Author: Jeta almakos

Si Qeveri, bëjmë thirrje dhe kërkojmë të mos spekulohet me informacione se familjet dhe pacientët kanë nevojë për mbështetje financiare për shërim sepse kjo nuk është e vërtetë, të gjithë pacientëve u është siguruar dhe do t’u sigurohet shërim nga shteti”, porositi zëdhënësja e Qeverisë Marija Miteva në konferencën e sotme për media. “Si Qeveri, po ndjekim me vigjilencë edhe situatën në rrjetet sociale, ku së pari duhet të them se dhembshuria, ndjeshmëria, dëshira e fortë dhe e sinqertë për të ndihmuar është e kuptueshme, se është mësa e justifikuar dhe se natyrisht është respekt i madh, por në këto…

Lexo më Shumë

650 të pranishëm, prej të cilëve 31 fëmijë – kanë qenë në natën e kobshme në diskotekën Puls në Koçan, transmeton TV21. Siç bëhet e ditur nga aktakuza e Prokurorisë Publike të Koçanit, të cilën mund ta lexoni të plotë KËTU, nga zjarri që shpërtheu si pasojë e mjeteve piroteknike nga paraqitja skenike e grupit muzikor DNK, jetën e humbën 59 persona, prej të cilëve 6 kanë qenë fëmijë. 197 janë të lënduar, prej tyre 25 fëmijë. Prania e numrit të madh të mysafirëve në këtë klub dhe përdorimi i mjeteve piroteknike, i ka bërë të dyshuar edhe anëtarët e kompanisë…

Lexo më Shumë

Mefail Ismaili Në momentet e dhimbjeve më të mëdha të gjithë popullit, shtetit, familjarëve, nuk mundëm të qëndrojmë të denjtë, të solidarizohemi me vepra e me shpirt, por u solidarizuam vetëm me fjalë. Sa të egër! Nuk mundëm të jemi të denjë vetëm 4 ditë, deri në ditën e varrimit, dhe derisa aktruam se na dhemb shpirti e jemi pranë të gjithë familjarëve e të afërmve të viktimave dhe të lënduarve, ne tentuam të bëjmë cirk mediatik, duke aktruar gazetarin, duke luajtur rolin e medias, duke bërë të përgjegjshmin dhe “heroin”! Por çfar bëmë në realitet?! Shpërndamë aq shumë “lajme”…

Lexo më Shumë

Në Melburn të Australisë sot u bënë homazhe për viktimat e tragjedisë në Koçan. Në shenjë ngushëllimi dhe solidariteti me familjet e 59 personave të vdekur në Koçan, ndërtesa e Qeverisë së Shtetit të Viktorias është ndriçuar me ngjyrat e flamurit të Maqedonisë së Veriut. Në Viktoria jeton komuniteti i shumtë maqedonas në Australi, që numëron mbi 40 mijë shtetas të Maqedeonisë së Veriut. Kujtojmë se në momentet e tragjedisë, shumë shtete u solidarizuan me Maqedoninë e Veriut. Disa prej tyre ofruan ekipe mjekësore, helikopterë për transportin e të lënduarve jashtë shtetit e poashtu edhe morën përsipër mjekimin e të…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, theksoi se rehabilitimi i fëmijëve të pësuar nga zjarri në diskotekën e Koçanit do të jetë një proces i gjatë dhe se do të bëjnë të pamundurën për të minimizuar pasojat. “Rehabilitimi i tyre nuk do të zgjasë me javë, por përgjithësisht do të zgjasë me muaj. Shpresoj të japim maksimumin, por ky do të jetë një proces i gjatë ku duhet të jemi të qetë dhe të marrim vendime të mira, sepse në përgjithësi flasim për fëmijët. Pra, shumica e njerëzve janë 15, 16, 20, 22, 23, 25 vjeç, për të cilët pamja do…

Lexo më Shumë

Një tërmet me magnitudë 2.4 ballë të shkallës Rihter është ndjerë sot në ora 15:34 në Strumicë dhe rrethinë, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane Mesdhetare (EMSC), raporton SHENJA. Tërmeti koshte intensitet prej tre gradësh sipas Shkallës makrosizmike evropiane. “Në ora 15:34 është regjistruar një tërmet, epiqendra e të cilit e ka origjinën në zonën epiqendrore të Strumicës, 116 kilometra në juglindje të Shkupit, me magnitudë Rihter prej 2.4”, njoftoi Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore në Shkup. Edhe më herë gjatë ditës është ndjerë tërmet me magnitudë 2.8 në Strumicë dhe rrethinë.

