Disa policë që punojnë në burgun e Shutkës nuk duhet të veshin uniforma – po e turpërojnë sistemin e burgjeve, ka deklaruar Aleksandar Pandov, drejtor I drejtorisë për Sanksione. Ai ka njoftuar se tashmë ka filluar dhe ka përfunduar procedura disiplinore ndaj dy policëve nga burgu i Shutkës, të cilët i dhanë telefon Vasil Jovanovit, personit që shkeli Frosina Kulakovën në bulevardin Aradhat Partizane. Ai theksoi se pas gjetjes së telefonit tek personi i Vasil Jovanovit, policët e Policisë Intervenuese kanë shkuar në kontroll në burgun e Shutkës, ku janë gjetur 70 telefona. “Pas gjetjes së telefonit në Shutkë gjatë…
Author: Jeta almakos
Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski sot në Mynih u takua me kryetarin e Këshillit Evropian, Antonio Kosta. Në takim, siç njoftojnë nga kabineti qeveritar, është diskutuar për integrimet evropiane, për përpjekjet dhe koncesionet që janë bërë në këtë drejtim, si dhe për nevojën që përfundimisht të hapen dyert për BE-në. Mickoski theksoi se vendi meriton të ecë përpara dhe në fund të mos mbetet peng i mosmarrëveshjeve dhe pengesave bilaterale, të cilat në të kaluarën ka pasur shumë. “Në këtë drejtim, Maqedonia ka bërë shumë dhe Bashkimi Evropian duhet të tregojë gatishmërinë e tij për ta vlerësuar atë në mënyrën…
Kryetari i komunës së Kisella Vodës dhe kryetari i BNJVL-së, Orce Gjorgjievski, në paraqitjen e tij në podkastin “Ku janë paratë?” , i pyetur pse mendon se është kandidati më i mirë për kryetar të Shkupit dhe çfarë do t’u ofrojë shkupjanëve ndryshe nga tani, ai tha se në periudhën e kaluar ka dëshmuar se si të punohet si ekip, të zgjidhë problemet e kahmotshme, të negociojë dhe të gjejë zgjidhje, por edhe se tashmë ka një koncept të gatshëm për një Shkup më të mirë për të cilin punon prej kohësh. – Në më shumë se tre vitet e…
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor, Izet Mexhiti, në një paraqitje në TV24 ka thënë se nuk e di saktësisht se ku ndodhet Artan Grubi, por shtoi se “sipas deklaratave të Ahmetit ai ndodhet në Shqipëri”. Sipas Mexhitit, Grubi ka ikur vetë pa ndihmën e Qeverisë. “Ahmeti konfirmoi se Grubi ndodhet në Shqipëri, por nuk kam informacion konkret. Sipas informacioneve të mia, qeveria nuk e ka liruar, por ai ka persona në MPB që aktualisht janë në ndjekje penale. Ai ka shfrytëzuar momentet e fundit për t’u arratisur dhe ka deklaruar se do të kthehet, por nuk e…
Kuvendi sot miratoi shumë propozime të ligjeve për ndryshime dhe plotësime siç janë ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për marrëdhënie pune, me procedurë të shkurtër, ndryshime dhe plotësime të Ligjit për mundësi të barabarta të grave dhe burrave dhe ndryshime dhe plotësime të Ligjit për punë me deviza. Me ndryshimet e Ligjit për marrëdhënie pune, personat e zgjedhur ose të emëruar nga organe kompetente mund të vazhdojnë ta kryejnë funksionin e tyre edhe pas përmbushjes së kushteve për pensionin e pleqërisë, por më së shumti deri në 67 vjet. Sipas propozuesve, deputetëve të VMRO-DPMNE-së, me ndryshimet pritet krijimi i mundësisë…
Viti 2024 shënoi vitin më vdekjeprurës për gazetarët, me të paktën 124 gazetarë të vrarë, prej të cilëve gati dy të tretat ndërlidhen me sulmet e Izraelit, transmeton Anadolu. Sipas një raporti të Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ), frekuenca e konflikteve globale, politike, kriminale apo ushtarake, është dyfishuar në pesë vitet e fundit, duke çuar në një rritje të konsiderueshme të vrasjeve të gazetarëve në vende si Sudani, Pakistani dhe Mianmari. Efekti më domethënës ka qenë numri rekord i gazetarëve dhe punonjësve të medias të vrarë në konfliktin Izrael-Gaza, me 85 vdekje të regjistruara në vitin 2024 dhe 78…
