Author: Jeta almakos

Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës paralajmëron për protestë dhe aktivizimin e masave më radikale sindikaliste nëse nuk ka rritje të menjëhershme të pagave të stafit arsimor. Nga Këshilli i SASHK-së theksuan se pranuan kërkesën e Kabinetit të Kryetarit të Qeverisë për një periudhë shtesë për negociata prej një jave, pra deri në fund të shtatorit. Por, tutje thonë që nëse edhe pas kësaj periudhe nuk arrihet një zgjidhje pozitive për anëtarët e SASHK-së, gjegjësisht për të punësuarit në arsimin fillor dhe të mesëm, atëherë këshilli do të miratojë vendim për veprimtari të mëtutjeshme sindikaliste, nga ku siç thonë ata,…

Lexo më Shumë

Deputetja e LSDM-së, Sllavjanka Petrovska, që është njëkohësisht edhe propozuese e ligjit për “branitellat”, i është përgjigjur sot propozimit të VMRO – DPMNE, e cila dje i bëri thirrje që të nënshkruhen në letrën ku kërkohen që kryetarja e Komisionit për Punë dhe Politikë Sociale, Ilire Dauti të thirr seancën për këtë ligj. Ajo tha se kjo është kthim prapa dhe kërkoi që partia maqedonase në pushtet, të kërkojë nga kryeparlamentari Afrim Gashi që të thirr këtë seancë. Sllavjanka Petrovska, deputete e LSDM-së “DPMNE në vend që të shantazhojë me letra që e kthejnë procedurën pas, le ta obligojnë kryetarin…

Lexo më Shumë

Nga qeveria njoftojnë se kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban do të qëndrojë në Maqedoninë e Veriut me 26 dhe 27 shtator, përcjell TV21. Gjatë vizitës së delegacionit qeveritar hungarez, është planifikuar mbledhje e përbashkët mes dy qeverive, ndërsa do të ketë takim kokë më kokë mes kryeministrit Hristijan Mickoski dhe homologut të tij hungarez. Orban gjatë qëndrimit të tij në vendin tonë do ta vizitojë edhe Ohrin.

Lexo më Shumë

LSDM-ja do të dorëzojë kërkesë për mbledhjen e Komisionit për çështje të mandatit dhe imunitetit për të shqyrtuar përgjegjësinë eventuale të Gashit dhe shkeljen e Rregullores me mos-caktimin e seancës së Komisionit për politika sociale për Ligjin për branitellat. Ata thonë se nëse VMRO-DPMNE-ja nuk bën presion tek Gashi ta thirr seancën, atëherë dyshimet për një marrëveshje mes tyre dhe Gashit, janë të vërteta, thonë ata. Ligji, sipas propozueses Sllavjanka Petrovska, s’është provokim dhe as përpjekje për destabilizim. “Ajo që ne do ta bëjmë në përputhje me rregulloren, do të thërrasim mbledhje të komisionit për çështje të mandatit dhe imunitetit,…

Lexo më Shumë

Shefi i grupit parlamentar të koalicionit VLEN, Halil Snopçe, tha se përgjigja që mori sot nga kryeministri Hristijan Mickoski, nuk nënkupton se partnerit shqiptar i tregohet dera për dalje nga Qeveria. Por, Snopçe tha se nëse vjen deri aty puna, edhe ai i uron fat Mickoskit, siç i uroi ky i fundit, paraprakisht. “Kryeministri, sigurisht, ka dhënë një deklaratë të tillë sepse ma merr mendja se edhe ai është i vetëdijshëm, se nga vijnë këto iniciativa. Më i vetëdijshëm se ne se dikush dëshiron të hedh shkëndija të krizës në qeverisje. Pra, ai ka përvojë më shumë dhe mendoj se…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE-ja akuzon LSDM-në dhe BDI-në për keqmenaxhim të 100 milionë eurove që sipas tyre kanë përfudnuar në persona të afërt me pushtetin e kaluar. Nga VMRO-DPMNE thonë se përmes programit të Qeverisë për masat për ballafaqim me krizën Kovid-19 janë paguar mjete në vlerë mbi 6 miliardë denarë pa kritere të përcaktuara lidhur me përzgjedhjen e institucioneve dhe shumën e aprovuar financiare të pakthyeshme. “Ndërtimi i Qendrës Klinike të re në Shkup me një projekt të braktisur në vitin 2017 do t’i kushtonte shtetit 120 milionë euro. Por, qeveria e LSDM-së dhe BDI-s ka shpërndarë para sa për një qendër…

