Iniciativa “Kush e ka radhën?” dërgoi kumtesë deri te mediat në të cilën përgënjeshtron publikime që sot u paraqitën në rrjetet sociale dhe përmes, siç thonë, mediave propaganduese. Bëhet fjalë për video-xhirime të cilat, siç tyre, rrejshëm e lidhin iniciativën me onlajn bisedë midis një grupi të studentëve dhe një vajze nga Serbia. “Iniciativa jonë nuk ka kurrfarë lidhshmërie me atë hirrje, as nuk kemi qenë të përfshirë në çfarëdo lloj bisedash për formim të organizatave të reja studentore. Është e mjaftueshme që të shikohet vetë xhirimi – emri ‘Kush e ka radhën?” nuk përmendet as njëherë, ndërsa logoja jonë…
Author: Jeta almakos
A po tenton “Levica” të keqpërdor tragjedinë e Koçanit, studentët shqiptar dhe të fus skenarin serb në Maqedoni?! Studentët e saj në trajnim online me instruktore serbe! Në rrjetet sociale dhe në media është shpërndarë video e një mbledhjeje online mes disa studentëve, të cilët thonë se janë nga partia “Levica”, dhe një instruktore për studentë nga Serbia për të cilën mediat në vend tjonë se është Stasha Cvetkoviq, studente e Arkitekturës dhe instruktore për studentë, transmeton Ora24.tv Ata bisedojnë, se si duhet të veprojnë studentët, për të organizuar protesta, duke e shfrytëzuar tragjedinë e Koçanit. Instruktorja u tregon hapat…
Janë gjobitur 11 kompani transportuese, mes tyre Durmo Turs, autobusi i së cilës shkaktoi tragjedinë në Llaskarcë, njoftoi Inspektorati i Transportit. Thonë se nga 138 kontrolle të kryera në tri ditë, te 21 persona juridikë dhe fizikë janë konstatuar parregullsi në transportin e udhëtarëve dhe mallrave. Shumica e subjekteve juridike kanë pasur shoferë të cilët nuk kanë pasur certifikatë për shofer, disa kanë transportuar mallra të rrezikshme, të tjerët, në përputhje me ligjin e transportit, kanë përdorur gabimisht tahografin dhe disa nga transportuesit kanë transportuar pa urdhër rrugor ose i njëjti nuk ka qenë i plotësuar siç duhet.
Nga Bashkimi Demokratik për Integrim kërkojnë që faji të kërkohet aty ku është dhe jo aty siç thonë, ku është e pamundur të ekzistojë faj dhe lidhje shkak- pasojë me rastin tragjik në Koçan. Opozitarja vlerëson se është e domosdoshme të ngrihet çështja e rolit dhe përgjegjësisë së Drejtorisë së të Ardhurave Publike (DAP) në gjithë këtë situatë, pasi sipas tyre, kabareja “Puls” ishte zyrtarisht e mbyllur dhe e vulosur nga DAP në gjysmën e dytë të dhjetorit 2024, për shkak të shkeljeve të konstatuara lidhur me moslëshimin e faturave fiskale. BASHKIMI DEMOKRATIK PËR INTEGRIM “Megjithatë, pavarësisht faktit që kompania…
Doktor Nebojsha Nastov në një dalje për media bëri të ditur se 10 pacientë janë të shtruar në Klinikën Universitare për Sëmundje Kirurgjike, transmeton TV21. Theksoi se gjashtë pacientë i janë nënshtruar transplantit të lëkurës. ““Për momentin janë të hospitalizuar 10 pacientë, prej të cilëve tek 6 tashmë është kryer transplantimi i lëkurës, sepse ata pacientë ishin me shkallën më të lartë të djegies, shkalla e tretë. Te pacientët e tjerë vazhdojnë fashat e rregullta dhe tashmë në javën e ardhshme, sipas planeve që i kemi aktualisht, edhe pse mund të përsëris se situata mund të ndryshojë nga ora në…
Pas përfundimit të takimit të rregullt të shtabit të krizës, ministri Arben Taravari informoi për gjendjen e pacientëve të lënduar në aksidentin që ndodhi në Koçan. Në spitalet e Maqedonisë, të gjithë pacientët janë në gjendje stabile dhe të mirë. Planifikohet që në fillim të javës të lirohen nëntë pacientë, pasi t’u kryhen të gjitha ekzaminimet toksikologjike dhe psikologjike. Jashtë shtetit ndodhen 115 pacientë, ndërsa pesë prej tyre vazhdojnë të jenë në gjendje kritike, megjithatë gjendja e pacientëve ndryshon. “Sot është dita e shtatë, dhe numri i të vdekurve është zero. Nuk ka asnjë pacient që ka ndërruar jetë. Presim…
