Ministria bullgare e Transportit dhe Lidhjeve të Bullgarisë ka publikuar një deklaratë në faqen e saj të internetit në lidhje me deklaratat e fundit politike në Maqedoni në lidhje me ndërtimin e Korridorit 8. “Lidhur me deklaratën e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të transportit të Republikës së Maqedonisë Nikolloski për Korridorin 8, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve e Republikës së Bullgarisë me keqardhje, por pa habi, konstaton një tjetër intrigë politike dhe keqpërdorim të qasjes konstruktive të Bullgarisë. Fakti që ai deklaroi para Kuvendit të RMV-së se Bullgaria e refuzoi propozimin për një takim në Shkup është gënjeshtër dhe manipulim. Ftesa…
Author: Jeta almakos
Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani ka pritur sot në takim mbikëqyrësin e Akademisë së futbollit të klubit “Beshiktash” nga Turqia, Safet Isler. Në takim, siç bëhet e ditur, është diskutuar mundësia që ky klub sportiv të hap akademi futbolli edhe në Gostivar. “Prita sot ne takim mbikëqyrësin e Akademisë së futbollit të klubit Besiktas nga Republika e Turqisë, z. Safet Isler dhe bashkëpunëtorët e tij. Në takim u bisedua për fillimin e bashkpunimit me këtë klub për mundësinë e hapjes së akademisë së Besiktas në qytetin tonë”, shkruan në rrjetet sociale Valbon Limani, kryetar i komunës së Gostivarit.…
Zv.kryeministri i parë Izet Mexhiti ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Presidenti i Shqipërisë, për festën e pavarësisë. “Nuk ka mënyrë më të denjë për të përmbyllur festimet e 28 Nëntorit sesa në Tiranë. Çdo moment i kësaj dite të shënuar na fton të reflektojmë mbi unitetin, krenarinë dhe vlerat tona kombëtare. Si mysafir në pritjen madhështore të organizuar nga Presidenti i Shqipërisë, ndjej mirënjohje të thellë për nderimin dhe për atmosferën e ngrohtë që na bashkoi si shqiptarë, pavarësisht vendndodhjes sonë. Gëzuar Festën e Flamurit! Rroftë fryma e 28 Nëntorit dhe lidhjet e pathyeshme që na bëjnë…
Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova ka reaguar pas incidenteve që ndodhën mbrëmë, transmeton TV21. “I dënoj ashpër incidentet e mbrëmshme, gjatë të cilave u përdhos flamuri kombëtar i Maqedonisë. Akt i mosrespektimit të simboleve shtetërore, por edhe cenim i drejtpërdrejtë i unitetit të të gjithë qytetarëve maqedonas që simbolizon ky flamur. Veprimet e tilla nuk kontribuojnë për ndërtimin e besimit dhe respektit mes qytetarëve, por nxisin tensione dhe përçarje shtesë. Thirrja për mirëkuptim, tolerancë dhe dialog është vendimtare në momente të tilla. Institucionet kompetente duhet të bëjnë një hetim të plotë të ngjarjes dhe të marrin masat…
Dy persona humbën jetën në një aksident trafiku që sot ndodhi në rrugën magjistrale Ohër-Kërçovë, në afërsi të fshatit Botun dhe të dy jan nga Kërçova. Aksidenti ka ndodhur gjatë përmbysjes së një automjeti që qarkullonte nga drejtimi i Kërçovës drejt Ohrit, në devijim të rrugës në ndërtim, para fshatit Botun. Në atë vend për momentin punohet në ndërtimin e autostradës së re, ndërsa komunikacioni zhvillohet me devijime përkatësisht me rikahëzim të automjeteve nga njëra korsi në tjetrën. Ndryshe, për momentin në rajonin e Ohrit bie shi që plotësisht e vështirëson zhvillimin e komunikacionit dhe kontribuon në rrëshqitjen e rrugëve.
