Author: Jeta almakos

Për vetëm gjashtë muaj, vetëm në rajonin e Pollogut janë ngritur 59 kallëzime penale kundër 80 personave. Nga Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës thonë se gjatë kësaj periudhe janë paraqitur 98 kërkesa për inicim të procedurës për kundërvajtje ndaj 130 personave të cilëve u është gjetur dhe konfiskuar kokainë, marihuanë dhe heroinë. Përveç narkotikëve, ka pasur denoncime edhe për armë dhe mjete shpërthyese. Për këtë në 6 muajt e fundit SPB-Tetovë ka paraqitur 7 kallëzime penale kundër 10 autorëve për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale për “prodhim, mbajtje dhe tregtim të paautorizuar të…

Lexo më Shumë

Një operacion i pazakontë shpëtimi është duke u zhvilluar në qendër të Shkupit, afër godinës së Ministrisë së Mbrojtjes. Policia ishte duke ndjekur një të dyshuar, por ai arriti të “strehohej” nga ndjekja duke u ngjitur në një dru pranë rrugës. Policët e vërejtën, por i dyshuari qëndroi i ngjitur në drurin. Më pas u thirr zjarrfikësi dhe ndihma e shpejtë, me idenë që të fryhej një dyshek dhe i dyshuari të hidhej mbi të. Megjithatë, nuk kishte hapësirë të mjaftueshme për dyshekun, ndaj po kërkohet një zgjidhje e re për ta përfunduar dramën e shpëtimit dhe ndjekjen policore.

Lexo më Shumë

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari, ka deklaruar se BDI ka një numër rekord të personave të cilët janë në listën e zezë amerikane. Ai ka deklaruar se në kuadër të BDI-së, katër janë në listën e zezë amerikane. Kjo është porosi më shumë për Ahmetin. Në vitin 2002, mua më kujtohet e vendosën Menduh Thaçin, atëherë unë isha anëtarë i PDSH-së, dhe ne thoshim se nuk është asgjë pasi që kryetarin nuk e kanë vendos, atëherë ishte z.Arben Xhaferi. Sot mendoj se është porosia e ngjashme dhe fatkeqsishtë arsyeja se përse e vendosin në listën e zezë është skandaloze. Pra…

Lexo më Shumë

Ai posedon poashtu një veturë në vlerën 19 mijë euro, ndërsa bashkëshortja e tij Anita Haradinaj, një BMË në vlerën 9 mijë euro. Haradinaj ka treguar se është edhe bashkëpronar në dy kompani me 50% të aksioneve që kanë vlerën nga 500 euro. Afro 59 mjë euro janë kursimet e Anites, ndërsa ai vetë ka kursyer mbi 16 mijë euro. Ai ka marrë kredi në vlerën 150 mijë euro për blerjen e shtëpisë, derisa Anita 30 mijë për shkollimin e fëmijëve. Mbi 101 mijë euro janë të hyrat vjetore të tij duke përfshirë pagën nga Kuvendi, pensionin invalidor, dhe pagesat…

Lexo më Shumë

Blerant Ramadani është zgjedhur sekretar i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët (ASH) të prirë nga Arben Taravari në Kuvendin e sotëm partiak. Blerant Ramadani u zgjodh me shumicë votash nga anëtarët e Kuvendit duke pasur përballë konkurrent Omer Ajdinin, ish-kryetarin e Forumit Rinor të ASH-së. Blerant Ramadani është ligjërues i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup në Fakultetin e Shkencave Teknike. Ai është ekspert i fushës së energjisë së rinovueshme, duke qenë pjesë e projekteve ndërkombëtare, përfshirë NATO-n dhe organizata tjera.

