Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Zoran Dimitrovski ka vizituar këtë të enjte Korçën, nga ku ka folur rreth debatit të krijuar në Shkup për ligjin e gjuhëve që ka përfunduar në Gjykatën Kushtetuese. Ai u shpreh se asnjë nismë nuk do të prekë vendimet e përbashkëta, siç janë marrëveshjen e Ohrit e firmosur me shqiptarët, apo ajo e Prespës, e firmosur me Greqinë. “Ka iniciativa për të riparë disa nga çështjet dhe ligjet e gjuhëve të ndryshme në Maqedoni, siç është gjuha shqipe. Këto vendime e rishikime nuk kanë qëllim të ndikojnë përdorimin e gjuhës shqipe.…
Author: Jeta almakos
Kryeministri Hristijan Mickoski në profilin e tij në Facebookka shkruar se ka pasur nderin të marrë pjesë në Samitin e Partisë Popullore Evropiane (EPP), ku janë mbledhur liderë të shquar, përfaqësues të partive dhe vendimmarrësit kryesorë nga e gjithë Evropa. “Samiti ishte platforma për shkëmbim të mendimeve dhe ideve për të ardhmen e Evropës, veçanërisht më bënë krenar fakti që Maqedonia mbetet pjesë e këtyre bisedimeve dhe partneriteteve strategjike. Pjesëmarrja jonë aktive në ngjarje të tilla ndërkombëtare është kyçe për forcimin e pozitës së vendit tonë në kontekstin evropian dhe për të kontribuar në vizionin e përbashkët për një Evropë…
-Le të shohim që të ecë puna fillimisht në Kuvend, thotë zv/ministri i Arsimit, Lulzim Aliu në lidhje me ndryshimet në Ligjin për Arsim të Mesëm, ku mes tjerash parashihet edhe intonimi i himnit maqedonas në fillim të vitit shkollor dhe gjatë manifestimeve në shkolla, përcjell TV21. Aliu thotë se do të ketë amendamente për ligjin e njëjtë, ndërsa thekson se në rast se miratohet, Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të duhet ta respektojë të njëjtin. “Mendoj se fillimisht duhet që të kalojë në leximin e dytë, dhe atje i keni përgjigjet edhe nga deputetët që do të ketë…
Elmi Aziri tha se, janë të bindur se Gjykata Themelore në Tetovë do të vendosë në favor të krahut të Selës që siç tha, argumentet janë në anën e tyre, përcjell TV21. Aziri tha se, nuk sheh ndonjë arsye që Gjykata themelore në Tetovë të merr vendim ndryshe. “Ne me bindje te thellë e themi se argumentet janë në anën tone. Gjykata Themelore e Tetovës vendimin e pare e kishte pro që vulat e partisë të qëndrojnë aty ku e kanë vendin, te Aleanca për shqiptarët me kryetar Ziadin Selën. Unë nuk shoh ndonjë arse ose moment të ri se…
Republika e Bullgarisë mbështet zgjerimin e Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor, tha kryeministri bullgar Dimitar Gllavçev nga Brukseli, ku po merr pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, raporton Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT). Këtë përgjigje Gllavçev e dha kur u pyet se çfarë ka biseduar në takimin me presidentin e ri të Këshillit Evropian, Antonio Kosta. “Nuk diskutuam asgjë në veçanti, ai më pyeti se cili është qëndrimi i Republikës së Bullgarisë për zgjerimin në Ballkanin Perëndimor. Kam vënë në dukje se ne e mbështesim, se është çështje gjeopolitike, por se duhet të respektohen kushtet për anëtarësim në Union”, tha ai. Duke…
Ish-ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga ka reaguar pasi Gjykata Penale hodhi poshtë kërkesën për rigjykim në rastin “Alfa”, me arsyetim se nuk ka ekspertë në vendin tonë që mund ta vlerësojnë ekspertizën që u bë në Serbi, përcjell TV21. Lloga pyet se si ka mundësi që i njëjti sistem i drejtësisë, të njeh ekspertizën nga Serbia për rastin e keqpërdorimeve në Onkologji, por jo edhe për rastin “Alfa”. Reagimi i Llogës: REDUCTIO AD ABSURDUM Si është e mundur që brenda një muaji sistemi juridik në Maqedoni të prodhojë diskriminim të rëndë, shkelje të barazisë në gjykim dhe një krim me…
