Në vazhdën e “ndryshimeve në gjyqsor dhe prokurori”, pushteti paralajmëroi edhe shkarkimin e shefit të Prokurorisë Publike Lupço Kocevskin. Qeveria në seancën e fundit ka sjellë vendim për të nisur procedurë për shkarkimin e tij dhe do të emëroj prokuror të ri. Për shkarkimin e Kocevskit, Qeveria e ka angazhuar Ministrinë e Drejtësisë. Zëvendës kryeministri, Izet mexhiti tha se vendimi i Qeverisë për shkarkimin e Kocevskit ka ardhur pas shkeljeve të njëpasnjëshme. Izet Mexhiti, zv/kryeministër “Në parim është në frymën e faktorit ndërkombëtar dhe partnerët strategjik, duke synuar ndërhyrjen aty ku ka shkelje. Elementi i dytë është, besimi i qytetarëve…
Author: Jeta almakos
Edhe zyrtarisht u konfirmua ajo që parlajmëroi Klan Maqedoni 10 ditë më pare, se vulat do ti takojnë krahut të Ziadin Selës. Zijadin Sela zyrtarisht është kryetar i Aleancës për Shqiptarët. Këtë vendim Gjykata Themelore në Tetovë e ka marrë më 20 janar të këtij viti, duke vepruar pas kërkesës për ndryshim të statutit të partisë. GJYKATA THEMELORE E TETOVËS “Aprovohet kërkesa për regjistrimin e ndryshimit të kryetarit të partisë politike Aleanca për Shqiptarët me seli në Tetovë dhe kërkesa për ndryshim të statutit të partisë. Kështu, regjistri gjyqësor i partive politike që mbahet në Gjykatën Themelore në Tetovë evidenton:…
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, po qëndron për vizitë pune në Australi, që përfaqëson vizitën e parë të një ministri të Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut në Australi pas 15 viteve. Kjo vizitë, siç bëri të ditur Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, korrespondon me jubileun e rëndësishëm – 30 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes të dyja vendeve. Në kuadër të vizitës, ministri Mucunski sot ka realizuar takim dypalësh me ministren australiane të Punëve të Jashtme, Peni Uong. Në takim, ministrat i konfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe…
Divane, dyshek, qese plastike dhe shumë mbeturina të tjera të hedhura në hyrje të Liqenit Treska në Komunë e Sarajit. Banorët përmes emisionit “Thirre 21-shin” kërkuan që të pastrohet dhe të dënohen ndotësit, pasi siç shtojnë, kundërmon erë e keqe dhe paraqet “pamje të shëmtuar”. -Ne pagesat i bëjmë, çdo muaj i paguajmë mbeturinat nuk vijnë t’i marrin nga 2 javë, dhe prej këtu i marrin i dërgojnë atje i hedhin. Nuk di çfarë të them këtu është bërë katastrofë. Pastaj e kanë privatizuar Treskën, e ka marrë dikush e ka privatizuar dhe i marrin i hedhin kush mundet, thksoi…
Gjykata Themelore në Shtip ka dënuar sot me burgim të përjetshëm Fadil Zejnellov për vrasjen e 29-vjeçares Emilija Pesheva. Në seancën e kaluar dy ditë më parë, tashmë i dënuari Zejnellov e pranoi fajësinë për vrasjen e partneres së tij Peshevës. Siç tha ai atëherë, motivi i vrasjes së kryer më 1 nëntor të vitit të kaluar ishte tradhtia. Prokurori dhe avokatët e familjes Peshevi kërkuan dënim të përjetshëm për autorin, pasi siç thanë ata vrasjen e ka kryer gjatë dhunës në familje, gjegjësisht femicid. Sipas hetimeve të Prokurorisë Themelore Publike, janë siguruar prova për vrasjen e shtabit Pesheva, sipas…
Me propozim të Prokurorisë Themelore Publike Shkup, është caktuar paraburgim afatshkurtër, 48 orësh për 5 persona të përfshirë në përleshjen me armë zjarri në Çair të Shkupit, ku si pasojë humbi jetën një person dhe dy të tjerë u plagosën. Nga prokuroria njoftojnë se për këta persona, për momentin ekzistojnë dyshime të bazuara se kanë qenë të përfshirë në veprat penale vrasje dhe tentim për vrasje. Nga atje nënvizojnë se pas sigurimit të plotë të dëshmive, prokuroria do të njoftojë më tej për rrjedhën e procedurës. /Alsat.mk