Lexo më Shumë

Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, “mbështet plotësisht Izraelin”, pasi Tel Avivi rifilloi sulmet në Rripin e Gazës së rrethuar, me një numër në rritje të vdekjeve, transmeton Anadolu. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, vazhdoi të fajësoi Hamasin për vendimin e Izraelit për të rifilluar ofensivën e tij pas një armëpushimi të arritur që zgjati afër dy muaj, duke theksuar se Trump e ka bërë “shumë të qartë” se ai dëshiron që “të gjitha ata pengje të kthehen në shtëpi”. “Dhe, ai mbështet plotësisht Izraelin dhe IDF-në dhe veprimet që ata kanë ndërmarrë…

Lexo më Shumë

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, ka deklaruar se presidenti amerikan, Donald Trump, duhet të bindet që të tërheq trupat amerikane nga Siria, duke shtuar se kjo do të ishte një kosto më efektive për Washingtonin, raporton Anadolu. Gjatë një sofre iftari me gazetarët, Fidan tha se presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan dhe Trump zhvilluan një telefonatë “shumë pozitive”, duke theksuar se presidenti Erdoğan është një nga liderët për të cilin Trump ka respekt, gjë që u demonstrua qartë gjatë bisedës. “Türkiye është e kujdesshme në lidhje me marrëveshjen e administratës siriane me SDF-në. Do ta monitorojë nga…

Lexo më Shumë

Dy spitale publike në Madrid, Spanjë do të marrin për trajtim shtatë persona të plagosur në një zjarr në një klub nate në qytetin Kocani, Maqedoni, të cilët pritet të mbërrijnë së shpejti, raportuan gazetat e përditshme spanjolle ABC Madrid dhe 20minutos, duke cituar informacione të konfirmuara nga zëdhënësi i qeverisë spanjolle Miguel Angel García Martín. Ministria e Shëndetësisë konfirmoi informacionin për MIA-n. Siç raporton ABC Madrid, janë spitalet në La Paz dhe Getafe që do të hapin dyert për këta shtatë pacientë që u plagosën rëndë nga zjarri që shpërtheu në Maqedoni javën e kaluar, me kërkesë të autoriteteve…

Lexo më Shumë

Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se deri më tani janë siguruar gjithsej 42.7 milionë denarë, ndihmë humanitare për viktimat e zjarrit në Koçan dhe familjet e tyre dhe se po vazhdojnë me të gjitha mekanizmat për grumbullimin e ndihmave humanitare. “Deri më tani janë siguruar gjithsej: 42.739.931,00 denarë. Mjetet janë të dedikuara ekskluzivisht për përkrahjen e viktimave nga zjarri në Koçan. Ju bëjmë thirrje të gjithëve që të vazhdojmë të tregojmë humanizmin dhe solidaritetin tonë në ofrimin e ndihmës për familjet e prekura”, theksojnë nga Kryqi i Kuq. Ndihma mund të jepet përmes: –…

Lexo më Shumë

Spitali i Kumanovës prej sot ka drejtor të ri. Bëhet fjalë për Sasho Stoshevski, transmeton SHENJA. Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari e shkarkoidrejtorin praprak, Stefan Trajanovski pas vdekjes së Vedat Ademit, për të cilin dyshohet se ka pasur lëshime nga mjekët. I pyetur për atë se çfarë shkeljesh ka konstatuar inspektorati, Taravari tha se nuk dëshiron të shpalosë detaje.

Lexo më Shumë

Një shkëmbim zjarri në Shkup, në fshatin Moranë, ka ndodhur pasditen e sotme. Sipas informacioneve të para, një person është plagosur dhe ndodhet në spital. I lënduari është dërguar në spitalin “Shën Naumi i Ohrit”, ku aktualisht po i nënshtrohet analizave. “Ai është sjellë para pesë minutash, me plagë nga arma e zjarrit, po bëhen ekzaminime”, thotë për “Skopje1”, drejtori i spitalit, dr. Nebojsha Nastov, i cili për momentin nuk ka detaje nëse personi është në rrezik për jetën, duke qenë se janë duke u bërë ekzaminime. Para apo pas të shtënave, jozyrtarisht, ka pasur një ndjekje nëpër Shkup, ku…

Lexo më Shumë