Author: Jeta almakos

Gjuha maqedonase është gjuhë e vetme zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ndërkaq gjuha shqipe është gjuhë e përkthyer. Këtë e tha kryeparlamentari Afrim Gashi, në intervistën për Alsat. “Gjuhë e vetme zyrtare me të cilën shteti komunikon dhe institucionet flasin mes vete është gjuha maqedonase. Neni 1 thotë se në të gjitha institucionet shqipja është gjuhë zyrtare zotëri Gashi, pra që mund të komunikojnë edhe në gjuhën shqipe. Ajo është gjuhë e përkthyer… Si mund ta quani gjuhën shqipe gjuhë të përkthyer zotëri Gashi? Ne e kemi gjuhën shqipe në dokumente personale. Në dokumente e përkthyer apo është në përdorim zyrtar? Unë po…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski sot, pasi MPB prezantoi rezultatet e punës së tyre, i inkurajoi anëtarët e MPB-së. Ai u tha atyre që të vazhdojnë të japin drejtësi kudo. Ajo që është një mesazh i rëndësishëm është se askush nuk duhet të jetë mbi ligjin dhe Kushtetutën. Ikën kohët si deri tani. Duhet të luftojmë kundër gjithë atyre elementëve të korruptuar në shoqëri dhe do të luftojmë. Ndoshta drejtësia është e ngadaltë, por kushdo që mendon se ka mashtruar drejtësinë e ka gabim, ajo vjen gjithmonë në fund dhe fiton gjithmonë. Pra, unë vetëm mund t’i inkurajoj të gjithë ata pjesëtarë…

Lexo më Shumë

Më shumë se një mijë punësime të paralajmëruara në shëndetësi kanë kaluar filtrin qeveritar dhe kanë marrë aprovime nga Ministria e Financave, konkurset do të shpallen në janar, njoftoi ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, i cili sot vizitoi Spitalin e Përgjithshëm në Gostivar. Procedurat në qeveri kanë kaluar, tani i takon drejtorëve. Për ata punonjës që kishin kontrata u zgjatën edhe për tre muaj, që të mos largoheshin nga puna. Bëhet fjalë për një shtrirje të madhe prej rreth 1200 personash nga personeli i mesëm mjekësor dhe duhet t’i nënshtrohen testimeve. Pres që të bëhet deri në mes të janarit,…

Lexo më Shumë

Këshilli i Bankës Popullore miratoi Raportin për rreziqet në sistemin bankar të Republikës së Maqedonisë së Veriut në tremujorin e tretë të vitit 2024. Gjithashtu, Këshilli miratoi një Vendim të ri për metodologjinë për identifikimin e bankave me rëndësi sistemike, me të cilin përmirësohet metodologjia ekzistuese në bazë të së cilës Banka Popullore identifikon bankat me rëndësi sistemike në vend dhe përcakton shtresën mbrojtëse të kapitalit për to, thonë nga Banka Popullore. “Ky është një instrument makroprudencial për forcimin e qëndrueshmërisë së sistemit bankar duke forcuar aftësinë paguese dhe stabilitetin e bankave me rëndësi sistemike ndaj goditjeve ose humbjeve të…

Lexo më Shumë

Pivara Shkup, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, sot hapi dy shkolla të reja “Rosa për gjidhënie” në kuadër të spitaleve të përgjithshme në Strugë dhe Kavadar. Falë këtij aktiviteti të Pivara Shkupi, zbatimi i të cilit filloi në vitin 2018, deri më tani janë hapur 9 shkolla të prindërve dhe 8 shkolla për gjidhënie në disa qytete të vendit. Zbatimi i kësaj nisme do të vazhdojë gjatë vitit 2025.

Lexo më Shumë

Milikije Halimi është shkarkuar nga pozita e drejtoreshës së shoqërisë aksionare shtetërore “Aeroportet”. Drejtor i ri është emëruar Igor Trajanovski. Milikije Halimi ishte ish-kryetare e Komunës së Haraçinës nga radhët e LSDM-së, ndërsa në fund të tetorit të vitit të kaluar u emërua drejtoreshë e re ekzekutive e ndërmarrjes shtetërore “Aeroportet e RMV-së”. Ajo pozitën e mori nga Trajçe Angellovski.

