Gazetarët e Zërit të Amerikës (Voice of America-VOA) kanë paditur administratën e presidentit Donald Trump dhe këshilltaren e lartë Kari Lake, duke porositur se mbyllja e papritur e rrjetit të financuar nga SHBA-ja shkel Amendamentin e Parë dhe autoritetin e Kongresit. Siç raporton Radioja Kombëtare Publike (NPR), padia, e paraqitur dje në gjykatën federale në Manhattan, kërkon rivendosjen e më shumë se 900 punonjësve me kohë të plotë dhe të 550 kontraktorëve që janë në pushim të pacaktuar. Paditësit përfshijnë ish-shefen e Byrosë së Zërit të Amerikës, Patsy Widakuswara, redaktoren e Lirisë së Shtypit, Jessica Jerreat dhe zyrtaren e lartë…
Author: Jeta almakos
Gjashtë ditë pas zjarrit tragjik në diskotekën “Pulse”, qytetarët e Koçanës sot në orën 15.00 në Parkun e Revolucionit organizuan tubim njëorësh paqësor në shenjë nderimi për viktimat dhe për të mbështetur të lënduarit. Në këtë tubim nuk pati fjalim zyrtar, kurse të pranishmit thanë se janë organizuar spontanisht, me thirrje përmes rrjeteve sociale. Me mesazhe përmes parullave potencuan se kërkojnë drejtësi, kurse organet e drejtësisë ta zbardhin rastin deri në fund. “Të gjitha viktimat dhe të lënduarit i ndjejmë sikurse fëmijët tanë. Me dhimbje të thellë jemi në zi për shkak të fatkeqësisë që ndodhi dhe mbështesim prindërit dhe…
Dy ish-kryetarët e Komunës së Koçanit ndodhen në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu Kumanovë, informuan sot kompetentët nga burgu, shkruan MIA. “Për momentin, në INP Burgu Kumanovë ndodhet 12 persona të dyshuar për ngjarjen tragjike në Koçan. Midis tyre janë edhe dy ish-kryetarët e Komunës së Koçanit”, informuan nga Burgu. Prokuroria Themelore Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut dje informoi se PTHP Koçan ka sjellë urdhër për fillim të procedurës hetuese kundër 27 personave fizik dhe tre juridik për të cilët ekziston dyshim se si bashkëkryerës kanë kryer vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme sipas nenit 292 lidhur me nenin…
“Selaniku është me ty Koçan”; “Fitimet e tyre ose jetët tona”; “Disa i dëbuat, ata që mbetën i vratë – Koçani 16.03.2025”; “Repertori ka vite që është i njëjtë, korrupsioni është prezent, populli është publiku”; “U errësua mëngjesi me diell i pranverës dhe sot rrezet e diellit janë errësirë e errët”, ishin disa nga mesazhet në billbordet e maqedonasve të cilët në mesditë u mblodhën në sheshin Aristoteli në Selanik për të nderuar viktimat e zjarrit tragjik në diskotekën “Puls” në Koçan. Maqedonasit që jetojnë dhe studiojnë në Selanik organizuan në mesditë tubimin “Selaniku në heshtje për Koçanin”, ku mbajtën…
Aktualisht në vend po trajtohen 54 pacientë nga zjarri në diskotekën Pulse në Koçan, pasi 10 pacientë dje janë dërguar për mjekim në shtëpi. Sipas informacioneve të njoftuara sot nga ministri i Shëndetësisë Arben Taravari pas mbledhjes së Shtabit të Krizave për gjendjen e pacientëve, në Qendrën Klinike po trajtohen 27 pacientë, në Spitalin e Përgjithshëm “8 Shtatori” 11, në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit 10 pacientë, ndërsa në klinikat private po trajtohen gjashtë pacientë. Ministri theksoi se gjithsej 115 pacientë janë duke u trajtuar jashtë vendit, pesë prej të cilëve pritet të kthehen në vend javën e ardhshme dhe,…
Ministri i Jashtëm, Timço Mucunski, në një pres-konferencë të zhvilluar sot theksoi se aktualisht 116 pacientë po mjekohen jashtë vendit në 14 shtete. Sipas tij, pacientët janë shpërndarë në mënyrë të tillë: 31 në Serbi, 15 në Bullgari, 12 në Turqi, 12 në Greqi, 7 në Spanjë, 6 në Austri, 6 në Hungari, 5 në Rumani, 4 në Belgjikë, 4 në Slloveni, 4 në Lituani, 4 në Kroaci, 4 në Suedi dhe 2 në Poloni. Mucunski shtoi se për të parandaluar çdo mundësi manipulimi, mjekimi i pacientëve jashtë vendit mbulohet nga shtetet nikoqire, ndërkohë që shpenzimet për udhëtim, akomodim dhe…
