Author: Jeta almakos

Ministri i Tregtisë i Türqisë, Ömer Bolat, i cili ndodhet për vizitë në Maqedoninë e Veriut si pjesëmarrës në Forumin e Biznesit Türqi-Maqedoni e Veriut, u prit në një takim nga kryeministri Hristijan Mickoski. Bolat theksoi se gjatë takimit diskutuan për investimet e kompanive turke në Maqedoninë e Veriut dhe dëshirën e tyre për të marrë pjesë në projekte të reja për rritjen e vëllimit të tregtisë dypalëshe. Ai tha se në takimin e sotëm me kompanitë turke të ndërtimit, me pjesëmarrjen e kryeministrit Mickoski, do të diskutohen të gjitha aspektet e bashkëpunimit në projektet infrastrukturore në Maqedoninë e Veriut.…

Lexo më Shumë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është paraqitur në SPAK mëngjesin e kësaj të enjte. Kujtojmë që disa ditë më parë, Prokuroria e Posaçme dhe agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, sekuestruan telefonin e Ajola Xoxës, bashkëshortes së Veliajt. Kjo është hera e dytë që Veliaj paraqitet në SPAK, pasi herën e parë u paraqit më 30 prill 2024. Në atë kohë kryebashkiaku qëndroi për 8 orë në SPAK lidhur me hetimet e Prokurorisë së Posaçme për inceneratorin e Tiranës.

Lexo më Shumë

Ministria turke e Mbrojtjes Kombëtare (MSB) njoftoi se personelit të Komandës së Forcës së Sigurisë së Kosovës i është dhënë “Trajnim për granatahedhësin​​​​​​​ automatik MK-19”, transmeton Anadolu. “Komanda e Njësisë Stërvitore të Kryesisë së Delegacionit Përfaqësues të Türkiyes në Kosovë, ka mbajtur ‘Trajnim për granatahedhësin automatik MK-19’ për personelin e Komandës së Forcës së Sigurisë së Kosovës”, tha Ministria në një deklaratë.

Lexo më Shumë

Mendimi i ndarë i dy gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të përkatësisë etnike shqiptare, Dr. Osman Kadriu dhe Naser Ajdari, lidhur me vendimin e 9 tetorit të Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e një shtylle kritike të Kushtetutës dhe Marrëveshjes së Ohrit – përfaqësimin e drejtë dhe të barabartë, sipas BDI-së, ka shqetësuar thellë çdo shqiptarë dhe çdo qytetarë të vendit që, sic thonë, për dallim nga kjo qeveri ende beson në bashkëjetese dhe barazi. “Ajo që lexuam në këtë opinion ka tronditur çdo qytetar paqedashës të këtij vendi, e në veçanti shqiptarët. Kur gjyqtarët thonë në opinionin e ndarë të tyre:…

Lexo më Shumë

A do të ketë ndryshime në zgjidhjen ligjore për të dielën si ditë jo pune, do të dihet pas seancës së ardhshme të Këshillit Ekonomiko-Social (EKS), ku do të bisedohet qartë dhe hapur me punëdhënësit dhe punëtorët, njoftoi sot kryeministri Hristijan Mickoski. “Mendimi im personal është që të gjithë ata që arrijnë një marrëveshje me punëdhënësit të mund të punojnë të dielën dhe të marrin një pagë dyfish ose trefish më të lartë, ose askush të mos punojë. Ose do të vlejë për të gjithë, ose nuk do të vlejë për askënd, dhe ne nuk do të ndjekim politika të…

Lexo më Shumë

Në seancën për pyetje të deputetëve, Jovan Jaulevski nga VMRO-DPMNE pyeti minstrin e Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, se çfarë ka ndërmarr shteti për kthimin e Artan Grubit. Toshkovski, tha se Grubi ende është i pakapshëm për organet e ndjekjes. “Të dielën, në orët e hershme të mëngjesit, personi në fjalë u largua nga Maqedonia me një automjet me targa diplomatike, duke qenë pasagjer në sediljen e parë me personin që ngiste makinën. Një zyrtar policor nga policia kufitare bëri një gabim kardinal. Në vend që të konstatojë se ai është në listën e ndalimit, ai, i shqetësuar ose i…

