Koalicioni VLEN mbrëmë ka qëndruar në qytetin e Gostivarit. Nga ky koalicion, thonë se tubimi ka dëshmuar se Gostivari ka vendosur për një drejtim të ri, pas tetë viteve qeverisje të dështiar. “Atmosfera e zjarrtë, brohoritjet dhe flamujt në duart e qytetarëve ishin shenjë e qartë se ndryshimi tashmë ka filluar. Programi i VLEN-it për Gostivarin sjell infrastrukturë moderne, transport të qëndrueshëm, ujësjellës dhe kanalizim funksional, me qëllim që çdo shtëpi të ketë kushte të denja për jetesë. Po ashtu, theksi vendoset në arsim cilësor, rini aktive dhe mjedis të pastër e të gjelbër, ku Gostivari do të jetë shembull…
Author: Jeta almakos
Ambasadorët e Shqipërisë dhe Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani dhe Florian Qehaja sot së bashku kanë festuar fitoret e kombëtareve në futboll. Ambasadori i Shqipërisë, Meidani në profilin e tij në Facebook ka shkruar se diplomacia është më e bukur kur buron nga zemra “Një kafe e këndshme këtë mëngjes me Ambasadorin e Kosovës, mikun tim Florian Qehaja, për të ndarë një moment miqësie dhe për të festuar së bashku fitoret tona të përbashkëta. Dy flamuj, dy zëra, një shqipe. Diplomacia është më e bukur kur buron nga zemra”, ka shkruar Meidani.
Pas gati shtatë muajsh në spital, ndërroi jetë Vladimir Blazev-Pancho nga grupi DNK. Ai ishte shtruar për kurim në një klinikë private, ku po luftonte me plagët që mori nga zjarri në diskotekën “Puls” ku mbetën të vdekur 62 persona, përfshirë tetë anëtarë të grupit DNK. Panço kishte djegie të rënda në duar dhe kokë, si dhe një gjendje mendore të përkeqësuar. Pavarësisht përpjekjeve të tij, ai nuk arriti të mbijetonte.
Karvanet me ndihma vazhdojnë të hyjnë në Rripin e Gazës përmes kalimit “Kissufim” pas armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit. Zyra e medias në Gaza tha se 173 kamionë, përfshirë karburant dhe gaz gatimi, hynë të dielën, ditën e parë të armëpushimit. Autoritetet paralajmëruan se ndihma mbetet shumë nën nevojat e 2.4 milionë banorëve. Faza e parë e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza hyri në fuqi të premten, sipas planit të Trumpit për t’i dhënë fund luftës dyvjeçare të Izraelit në enklavë. Dje filloi lirimi i palestinezëve nga burgjet izraelite, pasi Hamasi kishte liruar të gjitha 20 pengjet izraelite të mbijetuar…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se homologu i tij turk, Recep Tayyip Erdoğan, mund të luajë rol në përfundimin e luftës midis Rusisë dhe Ukrainës, transmeton Anadolu. “Erdoğani mundet”, u tha gazetarëve Trump në “Air Force One” gjatë rrugës për në Shtëpinë e Bardhë nga Egjipti, kur u pyet nëse udhëheqësit, veçanërisht Erdoğani, mund të ndihmonin në luftën midis Rusisë dhe Ukrainës. “Ai respektohet nga Rusia. Ukraina, nuk mund t’ju tregoj për të, por ai respektohet nga (Presidenti rus Vladimir) Putin”, shtoi ai. Të hënën, Trump dhe presidenti egjiptian, Abdel Fattah al-Sisi pritën më shumë se 20 udhëheqës botërorë,…
Kandidati i koalicionit qeverisës VLEN për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, gjatë inspektimit të punimeve në lagjen Dyqanxhik, ka njoftuar për investimin në këtë lagje, duke theksuar se transformimi i saj do të jetë shembull i zhvillimit të qëndrueshëm urban. “Këtu jemi në inspektim të punimeve në lagjen e Dyqanxhikut, lagje kjo që ka afër 2 mijë banorë dhe ka filluar rekonstruimi i tërësishëm i infrastrukturës nëntokësore, ujësjellës i ri, kanalizim i ri, rrjet atmosferik i ri që vendoset për herë të parë, si dhe asfaltim i plotë i të gjitha rrugëve e rrugicave brenda lagjes. Projekti është në vlerë prej 2 milionë eurosh, të ndara…
Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për Komunën e Sarajit, Blerant Ramadani, në tubimin qendror të mbajtur me qytetarët, u shpreh me tone emocionale dhe falënderuese për mbështetjen që ka marrë gjatë fushatës. “Është nderi dhe privilegji më i madh për mua që të jem kandidat për komunën më të bukur, jo vetëm në këtë anë, por në gjithë shtetin. Dhe ajo është komuna e Sarajit,” tha Ramadani para mbështetësve të tij. Ai theksoi se qëllimi i tij nuk është vetëm fitorja në zgjedhje, por ndërtimi i një lidhjeje të fortë me qytetarët. “Kësaj gare nuk i hyra thjesht për…
Kandidati i koalicionit qeverisës VLEN për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka reaguar ashpër ndaj kundër kandidatit të tij nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Bujar Osmani, pas promovimit të projekteve të tij të cilat Mexhiti tashmë i kishte prezantuar para qytetarëve javë më parë. I pyetur nga gazetarët se si e komenton faktin që Osmani ka dalë sot me projekt për meremetimin e ndërtesave të vjetra dhe instalimin e ashensorëve, Mexhiti nuk i kurseu kritikat. “Mungesë ideje, mungesë kompetence, mungesë vizioni, thjeshtë mos ta quaj me fjalë më të rënda, kopjues,” deklaroi shkurt Mexhiti, duke e goditur rëndë…
Nga Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup njoftojnë se kanë nisur përgatitjet punët përgatitore për pastrimin dhe izolimin e hapësirave, ku do të ndërtohet kampusi universitar, përcjell TV21. Nga UNT thonë se janë në pritje të lejes për ndërtim, që pritet të lëshohet nga Ministria e Transportit. “Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup me krenari dhe kënaqësi të madhe ju njofton se kanë filluar zyrtarisht punimet përgatitore për pastrimin, rrethim dhe izolim të hapësirave në Kampusin Universitar “Nëna Terezë” në Shkup. Ky proces i rëndësishëm ka nisur që në vitin 2017, kur Universiteti shpalli konkurs publik për përzgjedhjen e zgjidhjes ideore për…
Kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko, është dënuar me dy vite burg me kusht dhe një gjobë prej 2,500 eurosh për emërimin e paligjshëm të dy drejtorëve në shkolla publike. Sipas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, Merko është shpallur fajtor për emërimin e kundërligjshëm të një drejtori në shkollën fillore “Zini Hani” në Veleshtë dhe një tjetri në shkollën “Vëllezërit Milladinovi”. Pjesë e të njëjtit vendim është edhe Egzona Shei, e cila ka mbajtur pozitën e drejtoreshës së përkohshme me dokumentacion të falsifikuar. Ajo është dënuar gjithashtu me burg me kusht për një periudhë dyvjeçare. Gjyqtari Jordan…
OEMVP organizoi takim me VMRO-DPMNE aktivitet ky të cilin oda e organizon tradicionalisht në periudha të zgjedhjeve lokale. Në këtë takim, udhëheqësia e Odës prezantoi platformën e saj për zhvillim lokal ekonomik, e cila ka plotë 7 kapituj me mbi 70 masa konkrete. Takimin e udhëhoqi u.d Kryetari i OEMVP-së z. Nuhi Aliu, ndërsa ishin prezent drejtori ekzekutiv, dhe anëtarë të Këshillit drejtues dhe mbikëqyrës të Odës. Në takim prezent përveç kryetarit të partisë, z. Hristijan Mickoski, ishin edhe kandidatet e shumë komunave nga radhët e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit me të cilët u diskutuan shumë kërkesa të biznesit në raport…
Komiteti I Helsinkit për të drejtat e njeriut ka reagur ashpër për përhapjen e gjuhës së urrejtjes nga pjesëmarrësit politik , në kuadër të fushatës zgjedhore. Nga atje u bjënë thirrje të gjithë pjesmarësve politikë që ta kundërshtojnë këtë fenomen dhe të mbështesin kulturën e tolerancës, dialogut dhe respektit për diversitetin. KOMITETI I HELSINKIT PËR TË DREJTAT E NJERIUT “Gjuha e urrejtjes nuk është shprehje e të drejtës demokratike për lirinë e fjalës, ajo përbën një kërcënim serioz për të drejtat e njeriut, kohezionin shoqëror dhe procesin demokratik. Tendenca e pjesmarësve politikë dhe figurave publike për të përdorur ose toleruar…

