Derisa jam Kryeministër dhe lider I VMRO-DPMNE-së, pa garanca nga Brukseli, ndryshime kushtetuese nuk do të ketë – është shprehur I prerë Kryeministri Mickoski duke komentuar insistimin e Brukselit për ndryshimet kushtetuese si kusht për të vazhduar rrugëtimi evropian I vendit dhe deklaratën e Kryeparlamentarit Gashi, se për këto ndryshime duhet vullneti politik tek VMRO-DPMNE-ja. “Po, nuk do të ketë vullnet politik derisa unë e udhëheq Qeverinë dhe derisa jam Kryetar i VMRO-DPMNE-së, kurse pa VMRO-DPMNE-në nuk do të ketë ndryshime kushtetuese, këtë duhet ta dijnë të gjithë. Në këtë mënyrë të konceptuara, s`ka dhe as që do të ketë.…
Author: Jeta almakos
Duke jetuar në një botë me vlera të shtrembëruara, të dërgojmë mesazhe se bashkë jemi më të fortë. T`ua shtrijmë dorën njerëzve të margjinalizuar, të ndërtojmë një shoqëri ku secili do të ketë shansin për jetë me dinjitet – thotë Presidentja Gordana Siljanovska Davkova në mesazhin e fundvitit. “Ta ruajmë si nikoqirë të mirë shtëpinë tonë të përbashkët. Dëshiroj që Viti 2025 të jetë vit i sukseseve, stabilitetit, gëzimit dhe ëndrrave të realizuara. Të jetojmë në paqë, qetësi dhe harmoni, me ata që i duam dhe që na duan” – tha Siljanovska. Kuvendi ynë pas rotacionit politik katë vit, ka pasur…
Për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në Maqedoninë e Veriut, nesër (1 janar) nisin pushimet dimërore të vitit shkollor 2024-2025. Mësimi i gjysmë vjetorit të dytë do të vazhdojë më 20 janar. Viti akademik 2024-2025 tradicionalisht do të përfundojë më 10 qershor. Ky vit nuk do të zgjatet si viti i kaluar shkollor, kur u mbyll më 17 qershor për nxënësit e shkollave fillore, sepse nuk do të ketë pushim pranveror, i cili për herë të parë u prezantua vitin e kaluar (29 prill – 6 maj 2024). Për këtë vendim, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka anketuar…
Pushimet zakonisht lidhen nëse bien të premten, të dielën ose të hënën. Por gjatë këtij janari në Maqedoninë e Veriut, dita e parë jopune në vend është nesër, 1 janar (e mërkurë) dhe është ditë jopune për të gjithë qytetarët. Fundjava e radhës e kombinuar fillon në prag të Krishtlindjeve ortodokse, më 6 janar, të hënën, dhe pas kësaj, më 7 janar (e martë), festohen Krishtlindjet ortodokse. 6 janari është ditë jopune vetëm për besimtarët e besimit të krishterë ortodoks, ndërsa 7 janari – Dita e Krishtlindjes Ortodokse – është ditë jopune për të gjithë qytetarët e Maqedonisë.
