Ramiz Merko në mënyrë të paligjshme ka emëruar drejtorë në disa shkolla fillore në Strugë dhe rajonin e Strugës, këtë e ka konstatuar Inspektorati Shtetëror i Arsimit. Violetka Xhuteska ka dëshmuar sot për rastin në shkollën “Vëllezërit Milladinov”, duke dhënë deklaratë për inspektimet e bëra në këtë shkollë. “Në kohën kur Albana Zhuta është emëruar ushtruese e detyrës drejtoreshë, ajo nuk i ka plotësuar kushtet e përcaktuara në Ligjin e Arsimit Fillor. Ajo më parë nuk ka qenë e punësuar në shkollën “Vëllezërit Milladinov”, por në gjimnazin “Ibraim Temo”. Nuk kishte certifikatë të njohjes së gjuhës angleze, madje nuk kishte…
Author: Jeta almakos
Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, zhvilloi një vizitë zyrtare në Komandën e SEEBRIG, ku u prit nga Komandanti, Gjeneral Brigade Bilbil Bitri, dhe përfaqësues të vendeve anëtare. Gjatë takimit, Ambasadori Meidani u njoh me misionin, strukturën dhe planet e ardhshme të SEEBRIG, duke riafirmuar mbështetjen e Shqipërisë për këtë strukturë të rëndësishme shumëpalëshe. Ai vlerësoi profesionalizmin dhe përkushtimin e personelit të SEEBRIG në forcimin e sigurisë rajonale dhe promovimin e stabilitetit. 🔹 Shqipëria mbetet një partner i palëkundur në përpjekjet për paqe dhe siguri në rajon, duke forcuar bashkëpunimin në kuadër të mekanizmave shumëpalëshe. #Diplomaci #SiguriRajonale #SEEBRIG #Bashkëpunim…
Policia kështu kishtë bllokuar ndërtesën e EVN-së në Butel ku sot u mblodhën qindra qytetarë të revotuar për të shprehur paknaqësitë e tyre ndaj kësaj kompanie e cila sic thonë ata po I vjedhë qytetarët. Qytetarët e RMV-së kanë shprehur revoltën e tyre kundërs kompanisë EVN, Në këtë protesët të sotme shihet një numër i madh i gardës policore këtu duke e mbrojtuar objektin e kompanisë EVN. Ndersa qytetarët me pankarta në duar shprehen revoltën e tyre ndaj kompanisë EVN. Revolta shpërtheu në protestë pasi shumë qytetar paguan çmime të larta të energjisë elektrike ndërsa inicuesi i protestës, Agim Demiri…
Vendi ynë është dhe do të mbetet një aleat dhe partner i përgjegjshëm i gatshëm për të kontribuar në procese që do të sjellin ndryshime pozitive dhe do të garantojnë stabilitet dhe siguri afatgjatë rajonal, deklaroj sot Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregëtis Timço Mucunski sipas të cilit, Integrimi evropian mbetet qëllimi kryesor për të cilën kjo qeveri është e përkushtuar. “Vendi ynë është dhe do të mbetet një aleat dhe partner i përgjegjshëm i gatshëm për të kontribuar në procese që do të sjellin ndryshime pozitive dhe do të garantojnë stabilitet dhe siguri afatgjatë rajonal.Integrimi evropian është objektivi…
Doganierët në hyrje në vend në vendkalimin kufitar Bogorodicë kanë parandaluar tentim për kontrabandë të afërsisht 18 kilogramë bizhuteri argjendi dhe 180 parfume nga 100 ml në vlerë të përgjithshme prej 1,18 milionë denarë. “Ndaj një personi, shtetas i Kosovës, është ngritur dhe shqiptuar aktgjykim nga gjykata kompetente. Bizhuteritë prej argjendi dhe parfumi u zbuluan gjatë kontrollit në makinën me të cilën udhëtonte autori me bashkëshorten. Gjatë kontrollit, në hapësirën e gomave rezervë u gjetën 180 parfume për meshkuj dhe femra, ndërsa në hapësirën e magazinimit prapa sediljes së pasme dhe në pjesën e djathtë të gomës së pasme dhe…
Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për aksidentin që ka ndodhur në dalje të Leposaviqit. Në njoftimin e lëshuar në Facebook bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kishin dalë edhe zjarrfikësit, por policisë dhe shërbimi emergjent mjekësor. “Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente për të përcaktuar shkaqet e aksidentit”, thuhet në njoftim. Ndër tjera, shtohet se nga gjashtë të lënduarit 5 janë shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe një shtetase e Kosovës. Të gjithë personat e lënduar janë dërguar në Spitalin Rajonal Mitrovicë dhe të njëjtit janë duke pranuar trajtim mjekësor.
