Gjatë ditëve të kaluara, së bashku me ekip nga Qeveria dhe ekip nga Kabineti im, realizuam një vizitë jashtëzakonisht cilësore dhe të suksesshme në Emiratet e Bashkuara Arabe. Vizitën e filluam me një takim me Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe. Ditët në vijim u takuam me odat ekonomike nga Emiratet Sharxha dhe Dubai, e më pas patëm takime shumë cilësore me kompanitë kryesore këtu në Emiratet e Bashkuara Arabe, siç janë Mubadala, ADQ, Masdar, Eagle Hills etj. E gjithë ajo për të cilën biseduam është me të vërtetë diçka që do të paraqet një hap të madh përpara për…
Author: Jeta almakos
“Ndarja e Aleancës për Shqiptarët nga koalicioni VLEN, hap rrugë për bashkim”. Kryetari i ASH-së, Arben Taravari, i pyetur se a ekziston mundësia të ribashkohet ASH-ja e tij me atë të Ziadin Selës, u shpreh i hapur, duke thënë se “Shtëpia dhe familja e tyre është e madhe dhe kush dëshiron të shkojë, janë të mirëseardhur”. Ndërsa, kur u pyet edhe me emër të përveçëm, ku e përsëriti të njëtën fjali, vetëm e shtoi emrin e Selës. Ndërkaq, për këtë, sot ka reagur Ziadin Sela. ZIADIN SELA, KRYETAR I ASH-SË “Sipas traditës dhe të drejtës zakonore shqiptare, shtëpia, nuk është…
Heimet për tragjedinë në Koçan, përplasën Prokurorinë Themelore Publike me BDI-në. Prokuroria ka hedhur poshtë pohimet e BDI-së se një prokuror publik është tërhequr nga hetimet për zjarrin në Koçan, për shkak të mosmarrëveshjeve për kualifikimin ligjor dhe për shkak të presionit politik nga partitë në pushtet. Prokuroria Themelore Publike “Ekipi prokurorëve vepron plotësisht në mënyrë të sinkronizuar dhe pandërprerë ndërmerr veprime. Gjithashtu, asnjë prokuror nuk është tërhequr as nga Prokuroria Publike dhe as nga Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, e cila kryen hetime për zyrtarët policorë të dyshuar për tragjedinë e Koçanit”. Bashkimi Demokratik për Integrim përmes…
Vazhdojnë taktizimet në lidhje me Ligjin për Përfaqësim të Drejtë për punësimet në sektorin publik. Edhe pse me muaj po thuhet se ligji është gati, vetëm pritet që të prezantohet, dokumenti i njohur si “balancuesi” ende nuk është dorëzuar në qeveri dhe as nuk janë shpalosur detaje se çfarë do të përmbajë. Ditë më parë, zëvendëskryeministri Izet Mexhiti, por edhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, thanë se ligji është gati, organet kompetente për ligjin nuk e pohojnë të njëtën. Nga Ministria e Administratës thanë për TV Shenja se, grupet punuese janë në kuadër të Sekretariatit të Përgjithshëm të…
Rritje të pagës minimale nuk kërkon vetëm sindikata por edhe qytetarët dhe të punësuarit e vendit, ka deklaruar kryetari i lidhjes së sindikatave Sllobodan Trendafilov për TV SHENJA. I pyetur lidhur me komisionin, i cili duhet ta vërtetojë vlefshmërinë e sindikatave Trendafilov tha se LSM është sindikata e vetme që ka dorëzuar kërkesë për vërtetim të vlefshmërisë së sindikatës dhe kërkesa ka dokumente të shumta sepse janë dorëzuar listat me emrat e të punësuarëve dhe anëtarëve të sindikatës që siç thotë ai janë më shumë 63.000. Trendafilov pret që pas përfundimit të festave komisioni të konstatoj vlefshmërinë e sindikatës. SLLOBODAN…
Nuk ka ende një vendim zyrtar se si do të veprojnë deputetët e koalicionit VLEN në Kuvend, pas largimit të Aleancës për Shqiptarët nga Koalicioni VLEN. Shefi i grupit parlamentar, Halil Snopçe, i cili vjen nga radhët e ASH-së së Arben Taravarit thekson se tani për tani nuk ka ndonjë paralajmërim se koalicioni do të veprojë ndaras në Kuvend. “Për momentin nuk ka paralajmërim as nga ana jonë e as nga ana e partnerëve tanë se do të veprohet me grupe të veçanta parlamentare. Kjo i bie se ende po veprojmë si grup i përbashkët parlamentar. Fundja, këto vendime qoftë…