“Me margjinalizimin e organizatave sindikale, nuk ka të drejta evropiane të punës” Vetëm për një vit afro 100 punëtorë nga “Knauf Radika SHA Dibër” iu drejtuan shërbimit ligjor të LSM-së. Ata më së shumti u ankuan për kompensim të papaguar për kohëzgjatje të shërbimit, ulje të paarsyeshme të rrogave dhe ndryshim të kontratave të punës, sipas Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë. Për këtë arsye, përfaqësues të LSM dhe Sindikatës për ndërtim, industri dhe projektim zhvilluan një bisedë me menaxhmentin e kompanisë, gjatë së cilës kërkuan respektimin e ligjeve dhe marrëveshjes kolektive të nënshkruar në nivel të punëdhënësve. “Pasi që punëdhënësi…
Zëvendësministrja për Transport dhe Lidhje, Kaltrina Zekolli Shaqiri, në një reagim drejtuar mediave, ka dënuar aktin e grisjes së flamurit shtetëror të Maqedonisë së Veriut, ndërsa asnjë fjalë nuk e ka theksuar për djegien e flamurit shqiptarë mbrëmë nga grupi i ashtuquajtur “Patriotët e Maqedonisë”, akt ky që u transmetua në rrjetet sociale. Reagimi i plotë i zëvendësministres Kaltrina Zekolli Shaqiri: Me keqardhje dhe shqetësim të thellë kam marrë lajmin për dëmtimin e flamurit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Flamuri është simboli më i lartë i identitetit dhe dinjitetit kombëtar dhe si i tillë meriton respekt të plotë nga…
Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan theksoi rëndësinë e unitetit dhe veprimit të përbashkët për vendet islame në përgjigje të sulmeve të vazhdueshme të Izraelit në Gaza, transmeton Anadolu. Erdoğan tha se zhvillimet e fundit në Rripin e Gazës dhe territoret e pushtuara palestineze që nga 7 tetori 2023, kanë treguar edhe një herë rëndësinë kritike të unitetit dhe solidaritetit të vendeve islame. Ai i bëri këto komente në një video-mesazh për Samitin Ndërkombëtar Humanitar mbi “Të ardhmen e Gazës”, i cili u organizua në Istanbul nga Fondacioni Diyanet i Türkiyes dhe Fondacioni Al-Khair. “Para syve të botës, gati 50 mijë…
Pas shfaqjes së disa video-ve në rrjetet sociale, ku shihen duke u poshtëruar flamuri maqedonas dhe shqiptar, kanë vijuar sot një sërë reagimesh në opinion, ku reagimet më të theksuara janë për poshtërimin e flamurit maqedonasë. Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski dënoi ashpër këto gjeste. Ai madje tha se ajo përfaqëson akt agresioni, ndërsa përgëzoi reagimin e policisë të cilin e quajti si reagim në kohë, të matur dhe shtetëror dhe siç tha nuk lejoi eskalimin e situatës dhe arrestoi personat. Këta persona Mickoski thotë se janë të manipuluar nga politikanët që duan t’i mbrojnë milionat e tyre.: HRISTIJAN MICKOSKI,KRYEMINISTËR…
Festimi i 28 nëntorit nga qytetarët shqiptarë në RMV ka rezultuar me 8 persona të arrestuar nga policia. Këta, sipas Ministrit të Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, janë arrestuar pasi 4 prej tyre dyshohet se kanë poshtëruar flamurin e Maqedonisë së Veriut, ndërsa katër të tjerët janë arrestuar për shkak se për ta Toshkovski thotë, se kanë kryer shkelje, pjesëmarrje në rrahje. Megjithatë, i pari i policisë këto veprime i quan veprime që ndezin tensione ndëretnike. PANÇE TOSHKOVSKI,MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME “Sfidat e mbrëmshme ishin drejtpërdrejt ndaj dinjitetit të qytetarit maqedonas. Nuk do të lejojmë veprime të këtilla të…
Ndërkaq kreu i Kuvendit Afrim Gashi në pyetjen e Gazetarëve se si e komenton arrestimin e personave të mbrëmshëm pas ngjarjeve që ndodhën në ditën e Flamurit, e mos ndërmarrjen e asnjë veprimi për kryerësit që dogjën flamurin shqiptarë, gashi thotë se nuk i di detajet, por dënon rastin. “Nuk jam në rrjedha për detajet, vetëm e di në parim. Mund të ju them se djegia e flamujve nuk ju shërben askujt, qoftë shqiptar apo maqedonas, turk, vlleh apo çkadoqoftë. Ndjenjat e patriotizmit duhet t’i kemi drejt shtetit të cilit jetojmë, duke i kultivuar dhe respektuar flamujt tanë. Mund të…
Fejzi Hajdari Jam kunder cdo akti vandal, po e quaj te tille edhe djegien e flamurit shteterore edhe te RMV. Eshte per tu gjykuar, s’kam asnje koment… Mirepo po pse me te njejten lehtësi nuk po reagohet ndaj thirrjeve sa raciste, fashiste ne stadiumet e RMV-se, por edhe ne mes te Shkupit: “Gasni komori za shiptari”, “Samo mrtov shiptar e dobar shiptar”, “Kleti shiptari”… Ka edhe dicka tjeter… akti vandal i djegies se flamuri shteterore, bie te aktet e veprimet individuale (dmth ne cdo turme mund te gjenden 2-3 tre budallenj), por thirrjet raciste neper stadiume nuk jane raste individuale…