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerike, Ilir Rusi, Martin Vulaj dhe Burim Rexhaj. Ahmeti në njoftimin e tij për opinionin shkruan se miqësia me SHBA-të mbetet e palëkundur dhe se kontributi i diasporës shqiptare në SHBA ka qenë gjithmonë faktor kyç për shumë ngjarje në trojet shqiptare. Njoftimi i plotë: Takim i frytshëm me përfaqësuesit e Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane Kënaqësi e veçantë të mirëprisja në selinë e BDI-së në një takim vëllazëror z. Ilir Rusi, z. Martin Vulaj dhe z. Burim Rexhaj, përfaqësues të Këshillit të…
Kryetarja e Forumit Rinor të Aleancës për Shqiptarët (FRASH), Yllka Nuredini, ka reaguar me deklarimet e fundit të Bujar Osmanit, që i bëri në emisionin Daily Click në TV21. Ajo ka shkruar se emisioni i djeshëm i Osmanit ishte ironi e fjalëve për një orë që vijnë nga njeriu që për vite të tera ka qenë noter i Gruevskit dhe argat i partisë që diskriminoi shqiptarët. “Dhe si çdo herë, kur s’ka argumente, kthehet në akuzat boshe. Na fajëson për heqjen e balancuesit administrativ, ndërsa vetë, me dorën e tij, e ka firmosur këtë si ministër i BDI-së! Atëherë e…
Paralajmërimi i BDI-së opozitare për bojkotim të zgjedhjeve lokale është pasqyrë e frikës dhe panikës e cila, siç tha, shihet nga komentet e anëtarëve të Bashkimit Demokratik për Integrim, deklaroi sot kryeministri Hristijan Mickoski, duke komentuar deklaratën e mbrëmshme të nënkryetarit të BDI-së. Bujar Osmani. Osmani mbrëmë gjatë emisionit “Daily click” tha se, nëse nuk kthehet “balancuesi” dhe nëse me vendimin e Gjykatës Kushtetuese rrezikohet përdorimi i gjuhës shqipe, vendin e pret një krizë e thellë politike dhe se në kushte të tilla, nuk do të ketë as zgjedhje lokale. Mickoski tha se me këtë, Osmani ndërhyn drejtpërdrejt në sistemin…
Rritet numri i pacientëve të rinj me kancer të gjirit. Edhe pse më parë gratë mbi 40 vjeç ishin në rrezik më të lartë për t’u prekur nga kanceri i gjirit, tani po preken edhe gratë mbi 20 vjeç. Po rritet edhe numri i femrave që i nënshtrohen rikonstruksionit të gjoksit. Statistikat tregojnë se përderisa para një dekade në vit kishte 30 pacientë të cilët kishin implant të gjirit, tani 120 deri në 150 gra çdo vit i nënshtrohen rikonstruksionit të gjirit, i cili mbulohet nga Fondi për Sigurim Shëndetësor, thanë folësit sot gjatë ligjëratës “Kanceri i gjirit” që u…
Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, ka shpjeguar arsyet e mos pjesëmarrjes së tij në seancën ndërqeveritare që po mbahet në Budapest të Hungarisë. Në një deklaratë për TV24, Mexhiti tha se arsyeja e mungesës së tij është një problem shëndetësor. Ai u shpreh se nuk ka mundur të udhëtojë për shkak të një gripi.
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, tha se nga 1 prilli pritet të hyjë në fuqi sistemi i kalimit të kufirit me një ndalesë mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, njësoj si mes Kosovës dhe Shqipërisë. Sipas Gashit, përgatitjet teknike janë në fazën finale, ndërsa aspektet politike dhe administrative tashmë janë të rregulluara. “Në bazë të informacioneve që i kam, mendoj se janë përgatitjet finale. Po testohen pajisjet, softuerët, po flasim për finalizim në aspektin teknik. Në aspektin politik, administrativ, protokollar, gjithçka është në rregull”, tha Gashi. Ai tha se kjo marrëveshje do të lehtësojë lëvizjen e…

