Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, sot vizitoi deponinë “Drislla”, ku njoftoi fillimin e punimeve për ndërtimin e rrethimit mbrojtës të hapësirës, projekt ky që realizon kërkesën e banorëve të fshatit Batincë për mbrojtje nga qentë endacakë dhe ndotja e mbeturinave. Mexhiti, i shoqëruar nga kryetari i BNJVL-së, Orce Gjeorgjievski, deklaroi para mediave se që nga dita e parë e mandatit të tij është përballur me një nga problemet më të mëdha të kryeqytetit, menaxhimin e keq dhe të paorganizuar të deponisë “Drislla” por theksoi se me këtë projekt fillon një fazë e…
Author: Jeta almakos
Uebsajti i stacionit të autobusëve ndërqytetas të Shkupit (sas.com.mk) është hakuar nga një individ ose grup që e quajnë veten “Argons”, dhe në të është postuar një video që kërcënon me “Armageddon kibernetik” autoritetet e vendit. Duke gjykuar nga fakti që videoja u ngarkua në “Vimeo” më 13 tetor, përcjell “Sloboden Peçat, duket se mesazhi në gjuhën angleze ka qenë në faqen e internetit të hakuar për dy ditë. “Menduat se mund të na përdornit për të shkatërruar kundërshtarët tuaj me metodat tona. Por nuk paguat kurrë. Ajo që është rënë dakord është rënë dakord. Së shpejti do ta shihni…
Kandidati për kryetar për Qytetin e Shkupit nga VMRO-DPMNE Orce Gjorgjievski, prezantoi vizionin e tij për arsim modern, digjital dhe ekologjik në kryeqytet, duke paralajmëruar një sërë projektesh kapitale që synojnë përmirësimin e shkollave, procesit mësimor dhe kushteve për nxënësit dhe mësuesit. Gjorgjievski tha se do të ndërtohen 2 shkolla të reja të mesme, do të zbatohet transformim i plotë energjetik i të gjitha shkollave të mesme në Shkup ku secila shkollë do të pajiset me panele fotovoltaike, izolim termik, fasada të reja dhe sisteme inteligjente për monitorimin e konsumit të energjisë. ORCE GJORGJIEVSKI, KANDIDAT I VMRO- SË PËR QYTETIN…
Në debatin televiziv “Top Tema” në TV Telma, kandidati i koalicionit qeverisës VLEN për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka hedhur akuza të drejtpërdrejta ndaj kundërkandidatit të tij, Bujar Osmani, duke e kritikuar për qëndrimet e tij mbi ndërtime pa leje dhe çështjet e urbanizimit. Mexhiti theksoi se përpara nisjes së fushatës zgjedhore, partia BDI – përmes kryetares së Shkupit Danella Arsovska, partisë “Levica” dhe faktorëve të tjerë – ka tentuar të krijojë presion politik në favor të Osmanit, duke e përdorur temën e ndërtimeve pa leje si mjet fushate. Sipas Mexhitit, megjithë këtë presion, të dhënat zyrtare…
Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka njoftuar se sot ka pritur në takim të rinj nga Çashka. Meidani ka shkruar se “këta të rinj po ndërtojnë ura mes brezit të tyre dhe institucioneve, duke sjellë frymën e përfshirjes dhe bashkëbisedimit në zemër të diplomacisë”. “Me kënaqësi mirëprita sot në Ambasadë një grup të rinjsh nga Çashka — një trevë me rrënjë të forta dhe një brez të ri që po ngrihet me kurajë dhe ide të qarta. Të përfshirë në Akademinë Politike “Arben Xhaferi”, këta të rinj po ndërtojnë ura mes brezit të tyre dhe institucioneve,…
Në përballjen televizive në emisionin Top Tema, kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti, u shpreh ashpër ndaj kundërkandidatit të tij nga radhët e BDI-së, Bujar Osmani, duke i kujtuar se nuk ka as të drejtë morale e as politike të flasë për ndërtimet pa leje apo korrupsionin. Unë pohoj me bindje se ligji është respektuar deri në fund. Apartamente-hotele ka në Vodno, jo në Çair, Osmani i ka ngatërruar punët. E kur flasim për ndërtimet pa leje, Osmani është i fundit që ka të drejtë të flasë për këtë temë, sepse vetë jeton në…
