Diplomacia në Maqedoninë e Veriut ka marrë një drejtim të ri – nuk heq dorë nga BE-ja, por po afrohet me vende që nuk janë në të njëjtën linjë me qëndrimet diplomatike të vendeve anëtare të Unionit, komentojnë analistët politikë për Radion Evropa e Lirë. Aktivitetet e fundit diplomatike në Uashington, Budapest dhe Stamboll interpretohen si një përpjekje për t’u inkuadruar në rigrupimin e ri global. Kryeministri maqedonas, Hristijan Mickoski, vendosi që aktivitetet e tij diplomatike t`i forcojë në qendra të tjera botërore, në vend të Brukselit, pas vendimit për të pritur garanci nga Bashkimi Evropian (BE) se nuk do…
Author: Jeta almakos
TAV Maqedoni dhe Ministria e Punëve të Brendshme, me sukses kanë realizuar stërvitjen për situata urgjentë dhe gjendje të jashëzakonshme në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit. Sic njoftohet, stërvitja e sotme për simulimin e situës së jashtëzakonshme kishte për qëllim ta testojë në kohë reale përgjigjen dhe efikasitetin e planeve për situata urgjente dhe planin operativ të veprimit në situata të këtilla të shkaktuara nga veprime të jashtëligjshme, koordinimin, komunikimin dhe gatishmërinë për t`u siguruar se janë përmbushur standardet më të larta për siguri. Gjatë stërvitjes, u simulua situata e jashtëzakonshme me një dërgesë me vlerë të lartë, pengje dhe shpërthim…
Drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Aleksandar Janev, nuk zbuloi se kur saktësisht do të zbatohet në praktikë sistemi Safe City, por theksoi se tani për herë të parë i gjithë sistemi teknikisht është pothuajse gati. Sipas Janev, pengesa e vetme për zbatimin e tij janë ndryshimet ligjore që duhet të kalojnë në Kuvend. “Ka plan veprimi, pakoja e ndryshimeve ligjore tashmë është dorëzuar në procedurën e qeverisë, disa janë ende në shqyrtim dhe disa janë ende duke u kontrolluar nga aspekti funksional nëse mund të bëhet e gjitha, ndërsa nga ana teknike pjesa më e madhe është e përfunduar”,…
Gati tre muaj nga arratisja e shefit të kabinetit të kreut të BDI-së Ali Ahmeti, Artan Grubi, asnjë gjurmë nga vendndodhja e tij. Ndërkohë sekretari organizativ i BDI-së Blerim Bexheti përsëriti edhe një herë se Grubi dhe çdokush që ka gabuar nga ligjit, duhet të përgjigjet. “Nuk është vetëm qëndrim i imi personal por është edhe qëndrim i partisë, çdokush që ka gabuar duhet të përgjigjet para organeve”, tha Blerim Bexheti, Sekretar Organizativ i BDI-së. A e dini se ku ndodhet? “Nuk kam pasur komunikim, as më herët, e as pas ngjarjes. Realisht duhet ta dinë organet kompetente”, shtoi ai.…
LSDM-ja opozitare akuzon pushtetin se zyrtarët e saj ushqehen me ushqime luksoze si salmon e karkaleca, kurse qytetarët me kore të thatë buke. Në reagimin e tyre, LSDM thotë se rrogat nuk mjaftojnë as për ushqimet elementare, kurse zyrtarët e qeverisë së Hristijan Mickoskit po ushqehen me ushqime luksoze. LSDM “Përderisa mijëra familje në Maqedoni mezi ia dalin mbanë, ndërkohë që rrogat nuk mjaftojnë as për ushqimet elementare, zyrtarët e qeverisë së Hristijan Mickoskit po ushqehen me ushqime luksoze që qytetari i zakonshëm as që mund ta ëndërrojë. Tavolinat e tyre tani përfshijnë salmon, karkaleca, oktapod, gaforre, biftek”. Këtë akuzë…
Një incident i armatosur ka ndodhur mesnatës të së shtunës në afërsi të Shtëpisë së Bardhë. Sipas mediave amerikane, një burrë është qëlluar nga Shërbimi Sekret amerikan. Përleshja e armatosur ndodhi në anën perëndimore të Zyrës Ekzekutive Eisenhower. Sipas një njoftimi të lëshuar nga Shërbimi Sekret, policia kishte ndarë informacion mbi një person me tendenca vetëvrasëse, i cili mund të ishte duke udhëtuar drejt Washington, D.C., nga Indiana. Rreth mesnatës, pjesëtarët e Shërbimit Sekret hasën automjetin e parkuar të burrit pranë rrugëve 17th dhe F NW dhe panë një person që përputhej me përshkrimin e tij aty pranë. “Ndërsa oficerët…