Lexo më Shumë

Ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi mori pjesë sot në konferencën e ministrave të ekonomisë në kuadër të Procesit të Berlinit të mbajtur në Berlin, Republika Federale e Gjermanisë. Ministri Durmishi me homologët e tij nga vendet e Ballkanit Perëndimor në forumin e biznesit diskutuan në temën “10 vjet Proces i Berlinit – Ballkani Perëndimor si zonë ekonomike në rrugën e BE-së”. Duke shënuar 10 vjetorin e Procesit të Berlinit, në konferencë u theksua se rajoni i Ballkanit Perëndimor po jeton një moment historik për sa i përket perspektivës së tij evropiane, ndërsa është pikërisht kjo iniciativë ajo që…

Lexo më Shumë

Në vijim të vizitës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Kryeparlamentarja Elisa Spiropali u takua me kreun e qeverisë në Shkup, Hristijan Mickoski, ku theksoi se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e meritojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Zyra e shtypit e Parlamentit, në një njoftim për mediat, ndau detaje nga takimi. Sipas njoftimit, Spiropali duke biseduar me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, nënvizoi vullnetin e Shqipërisë për avancimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve dhe kontributin e përbashkët në nxitjen e bashkëpunimit rajonal e ndërkombëtar. “Shqipëria gëzohet për çdo arritje të RMV drejt anëtarësimit në BE-së dhe…

Lexo më Shumë

Banorët e komunës tani do të mund ti tërheqin dokumentet e tyre personale edhe në stacionin policor të fshatit Mateç të komunës së Likovës. Edhe pse një shërbim i thjeshtë administrativ, u desht që të kalojnë dy dekada që të realizohet një e drejtë dhe shërbim për qytetatët e komunës së Likovës në komunën e tyre. Aktivisti i Aleancës për Shqiptarët Liridon Ramadani përmes një postimi në Facebook është shprehur kështu: “Prej datës 25.09.2024 banorët e komunës tonë dokumentat personal do t’i marrin në stacionin policor në fshatin Mateç. Atë që nuk e bëri për 20 vjet BDI po bëhet…

Lexo më Shumë

Kosova mund të përballet me thirrjet për përjashtim nga Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore, dhe me ndëshkime të tjera, nëse vazhdon t’i ndalojë importet serbe, ka deklaruar për BIRN-in emisar i Gjermanisë për Ballkanin, Manuel Sarrazin. Në kohën kur Gjermania po përgatitet ta organizojë si nikoqire samitin e Procesit të Berlinit më 14 tetor, duke shënuar dhjetëvjetorin e platformës të lidhur me BE-në për bashkëpunimin e nivelit të lartë të lidhur ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimor, emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka vizituar dy herë Kosovën me misionin për t’i davaritur problemet me Marrëveshjen e…

Lexo më Shumë

Gjithsej 3,9 miliardë euro është borxhi i qytetarëve të Maqedonisë ndaj bankave, thuhet në raportin e Bankës Popullore, përcjell Alsat. Sipas këtyre vlerësimeve, borxhi i popullsisë ndaj bankave në muajin gusht ishte 0.4 për qind më i lartë krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, ndërsa në nivel vjetor huamarrja është rritur për 7.2 për qind. Qytetarët gjatë muajit gusht kanë marrë hua kryesisht me kredi devizore, por në përgjithësi në nivel vjetor mbizotërojnë kreditë në denarë që qytetarët i tërheqin nga bankat. Statistikat tregojnë se kur qytetarët kanë nevojë për para, ata fokusohen më së shumti në…

Lexo më Shumë

Në Ministrinë e Mbrojtjes u formua një Komision, i cili ka për qëllim rishqyrtimin e të gjitha parregullsive dhe mungesave nga marrëveshja për ushqim të organizuar të pjesëtarëve të Armatës dhe Ministrisë së Mbrojtjes. Komisioni, siç thonë nga MM-ja, u formua pas denoncimeve për dhembje të barkut të personave nga Akademia ushtarake “Gjeneral Mihailo Apostollski” dhe Qendrës ushtarako-mjekësore në kazermën “Boro Menkov” në Kumanovë më 12 shtator të këtij viti pas konsumimit të ushqimit në këto objekte. “Komisioni është në përbërje të personave përgjegjës nga të gjitha sektorët e Ministrisë dhe Shtatëmadhorisë së Armatës dhe nëse konfirmohen parragullsi ose mungesa…

Lexo më Shumë