Kandidatët për kryetar të komunës së Sarajit, kanë vazhduar takimin me qytetarët për t’u kërkuar besimin përmes votës më 19 tetor. Muhamed Elmazi, kandidat i koalcionit VLEN ka njoftuar se së fundi ka takuar banorët e Komunës së Sarajit dhe ka bashkëbiseduar me të. Ai ka deklaruar se ka dhënë zotim të qartë për Sarajin dhe ka deklaruar se çdo premtim do të kthehet në vepër. MUHAMED ELMAZI – KANDIDAT I VLEN PËR SARAJIN Ndërtojmë, katër shkolla të reja, restaurimin e objekteve shkollore aktuale dhe tre çerdhe të reja lokale. E japim fjalën? Fjala Fjalë. A do ta kemi në…
Author: Jeta almakos
Në një veprim të paprecedentë, Këshilli i Bashkëpunimit të Gjirit (GCC) ka aktivizuar një dispozitë në Marrëveshjen e tij të Përbashkët të Mbrojtjes, duke deklaruar se një sulm ndaj një shteti anëtar do të konsiderohet një sulm ndaj të gjithëve, raporton TRT World. I nxitur nga një sulm i kohëve të fundit izraelit në Doha, me sa duket për të vrarë negociatorët palestinezë që punonin për të arritur një marrëveshje armëpushimi midis Hamasit dhe Izraelit, vendimi për të aktivizuar mekanizmin sinjalizon një shfaqje unike uniteti midis bllokut gjashtë anëtarësh, që përfshin vendet e pasura me energji si Katari, Arabia Saudite,…
Bajram Rexhepi, kandidati për kryetar komune të Tetovës nga Besëlidhja AKI, sot së bashku me rinistët e AKI, kanë vizituar tregun tradicional të së enjtes, ku në bashkëbisedim me tregtarët, u fol mbi sfidat me të cilat ballafaqohen ata në këtë qytet. Postimi i plotë i Bajram Rexhepit nga AKI: 🙌Vizitë në tregun tradicional të së enjtes te Arabati Baba Teqe. Tetova prej moti e ka zakon ditën e enjte si ditë tregu. Sot, bashkë me të rinjtë nga lista e këshilltarëve të AKI-së për Tetovën, vizituam shitësit dhe biseduam me ta për sfidat e tyre të përditshme, por edhe…
Kandidati për kryetar komune të Çairit nga Besëlidhja AKI, Bujar Osmani, sot përmes një press-konference ka shpalosur planin strategjik për një rend të ri në komunën e Çairit, gjë për të cilën ka thënë: “që në ditën e parë do të shpall gjendje krize për papastërti, ndërtime pa leje dhe korrupsion”. Sipas Osmanit, 60 ditët e para nuk do të jenë vazhdim i kaosit, por 60 ditë rendi, pune dhe shprese. Postimi i plotë i Bujar Osmanit: Çairi nuk ka kohë për të humbur. Që në ditën e parë do të shpall gjendje krize për papastërti, ndërtime pa leje dhe…
Anijet e flotiljes me ndihma me destinacion Gazën u bashkuan pranë Siçilisë në Detin Mesdhe të enjten përpara se të niseshin për në Rripin e Gazës për të thyer bllokadën izraelite ndaj enklavës palestineze, thanë organizatorët, transmeton Anadolu. Shumë anije që u nisën nga Spanja, Tunizia dhe Libia kanë arritur pranë Siçilisë jugore, duke u bashkuar me anijet italiane që prisnin mbërritjen e tyre, tha Flotilja Globale “Sumud” në platformën amerikane të medias sociale X. Gjurmuesi zyrtar i flotiljes tregoi gati 40 anije të pranishme në jug të Siçilisë ndërsa anijet greke janë ende në rrugë për t’u bashkuar me…
Nga kabineti i kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi janë përgjigjur akuzave të ngritura nga një emision në rrjetet sociale, ku pretendohej se kryeparlamentari Gashi, më 27 tetor 2024 ka udhëtuar për në Boegrad. Sic mund të shihet në dokumentet e prezantuara, Gashi nuk ka qenë për vizitë në Boegrad por në Preshevë. “Në lidhje me akuzat e paraqitura në një emision në rrjetet sociale, theksojmë se përmbajtja është tendencioze, e mbushur me pasaktësi dhe synon qartë t’i shtrembërojë faktet dhe ta manipulojë opinionin publik. Më konkretisht, udhëtimi i datës 27 tetor 2024 nuk ka qenë vizitë në Beograd, siç është…
Kandidati i VLEN për kryetar të Sarajit, Muhamed Elmazi ka dalë me premtim për pensionistët. Me ardhjen e tij në krye të Komunës së Sarajit, Elmazi premton se do t’u mundësojë ekskurzion falas pensionistëve. “Ekskursion falas për pensionistët e Sarajit! Një hap i vogël për t’ua kthyer atyre respektin dhe kujdesin që meritojnë. Është një akt mirënjohjeje për gjeneratat që ndërtuan komunën tonë”, premton Elmazi.
