Tetë ditë paraburgim për prindin 43 vjeçar nga Shkupi i cili dje gjatë një ndeshje futbolli të gjeneratës 2009-2010 mes klubeve të “Shkupit” dhe Bregallnicës” në stadiumin “Belo Brdo” në Shtip fizikisht ka sulmuar dy futbollist të rinj. Gjyqtari i procedurës paraprake dhe njëkohësisht edhe zëdhënës i Gjykatës Themelore në Shtip, Sashko Georgiev për MIA-n konfirmoi se personit A.A nga Shkupi i është caktuar masa e paraburgimit prej tetë ditësh, pas së cilës do të pasojë gjykim në një procedurë të shkurtuar. Personi i dyshuar do të dërgohet në burgun e Kumanovës. Më herët, publiku u informua se Prokuroria Themelore…
Author: Jeta almakos
BDI ka reaguar ndaj deklaratave të djeshme të kryeministrit Hristijan Mickoski, ndërsa i kërkojnë që të “sqarojë pse Qeveria e shkel Kushtetutën”. BDI i ka quajtur shpifje deklaratat e djeshme të kryeministrit Mickoski duke thënë se, në vend që të japë llogari për rezultatet e dobëta të qeverisë në çdo fushë, nga ekonomia e deri te izolimi ndërkombëtar, ai merret me sulme boshe ndaj BDI-së. Nga kjo parti kanë shtuar se, në vend se të shpikë armiq imagjinarë, Mickoski duhet të shpjegojë: Pse Qeveria e tij po shkel Kushtetutën dhe ligjin? BASHKIMI DEMOKRATIK PËR INTEGRIM “Kjo qeveri nuk është qeveri…
Policia Financiare zhvillon aksion në Likovë, Kumanovë e Zhelinë: Hetohen kompani për krime mbi 7 milionë euro Në orët e para të mëngjesit, Drejtoria e Policisë Financiare ka ndërmarrë një aksion të gjerë në komunat e Likovës, Kumanovës dhe Zhelinës, duke kontrolluar disa lokacione të dyshuara për veprimtari kriminale. Operacioni është rezultat i një hetimi disamujor për ekzistencën e një grupi të organizuar kriminal, i cili dyshohet për shoqatë kriminale, evazion fiskal, mashtrim tatimor dhe pastrim parash. Burime jozyrtare bëjnë të ditur se në qendër të hetimeve janë kompani të përfshira në tregtimin e derivateve të naftës, të dyshuara për…
Kim Mehmeti Me Arturin u njoftuam në vitin 1992, kur nisi të vijë shpesh në Maqedoni që neve shqiptarëve të këtushëm të na sillte nga pakë mëmëdhe. Dhe që atëherë e deri më sot nuk u ndamë kurrë, as atëherë kur shumëçka na ‘ndante’ si dhe, çdo gjë mbeti pjesë e një miqësie të pakushtëzuar nga asgjë tjetër përpos nga mirëmbajtja e saj e ndërsjellë. Në të vërtet Arturi prej moti është bërë pjesë e zënkave të mia familjare, ngaqë sa herë që djemtë e mi duan ta fitojnë betejën bashkëbiseduese me mua, më thonë: “Kotë e kemi të grindemi! Ty…
Kryetari i LSDM-së Venko Filipçe theksoi se qeveria po i hap me vetëdije dyert për parregullsi zgjedhore, sepse VMRO-DPMNE po humbet një numër të madh votash. “VMRO-DPMNE po humbet një numër të madh votash, mbi 100 mijë, diku rreth 120 mijë vota, ata po kërkojnë instrumente që mund ta rrezikojnë seriozisht procesin zgjedhor”, tha Filipce. Ai ka komentuar deklaratën e kryeministrit Hristijan Mickoski sipas së cilës, edhe një vit pas formimit të qeverisë së re, LSDM dhe BDI po tregohen si fajtorët kryesorë në vend. “E dëgjova deklaratën e kryeministrit dhe më vjen keq që dëgjova një deklaratë të tillë.…
Në Panairin e OBRM-PDUKM-së, “4 vite punë për ty”, mbajti fjalim kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski. Ai akuzoi Bashkimin Demokratik për Integrim për deklarata të pabaza për jobarazi institucionale. Sipas tij BDI-ja përfaqëson krimin, paaftësinë dhe korrupsionin. “Roli i tyre në Qeveri do të thotë shumë krim, shumë jopunë, shumë paaftësi, shumë korrupsion dhe tani po vendosin shenjë barazimi midis të gjitha këtyre epiteteve që ka pjesëmarrja e tyre në Qeveri dhe polarizimit etnik, nëse nuk janë atëherë do të ishte polarizim etnik, mendoj se teza e tyre është e gabuar. Për shembull, le të themi nëse i shikojmë numrat,…
