Taravari ka vendosur të jetë vegël e BDI-së dhe të mbajë në politikë ata për të cilët vetë kishte folur keq, tha kryeministri Hristijan Mickoski i cili në Furimin e Gruas të partisë së tij, u drejtua dhe me tone dhe fjalor të ashpër për kreun e ASH-së. Mickoski tha se pritja për vendimin ndaj Taravarit, kishte qenë e qëllimshme. “Miqve që më thoshin që sa më shpejt ta largoj nga qeveria unë u thosha, ta lëmë Taravarin të mendohet, të sillet si peshku që kërcen në të thatë, le të mendojë justifikime dhe të shohim se si do të…
Author: Jeta almakos
Mbi 33 mijë, është numri familjeve të cilat jetojnë me ndihma sociale në vendin tonë. Familje të tëra përballen me sfida të shumta, si ajo e trendit të ikjes nga vendi po ashtu edhe çështja sociale dhe ekonomike që ndikojnë drejtpërdrejt në stabilitetin e familjes. Largimi jashtë vendit akoma vazhdon, ndërsa të rinjtë vazhdimisht thonë se të ardhmen e tyre e shohin jashtë, duke lënë shpesh prindërit vetëm. Sipas sociologut Murat Aliu, që të përmirësohet kjo gjendje, duhet të behën reforma strukturore dhe gjithëpërfshirëse. “Migrimi këto dhjetë vitet e fundit sipas analizave që bëhen, nuk është vetëm për çështje ekonomike,…
Rusia ka ndërmarrë sulmin më të madh ajror ndaj Ukrainës që nga fillimi i luftës në shkurt të vitit 2022, duke lëshuar 273 dronë gjatë natës, njoftoi mëngjesin e sotëm Forca Ajrore Ukrainase, shkruan Gazeta Sinjali. Sipas njoftimit, mbrojtja ajrore ukrainase arriti të kapë 88 nga dronët rusë. Sulmet kishin si objektiv rajonet e Kievit, Dnipropetrovskut dhe Donetskut. Më parë, sulmi më masiv ishte ai i nisur në prag të përvjetorit të tretë të luftës, kur u lëshuan 267 dronë, transmeton AP. Nga sulmet e fundit, një grua humbi jetën dhe tre persona u plagosën si pasojë e një zjarri…
Në fshatin Bansko, Strumicë, dje nëpunës policorë nga SPB Strumicë privuan nga liria G.D. (36) nga fshati Bansko. Gjatë një kontrolli në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër gjykate, u gjetën disa pako me marihuanë dhe sende me mbetje marihuane, njofton MPB-ja. “Pasi u morën masa shtesë dhe u zhvillua një bisedë zyrtare me G.D., u konstatua se ai e posedonte drogën së bashku me D.K. (20) nga fshati Bansko, i cili më pas u privua gjithashtu nga liria. Për ngjarjen është informuar prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike e Strumicës, personat janë ndaluar në Stacionin Policor të Strumicës…
Pas largimit nga VLEN, në krahun e Taravarit në Aleancën për Shqiptarët kanë filluar ndarjet. Sot Salim Sulejmani njoftoi se ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet partiake në ASH-Taravari, por edhe nga funksioni i deputetit të Kuvendit të RMV-së, përcjell TV21. Por kush pritet ta zëvendësojë Sulejmanin në Kuvend? Sipas listës që kishte VLEN në zgjedhjet parlamentare, në zonën e pestë zgjedhore pas Salim Sulejmanit vjen pediatrja Valbona Adili-Emini, e cila është kuadër e Lëvizjes Besa në VLEN. Rrjedhimisht, Adili Emini të bëhet deputete, me çka VLEN-i zyrtarisht do të numëronte 10 deputetë në shumicën parlamentare, pas largimit të…
VLEN konfirmon sot më shumë se kurrë unitetin e tij politik dhe institucional. Të gjitha partitë dhe përfaqësuesit tanë janë të sinkronizuar në vizion, qëllime dhe vendime. VLEN është një trup i bashkuar që vepron me përgjegjësi ndaj qytetarëve dhe me vendosmëri në skenën politike. Përpjekjet e BDI-së për të shkaktuar tërmet brenda VLEN-it përmes Taravarit kanë dështuar plotësisht. Tentativa për përçarje është shndërruar në një bumerang politik për vetë autorët e saj. Kjo dëshmon se VLEN nuk është një koalicion i rastësishëm, por një projekt serioz politik me themel të fortë dhe me vizion të qartë për të ardhmen.…
Sot në mëngjes në orën 5 e 7 minuta dhe në orën 5 e 16 minuta janë regjistruar tërmete, epiqendrat e të cilëve rrjedhin nga rajoni epiqendror Peshteni – Ohër – Strugë, rreth 100 kilometra në jugperëndim të Shkupit, me magnitudë lokale të Rihterit, ML3.4 dhe ML2:3, informon Observatori sizmologjik pranë Fakultetit natyror-matematikor në Shkup. Sipas të dhënave të deritanishme me të cilat disponon observatori, tërmeti në orën 5 e 7 minuta është ndjerë në Ohër, Strugë dhe rrethinën e afërt me intensitet prej IV shkallëve sipas Shkallës makrosizmike evropiane.