Të shtunën vonë, kabineti i Izraelit miratoi një propozim për krijimin e një drejtorie të re me detyrë për të avancuar “largimin vullnetar” të palestinezëve në përputhje me propozimin e Presidentit të SHBA Donald Trump për të shpopulluar Gazën dhe për ta rindërtuar atë për të tjerët, raporton AP. Ushtria ka urdhëruar popullsinë të largohen përmes një rruge të vetme në Muwasi, një zonë e madhe me çadra. “Është zhvendosje nën zjarr,” tha Mustafa Gaber, një gazetar lokal që u largua nga Tal as-Sulltan me familjen e tij. Ai tha se qindra njerëz po ikin ndërsa zjarri i tankeve dhe…
Kryebashkiaku i Istanbulit, Ekrem Imamoglu, është arrestuar pas ndalimit të tij të mërkurën, së bashku me dhjetëra persona të tjerë, si pjesë e një hetimi për korrupsion në bashkinë metropolitane të Türkiyes. Prokuroria e Përgjithshme e Istanbulit deklaroi zyrtarisht: “Në kuadër të hetimeve të kryera nga Prokuroria jonë e Përgjithshme, Gjykata e Magjistraturës në detyrë ka vendosur arrestimin e të dyshuarit, Ekrem Imamoglu, me akuzat për krijimin dhe drejtimin e një organizate kriminale, marrjen e ryshfetit, zhvatje, regjistrim të paligjshëm të të dhënave personale dhe ndërhyrje në tender, në kuadër të një hetimi financiar.” Prokuroria e Istanbulit ka nisur hetime…
Ministri i Transportit Aleksandar Nikolloski në një intervistë televizive deklaroi se Maqedonia e Veriut ka nevojë për inspektorë. Ai për Sitel tha se Inspektoratet kanë pak inspektorë për të vepruar. “Ka nevojë të madhe për kuadro dhe përforcim të Inspektorateve të organeve shtetërore, sepse inspektorate të caktuara kanë vetëm një duzinë inspektorësh që funksionojnë në tërë territorin e vendit”, deklaroi Nikolloski. Tutje Nikolloski tha se problemi kryesor i administratës publike është se disa sektorë janë të mbingarkuar me njerëz por që kanë më pak aktivitet dhe sektorë të caktuar kanë mungesë punonjësisht dhe që kanë kompeteca të medha. “Ky është…
Sot përfundojnë shtatë ditët e zisë që u shpallën nga Qeveria, por me intensitet të lartë do të vazhdojnë hetimet – thonë zëdhënëset e Qeverisë. Ata kanë bërë thirrje që të mos ketë spekulime dhe narativa manipulative e të mos keqpërdoret tragjedia në Koçanë, për shkak se sic thanë, hetimet ende vazhdojnë krahas ndalimit të 34 personave. MARIJA MITEVA – ZËDHËNËSE E QEVERISË “Duhet të lejojmë që organet e ndjekjes t`i përfundojnë hetimet – thellë dhe në mënyrë të drejtë. Nuk duam të lejohen pengesa nga rrjete të ndryshme – përmes thirrjeve për destabilizime dhe skenare të ndryshme për të…
Pa fjalime dhe parrulla, qytetarë të Koçanës edhe këtë mëngjes të së dielës marshuan rrugëve të qytetit, ku kaluan afër shumë institucioneve duke kërkuar përgjegjësi për tragjedinë në diskotekën “Puls” që mori 59 viktima kryesisht të rinj. Pas marshimit nëpër rrugët e Koçanës qytetarët ndaluan në sheshin e qytetit ku me 20 minutë heshtje nderuan viktimat. Protesta e sotme paraqet vazhdimësi të protestës së të shtunës pasdite në Parkun e Revolucionit ku u organizua tubim njëorësh paqësor në shenjë nderimi për viktimat dhe për të mbështetur të lënduarit. Qytetarët sërish kanë mbështetur personat e sigurimit të diskotekës, që kishin tërhequr…
Në të gjitha komunat më të mëdha veç më po behën kontrolle të detajuara të objekteve, duke përfshirë, dokumentacionin e objekteve dhe respektimin e të gjithë standardeve të sigurisë. Sipas kryetarit të BNJVL-së, Orce Georgievski, kontrollohet gjithçka, duke përfshirë, nëse objektet kanë pajisjet e duhura për shuarjen e zjarrit dhe hidrantë funksionalë, kontrollohet nëse instilacionet elektrike janë të sigurta dhe të mirëmbajtura, a ka plan evakuimi dhe shtigje të shënuara, dhe se a i posedojnë të gjitha dokumentet përkatëse dhe elaborate sigurie. Sipas Georgievskit, të gjitha komunat në koordinim me BNJVL-në kanë filluar aksione kontrolli të jashtëzakonshme në të gjitha…