Teksa qëndrojmë në prag të një viti të ri, është e rëndësishme të reflektojmë mbi rrugëtimin e vitit 2024—një vit që filloi me zgjedhjen historike të Kryeministrit të parë me etni shqiptare në Maqedoninë e Veriut, një moment që mbushi çdo zemër shqiptare me krenari, thuhet në reagimin e BDI-së. Sipas tyre, ky triumf nuk ishte vetëm politik, por ishte një fitore e kauzës që shqiptarët janë pjesëtarë të barabartë të këtij shteti, që ky vend është atdheu ynë i përbashkët. “Për herë të parë, shqiptarët ndjenë premtimin e një demokracie të mirëfilltë multietnike, ku të drejtat dhe mundësitë e…
Viti i Ri është kohë e shpresës, fillimeve të reja dhe kohë për të kujtuar gjithçka që ndodhi në vitin e kaluar, thotë lideri i LSDM-së, Venko Filipçe në fjalimin e tij të Vitit të Ri dhe i uron të gjithë qytetarëve Vitin e Ri 2025, duke i uruar shumë shëndet, lumturi dhe sukses. “Viti 2024 ishte vit sfidash për LSDM-në, vit në të cilin mësuam shumë dhe vendosëm të kthenim një fletë të re. Me gjithë vështirësitë, ne u forcuam dhe hapëm rrugën drejt një të ardhmeje të mbushur me përkushtim dhe punë për të gjithë ju”, thotë Filipçe…
Nga nesër, 1 janar, dokumentet personale dhe patentat e shoferit me emrin e vjetër të shtetit nuk do të vlejnë. Ata që kapen me patentë të vjetër do të ndëshkohen me një gjobë prej 100 eurosh. Deri tani janë lëshuar mbi 800 mijë patenta me emrin e ri kushtetues të shtetit. Në pikat e ndërrimit nuk vërehet rrëmujë dhe procesi i zëvendësimit po ecën pa probleme. Ministria e Punëve të Brendshme u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që ende nuk i kanë rinovuar patentat e tyre të shoferit, ta bëjnë këtë deri në afatin e fundit. Ata deklaruan se shërbimet…
Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, me anë të një statusi në facebook ka shkruar se këtë vit po e përfundojnë me ndryshimin më të madh që ka ndodhur ndonjëherë në vendin tonë. Mexhiti më tej ka shkruar se viti 2025 do të jetë një vit sfidash të reja. Ja postimi i plotë i Mexhitit në facebook: Bashkë me Arbenin, Bilallin dhe Zekën, si dhe aktivistë e funksionarë, sonte ishim në ndejën e fundvitit të VLEN-it. Këtë vit e nisëm së bashku, dhe po e mbyllim përsëri bashkë. Nuk mund të kishte përfundim më të mirë se ky i sotmi. Në…
Një suprizë befasuese vjen nga Tirana. Elisa Spiropali, kryetare e Kuvendit të Shqipërisë “qëlloi” përsëri në shenjë. Mbas disa paraqitjesh befasuese edhe në diplomacinë parlamentare, në trekëndëshin Tiranë-Prishtinë-Shkup, politikania luftarake nga Tirana bën një zgjedhje e cila do të komentohet gjatë. Ajo ka ftuar në kabinetin e saj një nga emrat më interesantë të botës shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Liridona Beqiri Limanin. Liridona, juriste dhe aktiviste shumë e njohur shqiptare në Shkup, është emëruar këshilltare e jashtme politike në kabinetin e kryetares së Parlamentit shqiptar. E njohur si polemiste e vendosur dhe me një curriculum mbreslënës, njohëse e shkëlqyer…
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, ka folur në lidhje me Abetaren e unifikuar shqipe, e cila në fillim të këtij viti shkollor filloi të përdoret në disa shkolla shqipe në Maqedoninë e Veriut. Janevska tha se nuk ka asnjë pengesë të përdoret Abetarja shqipe, pasi siç tha, është material ndihmës. “Asnjë ligj nuk vlen në mënyrë retrograde. Këtë BDI do të duhet ta dijë më mirë se unë, pasi kanë përvojë 20-vjeçare. Materialet didaktike që janë në përdorim, do të jenë në përdorim derisa Byroja për Zhvillim të Arsimit nuk thotë se nuk janë të përshtatshme, për momentin…
ZHARKO TRAJANOSKI Para disa ditëve, lexova në “Forbes” se tani paska numër më të madh të miliarderëve – 2781, ndërsa dy të tretat e tyre janë bërë edhe më të pasur se vitin e kaluar. Njëzet më të pasurit prej tyre këtë vit janë pasuruar për 700 miliardë dollarë. Për të varfrit nuk kishte as edhe një fjalë. Nëse shikoni listën e Forbes të “Miliarderëve në kohë reale”, do të vini re se shumica janë njerëz që janë pronarë të teknologjive dhe rrjeteve të komunikimit ose kanë fituar pasurinë e tyre falë komunikimit dhe internetit. Njeriu bindshëm më i pasur…
Zgjedhja e kryetarit të ri të Këshillit gjyqësor u caktua për të premten, kumtojnë nga Këshilli. Zgjedhja e kryetarit të ri të Këshillit vjen pikërisht një muaj pasi Vesna Dameva dha dorëheqje nga kjo pozitë më 2 dhjetor. Në shpjegimin e dorëheqjes së saj, Dameva ka thënë se në periudhën e fundit janë bërë përpjekje nga politikanë të caktuar për të dëmtuar integritetin e saj personal.

