SPB Shkup sonte kanë privuar nga liria dy persona të cilët pak më herët kanë kryer një grabitje në një lokal për shitje në parkun e qytetit në Shkup. MPB bën me dije se menjëherë pas marrjes së kallëzimit janë ndërmarrë masat dhe aktivitetet e duhura dhe autorëve u është hequr liria dhe në bashkëpunim me Prokurorinë Publike do të bëhet kallëzim përkatës.
Author: Jeta almakos
Zv/ministri i Punëve të Brendshme,Astrit Iseni ka reaguar lidhur me largimin e flamurit shqiptar, ku ishte i përfshirë edhe një punonjës i policisë. “Do të ketë një procedurë disiplinore kundër punonjësit të MPB-së që hodhi flamurin Shqiptar. Çdo punonjës i MPB-së ka detyrimin të respektojë ligjet dhe simbolet e të gjitha bashkësive etnike në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Mosrespektimi i këtyre detyrimeve do të sanksionohet pa përjashtim. Ligjet do të zbatohen njësoj për të gjithë, ndërsa institucionet do të jenë garancë për respektimin e tolerancës dhe të drejtave ndërmjet të gjitha komuniteteve. Sipas nenit 319 të Kodit Penal, kushdo…
Agjencia e OKB-së për Refugjatët Palestinezë (UNRWA) deklaroi sot se Gaza po përjeton bombardimet më intensive ndaj civilëve që nga Lufta e Dytë Botërore, transmeton Anadolu. Në një deklaratë për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Solidaritetit me Popullin Palestinez, UNRWA theksoi “gjendjen e vështirë të refugjatëve palestinezë”, duke vënë në dukje se kjo “mbetet kriza më e gjatë e pazgjidhur e refugjatëve në botë”. “Në vitin e kaluar, Gaza ka përjetuar bombardimet më intensive të një popullsie civile që nga Lufta e Dytë Botërore”, thuhet në deklaratë. Dita Ndërkombëtare e Solidaritetit me Popullin Palestinez, e njohur nga OKB-ja që nga…
Në ora 20:30, pika shitëse e “Neptun” në Parkun e Qytetit në Shkup është “bllokuar” nga dy persona të maskuar dhe të armatosur, transmeton TV21. Ata kanë hyrë brenda, në kulmin e “Black Friday” dhe të maskuar dhe me armë janë drejtuar kah kasafortat ku kanë kërkuar që t’a nxjerrin gjithë qarkullimin ditor. Hiqni paratë nga kasa. Nëse ndokush e thërret policinë, do të ju vrasim të gjithëve”. Por për shkurt kohë ka arritur policia. Njëri është kapur, kurse tjetri ka ikur. Personi me të cilin foli TV21, i cili në atë kohe ndodhej brenda, thotë se dy persona të…
Ditën e sotme media greke i ka kushtuar një shkrim racist të rinjve shqiptarë që festuan mbrëmjen e djeshme Ditën e Pavarësisë në sheshin Sintagma të Athinës. Në shkrim thuhet se nëse grekët do të kishin festuar në Shqipëri, do të ishin tërhequr zvarrë me dhunë. Ndërkohë media greke pretendon se të rinjtë shqiptarë thirrën “UÇK” dhe “Shqipëri Etnike”. Ata e cilësojnë si një festë propagande të mirëmenduar nga Tirana. Gjithashtu media greke gazeta greke pretendon se të rinjtë shqiptarë “prishën imazhin” sepse në atë moment po ndizeshin dritat e bredhit përpara Parlamentit grek. “Nuk e respektojnë as bukën që…
Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar mbrëmjen e sotme në fshatin Varagë të Zubin Potokut, me ç’rast është dëmtuar kanali i ujit të Ibër-Lepencit. Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani. “Po, është dëgjuar një shpërthim në kanalin e ujit dhe ekipet policore janë duke punuar që sa më shpejtë ta ndriçojnë rastin”, ka thënë Elshani. Mësohet se uji ka nisur të rrjedhë nga kanali në mënyrë të pakontrolluar.