Gjykata Themelore Penale e Koçanit ka pranuar sot propozimin e Prokurorit shtetëror dhe i ka vazhduar edhe për 30 ditë paraburgimin ish-ministrit Kreshnik Bekteshi, ndërsa ka caktuar “masa kujdesi” kundër gjashtë oficerëve të policisë, nga gjithsej shtatë të dyshuar për krime të rënda kundër sigurisë publike në lidhje me zjarrin në Koçan, shkruan gazeta KOHA. Policët e arrestuar sot u nxorrën para gjykatësit, me propozim të prokurorit publik, për procedurë paraprake, pas së cilës, siç njoftoi Gjykata Penale, u janë shqiptuar masa për sekuestrimin e dokumenteve të udhëtimit, ndalim për ta lëshuar vendbanimin, për t’u paraqitur në gjykatë, ndalim për…
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, i cili është pjesë e delegacionit qeveritar, i kryesuar nga kryeministri Hristian Mickoski për vizitë pune në Emiratet e Bashkuara Arabe, sot realizoi disa takime. Siç kumtoi MPJTJ, Mucunski pati tkaime me përfaqësues të odave ekonomike, fonde investuese dhe me përfaqësues individë të koorporatave të mëdha të cilët shprehën interes për investime potenciale në vend. Në fokus të bisedimeve, siç informoi Ministria, ishin mundësitë për investime në infrastrukturë, turizëm dhe në kuadër të zonave të zhvilluara teknologjiko-industriale. “Qëllimi ynë është i qartë – më shumë vende të punës, por…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në Dialog te Lajmi, ka deklaruar se me fanatizëm është munduar t’i mbaj raportet me VLEN-in. Taravari shtoi se Fronti Europian nuk ekziston, ne kemi BDI dhe të tjerat janë parti minore dhe aty respekt vetëm për TDP-në, që ka një sasi të votave. “BDI është me një periudhë shumë të vështirë dhe nuk e besoj se ata shpresojnë për të pasur zgjedhje të parakohshme. Pasi edhe nuk varet aspak ajo prej BDI-së dhe as prej VLEN-it, por ajo varet prej kryeministrit, i cili ka 58 deputet. Nëse ai vendos të shkoj në…
Administrata e Donald Trump do të mbyllë afro 30 ambasada dhe konsullata amerikane në mbarë botën, sipas një dokumenti të brendshëm të Departamentit të Shtetit të publikuar nga CNN. Lista përfshin, ndër të tjera, ambasadat amerikane në Maltë, Luksemburg, Lesoto, Republikën e Kongos, Republikën e Afrikës Qendrore dhe Sudanin e Jugut. Në të njëjtën kohë, propozohet mbyllja e pesë konsullatave në Francë, dy në Gjermani, dy në Bosnje dhe Hercegovinë, një në Mbretërinë e Bashkuar, një në Afrikën e Jugut dhe një në Korenë e Jugut. Në dokument, sugjerohet gjithashtu reduktimi i pranisë në dy vende “kyç” për politikën amerikane…
Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit sot ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj dy personave, njëri prej të cilëve dyshohet për veprën penale të marrjes së ryshfetit nga neni 357 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 2 të Kodit penal, ndërsa tjetrit për ndihmë në kryerjen e asaj vepre penale. Nga Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot njoftuan se i dyshuari i parë, si person zyrtar – drejtor i ISHP Spitali i specializuar për geriatri dhe mjekësi paliative në Shkup, në periudhën pre 19.03.2025 deri 08.04.2025, në disa raste ka…
Koalicioni VLEN mbetet me 3 parti, pasi vendimi i djeshëm i Aleancës për Shqiptarët, krahu i Arben Taravarit, për të dalë në zgjedhjet lokale me lista të veçanta. Kjo ka bërë që tre liderët e mbetur ta shpallin kreun e Aleancës për Shqiptarët të vetpërjashtur. Njëri ndër krerët e VLEN-it, Izet Mexhiti, pas mbledhjes së koalicionit, tha se në momentin kur Taravari ka sjellë vendim në mënyrë unanime, pa u konsultuar me partitë e tjera të koalicionit “ai është vetpërjashtuar nga koalicioni. Pavarsisht të gjithë kësaj, Mexhiti tha se koalicioni VLEN, në zgjedhjet lokale do të garojë me lista të…