Lexo më Shumë

Kryetari i grupit parlamentar të Frontit Europian, Blerim Bexheti kërkoi nga kryeministri Hristijan Mickoski që në interes të stabilitetit të vendit të tërheq iniciativat për Ligjin për gjuhët. “A do e tërhiqni në interes të stabilitetit, progresit dhe të respektit ndaj komunitetit të dytë në këtë shtet, shqiptar, tha mes tjerash Blerim Bexheti në pyetjen drejtuar kryeministrit Hristijan Mickoski, partia e të cilit është pjesë e njërës prej 13 nismave në Gjykatën Kushtetuese, ku kontestohet Ligji për Përdorimin e Gjuhëve, përcjell “TV21”. Bexheti pyeti Mickoskin nëse kanë vullnet që ta tërheqin këtë nismë. “A keni vullnet, gatishmëri, që ta tërhiqni…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, ka shprehur zhgënjimin e tij pasi që këshilltarët e BDI-së në këtë komunë sot nuk e votuan buxhetin për vitin 2025. Kosotovski me këtë rast ka thënë se këshilltarët e këtij subjekti politik nuk votuan në favor të projekteve të rëndësishme për zhvillimin e vendbanimeve me shumicë shqiptare, siç janë ndërtimi i ujësjellësit në Luboten, ndërtimi i rrugëve të reja dhe realizimi i projekteve të tjera zhvillimore në mbarë Butelin që do të përmirësonin kushtet e jetesës për të gjithë qytetarët. Kostovski ka apeluar për angazhim më të madh nga të gjitha grupet…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në seancën e sotme parlamentare tha se qytetarët të ndjehen të qetë dhe të sigurt, gjendja e sigurisë është stabile, qeveria sjell ekonomi më të mirë, paga më të larta dhe ia kthen dinjitetin që e shiti qeveria e kaluar e LSDM-së dhe BDI-së. “Përderisa Misovski mendonte se Talat Xhaferi ishte idhull dhe kryetar frymëzues i Kuvendit, ai shqiptoi ofendime dhe kualifikime. Ndjehuni të sigurt, shpresoj që pas këtyre viteve të kaluara në Kuvend, të kaluara në kurrizin e qytetarëve, të keni një tryezë të pasur të Vitit të…

Lexo më Shumë

Antikorrupsioni si institucion gjatë shqyrtimit të lëndëve, konstaton faktet përmes informacioneve që i marrim nga institucione tjera kompetente dhe gjatë miratimit të vendimeve veprojmë kryesisht në suaza të kompetencave ligjore – thonë nga Komisioni Antikorrupsion. Lidhur me lëndën për Drejtorin e ASK-së dhe diplomën e kontestuar të fakultetit, sipas Antikorrupsionit, institucioni kompetenet është Inspektorati Shtetëror i Arsimit, ku vendimi është marrë në bazë të procesverbalit nga mbikqyrja e zbatuar inspektuese. Antikorrupsioni thotë se nuk ka kompetenca për të marrë veprime hetuese lidhur me besueshmërinë e certifikatës për njohjen e gjuhëve të huaja. Lidhur me anëtaren e Komisionit, Cveta Ristovska, nga…

Lexo më Shumë

Sot, në mbledhjen e Këshillit të Komunës së Butelit, u miratua BUXHETI rekord prej 828 milionë denarësh, i cili është më i madhi në historinë e komunës. Kryetari i komunës, Darko Kostovski, theksoi se ky buxhet është i dedikuar ekskluzivisht për zhvillimin dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët. “Është një buxhet zhvillimor, një buxhet që do të shfrytëzohet vetëm për nevojat e qytetarëve të Komunës së Butelit. Të gjitha fondet do të përdoren për realizimin e kërkesave dhe projekteve që i shërbejnë interesave të qytetarëve,” tha Kostovski. Kryetari i Komunës u shpreh i zhgënjyer për faktin se këshilltarët…

Lexo më Shumë

Një i mbijetuar nga rrëzimi i avionit të kompanisë “Azerbaijan Airlines” të mërkurën tha se pilotët e avionit u përpoqën të uleshin në Grozny të Çeçenisë tri herë, pasuar nga një shpërthim jashtë avionit, sipas një audio-regjistrimi të shpërndarë nga kanali televiziv rus RT, transmeton Anadolu. I mbijetuari Subkhankul Rahimov tha se “diçka shpërtheu” në përpjekjen e tretë të uljes dhe se kur ka marrë jelekun e shpëtimit, ka vërejtur një vrimë në të, të shkaktuar nga një shrapnel. Ai ka thënë gjithashtu se pas shpërthimit është goditur nga një shrapnel. Rahimov ka treguar përpjekjet e shumta për uljen e…

Lexo më Shumë