryshimet kushtetuese me prapaveprim, tashmë e përmendin opsionin për zgjedhje të reja te fqinjët në pranverë. A do të ketë në ndërkohë plan B për eurointegrimet, nga koalicioni VLEN u përgjigjën: “Ne do të presim që sa më shpejtë të formohet Qeveria në Bullgari dhe të fillojmë negociatat për zgjidhjen e problemit që…
Jozyrtarisht, mësojmë se kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva, mandati i së cilës skadon në fillim të dhjetorit, synon ta zgjasë atë edhe për gjashtë muaj të tjerë. Kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit të Alsat në lidhje me këtë njoftim, theksoi se qytetarët ishin të zhgënjyer dhe ishin këta njerëz në që e kanë kapur gjyqësorin. “Kryeministër, si e komentoni njoftimin për zgjatjen e mandatit edhe për gjashtë muaj në Këshillin Gjyqësor? Për sa kohë që ata njerëz janë të pranishëm si në prokurori ashtu edhe në gjyqësor, për fat të keq, nuk do të mund…
Në Gjykatën themelore Kumanovë sot vazhdoi gjykimi ku i akuzuar është kryetari i komunës së Kumanovës, maksim Dimitrievski për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit, pas paraqitjes së parashtruar nga ndërmarrje ndërtimroe të Kumanovës për rastin për mosmarrje të lejes për ndërtim të ndërtesave në Kumanovë. Në seancën e sotme u dëgjua dëshmitari i mbrojtjes, Aleksandar Gelevski, përndryshe sekretar i komunës dhe arkitekt. Në pyetjen e avokatit të Dimitrievskit, sekretari i komunës tha se ishte informuar prej fillimit të procedurës nga parashtrimi i projektit ideor kur me kërkesë të një prej pronarëve të kompanive dhe për vetë tekstin e procedurës.…