“Deklarata e kryeministrit Hristijan Mickoski për mospërfshirjen e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut është një provokim absolut”, kështu thotë lideri i GERB-it, Bojko Borisov. Kryetari i partisë që ka më shumë vende në parlamentin bullgar sot duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari se si e komenton deklaratën e Mickoskit, si provokim apo provë për qeverinë e re në Bullgari, u përgjigj shkurtimisht duke thënë se ky është “Një provokim absolut dhe thjesht nuk duhet t’i kushtohet vëmendje. Ministria e Punëve të Jashtme reagoi mire”, tha ai. Ndryshe nga komenti i shkurtër i Borisovit, lideri i partisë Ka një…
Kryeministri Hristijan Mickoski tha të mërkurën se së bashku me partenerët e tij të koalicionit VLEN e kanë hapur çështjen për ndryshimin e stemës së Maqedonisë së Veriut. “Ne jemi një nga dy vendet postsocialiste që ende e kemi stemën e vjetër shtetërore, me disa modifikime të vogla”, tha Mickoski, duke theksuar nevojën e harmonizimit me standardet moderne heraldike. Ndërkaq, për këtë sot ka folur njëri ndër krerët e VLEN-it, Bilall Kasami, i cili tha se janë të hapur për të biseduar për një pako që do të përfshinte edhe ndryshimin e himnit dhe të definimit të gjuhës shqipe në…
Ambasadori i BE-së në RMV, Mihalis Rokas, beson se bashkëpunimi mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë është më i rëndësishëm tani se kurrë. Ai sot mori pjesë në konferencën e mbajtur në qendrën për shtyp të Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA) në Shkup, ku u diskutua për projektin BTA, me titull “Evropa në Ballkan: Së bashku përmes njohurive”, mbështetur nga Komisioni Evropian. Rokas theksoi se pikërisht kjo ngjarje dëshmon përkushtimin e të dy vendeve për forcimin e lidhjeve dypalëshe dhe nxitjen e zhvillimit rajonal, rritjes ekonomike dhe shkëmbimit kulturor. Ky bashkëpunim, tha ai, është një demonstrim i partneritetit të qëndrueshëm që…
Prokurorët vendor do të marrin shumë më tepër informacione në fazat e hershme të procedurës dhe udhëzime të sakta se si duhet të vazhdojnë hetimet me zbatimin e sistemit të Europolit, përmes të cilit tani do të mund të sigurojnë të dhëna për llogaritë bankare dhe pasuritë jashtë vendit për biznesmenët dhe prokurorët e korruptuar, sqaron për Alsat prokurorja, Lençe Ristovska. Me këtë risi, pas paraqitjes së kërkesës, prokurorët do të kenë qasje në të gjitha bazat e të dhënave që disponon Europol. “Një nga përkrahjet që mund të marrim nga Europoli është qasja në të gjitha bazat e të…
Deputetët sot nuk votuan për kandidatët për anëtarë të Këshillit të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele. Nënkryetari i Kuvendit, Antonio Milloshoski, i cili e udhëheq seancën, tha se do të caktohet datë shtesë për votim për këtë pikë të rendit të ditës, për të cilën ka reaguar deputeti nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, Blerim Bexheti, sipas të cilit janë plotësuar kushtet për votim. Në mënyrë që kjo pikë e rendit të ditës të votohet, kërkohet një shumicë prej dy të tretash dhe shumica e Badenterit.
MPB ka njoftuar se me 12.02.2025, në orën 18:00 në SPB Shkup, një grua 83-vjeçare nga Skopje raportoi se ishte mashtruar nga një person me shumën prej 50,000 denarë. Sipas deklaratës, një person i ka thirrur atë me telefon dhe i tha se bija e saj kishte shkaktuar një aksident rrugor, në të cilin kishte përplasur një fëmijë migrant, i cili ka vdekur, dhe se nëse nuk dëshironte të futej në burg, duhej të paguante. Ashtu siç u raportua, ajo la paratë në vendin e caktuar, dhe pasi u kontaktua me bijen e saj, kuptoi se ishte mashtruar. Masa po…