Propozim ligji për të drejta ekskluzive të “Branitellave” dhe familjarëve të tyre vazhdon të jetë shkaktar i bllokimit të seancave të komisionit për Politikë Sociale Rini dhe Demografi. Edhe seanca e gjashtë e këtij komisioni e kishte të njëjtin epilog, përfundoi pa filluar, përshkak se deputetja e LSDM-së edhe sot përsëriti kërkesën që të futet në rend dite pastaj edhe në votim propozim ligji i “Branitellave”. “Dëshiroj të shtoj një pikë në rendin e ditës edhe atë pika e parë e rendit të ditës të jetë propozimi për të drejta ekskluzive për “Branitellat” dhe familjarët e tyre” – tha Trençevska. Nga…
Presidenti i zgjedhur, Donald Trump thotë se Turqia qëndron prapa rrëzimit të regjimit të Bashar al-Assad në Siri, përcjell TV21. Trump thotë se “Turqia bëri një marrje jo miqësore” të Sirisë. “Njëra prej palëve është fshirë në thelb. Por askush nuk e di kush është pala tjetër. Por unë po. E dini kush është? Turqia. OK. Turqia qëndron prapa kësaj. Është njeri i mençur. E kanë dashur për mijëra vite dhe e mori. Dhe ata njerëz që hynë brenda, janë të kontrolluar nga Turqia. Është OK, është një mënyrë tjetër për të luftuar. Por jo, unë nuk dua që të…
Koncepti i arsimit dual krijon kuadrin e nevojshëm, të përgatitur mirë për nevojat e ekonomisë dhe në këtë mënyrë redukton boshllëkun përmes ofertës dhe kërkesës në tregun e kapitalit njerëzor. Së bashku me partnerët tanë, ne do të vazhdojmë të zbatojmë dhe përmirësojmë këtë koncept të arsimit, në kuadër të projektit “Arsimi për Punësim”e cila përsëri, mundësoi unifikimin e energjisë dhe krijimin e përbashkët të politikave arsimore efektive”. Kështu theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska gjatë vizitës së sotme në kompaninë “Rontis” në Veles, ku së bashku me ambasadoren zvicerane Veronik Ulman, drejtorin ekzekutiv të Odës Ekonomike, Antoni…
Prokuroria ka hequr dorë nga ndjekja penale e nipit të kryetarit të BDI-së, Drin Ahmeti, në lidhje me mjetet piroteknike që iu kapën në mbrëmjen e 30 dhjetorit të vitit 2023, në veturën e tij Range Rover me targa të Shqipërisë, gjatë një kontrolli të policisë në Shkup. Nga Prokuroria për Alsat, theksojnë se sipas raportit, fishekzjarrët që janë gjetur dhe marrë, nuk janë në sasi të madhe të cilat mund të iniciojnë ndjekje penale dhe përgjegjësi eventuale penale, ndërkaq në favor të asaj flet edhe fakti që Ministria e Punëve të Brendshme si organ përkatës për ngjarjen ka dorëzuar…
Tema e arratisjes së ish-zv/kryeministrit Artan Grubi pasi u zbulua se ai ishte përfshirë në shpërdorim detyre për përvetësim në “Lotarinë shtetërore” është ende një temë e nxehtë në opinion. Nga LSDM-ja pyesin nëse ministri i brendshëm, Pançe Toshkovski do ta marrë përgjegjësinë për ngjarjen. “Të dhënat e fundit për arratisjen e ish-zëvendëskryeministrit të parë Artan Grubi, ku nuk funksionuan “bateritë” e kamerave pikërisht në momentin që po dilte nga kufiri, shkaktuan tallje nga qytetarët. Deri kur ministri do ta mashtrojë opinionin dhe kur planifikon të pranojë se kjo ishte një arratisje e rregulluar”, pyet LSDM. Nga kjo parti informojnë…
Ministri i Transformimit Digjital i Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Stefan Andonovski, mbajti një fjalim mbresëlënës në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik (IBU). Z. Andonovski mori pjesë në një panel diskutimi me temën “Lidhja e Ndarjes Dixhitale: AI dhe Digjitalizimi për Zhvillim Gjithëpërfshirës,” organizuar nga Balkan Research Center (BRC). Përkrah ministrit, pjesëmarrësve iu drejtua edhe Prof. Dr. Lutfi Sunar, rektor i IBU-së, i cili theksoi rolin vendimtar të inteligjencës artificiale (AI) dhe digjitalizimit në botën e sotme që ndryshon me shpejtësi. Në fjalimin e tij të fuqishëm, ministri Andonovski nënvizoi potencialin transformues të AI dhe digjitalizimit për Maqedoninë e Veriut, duke…