Një tërmet i fuqishëm ka goditur shtetin kroat. Qendra Sizmologjike Europiano-Mesdhetare (EMSC) ka njoftuar se një tërmet me magnitudë 5.0 të Shakllës së Ritherit ka goditur Kroacinë. Sipas EMSC-së, tërmeti ka ndodhur në orën 18:43. Tërmeti u ndje shumë në rrethinat e Zaës, rreth Posedarës dhe në një pjesë të Likanisë. Siç raporton index.hr., tërmeti ishte aq i fortë sa që njerëzit kanë braktisur shtëpitë e tyre. “Në Rabu është ndjerë një valë e fortë goditëse. Nuk ka dridhur, por ka goditur fort, si një shpërthim i erës anësore”, “Qendra e Zarës, në qytetin e vjetër, ka pasur dridhje për 10…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari, ka mohuar çdo pretendim se ai apo partia kanë dhënë para për vizitat e tyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai ka theksuar se udhëtimet dhe akomodimi janë organizuar përmes miqve dhe përfaqësuesve të ASH-së në SHBA, veçanërisht Adem Neziri, i cili jeton në Teksas. Taravari ka sqaruar se gjatë vizitës së parë në SHBA ka qëndruar vetëm një ditë e gjysmë, duke marrë pjesë në inaugurim dhe më pas është kthyer në vendlindje. “Apsolutisht jo, asnjë denarë, me plotë përgjegjësi morale e them asnjë denarë. Por fatmirësisht atje kemi plot…
Ramadan Ramadani, analist nga Instituti për Mendim Të Lirë nga Shkupi në një analizë video për zgjedhjet në Kosovë mbajti qëndrim se fjala e përdorë “Hajvana” nga lideri i VV-së Albin Kurti nuk ishte as gaf e as ofendim: “Kjo nuk është aspak as gaf publik, as shprehje denigruese, as dehumanizuese e as ofendim dhe nënçmim publik pasi kjo u përcoll me sqarim. Ashtu Albin Kurti që pati një gaf me shprehjen baba dhe sharroj edhe më thellë kur hyri në spjegim në këtë rast nuk ka bë asnjë gaf dhe ofendim pasi ka edhe sqarim. E sqarimi ishte se…
Qeveria ka marrë vendim që të inicojë procedurë për shkarkimin e prokurorit publik shtetëror Ljupço Kocevski. Lupço Kocevski është emëruar prokuror publik republikan një vit më parë. Kryeministri Hristijan Mickoski vazhdimisht ka kritikuar Prokurorinë Publike, duke thënë se nuk po i kryen obligimet e veta dhe se kur është dashur të merren masa ndaj zyrtarëve, te prokurorët “janë paraqitur probleme shëndetësore”. Mickoski para pak kohësh deklaroi se Qeveria ka shumicën në Kuvend, për ta larguar Kocevskin nga detyra.
Presidentja e vendit Vjosa Osmani, në prag të Samitit ndërkombëtar për veprim mbi inteligjencën artificiale ka qenë e ftuar tnë darkën e shtruar nga Presidenti Macron në pallatin Élysée. Osman tha se “momente si këto forcojnë lidhjet diplomatike e ekonomike dhe hapin mundësi të reja për bashkëpunim.” “Së bashku me Presidentin Macron, Zëvendëspresidentin amerikan JD Vance, Kryeministrin indian Narendra Modi, atë kanadez Justin Trudeau, e shumë liderë të tjerë botëror, si dhe liderë të disa prej kompanive më të mëdha botërore si Google, Open AI, Alibaba, etj, kishim mundësi të diskutojmë tema të rëndësishme në interes të qytetarëve që përfaqësojmë.”
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar mbi 99% të votave të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, ndërsa sot ka nisur edhe numërimi i votave të kandidatëve për deputetë. Nga ky komision kanë njoftuar s, gjatë këtij procesi do të bëhet verifikimi i rezultateve të subjekteve politike, dhe për pas do të bëhet numërimi i votave nga diaspora, i votave me kusht, i personave me aftësi të kufizuara si dhe i aspekteve të tjera. Nga ana tjetër, zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka kërkuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme lidhur me problemet teknike të faqes elektronike të Komisionit Qendror…