Ali Ahmeti sot ka vizituar për ngushëllime familjen e Ahmet Qeriqit bashkëluftëtar dhe bashkëvrprimtar i tij. “Sot ishim për ngushëllime te familja dhe homazhe te vendprehja e bashkëluftëtarit dhe bashkëveprimtarit tim, Ahmet Qeriqit. Me dhembje të thellë shpreha ngushëllimet e mia më të sinqerta familjarëve të Ahmet Qeriqit, duke kujtuar me nderim veprimtarinë e tij të lavdishme për lirinë e popullit shqiptar të Kosovës. Ahmet Qeriqi, duke qenë Drejtor i Radios “Kosova e Lirë”, ishte drita që ndriçoi sakrificat dhe heroizmin e popullit shqiptar gjatë luftës. Ai i dha zë dhe shpirt kauzës për liri dhe barazi, duke lënë një…
Deklaratat e Taravarit dhe Mickoskit hapin dyshime serioze se po fshehen marrëveshjet e turbullta pas përpjekjes që të kalojë parkingu në Qendrën Klinike – thonë nga LSDM-ja. Socialdemokratët shtrojnë pyetjen nëse më vet publikimin e Shpalljes nga Ministria e Shëndetësisë janë vënë kushtet që mund t`i plotësojë vetëm “Gjoka Konstruction”. LSDM-ja thotë se ky skandal duhet tërësisht të zbardhet. “Qeveria ta publikojë Marrëveshjen me “Gjoka”, publikisht. -Komisioni Antikorrupsion dhe institucionet kompetente menjëherë të hapin procedurë për zbardhjen e rastit. Qytetarët kanë të drejta të dijnë nëse tenderi ka qenë i kurdisur për firmë paraprakisht të dakorduar. Ky pushtet DPMNE –…
Koalicioni VLEN përmes një komunikate thekson se shëndetësia nuk do të jetë më viktimë e keq menaxhimit dhe abuzimeve! “Falë ministrit Arben Taravari, Klinika Infektive, pas dekadash të lëna në harresë, është rikonstruktuar dhe pajisur me teknologjinë më moderne. Me një investim prej 1.5 milionë eurosh, kati i parë është transformuar në një hapësirë të denjë për pacientët dhe personelin mjekësor. Risitë kryesore që nuk kanë qenë deri dje por që sot janë të mundshme në këtë Klinikë. Analizator i automatizuar për diagnostikë molekulare – i vetmi në rajon për PCR, CRP dhe HPV. Aparat për aspirim – plotësisht i…
Nëse cenohet Ligji i gjuhëve, gjithsesi se do të ketë krizë politike, thotë Blerim Bexheti nga BDI në një intervistë për Radion Evropa e Lirë. Ai vlerëson se në një situatë të tillë nuk do të mund të mbaheshin zgjedhje lokale. Shtetit, sipas tij i duhen edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare. I pyetur për paralajmërimin e BDI-së se nuk do të ketë zgjedhje lokale nëse me to paralelisht nuk mbahen edhe zgjedhje parlamentare, nëse preket Ligji për gjuhët dhe nëse kjo mund të interpretohet si bojkot, ose si paralajmërim për krizë politike që do të pengojë të mbahen zgjedhje lokale,…
Aleanca për Shqiptarët – krahu i Ziadin Selës kanë reaguar ndaj deputetit Dragan Kovaçki. ASH-Sela thonë në reagim se Armata nuk është maqedonase, por e të gjithë qytetarëve dhe se qeverisja aktuale po ofendon dhe degradon kuadrot shqiptar edhe në Armatë. Reagimi i plotë: Përmes kësaj përgjigje publike duam t’i bëjmë me dije deputetit Dragan Kovaçki se shqiptarët nuk janë të gjithë si Vleni dhe as nuk janë jetim. Fillimisht deputeti Kovaçki duhet të bindet se Armata, ashtu si edhe shteti në përgjithësi nuk janë “maqedonase” e aq më pak të një partie, por të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së…
Si pjesë e një iniciative për të bërë të njohur anembanë vizionin e shtetit turk për një botë më të drejtë dhe për reformimin e institucioneve që sigurojnë rendin ndërkombëtar, Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës së Republikës së Turqisë mbajti sot në Tiranë një panel. “Një botë më e drejtë është e mundur” ishte tema rreth së cilës do të diskutohej, në kuadër të Forumit Publik Stratcom. Materialin filmik në nisje të panelit e pasoi një përshëndetje me video e drejtuesit të Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës së Turqisë, z. Fahrettin Altun. Për të pranishmit, mes tyre ligjërues dhe diplomatë,…

