Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka nënshkruar vendimin për hapjen e fabrikës për prodhimin e municionit dhe laboratorin për dizajnimin e fluturakeve pa pilot në Republikën e Kosovës. Kurti potencoi se ky vendim është i rëndësishëm dhe hap i domosdoshëm për të garantuar zhvillimin e qëndrueshëm të ushtrisë. “Ditën e Forcës së Kosovës po e shënojmë me një vendim të rëndësishëm dhe një hap të domosdoshëm për të garantuar zhvillimin e qëndrueshëm të ushtrisë sonë. Komisioni ndërministror i përbërë nga ministri i Mbrojtjes, ministrja e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve dhe ministri i Punëve të Brendshme, do të nisë procedurat e nevojshme për hapjen e fabrikës për prodhimin e municionit dhe për laboratorin mbi dizajnimin e fluturakeve pa pilot në Republikën e Kosovës. Gëzuar Ditën e Forcës!”, njoftoi Kurti. /SHENJA/
Data 10.08.2026
Aktuale
- Ridorëzohet kërkesa e dytë në Ministrinë e Drejtësisë: Provimet profesionale të jepen edhe në gjuhën shqipe
- 13 raste të reja me ethet e Nilit Perëndimor në RMV
- Shkupi pas 114 vjetëve, nga kryeqendra historike te horizonti evropian
- Rikthehen zjarret në Krujë/ Dy vatra në Krastë dhe lagjen Abazaj. Shihni si shkrumbohet pylli
- Bien ndjeshëm çmimet e karburanteve në Maqedoni
- Kërkoi leje për ceremoninë e varrimit pasi i ndërroi jetë nëna, Ardian Çapjas i refuzohet kërkesa
- Green Coast sjell Nammos Hotels & Resorts në Shqipëri: Një destinacion i ri lifestyle merr formë në Rivierën Shqiptare
- Dy persona në spital, një i arrestuar pas një përleshjeje në Mlado Nagoriçanë