Lexo më Shumë

Reagimi i radhës nga VLEN në adresë të Artan Grubit që u shpall non grata nga SHBA. VLEN kërkon që UT ta pezulloj nga puna. Ja komunikata e plotë: Hija e Ali Ahmetit, Artan Grubi, tani i shpallur nga Departamenti Amerikan i Shtetit si person i përfshirë në korrupsion për ta shpëtuar Sasho Mijallkovin, nuk ka vend në mesin e studentëve! Studentët janë e tashmja dhe e ardhmja e këtij vendi. Ata kanë të drejtë të edukohen dhe të formohen nga figura që janë shembuj të ndershmërisë, profesionalizmit dhe integritetit. Bedeli i Ali Ahmetit, Artan Grubi nuk mund të jetë…

Lexo më Shumë

Katër persona për të cilët autoritetet maqedonase kanë dyshime të arsyeshme se kishin planifikuar të organizonin ngjarje që do të rrezikonin sigurinë e Maqedonisë  së Veriut dhe të shteteve të tjera, janë arrestuar këtë mëngjes në një aksion policor të zhvilluar në Strugë dhe Gostivar, tha ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski. Ai shtoi se janë kryer kontrollime në disa lokacione dhe për personat e përfshirë tha se ata kishin qenë pjesë e organizatave terroriste, të cilat, në bashkëpunim me individë jashtë shtetit, ishin ndjekur për një periudhë të gjatë nga organet kompetente të sigurisë dhe se për ta…

Lexo më Shumë

Në mbledhjen e sotme të mbajtur në Shkup, Aleanca për Shqiptarët ka zgjedhur organet udhëheqëse të partisë. Me këtë rast, nënkryetarë të partisë së Taravarit janë zgjedhur Garip Kaba, Bujare Abazi, Nazim Taipi dhe Gëzim Kadriu. Arben Fetai, është zgjedhur kryetar i Kuvendit të partisë, ndërsa sekretar organizativ është zgjedhur Gadaf Uzeiri.

Lexo më Shumë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, duke komentuar sot deklaratën e fundit të kryeministrit Hristijna Mickoski rreth procesit eurointegrues të vendit tha se, partia që ai drejton, por edhe koalicioni VLEN, do të insistojnë që negociatat për anëtarësim në BE, të fillojnë sa më shpejtë të jetë e mundur. Ai tha se, vendi nuk ka alternativë tjetër përpos anëtarësimit në union. “Normalisht duhet ta kemi parasysh se ndryshimet kushtetuese pa partinë më të madhe maqedonase, që është VMRO-ja e cila ka 58 deputetë, është e pamundshme. Ne do të mundohemi si deri më tani edhe më tutje që të…

Lexo më Shumë

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, ka thënë se ka përzgjedhur Richard Grenellin, ish-shefin e tij të inteligjencës, si të dërguar presidencial për misione speciale, pozitë që duket se kërkon angazhim në drejtim të kundërshtarëve amerikanë, përfshirë Korenë e Veriut. “Ric do të punojë në disa prej pikave më të nxehta në botë, përfshirë Venezuelën dhe Korenë e Veriut”, ka thënë Trump përmes një postimi në platformën e tij sociale, Truth Social, pa dhënë më shumë hollësi. Një burim i afërt me zhvillimet, i ka thënë agjencisë së lajmeve Reuters, se Grenell do të fokusohet edhe në tensionet në Ballkan.…

Lexo më Shumë

Dy tankerë rusë në Detin e Zi janë shkatërruar si pasojë e motit të ligë. Të paktën një person ka humbur jetën, derisa ekuipazhi është evakuuar, transmeton Telegrafi. Agjencia e lajmeve Interfax raporton se ka pasur derdhje të naftës, duke u thirrur në deklaratat e Agjencisë Federale Ruse të Transportit. Fotografitë dhe videot e postuara në X, shfaqin të paktën një anije të ndarë në dysh nga dallgët e mëdha. Një video nga brendësia e anije tregon anijen tjetër të shkatërruar plotësisht – madje e ndarë në dysh. Shtatë anëtarë të ekuipazhit bëjnë të pamundurën që t’i shpëtojnë më të…

Lexo më Shumë

Një person ka humbur jetën nga zjarri që ka shpërthyer mbrëmjen e djeshme në një shtëpi në rrugën “Ljuben Vesov” numër 54 në Veles. Përkundër reagimit të shpejtë të Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve Veles, e cila ka ndërhyrë në vend me dy automjete zjarrfikëse dhe pesë zjarrfikës, nuk kanë arritur të shpëtojnë pronarin e shtëpisë. Zjarri është zbuluar në fazë të avancuar në një dhomë të shtëpisë dhe gjatë fikjes së zjarrit është gjetur edhe trupi i pajetë i pronarit. Sipas informacioneve nga QMK Veles, pas raportimit për zjarr, zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në terren, por fatkeqësisht nuk ka mundur…

Lexo më Shumë