Nga Ministria e Punëve të Brendshme bëjnë të ditur se nëpunës të SPB-Shkup dje kanë privuar nga liria F.A (26 vjec) dhe V.V (22 vjec) të dy nga Shkupi, për shkak se në lokal kanë lëshuar muzikë, me çka nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë për shtatë ditë zi. “Më 21/22.03.2025 në Shkup, në objektet hotelierike në zonën e Qendrës, zyrtarët policorë nga SPB Shkup kanë privuar nga liria F.A.(26) nga Shkupi dhe V.V.(22) nga Shkupi për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale nga neni 387 të Kodit Penal. Gjatë ditës së djeshme në lokalet hoteliere ku ata…
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka reaguar lidhur me marrëveshjen ndërmjet Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës. Në një deklaratë të bërë në rrjetin social X, Vengu ka publikuar marrëveshjen për sigurinë dhe mbrojtje, e ndërsa Vuçiç e quajti më herët “shkelje të marrëveshjes nënrajonale” dhe u ankua në NATO, ministri shqiptar thekson se Serbia, duke ndjekur prej dy vitesh një politikë të karriges boshe në iniciativat rajonale, ia ka pezulluar në mënyrë të njëanshme vetes mundësinë. Vengu shton se ky pezullim, e bën të kotë çdo narrativë viktimizuese që vjen nga qeveria serbe. “Marrëveshja për mbrojtje dhe siguri mes Shqipërisë, Kosovës…
Banorët e Kocanit pretendojnë se në diskotekën “Puls”, ku shpërtheu një zjarr tragjik, ka funksionuar ilegalisht dhe brenda është shitur edhe drogë, raportoi media bullgare NOVA. “Kjo është një katastrofë e madhe. Mendoj se e kemi paguar çmimin për 30 vjet korrupsion dhe krim. Më vjen keq për fëmijët që humbën jetën. Ndjej keqardhje për familjet e tyre. Personalish kam njohur disa nga të rinjtë. Ata më janë si fëmijë. Të gjithë ne jemi fajtorë për atë që ndodhi. Shpresoj që kjo do të çojë në ndryshime dhe do ta minimizojë korrupsionin,” thotë një qytetar. “Jam kundër që diskotekat të…
Familjari i Almir Aliut, 4-vjeçarit i cili humbi jetën si pasojë e goditjes me veturë nga Boban Iliq ka reaguar pas ngjarjeve tragjike që kanë tronditur vendin, duke shprehur shpresën se politikanët në pushtet do të kujtohen për rastin e nipit të tij. Ai ka theksuar padrejtësinë dhe krimin që ndodhi, duke akuzuar sistemin që lejoj një huligan të shtypë Almirin dhe të shpëtojë falë sistemit të korruptuar të drejtësisë. Reagimi i plotë: “Ndoshta dikush nga politikanët që janë në pushtet do të kujtohen për rastin e Almirit”, “Në këtë periudhë kur ndodhën ngjarje tragjike si ajo në Koçan dhe…
Shtatë pacientët e lënduar nga zjarri në diskotekën e Koçanit, të cilët dje janë transportuar për trajtim në Spanjë, janë në gjendje stabile, njoftua nga Ambasada e Mbretërisë së Spanjës në vend. “Pacientët kanë mbërritur dje, janë kryer kontrollet fillestare mjekësore, janë në gjendje stabile dhe tashmë ka nisur procesi i trajtimit dhe shërimit në spitalet e lartpërmendura”, thuhet në Ambasada. Në të njëjtën kohë, Ambasada ndan informacionin se mbreti i Spanjës, Felipe VI, i ka dërguar telegram ngushëllimi presidentes Gordana Siljnovska-Davkova me rastin e tragjedisë në Koçan.
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave të tragjedisë në Koçan dhe ndan dhimbjen me të gjithë qytetarët e prekur nga kjo fatkeqësi. Në lidhje me vendimin e Prokurorisë për ndalimin 30-ditor të ish-ministrit Kreshnik Bekteshi dhe zyrtarëve të tjerë të qeverisë së mëparshme, BDI dëshiron të sqarojë disa aspekte kyçe për publikun: Së pari, koncepti i një “zinxhiri të gabimeve” që çuan në tragjedi nuk ekziston në terminologjinë e kodit penal. Çdo licencë për objektet e tilla rinovohet në baza vjetore, duke marrë parasysh kushtet specifike të atij viti. Prandaj, është e…

