Bashkimi Demokratik për Integrim, sot përmes një komunikate ka shfaqur realitetin në të cilën po ndodhet qeveria VMRO-VLEN e kryeministrit Mickoski, ku sipas BDI-së, “VLEN së bashku me Mickoski janë në botën serbe, e cila po depërton në çdo segment shoqëror dhe institucional të RMV-së”. Deklarata e plotë e Bashkimit Demokratik për Integrim: BDI i qëndron gjithmonë përballë realitetit dhe të arriturave konkrete për shtetin: • Anëtarësuam Maqedoninë e Veriut në NATO. • Nisëm negociatat me Bashkimin Evropian. • Nisëm dialogun strategjik me SHBA, duke e vendosur vendin në qendër të partneritetit transatlantik. • Udhëheqëm OSBE-në në krizën më të…
Author: Jeta almakos
18 persona janë lënduar në zjarrin që përfshiu fabrikën e ëmbëlsirave “Makprogres” në Vinicë. Disa nga të lënduarit kanë djegie në këmbë. Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se një zjarrfikës po kurohet në Shtip, katër zjarrfikës të tjerë ne Spitalin e Përgjithshëm në Koçan, tetë punonjës të fabrikës janë dërguar në Klinikën e Toksikologjisë në Shkup, ndërsa të gjithë të hospitalizuarit janë në gjendje shëndetësore stabile. Shkaqet që çuan në shpërthimin e zjarrit nuk dihen ende. Nga Prokuroria thonë se prokurori është në teren, por hetimi nuk ka filluar ende, për shkak se zjarri nuk është shuar tërësisht. Flakët përfshinë…
Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka zhvilluar një takim të ngrohtë e mikpritës në konakun e familjes së nderuar Bakiq, në Teneqe Mahallë. “Nuk kanë të ndalur qytetarët e mi”, u shpreh ai, duke theksuar vendosmërinë e banorëve për të qenë pjesë aktive e ndryshimeve që e presin Çairin. Në bisedën me banorët, Mexhiti foli për sfidat e lagjes, për projektet që tashmë kanë nisur dhe për ato që do të realizohen së bashku: nga përmirësimi i infrastrukturës, tek shkollat dhe hapësirat publike. “Çdo investim i yni ka një qëllim të qartë: ta bëjë jetën e…
Mëngjesin e sotëm, kandidati për kryetar të komunës së Çairit, Bujar Osmani, përmes një video-mesazhi nga vizita e tij në një xhami dhe kishë në territorin e Çairit, shpalli masën e re që është pjesë e programit të tij. Osmani njoftoi se në ndërmarrjen komunale të komunës do të formohet një sektor i veçantë që do të kujdeset për higjienën dhe mirëmbajtjen e përgjithshme të objekteve fetare në komunën e Çairit. Kjo ide, siç theksoi Osmani, ka dalë nga bisedat me qytetarët dhe tashmë është pranuar gjerësisht. Dëshmi për këtë janë edhe reagimet pozitive të përfaqësuesve fetarë nga të dy…
Një tërmet prej tre gradësh është regjistruar në vend mbrëmë. Epiqendra e tërmetit ishte në zonën e Kërçovës, 75 km në jugperëndim të Shkupit. Observatori Sizmologjik në Shkup informoi se tërmeti u regjistrua dje në orën 8:39 të mbrëmjes dhe ka një magnitudë lokale Rihter prej 2.7. Sipas të dhënave që ka në dispozicion observatori deri më tani, tërmeti u ndje në Kërçovë, Ohër dhe zonën përreth.