Kim Mehmeti Në disa video incizime të publikuara mbrëmë nga mediat shihet se si griset flamuri i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe si mbi të kalon një automobil. Në çdo vend ka qytetarë që nuk e duan shtetin e vet dhe simbolet e tij, por Maqedoni dallon nga shtetet tjera sepse të lë përshtypjen se atë e duan vetëm partitë politike, edhe atë për aq kohë sa janë në pushtet. Në të vërtet Maqedonia ishte dhe mbeti pezull mes dy ëndrrave diametralisht të kundërta; atë të maqedonasve që duan të jenë pronarë të vetëm të shtetit dhe, ëndrrës së…
Tifo grupi “Komitët” përmes një reagimi para ndeshjes së të dielës kanë njoftuar se ka ardhur koha për aksion dhe nuk është koha për të qëndruar në shtëpi. Në njoftimin e tyre thuhet se të dielën anëtarët e këtij tifo-grupi do të marshojnë nëpër rrugët e Shkupit. Kërkojnë që të gjithë tu bashkëngjiten atyre, madje për më tepër duke bartur me vete edhe flamurin maqedonas. “Nuk është koha për qëndruar në shtëpi, është koha për veprim”. Të dielën, masovikisht nëpër rrugët e Shkupit, e më pas në stadium. Apelojmë për bartjen e flamurit kombëtar të Maqedonisë, si dhe për prezencë…
Kryetari i Komunës së Strumicës nga radhët e LSDM-së, Kosta Kostadinov ka kërkuar bashkimin e të gjitha partive maqedonase, siç thotë ai, në mbrojtje të dinjitetit dhe indit maqedonas. Ai këtë reagim e ka bërë si shkak i përdhosjes së flamurit të RMV-së mbrëmë gjatë festës së 28 nëntorit në qytetin e Shkupit. “Të bashkohemi të gjithë, VMRO, LSDM, PRED, PLD, përpara se të jetë shumë vonë. Absolutisht të gjithë. Nuk mund të lejojmë të shkatërrohet indi maqedonas, përderisa në Shkup po digjet dinjiteti maqedonas”, shkruan Kostadinovski. Kujtojmë se për përdhosjen e flamurit të Maqedonisë, Prokuroria Publike ka kërkuar paraburgim…
Zëvëndëskryeministri, Arben Fetai, ka reaguar së fundmi mbi ngjarjet e kobshme që ndodhën mbrëm gjatë festës së ditës së Pavarësisë së Shqipërisë. Sipas Fetait, djegia e flamujve është akt qyqar dhe si pasojë e rritjes së ekstremizmit si rrjedhojë e mos ndëshkimeve adekuate. “Djegia e flamujve maqedonas dhe shqiptarë natën e kaluar është vepër qyqare që tregon një rritje të rrezikshme të mosdurimit dhe ekstremizmit. Aktet e tilla të urrejtjes dhe ndarjes dëmtojnë stabilitetin e vendit tonë dhe rrezikojnë të ardhmen tonë shoqëri multi-nacionale. Por problemi është më i thellë se këto incidente të izoluara. Gjuha e urrejtjes dhe ekstremizmi…
Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një komunikate kërkon dorëheqjen e Ministrit të Punëve të Brendshme për shkak të ndërhyrjes së paprecedent të policisë gjatë festimeve të Ditës së Flamurit Shqiptar. Ndërhyrja pengoi një manifestim paqësor dhe shkaktoi tensione ndëretnike. Institucionet e rendit janë akuzuar për qasje selektive dhe diskriminuese, duke dëmtuar besimin e qytetarëve dhe harmoninë shoqërore. BDI kërkon dorëheqjen e ministrit për mungesë përgjegjshmërie dhe paaftësi në trajtimin e situatave ndëretnike. “Bashkimi Demokratik për Integrim kërkon me urgjencë dorëheqjen e Ministrit të Punëve të Brendshme për shkak të ndërhyrjes së paprecedent dhe të pajustifikuar të policisë gjatë festimeve të…
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi i dënoi veprimet lidhur me ngjarjet e djeshme kur, siç tha, u dogjën dhe shkelën flamujt shtetërorë dhe përmendi se kjo është në kundërshtim me interesat shtetërore dhe nacionale të çdo bashkësie etnike. Këtë e tha në përgjigje të pyetjes së gazetarëve pas vizitës në komunën e Gostivarit. Gashi nuk e dinte nëse dhe sa persona janë arrestuar pas paraqitjeve se në disa lokacione po griset, shkilet dhe digjet flamuri shtetëror. Në deklaratë, ai vlerësoi se patriotë janë ata të cilët e respektojnë flamurin e vet, por edhe flamurin e të tjerëve, ndërkaq sipas tij,…

