Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka njoftuar se në vendin tonë po prodhohen edhe anije. Osmani nga Prizreni tha se ato janë gati për krejt botën, transmeton klankosova.tv. Ajo u shpreh tejet krenare lidhur me prodhuesit vendorë. “Nga veturat elitare sportive deri te barkat e jahtet më moderne, puna e tyre përfshin industri dhe kontinente të tëra. Kur talenti kosovar bashkohet me punën e palodhshme dhe inovacionin, nuk ka kufi për atë që mund të arrihet”, tha ajo.
Author: Jeta almakos
Mediumi amerikan, CNN raporton se avionët amerikanë që kanë qenë të pastrehuar ishin zhvendosën nga baza ajrore Al Udeid në Katar javën e kaluar. Sipas një imazhi satelitor të bërë më 19 qershor, pistat duken pothuajse të zbrazëta, transmeton Express. Siç shkruan CNN, kjo do të thotë se aeroplanët u zhvendosën përpara se Irani të niste një sulm me raketa në Al Udeid të hënën si përgjigje të goditjes së SHBA-së ndaj objekteve të saj bërthamore gjatë fundjavës. Dy zyrtarë të mbrojtjes i thanë CNN javën e kaluar se aeroplanët u dërguan në vende të tjera si pjesë e përpjekjeve…
Në këtë vit të vështirë pas vetes kemi rezultate që janë tregues i qartë se kemi arritur një bazë solide. Kemi realizuar ose filluar mbi 250 projekte madhore, tha kryeministri Hristijan Mickoski sonte në fjalimin e tij në manifestimin e një viti të Qeverisë, nën sloganin “Po vjen koha e Maqedonisë! Po ndërtojmë themelet e ndryshimit”. Mickoski theksoi se pret përkushtim maksimal për realizimin e programit dhe mbi 400 projekteve, masave, hapave dhe reformave në periudhën e ardhshme që do të jenë të fokusuara në zhvillim dhe rritje, standarde më të mira, arsim më cilësor, luftë kundër korrupsionit, investime dhe…
Në njëvjetorin e Qeverisë, kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari, i cili e braktisi atë para dy muajsh, shprehet se VLEN, nga një projekt i mrekullueshëm, u shndërrua në një dështim. Treshja që aktualisht përbën ekzekutivin, Taravari e cilëson si një zhgënjim. “Sot, në njëvjetorin e qeverisjes nga trojka VMRO–ZNAM–VLEN, nuk më mbetet tjetër veçse, me zhgënjim, të konstatoj se VLEN, nga një projekt i mrekullueshëm, u shndërrua shpejt në një përpjekje të dështuar…”, shkruan kryetari i ASH-së, Arben Taravari, në statusin e tij të fundit në rrjetet sociale. Më tej në shkrimin e tij, Taravari thotë: “Duke…
Izraeli njoftoi se sulmet ndaj kryeqytetit të Iranit, Teheranit, do të vazhdojnë, transmeton Anadolu. Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee publikoi një deklaratë në arabisht dhe persisht në llogarinë e tij në X. Deklarata e cila fillon me titullin “Mesazhi paralajmërues i ushtrisë izraelite për banorët e Teheranit”, thekson se ushtria do të vazhdojë të sulmojë objektiva ushtarake në rajonin e Teheranit. “Për sigurinë tuaj, qëndroni larg objekteve të prodhimit të armëve dhe selive ushtarake”, thuhet në deklaratën në të cilën banorëve të Teheranit u kërkohet “të qëndrojnë larg institucioneve të sigurisë së regjimit”.