Samiti i 34-të i Ligës Arabe ka bërë thirrje për dërgimin “urgjent dhe të papenguar” të ndihmave humanitare në Gaza dhe ka dënuar sulmet e vazhdueshme të Izraelit në Siri, transmeton Anadolu. “Ne i bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar, veçanërisht vendeve me ndikim, të përmbushin përgjegjësitë e tyre morale dhe ligjore duke ushtruar presion për t’i dhënë fund gjakderdhjes dhe për të siguruar dërgimin e papenguar të ndihmës urgjente humanitare në të gjitha zonat e prekura në Gaza”, thuhet në deklaratën përfundimtare të samitit. Liderët arabë gjithashtu dënuan “sulmet e vazhdueshme izraelite në territorin sirian, shkeljet e sovranitetit të saj dhe…
Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan dhe homologu i tij saudit, Princi Faisal bin Farhan, do ta bashkëkryesojnë sesionin e dytë të Këshillit të Përbashkët të Koordinimit në Riad të dielën, sipas Ministrisë së Jashtme turke. Fidan do të udhëtojë në Riad të dielën për takimin e dytë të Këshillit të Koordinimit Turko-Saudit, vizita e tij e tretë në Arabinë Saudite që nga viti i kaluar. Udhëtimi i tij më i fundit ishte një vizitë pune më 28-29 janar. Ndërkohë, Princi Faisal udhëtoi në Türkiye më 11-12 prill për të marrë pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit të Gazës…
Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut dhe një nga liderët kryesorë të koalicionit VLEN, Izet Mexhiti, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit politike brenda koalicionit, duke theksuar se përpjekjet për përçarjen e tij kanë dështuar. Me anë të një postimi të ngarkuar me mesazhe politike, Mexhiti tha se “angazhimi politik pa ideal është oportunizëm” dhe akuzoi individë brenda spektrit politik shqiptar për veprime që u shërbejnë interesave personale dhe klienteliste. Sipas tij, tentativa për të përçarë koalicionin VLEN u shty nga “politikanët e të shkuarës” dhe “klanet e pushtetit e nëntokës”, të cilët, sipas tij, e shohin ndryshimin si…
Ministria e Jashtme bullgare njoftoi se ambasadores Agnesa Rusi Popovska, i është dorëzuar një notë proteste për shkak të rasteve të përdhosjes së simboleve kombëtare bullgare. Në takimin midis Popovskës dhe Jordan Prvanov, Drejtor i Përgjithshëm për Çështjet Europiane, u shpreh shqetësim serioz për ato që thuhet se janë rastet e mëvonshme të përdhosjes së simboleve kombëtare bullgare në territorin e vendit fqinj. Siç raportohet nga mediat bullgare, më 4 maj 2025, disa orë pas vendosjes së kurorave në varrin e Gotse Delçevit në Kishën e “Shën Spasit”, u zbulua se midis shumë kurorave të vendosura, vetëm shiritat me trengjyrëshin…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, në intervistë për Televizionin Alsat tha se Arben Taravari nuk duhet pritur krahëhapur në Frontin Europian për shkak të lëvizjeve të tij të dyshimta politike. Sela tha se e pakta që mund të bëjë Taravari është të japë dorëheqje. “Falja publike e politikanit është dorëheqja nga pozicioni sepse nëse këtë e bën do ta kuptojmë se ka reflektuar se ka bërë gabim, por nëse këtë nuk e bën atëherë do të kuptojmë se ky nuk ka reflektuar por përkundrazi, ka vesh një lëkurë tjetër në mënyrë që pastaj të na servoj diçka që…

