Author: Jeta almakos

Ramadan Ramadani Javën që kaloi në ambientet e Komunës së Çairit, u zhvillua një aktivitet kulturor i dalluar: promovimi i monografisë për fshatin Tanushë, Tanusha në rrugëtimin e saj historik nga autori Ismail Ibrahimi. Libri është botuar nga “Lena Prishtinë” por promovimin dhe mund të gjendet tek shoqata qytetare për zhvillimin e kulturës “Margus” nga Shkupi. Në këtë libër të domosdoshëm për historinë e shqiptarisë së Shkupit me rrethinë, përveç autorit vlen të ceket edhe mundi i publicistit Fitim Nuhiu, si recensent i librit dhe i të gjithë atyre që kontribuan për botimin dhe promovimin e këtij libri me vlerë.…

Lexo më Shumë

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Jimmy Carter është ndarë nga jeta në moshën 100-vjeçate. Lajmin e konfirmoi për mediat qendra e themeluar prej tij. Siç konfirmoi zyra e tij, ish-presidenti u largua në paqe në shtëpinë e tij në Plains, Georgia, nga ku merrte kujdes shëndetësor që nga shkurti i vitit 2023. Carter jetoi më gjatë se çdo president tjetër në historinë e Shteteve të Bashkuara. Po ashtu ai pati edhe martesën më jetëgjatë- 77 vite me Rosalynn, i cila ndërroi jetë në nëntor të vitit 2023. Çifti kishte katër fëmijë dhe shumë nipër e mbesa. Pavarësisht sfidave shëndetësore në…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike e Maqedonisë së Veriut thotë se autoritetet kanë të drejtë ta ftojnë në bisedë kreun e BDI-së, Ali Ahmeti, pasi i njëjti së fundmi deklaroi se ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi gjendet diku në trevat shqiptare dhe se i njëjti do të kthehet kur të sigurohet që nuk ka drejtësi selektive, përcjell TV21. “Prokuroria Publike ka lëshuar urdhër për lëshimin e fletarrestimit kombëtar dhe ndërkombëtar për të dyshuarin. Autoritetet vendase dhe ndërkombëtare të ngarkuara me ekzekutimin e këtyre urdhrave kanë të gjithë autoritetin për të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të gjurmuar personin, duke përfshirë thirrjen dhe…

Lexo më Shumë

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska thotë se Abetarja shqipe në Maqedoninë e Veriut nuk është libër, por material ndihmës, përcjell TV21. Janevska thotë se ky vendim është miratuar nga ish ministri Jeton Shaqiri, ndërsa thotë se si material ndihmës, nuk ka asnjë pengesë që Abetarja të vazhdohet të përdoret nëpër shkolla. https://www.facebook.com/tv21hd/videos/1265742607989100/?ref=embed_video “Do të thotë Abetarja shqipe, ministri Jeton Shaqiri, bashkë Byronë, e kanë miratuar si material ndihmës, nuk është libër. Jashtë këtij vendi, nuk e di se çfarë është. Në këtë vend është material ndihmës dhe nuk ka pengesa që edhe më tutje të përdoret”, tha mes…

Lexo më Shumë

PTHP-ja ka propozuar paraburgim për 4 persona dhe masa kujdesi për një tjetër, të dyshuar për trafikimin e veturave luksoze dhe falsifikimin e dokumenteve Një I dyshuar është I pakapshëm për organet e ndjekjes dhe masa e paraburgimit do të zbatohet pas kapjes së tij. Fletarrest ndërkombëtar është shpallur për një person për shkak të një lidhjeje tjetër me rast të njëjtë. Katër shtetas të RMV-së kanë qenë të implikuar në këtë rast, por atyre nuk u janë përcaktuar masa kujdesi. Të dyshuarit tjerë janë persona zyrtar të shërbimeve administrative për regjistrimin e automjeteve. Ndërkaq, MPB njoftoi se kundër 12…

Lexo më Shumë

Komuna e Gostivarit miratoi buxhetin prej 27 milionë eurove, buxheti më i madh në historinë e Gostivarit “Sot, Këshilli i Komunës së Gostivarit me 20 vota “për” votoi buxhetin e Komunës së Gostivarit për vitin 2025. Buxheti për vitin 2025 është rreth 27 milionë euro dhe është buxheti më i madh në historinë e Komunës së Gostivarit. Hartimi i buxhetit vjen pas një debati publik të Komunës së Gostivarit me bashkësitë lokale, qytetarë, organizata qytetare, klube sportive dhe pale të interesuara dhe prek sfera të ndryshme me qëllim që të përmirësohet jeta e qytetarëve”, thuhet në njoftimin e komunës së…