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, sot në Kuvend u takua me Presidentin e Republikës së Sllovakisë, Peter Pelegrini, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në vendin tonë. Siç njoftojnë nga pres-shërbimi i Kuvendit, në atmosferë miqësore dhe konstruktive, bashkëbiseduesit konfirmuan bashkëpunimin e shkëlqyer dypalësh midis të dyja vendeve dhe shprehën gatishmërinë e tyre për promovimin e mëtejshëm të tij në të gjitha nivelet. Kryetari Gashi i uroi mirëseardhje presidentit Pelegrini dhe theksoi se vazhdimësia e dialogut politik dhe mbështetja shumëvjeçare nga Sllovakia në kuadër të Bashkimit Evropian dhe NATO-s paraqesin nxitje të rëndësishme…
Koalicioni VLEN ka reaguar ndaj deklaratave të Arbër Ademit, i cili kërkoi veting. Nga VLEN thonë se në këtë mënyrë BDI tregon se nuk mund të akomodohet në opozitë. “Sa menduam se pas huqjeve të njëpasnjëshme dhe para debaklit që e pret më 19 tetor, BDI do të kishte marrë leksionin politik e moral, del sërish Arbër Ademi duke kërkuar mbështetje për ligjin për “veting”. Kështu tregojnë se asesi nuk mund të akomodohen në opozitë. Këto dalje të çakorduara janë vetëm autogola politikë, dëshmi e qartë se treshja në agoni Taravari, Ahmeti dhe Sela ka vetëm një shqetësim, mbijetesën politike”.…
“Nga vizita e kryetares së komisionit evropian Ursula Von Der Lejen pres që t’i riafirmojmë qëndrimet tona se qëllimi ynë strategjik është anëtarësimi në BE dhe shpresoj se edhe BE do të na ndihmojë në këtë çështje”. Kështu ka deklaruar kryeministri Hristijan Mickoski i pyetur për vizitën e nesërme të komisionerës evropiane. Mickoski tha se RMV do të jetë këmbëngulëse në ruajtjen e dinjitetit të saj gjatë kësaj rruge. HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR “Pres që të riafirmojmë qëndrimet tona se qëllimi ynë strategjik mbetet anëtarësimi i plotë në BE. Në një farë mënyre, gjatë 25 viteve të fundit, ka qenë sikur…
Kandidati për qytetin e Shkupit, Bashkim Bakiu ka prezantuar planin e tij për katër vitet e ardhshme, duke bërë thirrje për një kthesë të fortë drejt normalitetit, transparencës dhe zhvillimit të barabartë në të gjitha komunat e kryeqytetit. Bakiu theksoi se qeverisja aktuale nuk i ka përmbushur pritshmëritë e qytetarëve dhe se Shkupi ka mbetur për vite të tëra nën kaos, pluhur dhe papërgjegjësi. Bakiu prezantoi planin e tij të ndërtuar mbi shtatë shtylla kryesore, të cilat ai i cilësoi si “shtatë arsye përse më 19 tetor qyteti duhet të zgjedhë ndryshimin e vërtetë, jo zhurmën e vjetër”. Shtatë pikat…
Materiali jo i besueshëm zgjedhor sot dhe nesër po shpërndahet një Komisionet Komunale Zgjedhore. Kur na ndajnë pak ditë nga zgjedhjet, KSHZ-ja njofton se po bëhen përgatitjet e fundit për votimin e të dielës. “Në përputhje me afatet zgjedhore, KSHZ-ja të enjten dhe të premten do të shpërndajë materialin e besueshëm zgjedhor. Dorëzimi bëhet nën sigurimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme në përputhje me planin e miratuar paraprakisht. Të enjten në Komisionet Komunale Zgjedhore do të dorëzohen listat zgjedhore, fletëvotimet kurse të premten do të dorëzohen pajisjet për identifikim biometrik”, tha Boris Kondarko, Kryetar i KSHZ-së. Materiali i besueshëm,…
Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, në konferencën për media paraqiti vizionin dhe qëndrimet e Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), duke theksuar se kjo forcë politike nuk është krijuar për fushata, por për vizion afatgjatë dhe stabilitet shtetëror. “Ne nuk jemi parti e fjalëve, por e punës. Nuk kërkojmë pushtet për pushtet, por përgjegjësi,” – deklaroi Ademi. Ai theksoi se AKI do të hyjë në zgjedhje me vlera, përgjegjësi dhe me një qëllim të qartë – ta rikthejë politikën në shërbim të shtetit dhe qytetarëve, duke ruajtur orientimin euroatlantik të Maqedonisë së Veriut. Ademi e quajti të palëkundur qëndrimin e partisë…

