Author: Jeta almakos

Depueteti i koalicionit VLEN Bekim Qoku, njëherësh kështilltar i kryeministrit Albin Kurti ka shpalosur propozimin që ia ka bërë kryetarit të ASH-së, Arben Taravari, para mbajtjes së Kuvendit partiak, për të dalë bashkë në zgjedhjet lokale. Qoku thotë se propozimi i tij është pranuar nga tre liderët tjerë të VLEN-it. “Pas takimeve që i kam pasur sot me kryetarët e VLEN-it, në përpjekje për të ndihmuar në gjetjen e një zgjidhjeje që do e dërgonte VLEN-in në zgjedhje lokale bashkë dhe do e ruante unitetin brenda tij, gjithnjë duke qenë palë neutrale (pa pretendime për çfarëdo hise në zgjedhje lokale),…

Lexo më Shumë

Në qendrat mjekësore jashtë shtetit po trajtohen 68 persona, ndërsa një pacient është liruar nga qendra mjekësore në Lubjanë dhe trajtimin mjekësor do ta vazhdojë në një tjetër shtet ku ka sigurim shëndetësor. “Janë paralajmëruar disa lirime të pacientëve në ditët në vijim, pas përfundimit të procedurave sipas protokolleve. E pandryshuar mbetet gjendja e pacientëve që po trajtohen jashtë vendit, përfshirë edhe pacientët në gjendje kritike”, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë. Në klinikat e Shkupit po trajtohen 11 pacientë prej të cilëve 6 në Klinikën e kirurgjisë “Shën Naum i Ohrit”, 2 në Klinikën e toksikologjisë, 1 pacient në Klinikën…

Lexo më Shumë

Zv/kryeministri i parë Izeti Mexhiti, së bashku me Kryeministrin Hristijan Mickoski dhe ministrat Durmishi, Pirinski dhe Limani, morën pjesë sot në Tetovë në një ngjarje me rëndësi të veçantë për të ardhmen urbane të qytetit – përurimin e fazës së parë të bulevardit “Vidoe Smileski Bato”. Në një status në Facebook, Mexhiti theksoi rëndësinë strategjike të këtij investimi, duke e vlerësuar si një projekt të realizuar me efikasitet dhe vizion nga Komuna e Tetovës, nën udhëheqjen e Kryetarit Bilall Kasami. “Bulevardi i ri jo vetëm që lehtëson qarkullimin dhe përmirëson ndjeshëm cilësinë e jetës së qytetarëve, por i jep qytetit…

Lexo më Shumë

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se kanë arrestuar personin Xh.Q. (51) nga Cërnilishtja e komunës së Dollnenit, pasi një video të publikuar në rrjetet sociale të një personi i cili shihet duke gjuajtur me dy armë të ndryshme, shkruan TV21. Nga MPB shtojnë se gjithashtu po kërkohet edhe djali i 51-vjeçarit, personi me iniciale A.Q., kurse theksojnë se ndaj 51-vjeçarit është nisur procedurë për marrjen e lejes për armë. “Gjatë kontrollit iu gjetën tre armë që i posedon me leje, një pushkë gjuetie gjysmë automatike, një karabinë dhe një pistoletë gjysmë automatike, si dhe 395 fishekë të kalibrave…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar pasi Shqipëria, Kosova dhe Kroacia nënshkruan një memorandum për bashkëpunim ushtarak dhe industrial, me efekte pozitive edhe në ekonomitë e tyre, ndërsa Maqedonia e Veriut ngeli jashtë kësaj nisme. Nga BDI ngrisin pikëpyetje se përse erdhi deri tek ky vendim, kur siguria rajonale është në një moment kritik. Reagimi i plotë: Shqipëria, Kosova dhe Kroacia nënshkruan një memorandum për bashkëpunim ushtarak dhe industrial, me efekte pozitive edhe në ekonomitë e tyre. Ndërkohë, Maqedonia e Veriut mbeti jashtë kësaj iniciative të rëndësishme rajonale. U harruam? U përjashtuam? Apo kjo qeveri refuzoi të bëhet pjesë e…

Lexo më Shumë

Rritja e tarifave doganore në nivel ndërkombëtar është një goditje e madhe për të pambrojturit dhe të varfërit. OKB në një reagim të saj lidhur me tarifat e vendosura nga presidenti amerikan Donald Trump tha se kushtet në të cilat ndodhet bota për të shkak të luftërave, një vendim i tillë shton problematika për shumë shtete. “Kjo është një kohë për bashkëpunim, jo për përshkallëzim të konflikteve. “rregullat e tregtisë globale duhet të evoluaojnë, por duhet të merret parasysh dhe të mbrohen më të cënuarit. Shumë ekonomi me të ardhura të ulëta tani po përballen me një “stuhi” të përkeqësimit…