Lexo më Shumë

Rreth 620 kilogram mish janë asgjësuar nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari. Ushqimi I asgjësuar ishte zbuluar gjatë inspektimeve të jashtëzakonshme që janë bërë në 191 mishtore dhe shitore tjera të specializuara për shitje të mishit. Gjatë kontrolleve veterinarët kishin zbuluar se mishi i ngrirë që nuk ka qenë I shënuar e që shitej, nuk ka përmbushur kriteret higjienike dhe ka patur deklaratë jo të plotë të prodhimeve kurse janë gjetur edhe prodhime që shiteshin por që nuk janë miratuar. Gjithashtu, sipas Agjencisë për Veterinari, tek disa subjekte ka patur punonjës pa kontrolle të obligueshme mjekësore dhe pa pa njoftim…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski shpreson që deklaratat e Ali Ahmetit për vendndodhjen e Artan grubit, të arrijnë deri te Prokuroria, përcjell TV21. Mickoski tha se ka procedurë juridike nëse dikush jep informacione në lidhje me vendndodhjen e ndonjë të arratisuri nga drejtësia. “Unë shpresoj që këtë ta dëgjojë Prokuroria. Dhe ka procedurë juridike, në të cilën nëse kemi person që e di se ku gjendet i arratisuri nga ligji, që do ta ftojë atë person, që duhet të japë përgjigje në pyetjen se ku gjendet i arratisuri nga drejtësia”, tha mes tjerash Mickoski./tv21.tv

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) nëpërmjet një komunikate ka reaguar në lidhje me deklarata e fundit të kryeministrit të vendit Hristijan Mickoski. Nga BDI thonë se në përpjekje për të heshtur shqiptarët nga reagimi për degradimin e Marrëveshjes së Ohrit, kryeminsitri Mickoski përpiqet të kërcënon me shpikje për tentativa për destabizilzim nga BDI. “Deklaratat e fundit të kryeministrit Mickoski janë një përsëritje e një taktike të njohur nga manuali i çdo regjimi autoritar të dështuar: shpikja e “armiqve” për të mbuluar paaftësinë për të udhëhequr. Ai nuk duhet të impresionohet me retorikën e tij, sepse kjo qasje – demonizimi i…

Lexo më Shumë

SEFER TAHIRI Media është instrument i rëndësishëm në sferën publike, i cili ruan ndikimin e madh ndaj opinionit publik, krahas zhvillimit të hovshëm të rrjeteve sociale, por edhe ndikimit të tyre të zmadhuar si rezultat i “shpërnguljes” masive të publikut në to. Ajo ka fuqinë e definimit të kornizës se çfarë është e rëndësishme në jetën publike dhe ka rol dominues në shoqërinë bashkëkohore. Siç thotë autori Denis Mekuejl, media është “burim potencial i fuqisë, ndikimit dhe kontrollit, vendi ku ndodhin shumë ngjarje të rëndësishme të jetës publike, njëri nga burimet më të rëndësishme të definimit të realitetit shoqëror”. Në…

Lexo më Shumë

Ish-drejtori për çështjet evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Charles Kupchan, ka deklaruar për një nga televizionet shqiptare se presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, do të angazhohet për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas Kupchan, Trump ka emëruar Richard Grenell si të dërguar për misione të veçanta pikërisht për t’u fokusuar në zgjidhjen e këtyre çështjeve. Këtë deklaratë e ka komentuar për gazetën “Bota Sot” ish-ushtaraku Muharrem Maralusha. Ai shprehet se Trump dhe Grenell kanë për qëllim të mbajnë premtimin që i kanë dhënë presidentit serb Aleksandar Vuçiq në vitin 2020. “Trump dhe Grenell do…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë ftesë nga Prokuroria Speciale për intervistim në lidhje me rezervat shtetërore. Ndonëse e ka pranuar ftesën, ai nuk ka shkuar ende për t’u intervistuar por i ka ftuar Prokurorët në zyrën e tij. I pyetur pse s’po pranon të shkojë në Prokurori për të dhënë dëshminë lidhur me hetimet mbi rezervat shtetërore, kryeministri Albin Kurti ka thënë se Isufaj është “regjisori i një pamjeje ku duhet të prodhohet një lajm se kryeministri i Kosovës intervistohet për një rast korrupsioni”. Ai ka “sfiduar” Prokurorinë nëse guxojnë të shkojnë në Kryeministri për ta intervistuar. “…Aty…

Lexo më Shumë