Është zgjeruar hetimi për zjarrin në diskotekën “Puls” të Koçanit. Prokoria Themlore Publike njofton se është përfshirë edhe një person tjetër. Bëhet fjalë për Aleksandër Nacev, pronar i agjencisë që siguronte diskoten. Ai dyshohet për krime të rënda kundër sigurisë publike, duke menaxhuar në mënyrë të paligjshme shërbimet e sigurisë në kabare, pa marrëveshje formale dhe pa respektuar ligjet për sigurinë private. “Gjatë procedurës së deritanishme, janë siguruar prova sipas të cilave i dyshuari aktual është përcaktuar si personi përgjegjës – pronari i vërtetë i personit të dyshuar juridik – një agjenci për sigurimin e pronës dhe personave nga Shkupi”. thonë…
Author: Jeta almakos
Nuk është vetëm Maqedonia e Veriut e cila e humbi shansin për të qenë ndër institucionet më të mira arsimore, njëjtë janë edhe Kosova, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, si dhe Mali i Zi Shkup, 9 qershor – Në listën e Qendrës për Renditjen Botërore të Universiteteve, ku të parët janë Harvard, MIT dhe Stanford, të shoqëruar nga Universiteti Kembrixhit dhe Oxford, deri vitin e kaluar ishte edhe Universiteti I Shkupit (në vendin e 1990), ndërsa këtë vit – asnjë universitet nga Maqedonia e Veriut nuk renditet në listën prej 2000 universiteteve me të mira në botë, shkruan gazeta KOHA. Në…
Gjysmë Hëna e Kuqe turke në bashkëpunim me Organizatën kulturore humanitare Merhamet dhe Kryqin e Kuq të Maqedonisë së Veriut gjatë ditës së sotme kanë shpërndarë 300 pako mish kurbani në territorin e Komunës së Çairit. Utkuhan Yildirim nga Gjysmë Hëna e Kuqe Turke ka njoftuar se këtë vit janë therrur 70 kafshë dhe janë shpërndarë 2300 pako mish për familjet me nevojë. UTKUHAN YILDIRIM – GJYSMË HËNA E KUQE TURKE “Janë therrur 70 kafshë, janë shpërndarë 2300 pako mish për të gjitha familjet me nevojë. Jemi munduar të shkojmë dhe të shpërndajmë mish pothuajse në të gjithë Maqedoninë. Familjeve…
Kryeministri, Hristijan Mickoski, tha sot se qytetarët nuk duan që politikanët shqiptarë që janë në “listat e zeza” të përfaqësojnë interesat e tyre për shkak të krimit. Kryeministri u tha deputetëve të bllokut opozitar shqiptar se ata nuk janë të besueshëm në tërheqjen e votave në këtë mënyrë. “Keni të arratisur, rrezikoni që partia juaj të futet në “listën e zezë” shumë shpejt për shkak të krimit dhe nuk mendoj se shqiptarët në Maqedoni duan të kenë përfaqësues të tillë. Mendoj se ata duan më shumë nga projektet e Qeverisë në Tetovë, Bogovinë, Gostivar, Tearcë, etj., ashtu siç bën në…
Anija me emrin “Madleen”, që i përkiste Koalicionit të Flotiljes së Lirisë (FFF), e cila u nis për të thyer bllokadën e Gazës, që po përballet me urinë nën sulmet izraelite dhe për t’u dërguar ndihmë humanitare palestinezëve, u bastis nga komando detare të ushtrisë izraelite në ujërat e Mesdheut. Një grup aktivistësh izraelitë dhe të huaj u mblodhën në portin izraelit të Ashdodit, ku pritej të dërgohet anija “Madleen”, duke mbajtur flamuj palestinezë dhe duke kërkuar heqjen e bllokadës së Rripit të Gazës dhe përfundimin e “gjenocidit”. Anija me flamur britanik synonte të thyente një bllokadë shkatërruese të vendosur…
Ushtria izraelite ndërhyri në anijen “Madleen”, e cila u nis për të dërguar ndihmë humanitare në Rripin e Gazës, në të cilën ndodheshin 12 aktivistë të të drejtave të njeriut dhe se është ndërprerë kontakti me anijen. Në një deklaratë në Telegram nga Koalicioni i “Flotiljes së Lirisë” u dha informacion në lidhje me situatën në anije. “Ushtria izraelite ndërhyri në anijen ‘Madleen’. Kontakti me anijen ‘Madleen’ u ndërpre. Ushtria izraelite hipi në anije. Vullnetarët në anijen ‘Madleen’ u rrëmbyen nga ushtria izraelite”, thuhet në deklaratë. Ministrive të Jashtme të vendeve ku aktivistët e të drejtave të njeriut janë shtetas,…
