Kryeministri Mickoski u ka kërkuar falje qytetarëve, për shkak të prezencës së shtuar të policisë së uniformuar në terren, duke pohuar se kanë ekzistuar mundësitë që aksioni të kontaminohet. Mickoski nuk ka komentuar aksionet duke pohuar se do të presë njoftimet zyrtare nga organet kompetente. “Ditën e kam nisur me një sërë takimesh dhe nuk kam patur mundësi të kontaktoj me personat e Ministrisë së Brendshme. Komunikimi i fundit ka qenë herët në mëngjes. Unë kam disa informacione bazë, por do të përmbahesha nga çdo koment derisa të ketë një njoftim zyrtar nga Ministria e Brendshme”, tha Mickoski. Në të…
Author: Jeta almakos
Pas lajmit se Afrim Gashi ka pranuar iniciativën për interpelancë nga “Levica” për shkarkim të Ilire Dautit nga posti i kryetares së Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, ka reaguar kjo e fundit, duke thënë se kjo interpelancë nuk është kundër saj si individ, as si deputete, por ndaj betejës për barazi, ndaj betejës për drejtësi dhe dinjitet. Dauti thotë se kjo është luftë ndaj betejës për t’i bërë të barabartë pjesëmarrësit në konfliktin e vitit 2001. “Nëse e keni për pozicione merrni lirisht të gjitha, por mos lejoni supermacinë ndaj shqiptarëve, ndaj pjestarëve të UÇK-së, ndaj të drejtave…
Kryeministri edhe një herë ka zgjedhur të ironizojë me shqetësimet legjitime të shqiptarëve, duke manipuluar reagimin tonë si të ishte i lidhur me veprimet e fundit të policisë. Kështu thuhet në reagimin e BDI-së. “E vërteta është krejtësisht ndryshe dhe të gjithë e dinë se shqetësimet tona kanë të bëjnë me rrugën e rrezikshme që ka marrë qeveria. Veprimet e ministrit të Arsimit, ministrit të Administratës dhe kontrolli i Gjykatës Kushtetuese nga partia në pushtet pothuajse kanë gjymtuar Marrëveshjen e Ohrit. Kjo qasje përçarëse nuk është thjesht sulm ndaj shqiptarëve, por ndaj stabilitetit të vendit dhe vlerave të bashkëjetesës që…
Kryeministri Hristijan Mickoski ka kërkuar falje nga qytetarët për praninë e shtuar të forcave policore dhe shtimin e kontrolleve në pikat kufitare, pas aksioneve të policisë që po vazhdojnë që nga mbrëmja e djeshme, përcjell TV21. Mickoski thotë se me këto aksione po përpiqen të zbardhin vrasje që kanë ndodhur në të kaluarën. “E shfrytëzoj këtë rast që t’u kërkojë falje të gjithë qytetarëve, të kërkoj falje që kanë qenë dëshmitarë të shqetësimeve gjatë natës. Nëse kanë pritur pak më shumë se zakonisht, nëse janë shqetësuar nga personat në uniformë, por besoni se kishte dyshime bazë që mund të ishin…
Kryetari i ZNAM-it, Maksim Dimitrievski, sot prezantoi Platformën për bashkim kombëtar maqedonas, të përbërë nga nëntë pika. Sipas tij, kjo ofron mundësi për bashkim kombëtar, para së gjithash për popullin maqedonas, por edhe për të gjitha bashkësitë etnike që jetojnë në vend. Sovraniteti, gjuha maqedonase, identiteti, pika referimi, 2 gusht – Ilinden… janë vetëm një pjesë e tekstit në platformë. I pyetur nëse kanë biseduar me partnerët e koalicionit OBRM-PDUKM dhe VLEN për mbështetjen e platformës, Dimitrievski theksoi se një ofertë të tillë e kishin paralajmëruar edhe në periudhën parazgjedhore. “Sot jemi partner në qeveri, jemi të përfaqësuar në Parlament,…
Më vjen keq se pas kaq kohe të humbur, pritje, për këto 7 ligje, a pasojnë edhe tjera. D.m.th këto 7 ligje i presim me vite, flas si shtet dhe në këtë moment nuk flitet për asgjë por vetëm për himnin, që nuk është as për t`u diskutuar. Nga këtu mund të bëj kompliment për Ministrinë që nuk është gjetur vërejtje tjetër, por prap vlerësoj është përfundimisht, jo logjike të bllokohet ligji për arsim të mesëm i cili nuk është ndryshuar për 20 vite të mos mund të implementohet vetëm për një diskutim të tillë. Sot ligji është në rend…