Lexo më Shumë

Nga ana e Departamentit për kontroll të brendshëm, hetime kriminalistike dhe standarde profesionale në MPB janë bërë kontrolle pas publikimit të një video incizimi në rrjetin social Fejsbuk më 4 prill 2025. Në video shihet se si një grup qytetarësh kërkojnë nga një polic i cili operon me automjetin special “karrotreci” për ta larguar automjetin “Porsche Cayenne” më targa të Shkupit, pasi është parkuar në një shteg biçikletash, raporton MIA. Siç bën të ditur MPB, nëpunës policorë kanë kryer kontroll në DSPS Shkup dhe kanë konstatuar se nga ana e tyre është vepruar pas kundërvajtjes për parkim të gabuar nga…

Lexo më Shumë

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot mbahet mbledhja e rregullt vjetore e Komitetit të përhershëm të Asamblesë parlamentare të NATO-s ku anëtarë janë kryetarët dhe nënkryetarët e delegacioneve parlamentare kombëtare. Takimin me fjalimet e tyre e hapën kryeministri Hristijan Mickoski, ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovski, si dhe shefi i delegacionit Dragan Kovaçki. Kryeministri Mickoski, duke iu referuar tragjedisë në Koçan, theksoi se shteti shumë herë e ka dëshmuar solidaritetin e tij me vendet tjera, por nga ana tjetër, “atdheu ynë jo gjithmonë ka marrë atë që priste”. “Atdheu ynë në shumë raste ka treguar solidaritet ndaj shteteve…

Lexo më Shumë

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, i pyetur për zhvillimet brenda koalicionit, tha se projekti i VLEN është shumë i rëndësishëm për shqiptarët e Maqedonisë, sepse për herë të parë shqiptarët arritën të bashkohen dhe qytetarët e vlerësuan këtë bashkim. Ai shtoi se për këtë arsye çdo parti që është pjesë e këtij koalicioni do ta mendojë mirë dhe seriozisht veprimin e mëtejmë, qoftë edhe nëse vendos të veprojë në mënyrë të pavarur. “Është biseduar dhe janë diskutuar edhe opsionet për zgjedhjet lokale, dhe ajo që është një dakordësi e funksionimit të deritanishëm ka të bëjë me partneritetin e…

Lexo më Shumë

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot u takua me presidentin e shtetit bullgar Rumen Radev në kuadër të “Procesit Akaba Ballkan III” në Sofje. Në fokus të takimit ishte tragjedia në Koçan, por u diskutua edhe për zhbllokimin e rrugës sonë integruese evropiane, në atë drejtim të dy konstatuan se nevojiten takime më të shpeshta. Presidentja theksoi se kompromiset janë të mundshme dhe pret një hap përpara në atë plan. Në një prononcim për media pas përfundimit të konferencës, presidentja Siljanovska Davkova, duke e nderuar Radevin, theksoi se ai ishte presidenti i parë që e ka thirrur atë mëngjesin e tragjedisë…

Lexo më Shumë

iPhone juaj i preferuar mund të bëhet më i kushtueshëm falë tarifave të presidentit Amerikan Donald Trump. Ky i fundit vendosi tarifa për mbarë vendet e botës të cilat mund të ndryshojnë në mënyrë drastike tregtinë globale dhe të rrisin çmimet e produkteve me 30 deri në 40 përqind. shumica e iPhone prodhohen në Kinë e cila u godit me tarifë 54 përqind. Apple ka dy zgjedhje: ose të absorbojë koston ose tja kalojë atë konsumatorëve. Që nga zbulimi i planit të tarifave, aksionet e kompanisë ranë me 8 përqind. Apple shet më shumë se 220 milionë iPhone në vit…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, sot pasdite realizoi takim me Markos Perestrellon, kryetarin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, i cili po qëndron për vizitë në Shkup para mbledhjes së nesërme të Komitetit të Përhershëm të AP të NATO-s, e cila këtë vit po zhvillohet në Kuvendin e RMV-së. Kryetari Gashi, siç informojnë nga Kabineti i tij, shprehu kënaqësinë që takimi po realizohet pikërisht në ditën e NATO-s, kur shënohet 76-vjetori i Aleancës. Ai theksoi gjithashtu se Maqedonia e Veriut javën e kaluar shënoi një jubile të vogël, pesë vjetorin e anëtarësimit të plotë në…

Lexo më Shumë