Prokurori publik i shtetit, Ljupço Kocevski gjatë ditës së sotme para fillimit të seancës së Këshillit të Prokurorëve Publikë i’u përgjigj pyetjeve të gazetarëve, lidhur me vërejtjet për punën e sistemit të drejtësisë dhe konkretisht të Prokurorisë, si dhe njëkohësisht nëse pret të zëvendësohet. Ai veçanërisht theksoi se do të vazhdojë të punojë profesionalisht dhe në përputhje me ligjet, dhe nëse ka mundësi që ka bërë gabim, kushtet për shkarkimin e tij janë në përputhje me Ligjin për Prokurorinë Publike. Ljupço Kocevski, Prokuror publik i shtetit “Unë do të vazhdoj të punoj në mënyrën më profesionale, ligjore dhe të ndershme…
Author: Jeta almakos
Fronti Evropian ka akuzuar sot ekipin e sektorit energjetik të Maqedonisë së Veriut se janë joprofesional në punën e tyre. Ish ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi nga radhët e BDI –së theksoi se udhëheqsia e elektranëve të vendit, në vend që të bëjnë përgatitjet për sezonin e ngrohjes, ata nuk kanë rritur kapacitetet e prodhimit dhe as nuk i kanë kalkulimet e duhura sa i përket furnizimit me energensa të ndryshëm. Ai shtoi se elektranat kanë siguruar kredi prej 80 milionë euro me interes prej 4.4%, që sipas tij, këto mjete do shfrytëzohen për të importuar energji elektrike. Kreshnik Bekteshi,…
Arrihet marrëveshje për rritjen e çmimit, për transportuesit privat të Ndërmarrjes së Qarkullimit Publik, sipas marrëveshjes se arritur ndërmjet tre drejtorëve të transportit privat dhe grupin e këshilltarëve të Qytetit të Shkupit do të rritin çmimin nga 70 në 100 denarë për kilometër. Ky çmim do të zbatohet nga 1 dhjetori deri në muajin maj të vitit 2025 kur edhe u skadon kontrata transportuesve privatë. /tvklan.mk/
Inspektorati Shtetëror i Tregut gjatë fundjavës do të bëjë kontrolle të rregullta dhe të jashtëzakonshme, ndërsa vëmendje të veçantë do t’i kushtohen aksioneve shitëse për “Black Friday”, me qëllim që të parandalohet mashtrimi i konsumatorëve. Nga Inspektorati i Tregut bëjnë të ditur se në vazhdimësi pranojnë ankesa për pirjen e duhanit në objektet hotelierike, për këtë arsye do të bëhen inspektime sipas Ligjit për mbrojtjen nga duhani. Ata apelojnë tek të gjithë tregtarët dhe hotelierët që të respektojnë ligjet, si dhe t’i kryejnë aktivitetet dhe shërbimet e tyre sipas rregullave ligjore. “Gjithashtu inkurajojmë qytetarët që çdo parregullsi që e vërejnë…
Do të luftojmë ta ruajmë Postën e Maqedonisë dhe nuk do të lejojmë që interesat private ta shkatërrojnë postën shtetërore, theksoi zëvendëskryeministri Nikolloski në podkastin “Muhabete Biznesi”. “Posta duhet të mbijetojë. Atë e kam betejë të madhe edhe pse shumë persona nuk duan. Posta ka rreth 1900 të punësuar, planifikojmë ta racionalizojmë në 1400 të punësuar me një plan që po e punojmë, por duhet të mbijetojë sepse ka interesa të mëdha private të cilat duan që Posta të dështojë. Ato janë postat private. Por nuk do të lejojmë”, deklaroi Nikolloski. Ai javën e kaluar paralajmëroi se pret ndryshime edhe…
Qytetarët e Kumanovës sot festuan Ditën e Flamurit. Në redaksinë tonë arritën disa video dhe ankesa nga ana e qytetarëve se si u penguan nga policia për të festuar në qendër të qytetit për të cilën raportoi TV21. Në redaksin tonë arriti edhe një video ku shihet një automjet me flamur kombëtar i cili është në përndjekur nga një automjet policor.