Lexo më Shumë

Deputetët e Frontit Evropian në konferencë për media, kanë thënë se shprehin indinjatën ndaj deklaratave të fundit të kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi lidhur me statusin e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut. “Pohimi i tij se gjuha e vetëm zyrtare në vend është gjuha maqedonase ndërsa gjuha shqipe është një gjuhë e përkthyer përbën jo vetëm një gënjeshtër të hapur por edhe një tradhti të rëndë ndaj popullit shqiptar, historisë tonë dhe të drejtave tona të fituara me shumë mund. Është tronditëse por jo e habitshme që Gashi një person i përzgjedhur për të shërbyer si kukull në hierarkinë…

Lexo më Shumë

Një nga markat më të njohura të ushqimit tradicional, *Burek King*, ka shpallur ambicien për të hyrë në Librin e Rekordeve Guinness me *burekun më të madh në botë*! Kjo përpjekje unike do të zhvillohet së shpejti, duke bashkuar ekspertë të kuzhinës dhe dashamirës të burekut nga e gjithë bota. Sipas përfaqësuesve të kompanisë, bureku rekord do të jetë me përmasa të jashtëzakonshme dhe do të përgatitet me përbërës të cilësisë më të lartë, duke ruajtur shijen autentike që i ka dhënë famë. Ngjarja do të jetë një festë e traditës dhe kreativitetit, duke promovuar kulturën e pasur të kuzhinës…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë dhe njëri nga liderët e VLEN, Arben Taravari ka folur lidhje me kërkesën për dorëheqjen e tij nga posti i ministrit të shëndetësisë. Taravari me këtë rast u shpreh se nuk mund të pranoj kërkesën për dorëheqje nga personat që ishin fajtorë për zjarrin që ndodhi në spitalin modular në Tetovë. I pyetur nëse planifikon të japë dorëheqje për shkak të thirrjeve dhe kërkesave të opozitës për vdekjen e fëmijëve në Klinikën Universitare të Fëmijëve, ministri thotë se për të kritikuar duhet të kesh kredibilitet moral. “Nuk mund të pranoj kërkesë për dorëheqje nga personat që ishin…

Lexo më Shumë

Janë mbyllur 5 institute shkencore private dhe në 15 janë konstatuar parregullsi, të cilat janë detyruar t’i heqin brenda një afati të përshtatshëm. Ky është rezultati i kontrollit të deritanishme nga komisioni në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës i krijuar për këtë qëllim, njoftoi ministrja e MASH, Vesna Janevska. “Disa nga institutet janë të mbyllura për shkak të pasivitetit, e disa për shkak se nuk i kanë plotësuar kushtet ligjore për punë. Aty ku kemi konstatuar parregullsi, është lënë afat që të hiqen për tre muaj. Por mendoj se numri i instituteve të mbyllura shkencore do të jetë më i…

Lexo më Shumë

Pronari i kompanisë “Ritron Copy” nga Kumano, Artan Ajruli, është arrestuar, njofton Radio Evropa e Lirë (REL). Arrestimi i Ajrulit është pjesë e një hetimi tjetër të lidhur me veprimtarinë e udhëheqjes së mëparshme të Loterisë Shtetërore. Bëhet fjalë për tenderët fituar për blerjen e televizorëve për shoqërinë aksionare shtetërore. Më 17 dhjetor, REL publikoi se numërimi i pajisjeve të blera u bë me kërkesë të Policisë Financiare, e cila po heton blerjet e pajisjeve televizive në përmasa të ndryshme nga “Ritron Copy”. Policia Financiare po kontrollon dërgesat nga kjo kompani nga Kumano për numrin e televizorëve të dorëzuar dhe…

Lexo më Shumë