Agjencia e lajmeve Tasnim e Iranit ka raportuar se sulmi me raketa që sapo raportua në Katar mbi bazën ushtarak amerikane është një operacion i quajtur “Shpallja e Fitores”. Burime ushtarake i kanë thënë agjencisë së lajmeve Reuters, se sistemi i mbrojtjes ajrore u aktivizua në bazën ajrore Ain al Asad në Irak. Objektivi tjetër iranian besohet të jetë baza ajrore al Udeid në Katar, ndërsa autoritetet e atjeshme raportojnë se nuk ka viktima nga sulmi në bazën amerikane. Katari ka thënë se rezervon të drejtën për t’u përgjigjur drejtpërdrejt dhe në përputhje me ligjin ndërkombëtar. Gjithashtu njoftoi se mbrojtja…
Sot bëhet një vit nga marrja e detyrës nga VMRO-DPMNE, ZNAM dhe koalicioni VLEN, për të udhhequr me qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, pas zgjedhjeve të rregullta që u mbajtën më 8 maj 2024. Një vit pas, ashtu siç është zakon, opozita kritikon duke përmendur sipas tyre, dështimet e kësaj qeverie, ndërsa pozita thurr elegjo për punën e tyre një vjeçare. Kordinatori i grupit parlamentar të Frontin Europian, Blerim Bexheti, ka rënditur disa krahasime të kësaj qeverie me qeverinë e kaluar, kur BDI ka udhequr. Ai thotë se kjo qeveri është pa legjitimitet, madje ka kujtuar kohën kur…
Ambasada amerikane në Katar u ka lëshuar një mesazh qytetarëve amerikanë në vend, duke u rekomanduar atyre të “strehohen” deri në njoftim të mëtejshëm. Mesazhi vëren se rekomandimi është “nga një masë e madhe kujdesi”, por nuk ofron informacione të mëtejshme, shkruan skynews. Ndryshe, Donald Trump ka ndarë një mesazh në Truth Social duke bërë thirrje për ta “bërë Iranin përsëri të madh”. Ai tha: “Nuk është politikisht korrekte të përdoret termi ndryshim regjimi, por nëse regjimi aktual iranian nuk është në gjendje ta bëjë Iranin përsëri të madh, pse mos të ketë një ndryshimi regjimi? MIGA”. Në një postim…
Koordinuesi i grupit të deputetëve të VLEN-it, Bekim Qoku, sot në konferencë tha se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare së bashku me lokalet në vjeshtë, pasi që paraprakisht koordinuesi i grupit të deputetëve të Frontit evropian, Blerim Bexheti u bëri thirrje VLEN-it dhe OBRM-PDUKM-së në pushtet për zgjedhje të parakohshme. “BDI me kërkesën për zgjedhje të parakohshme parlamentare edhe njëherë dëshmon se janë shndërruar në parti politike pa ide dhe vizion. Të vetëdijshëm e çdo ditë e më shumë po ngushtohen si subjekt politik, të përballur me largime të vazhdueshme nga anëtarësia e tyre, shpëtimin e shohin…
Ministria e Punëve dhe Tregtisë së Jashtme informon se për nesër është konfirmuar evakuimi i katër personave, gjegjësisht një familjes (nënës me tre fëmijë). Nga MPJ-ja sigurojnë se vendet janë siguruar nëpërmjet Ministrisë së Transportit të Izraelit, në kuadër të fluturimeve të organizuara të cilat shfrytëzohen për evakuim të shtetasve të huaj nga Izraeli. Fluturimi është planifikuar nga Tel Avivi për në Athinë. “Në përputhje me këtë, si dhe evakuimit paraprak të realizuar me avion qeveritar më 17 qershor, përfshirë 23 qershorin, numri i përgjithshëm i shtetasve të interesuar të Maqedonisë për evakuim nga Izraeli arrin në 25. Megjithatë, jo…
Irani sapo ka lëshuar një paralajmërim tjetër kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku thuhet se SHBA-të do të përballen me një përgjigje ndaj sulmeve të tyre gjatë fundjavës. Zëdhënësi i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), Ebrahim Zolfaghari, thotë se SHBA-të kanë hyrë drejtpërdrejt në luftë dhe kanë shkelur “tokën e shenjtë” të Iranit. Ai tha se SHBA-të do të përballen me “pasoja të rënda, të paparashikueshme dhe për të ardhur keq” përmes “operacioneve të fuqishme dhe të synuara”. Duke ju drejtuar Presidentit të SHBA-së në anglisht, Zolfaghari tha: “Z. Trump, bixhozxhiu! Ju mund ta filloni këtë luftë, por…
Sipas raportimeve më të fundit, objekti bërthamor i Iranit në Fordow është goditur përsëri, këtë herë nga një sulm izraelit. Centrali i ndërtuar në një mal, ishte shënjestër e bombave amerikane që shkatërronin bunkerët mëngjesin e së dielës. Një zëdhënës i Shtabit të Menaxhimit të Krizave të Provincës Qom i tha agjencisë së lajmeve Tasnim se Fordow është goditur përsëri. Mediat izraelite kanë raportuar se ushtria sulmoi një rrugë hyrëse për në impiantin bërthamor. Sulmi i SHBA-së gjatë fundjavës pritej të kishte shkaktuar “dëme shumë të konsiderueshme” në vend, duke pasur parasysh natyrën e ndjeshme ndaj dridhjeve të centrifugave të…