Mashtrimet online ditët e fundit kanë marrë hov të frikshëm ku jo më larg se para ca ditësh mashtrime të këtilla u hasën edhe në Shkup. Viktima të pafajshme, kryesisht qytetarë të moshuar, po bien pre e këtyre skemave djallëzore, duke humbur shuma marramendëse parash. Pas çdo telefonate të dyshimtë, pas çdo mesazhi të rremë, fshihet një kurth i përgatitur me mjeshtëri nga mashtruesit që shfrytëzojnë naivitetin dhe mungesën e njohurive teknologjike. Sa të shpeshta janë këto mashtrime, dhe pse pikërisht të moshuarit kthehen në shënjestër kryesore? Cilat janë shkaqet që nga faqet e rreme të internetit, tek mesazhet mashtruese…
Në Panairin e sotëm “4 vite punë për ju”, diskutoi Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Zllatko Perinski. Perinski shpjegoi punën e Qeverisë dhe mbështetjen e saj për komunat me qëllim motivimin e kryetarëve të bashkive dhe administratave komunale për të krijuar projekte në përputhje me nevojat e qytetarëve. “Kjo Qeveri ka siguruar fonde për të gjitha vetëqeverisjet lokale bazuar në projekte që morëm si kontribut nga vetë vetëqeverisjet lokale, ne donim t’i motivonim kryetarët e bashkive, të motivonim administratën komunale për të krijuar projekte që do të jenë të qëndrueshme në përputhje me nevojat e qytetarëve dhe mbi këtë bazë të…
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, në kuadër të panairit të sotëm për raport nën moton “4 vjet punë për ju”, në panelin “600 milionë euro për zhvillim dhe përparim lokal”, theksoi se Qeveria e VMRO-DPMNE-së, së bashku me Ministrinë e Arsimit, kanë hedhur themelet për ndërtimin e një sistemi të fortë kombëtar. Janevska theksoi se vetëm për një vit u zbatuan projekte me vlerë 67 milionë euro. “Vetëm për një vit nga marrja e mandatit të kësaj Qeverie, kemi nisur dhe po zbatojmë projekte me vlerë 67 milionë euro. Pra, në vitin e parë, vetëm me mjete nga…
Në tentimin e fundit të kësaj qeverie monoetnike për të kontrabanduar ndryshimet në Kodin Zgjedhor në Kuvend, deputetët e Aleancës për Shqiptarët, përkundër vërejtjeve të shumta, treguan gatishmëri që ta përkrahin ligjin, me kusht që qeveria të shfuqizojë vendimin për uljen e numrit të këshilltarëve në komuna. Ky vendim duhej të ndryshohej pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila konstatoi se metodologjia për ndarjen e qytetarëve në rezidentë dhe jorezidentë është kundërkushtetuese. Kështu ka akuzuar Aleanca për Shqiptarët, ndërsa ka shtuar se Qeveria nuk u tërhoq nga qëllimi i saj për të minimizuar rolin e komunave të udhëhequra nga shqiptarët…
Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, përmes një videoje të publikuar herët në mëngjes, ka paralajmëruar një qasje të re të punës në komunë, e cila bazohet në disiplinë dhe përkushtim të përditshëm ndaj qytetarëve. “Nga ora 5:30 deri në orën 7:30 të mëngjesit, çdo ditë do të jem në terren, duke ecur nëpër rrugët e Çairit, për t’i parë personalisht problemet që i shohin qytetarët. Nuk dua raporte nga zyra, dua të shoh vetë çdo gjë që ju e shihni,” tha Osmani. Ai shtoi se çdo problem do të shënohet dhe në orën 7:30 do të…
Në ngjarjen e sotme, Panair-Raportin nën moton “4 vjet punë për ju”, fjalim në paneli-diskutimin “600 milionë euro për zhvillim dhe përparim lokal”, mbajti edhe kryetari i BNJVL-së, Orce Gjeorgjievski, i cili theksoi se ekziston një ndryshim i madh midis të kaluarës dhe të tashmes, ku komunat nuk merrnin mbështetje nga pushteti qendror për projekte kapitale, ndërsa tani, me ndryshimin e Qeverisë, investimet po bëhen në mënyrë të barabartë në të gjitha komunat, pa ndarje. “Siç tha Ministri Perinski, 1200 projekte janë projekte që përmbajnë dokumentacion teknik që është zhvilluar kryesisht vite më parë, por për shkak të mungesës së…