Kandidati për kryetar të komunës së Strugës nga Besëlidhja AKI, Arsim Dalipi, sot është takuar me kandidatët për këshilltarë komunal, ku në këtë takim u theksua se çdo anëtarë i ekipit, përmes punës dhe përvojës së tij, të kontribuojë në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për qytetin dhe fshatrat e komunës së Strugës. Postimi i plotë i Arsim Dalipit në vijim: Takim me kandidatët për këshilltarë komunal të Aleancës Kombëtare për Integrim 🤝 Një takim i këndshëm dhe mjaft frymëzues me këshilltarët e ardhshëm të këshillit komunal në Strugë. Ky takim nuk ishte vetëm formalitet, por një…
VLEN i uron Ziadin Selës themelimin e partisë së re, Lidhja Shqiptare, me kryetare znj. Arbëreshe Selimi. Ky hap dëshmon se beteja për vulat nuk duhet të ndalojë ecurinë e një fryme politike. Historia politike e ka treguar se vulat janë vetëm simbole juridike, ndërsa partinë e bëjnë njerëzit. Ziadin Sela e ka kuptuar më së miri këtë të vërtetë dhe sot po e shndërron atë në realitet politik. Kryetares së re të Lidhjes Shqiptare, Arbëreshe Selimi, i urojmë shëndet, vendosmëri dhe guxim për t’i bërë ballë sfidave që ka politika shqiptare në këtë periudhë. Shpresojmë dhe besojmë se interesi…
Sotir Lukrovski, kandidati i VMRO-DPMNE-së për Komunën e Karposhit, mori pjesë sot në një panel të organizuar me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Pacientëve. Në këtë ngjarje, e cila kishte në qendër kujdesin për të porsalindurit si tematika kryesore për vitin 2025, Lukrovski theksoi rëndësinë e përmirësimit të infrastrukturës shëndetësore dhe angazhimin e tij për të kontribuar në këtë drejtim si kryetar i ardhshëm i komunës. “Është një nder për mua të jem pjesë e kësaj iniciative të sektorit joqeveritar dhe të kontribuoj si panelist në një ditë kaq të rëndësishme. Si përfaqësues i komunitetit të biznesit dhe me përvojë…
Zëvendësministri i Ekonomisë, Marjan Risteski tha se masa “shporta shkollore”, e cila zgjati nga 15 gushti deri më 15 shtator, ka përfunduar. Ai sqaroi se kursimet për një familje me dy nxënës arrijnë në rreth 3,000 denarë. Risteski tha se të dhënat përfundimtare do t’i dorëzohen Qeverisë të premten, teksa e vlerëoi masën si një mundësi të shkëlqyer për prindërit dhe nxënësit për shkak të fillimit të vitit të ri shkollor. Ata kishin mundësi të shkëlqyer në të gjitha pikat ku blihen materiale shkollore për t’i blerë ato me çmime më të lira, gjë që ishte parashikuar me vendimin dhe…
Përfaqësuesi i VLEN, Arbër Kadriu, ka ngritur sot akuza serioze ndaj ish-ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, lidhur me një kontratë për marrje me qira të automjeteve gjatë organizimit të Këshillit Ministror të OSBE-së në dhjetor 2023. Në një konferencë për media, Kadriu prezantoi dokumente që, sipas tij, dëshmojnë për mënyrën korruptive të menaxhimit të fondeve publike nga ana e Osmanit. Sipas kontratës, Ministria ka paguar 56.640.000 denarë për automjete të marra me qira për vetëm dy ditë aktivitet, pa dokumentacion të qartë për numrin real të mjeteve të përdorura apo kontroll të brendshëm. Çmimet e shërbimeve, sipas VLEN,…