Kryeministri Hristijan Mickoski në konferencën për 34-vjetorin e Unionit të Forcave të Reja në VMRO-DPMNE tha se LSDM dhe BDI nuk kanë kapacitet për realizimin e reformave. Ai tha se LSDM në zgjedhjet e ardhshme lokale do të mbetet pa asnjë komunë. Sa i përket kërkesës së BDI-së për zgjedhje të parakohshme parlamentare, Mickoski, tha se nuk është i sigurt nëse ata me të vërtet i dëshirojnë këto zgjedhje. “Me të vërtet nuk e di cili është qëllimi, nëse vërtet besojnë në këtë, apo është ndonjë estradë apo paradë para votuesve të tyre dhe mbështetësve të tyre. Por një gjë…
Kuvendi nesër në kuadër të mbledhjes së 54-t duhet ta shqyrtojë propozimin qeveritar që Azir Aliu të jetë ministër i Shëndetësisë. Në seancë, sipas rendit të ditës, është edhe propozimi për emërimin e Albrim Hoxhës zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. Propozim – teksti për Aliun që është dorëzuar nga Qeveria dhe është nënshkruar personalisht nga kryeministri Hristian Mickoski, e përmban biografinë e kandidatit. Në të bëhet e ditur se Aliu është inxhinier i diplomuar i elektros dhe doktor i shkencave informatike i cili për momentin e realizon funksionin profesor ordinar në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike dhe Teknologjisë…
Besimi i qytetarëve të Maqedonisë në Bashkimin Europian ra ndjeshëm që nga viti 2004, kur 97.2% mbështetën anëtarësimin – pasi SHBA-të njohën emrin kushtetues të vendit. “Ka rënë vazhdimisht që atëherë, sepse nuk ka pasur asnjë lëvizje”, tha për Radion Evropa e Lirë drejtori i MCMS, Aleksandar Krzhallovski, përcjellë tv21. Ai beson se një pjesë e fajit i takon BE-së, e cila, sipas tij, nuk vepron në përputhje me vlerat e veta – siç është respekti për dinjitetin njerëzor. “Sado që jemi fajtorë për këtë, veçanërisht institucionet tona, organet shtetërore, të gjitha qeveritë që menduan se një problem duhet të…
Zëdhënësja e qeverisë, Marija Miteva sot ka mohuar plotësisht akuzat e LSDM-së se MPB-ja furnizon softuer të dyshimtë për përgjim. Siç theksoi ajo, gjithçka që u prezantua në konferencën për shtyp të LSDM-së është gënjeshtër. Konferencën për shtyp e mbajti nënkryetari i LSDM-së Metodija Ilievski i cili tha se OBRM-PDUKM po kthehet në rrugët e saj të vjetra dhe po vendos praktika regjimi të kontrollit përmes frikësimit dhe përgjimit të gazetarëve, aktivistëve dhe atyre që nuk mendojnë njëjtë si ta, ndërsa në fillim të majit të këtij viti, MPB nënshkroi Marrëveshje për furnizimin e softuerit që përdoret për përgjim dhe…
Një shtetas i norvegjez është arrestuar në Aeroportin e Shkupit, pasi i njëjti, sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, kishte prishur rendin dhe qetësinë në aeroplan, përcjell TV21. Nga MPB thonë se 44-vjeçari ishte sjell në mënyrë agresive edhe me policët në Aeroportin e Shkupit. “Sot (08.06.2025) në orën 01:30 në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, zyrtarë policorë e kanë arrestuar A.S. (44) nga Norvegjia, duke vepruar pas një kallëzimi paraprak se në aeroplanin me të cilin udhëtonte nga Oslo për në Shkup, kishte prishur rendin dhe qetësinë publike me sjellje agresive, dhe gjatë përpjekjes për të zhvilluar një…
Kuvendi nesër në kuadër të mbledhjes së 54-t duhet ta shqyrtojë propozimin qeveritar që Azir Aliu të jetë ministër i Shëndetësisë. Në seancë, sipas rendit të ditës, është edhe propozimi për emërimin e Albrim Hoxhës zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. Propozim – teksti për Aliun është dorëzuar nga Qeveria dhe është nënshkruar personalisht nga kryeministri Hristian Mickoski, e përmban biografinë e kandidatit. Në të bëhet e ditur se Aliu është inxhinier i diplomuar i elektros dhe doktor i shkencave informatike i cili për momentin e realizon funksionin profesor ordinar në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike dhe Teknologjisë në…

