Kuvendi nesër në kuadër të mbledhjes së 54-t duhet ta shqyrtojë propozimin qeveritar që Azir Aliu të jetë ministër i Shëndetësisë. Në seancë, sipas rendit të ditës, është edhe propozimi për emërimin e Albrim Hoxhës zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.
Propozim – teksti për Aliun është dorëzuar nga Qeveria dhe është nënshkruar personalisht nga kryeministri Hristian Mickoski, e përmban biografinë e kandidatit. Në të bëhet e ditur se Aliu është inxhinier i diplomuar i elektros dhe doktor i shkencave informatike i cili për momentin e realizon funksionin profesor ordinar në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike dhe Teknologjisë në kuadër të Universitetit të EJL në Tetovë. Aliu ishte ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës në vitin 2023 dhe 2024, ndërsa, sipas CV-së së dorëzuar, ishte edhe në pozita të tjera të larta dhe me përgjegjësi.
Data 11.11.2026
Aktuale
- Banka Popullore e Maqedonisë dhe guvernatori Slaveski dorëzuan kallëzime penale kundër Filipçes, Dimitrijeviqit dhe Zhernovskit në lidhje me „Alta Bankën“!
- “Kjo gënjeshtër nuk ju kalon”, BDI i përgjigjet VLEN-it për rastin e Alta Bankës
- Mickoski sot në takim me liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami
- (VIDEO) Debat i ashpër në komisionin e financave për Alta Bankën
- (VIDEO) Rritet kostoja e jetesës, për një vit transporti rritet për 9.5%, inflacioni është 3.3%
- Partnerët e Kinës në BRI përfshijnë mbi 150 vende dhe mbi 30 organizata globale
- Kryeministri britanik zotohet të vazhdojë presionin ndaj Izraelit për të lejuar hyrjen e ndihmave në Gaza
- VLEN: Për 35 vjet studentët shqiptarë e dhanë jurisprudencën në maqedonisht, ne po e ndryshojmë këtë