Zikri Ademi, piktori dhe super talenti nga Frëngova e Strugës sot me rastin e Festës së 28 Nëntorit gjatë manifestimit në Shkollën Fillore “Jeta e Re ” nē Frëngovë me shpirtin e tij prej një artisti të vërtetë ia dhuroi po kësaj shkolle pikturën e Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit, patriotëve të mëdhenjē të Pavarësisë së Shqipërisë. Artisti i njohur nga Frëngova e Strugês shquhet për talentin e tij prej shumë vitesh, që nga fëmijëria,ku talentin e tij e shfaq shkëlqyer edhe në skulpturë!
Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, në seancën e sotme parlamentare për çështjet parlamentare, ka paralajmëruar inspektime për të gjitha universitetet dhe do t’u jepet afat për t’u përmirësuar dhe nëse nuk e bëjnë këtë do të sanksionohen. Ai gjithashtu theksoi se reformat në arsimin e lartë do të ndodhin dhe ne do të përparojmë si vend. “Inspektorët nga Inspektorati Shtetëror Arsimor do të jenë në të gjitha universitetet dhe të gjithëve do t’u jepet një afat i arsyeshëm nëse nuk i plotësojnë kushtet për t’i larguar dhe nëse kjo nuk ndodh do të sanksionohen sipas ligjit. Duhet dhe do të…
Ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski realizoi takim me zëvendëssekretaren e re të përgjithshme të NATO-s, Radmilla Sheqerinska. Siç informojnë nga MPJ, Mucunski e ka uruar për zgjedhjen në këtë post të lartë dhe të rëndësishëm, që është mirënjohje për angazhimin e saj të mëparshëm dhe konfirmim i reputacionit ndërkombëtar të Republikës së Maqedonisë së Veriut si anëtare aktive dhe e përkushtuar e NATO-s. “Ministri shprehu besimin se roli i saj do të kontribuojë në forcimin e mëtejshëm të Aleancës dhe nxitjen e bashkëpunimit ndërmjet vendeve anëtare. Ai konfirmoi përkushtimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për qëllimet dhe…
Komisioni Evropian thuajse në të gjitha raportet thekson se reformat në administratën publike po ecin ngadalë. Përbërja e mëparshme parlamentare nuk miratoi disa ligje kyçe për reformën në administratë, ndër të cilat ishin Ligji për zyrtarët administrativ, Ligji për të punësuarit në sektorin publik, si dhe Ligji për shërbimin e lartë drejtues, i cili është kyç për depolitizimin e punës së institucioneve publike. Ligji i fundit është vendimtar për emërimin e drejtorëve ekspertë në agjenci dhe institucione Fisnik PASHOLLI Shkup, 28 nëntor – Në sektorin publik në Maqedoninë e Veriut janë aktive 1371 institucione dhe punojnë 128.879 persona, tregon Regjistri…
Ish ministri i drejtësisë, nënkryetari i ASH-së, Krenar Lloga përmes një postimi ka publikuar një foto të gjyshit të tij i cili më 28 Nëntor 1967 së bashku me shokët kishin ngritur flamurin kombëtarë, shkruan Top24 Sot është dita për të uruar dhe përgëzuar njëri tjetrin, por edhe për të përkujtuar të gjithë ato që ndër vite ngritën lartë flamurin tonë kombëtar, sot është dita edhe për të kujtuar gjyshim tim Sejdin Sami Lloga që sëbashku me shokët e tij, në 28 Nëntor të 1967 bën më të mirën e tyre.
Gjuha shqipe mu në festën e 28 nëntorit, ka përplasur sot opozitën shqiptare dhe kryeminsitrin e vendit, Hristijan Miskoskin. Deputetja e Frontit Europian, Arbana Pasholli, sot në kuvend në seancën e pytjeve të deputeteve, iu drejtua Mickoskit, duke i thënë se këtë vit, shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, festa e 28 nëntorit i gjen në gjendje të pa lakmueshme, dhe kjo sipas Pashollit, është falë Mickoskit dhe falë platformës siç tha ajo, anti-shqiptare. Pasholli thotë se nisma në Gjykatën Kushtetuese, konteston gjuhën shqipe në tërësi, e jo vetëm disa nene. Pasholli thotë se pjesë e kësaj nisme është edhe Igor…