Një foshnjë shtatë muajsh ka ndërruar jetë mbrëmë në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve në Shkup, njofton jozyrtarisht “Fokus”. Sipas informacionit të disponuar, foshnja ishte dërguar në klinikë dhe ishte kthyer përsëri, dhe ka pasur dyshime për pnemoni. Rasti është nën hetim për të sqaruar shkaqet e vdekjes. Drejtori i Klinikës për Sëmundje të Fëmijëve në Shkup, Rexel Memedi, e konfirmoi informacionin. „Është e vërtetë. Foshnja shtatë muajsh ndërruoi jetë në klinikë mbrëmë. Kishte një sindrom dhe disa organe të dëmtuara, çka ka shkaktuar përkeqësimin e mëtejshëm të gjendjes“, theksoi Memedi. Megjithatë, ai theksoi se çështja më shqetësuese për një…
Procedura disamujore para hetimore e zhvilluar nga prokurori publik në Qendrën Hetimore të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe MPB-së, mbrëmjen e djeshme ka rezultuar në një aksion në të cilin një grup kriminal shpërbërja, e cila është kryer së bashku me zyrtarë policorë të MPB-së në rajonin e komunave Çair, Haraçinë, Shuto Orizarë, Butel dhe Studeniçan. Me kërkesë të prokurorit publik dhe në bazë të urdhrit të gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup, deri në mëngjesin e sotëm janë kryer bastisje në 30 lokacione dhe një sasi e madhe parash,…
Në një panel diskutues të organizuar nga Universiteti “Nënë Tereza”, zv. kryeministri i parë i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, z. Izet Mexhiti, diskutoi mbi sfidat dhe perspektivat e rinisë dhe arsimit cilësor në vend. Në fjalimin e tij, z. Mexhiti theksoi se rinia dhe arsimi janë shtyllat kryesore për një shoqëri të zhvilluar, duke nënvizuar përkushtimin e qeverisë për të investuar në të ardhmen e të rinjve përmes projekteve konkrete dhe mbështetjes së qëndrueshme. “Nëse duam një të ardhme të sigurt dhe prosperuese, duhet të investojmë sot tek të rinjtë dhe studentët tanë – jo vetëm me fjalë, por…
Zëvendëskryeministri i Qeverisë, i angazhuar për politikat e qeverisjes së mirë, Arben Fetai, mirëpriti në një vizitë kurtuazie ambasadorin e ri të Mbretërisë së Belgjikës pranë Republikës së Maqedonisë së Veriut, me seli në Sofje, SH.T. z. Paul Lambert. Gjatë takimit, Fetai dhe Lambert diskutuan për gjetjen e një zgjidhjeje për tejkalimin e kushtit të fundit që pengon fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Zëvendëskryeministri Fetai e informoi ambasadorin Lambert për prioritetet e tij, të fokusuara në luftën kundër korrupsionit, rritjen e transparencës në punën e institucioneve shtetërore, dhe procesin e konfiskimit të pasurisë…
Sonte një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në afërsi të fshatit serb Markovac, në rrugën nga Nishi për në Beograd, raportojnë mediat serbe, transmeton Klan M. Aksidenti ka ndodhur kur një veturë ka goditur një kamion dhe ka përfunduar nën rimorkion e kamionit. Aktualisht nuk ka të dhëna për gjendjen e pjesëmarrësve në aksident dhe as për numrin e pasagjerëve në veturë. Më shumë detaje priten nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë. /tvklan.’k/
TV21 merr vesh se aksioni i kësaj mbrëmjeje në Çair dhe Haraçinë ka të bëjë me pjesëtarë të grupeve nga Duqanxhiku dhe Haraçina. Jozyrtarisht, anëtarët e këtyre grupeve janë kapur përmes të ashtuquajturës “masa Pi”, ndërsa në bisedat me inspektorë të MPB-së kanë pranuar se kanë kryer disa prej vrasjeve që janë bërë periudhën e fundit në Shkup. Siç raporohet, ky aksion është dashur të zhvillohet të martën, por në momentin e fundit kanë nisur të dalin informacione nga struktura të MPB-së, andaj është bërë strategji e re për aksion të shpejtë, që u realizua mbrëmjen e kësaj të diele.…