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve të Medias (SPGPM) shprehin shqetësim për sjelljen e pahijshme dhe joprofesionale ndaj gazetarëve gjatë një ngjarjeje publike në Shkup, ku ishte i pranishëm ministri i Shëndetësisë nga radhët e VLEN, Azir Aliu. Incidenti ndodhi kur një grup gazetarësh kërkuan deklarata, por punonjësja e ministrisë e ngarkuar me protokollin refuzoi dhe, në mënyrë fyese, iu drejtua njërës nga gazetaret me fjalët: “Gazetare e paedukatë, arrogante dhe më e pacipë”. Në komunikatë thuhet se ata e vlerësojnë këtë sjellje si plotësisht të papranueshme dhe si një goditje serioze…
Lëvizja Arbëria po hyn në fazën përmbyllëse të arritjes së një marrëveshjeje bashkëpunimi me koalicionin VLEN për zgjedhjet lokale të tetorit. Ky hap është fryt i një procesi të gjatë konsultimesh të hapura e të vazhdueshme me strukturat dhe aktivin në terren. Zëri i tyre, mbështetja e fuqishme dhe besimi i shprehur e kanë bërë të qartë se kjo marrëveshje është një domosdoshmëri për bashkimin e shqiptarëve dhe për ndërtimin e një qasjeje të re politike, larg hijeve të së shkuarës dhe praktikave të korrupsionit moral e politik që për 2 dekada kanë rënduar mbi shpatullat e qytetarëve. Ky vendim…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Shkupin. Prokuroria Publike ka njoftuar se ka paraqitur kërkesë për fillimin e procedurës përgatitore kundër një 17-vjeçari, i dyshuar se ka tentuar të vrasë babanë e tij, njofton TV21. Sipas njoftimit, ngjarja ka ndodhur në një shtëpi familjare në rrugën “Hristijan Todorovski Karposh” – Shkup, ku i mituri, duke ushtruar dhunë, me qëllim ka tentuar t’i marrë jetën babait të tij. Ai i është afruar nga pas ndërsa viktima ndodhej në dhomën e gjumit dhe e ka goditur duke i shkaktuar 10 plagë me thikë. Në momentin e sulmit, në shtëpi ndodhej edhe nëna,…
Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi, ka dënuar aktin e mbrëmshëm të personave të afërt me pushtetin lokal dhe qendror, të cilët në prezencë të policisë, kanë sulmuar brutalisht një qytetar. Rexhepi gjithashtu ka bërë thirrje që organet e rendit, pra në këtë rast, policia dhe prokuroria të veprojnë menjëherë dhe pa kompromis, me hetim të plotë e transparent, duke sjellë drejtësi të barabartë për të gjithë. Postimi i plotë i Bajram Rexhepit: Ngjarja e mbrëmshme në Tetovë, ku një qytetar u sulmua brutalisht në prezencë të policisë nga persona të lidhur ngushtë me…
Projekti për subvencionimin e 200 veturave elektrike për taksi, sipas Ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, përfaqëson hap të rëndësishëm drejt transformimit të transportit urban, në kuadër të strategjisë për luftimin e ndotjes së ajrit dhe përmirësimin e cilësisë së jetës urbane. Kryetari i Shoqatës së Taksive, Abdulla Rashiti, bëri të ditur se një kërkesë e tillë ka qenë e kahmotshme. Ai uroi qytetarët për benefitet që do të kenë nga ky projekt. Mexhiti njoftoi se gjatë konsultave me ekspertët ekologjikë është konstatuar se zëvendësimi i këtyre veturave do të sjellë reduktim të mbi 2,700 tonë CO₂…
Pasi një ditë më herët, Fondi Pensional dhe Sigurimit Invalidor i Maqedonisë së Veriut ka nënshkruar Marrëveshje për shkëmbim elektronik të të dhënave me Fondin e Republika Srpska, kanë vijuar sot një sërë reagimesh dhe kritika nga partitë opozitare shqiptare. Nga Bashkimi Demokratik për Integrim, theksojnë se qeveria forcon lidhjen me “Botën Sërbe”. Sipas partisë së Ahmetit, kjo është e papranueshme që Qeveria e një shteti kandidat për BE të përçmojë marrëveshjen e plotë me Bosnjën dhe Hercegovinën, duke zgjedhur siç thonë integristët, të legjitimojë në mënyrë të drejtpërdrejtë një entitet që hapur sfidon sovranitetin e Bosnjës dhe që është…
Aktivisti i shoqërisë civile dhe komentuesi në rrjetet sociale, Bobi Ilievski përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë një pyetje ironizuese në adresë të shqiptarëve, duke kërkuar që kryeministri Edi Rama të bëhet kryeministër i Maqedonisë së Veriut pasi që ta fusë Shqipërinë në BE. “A mund të na e huazoni disi Edi Ramën që të na bëhet kryeministër, për nja 5-10 vjet, pasi ta fusë Shqipërinë në BE?”” shkroi Ilievski, i cili me këtë ka nxitur debate në opinionin maqedonas, pasi që kryeministri Rama vlerësohet për punët e kryera, procesin eurointegrues dhe prishjet e ndërtimeve pa leje në…

