Author: Jeta almakos

Mjeti ajror pa pilot (dron) turk Bayraktar TB3 ka kryer fluturim demonstrues në kuadër të TEKNOFEST-it. I organizuar nën udhëheqjen e Ministrisë së Industrisë dhe Teknologjisë dhe Fondacionit të Ekipit të Teknologjisë së Türkiyes (T3) dhe me Agjencinë Anadolu (AA) si Partner Global i Komunikimit, festivali më i madh në botë i aviacionit, hapësirës dhe teknologjisë, TEKNOFEST, vazhdon të mirëpresë vizitorë në aeroportin “Atatürk” të Stambollit. Ashtu si në dy ditët e para, edhe në ditën e tretë që nga orët e hershme të mëngjesit u vu re interesim i madh nga pjesëmarrësit. Deri më sot, TEKNOFEST-i ka mirëpritur afërsisht…

Lexo më Shumë

Gazetarja, autorja dhe moderatorja e njohur Mira Kazhani ka zgjedhur ta ndajë me publikun ndoshta kapitullin më të vështirë të jetës së saj. Përmes podcastit të saj ‘Zë me Mirën’ ajo ka rrëfyer mes emocioneve dhe lotëve se prej më shumë se një viti është duke luftuar me kancerin e gjirit. “U diagnostikova më 2 nëntor 2024. Ajo ditë ishte dimri i jetës sime. Në podcaste shihnit vetëm gjysmën time, ndërsa pjesa tjetër zhvillohej në një betejë të gjatë me sëmundjen”, u shpreh Kazhani, duke e përshkruar momentin e diagnozës si një tronditje të papritur që i ndryshoi gjithçka. Gazetarja tregoi…

Lexo më Shumë

“Izraeli po planifikon të shndërrojë Gazën në një minierë ari për investime pas luftës.” Kështu u shpreh ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich, i cili zbuloi për herë të parë planet për të ardhmen e Rripit të Gazës. Ndërsa Gaza është nën rrethim dhe banorët detyrohen të largohen me forcë dhe, nëse jo, do të vriten, Smotrich deklaroi se rindërtimi i Gazës mund të kthehet në një investim fitimprurës. Ai tha se ka filluar bisedimet me amerikanët për këtë çështje. Projekti, sipas tij, tashmë ndodhet në tryezën e presidentit të SHBA-së dhe po shqyrtohet. “Kjo gjë bëhet një Eldorado pasurish…

Lexo më Shumë

Ziadin Sela sot së bashku me kandidatin për kryetar komune të Strugës nga AKI, Arsim Dalipi, në zyret e ASH-së në Strugë, u takuan me shefin e misionit të OSBE-ODIHR, z. Matteo Mecacci. Në këtë takim u bisedua mbi rëndësinë e zgjedhjeve lokale të 19 tetorit dhe mbarëvajtjen e tyre. Në lidhje me këtë takim, Sela ka shkruar se zgjedhjet lokale të 19 tetorit janë të rëndësishme për të ardhmen e vendit dhe qytetarëve, andaj edhe mbarëvajtja e tyre dhe gjithë procesi duhet të shihen si të tilla nga të gjitha palët dhe aktorët e përfshirë. Shkrimi i plotë i…

Lexo më Shumë

Ministri i Transportit dhe Kidhjeve, Aleksandar Nikolloski, tha sot se qeveria e Maqedonisë së Veriut përmes Ministrisë së Transportit realizon një varg masash për përmirësimin e infrastrukturës në komuna me çka e ngrit sigurinë në komunikacion dhe e përmirëson cilësinë e jetës. Në ndërkohë krijojmë edhe rregullore të re për projektim dhe ndërtim të infrastrukturës çikliste në komuna. “Ministria e Transportit i bashkohet fushatës më të madhe evropiane për të rritur vetëdijen për transportin e qëndrueshëm dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës në qytete, duke konfirmuar kështu angazhimin tonë për të ecur në të njëjtin drejtim me praktikat më…

Lexo më Shumë

Kryeministri i vendit i pyetur rreth rejtingut të BDI-së, gjegjësisht për atë që ai dhe partia e tij në një far forme po e rritin rejtingun e BDI-së, u përgjigj i prerë se ai ka në dorë vetëm rejtingun e partisë së tij VMRO-DPMNE-së, ndërkohë që merret me BDI-në sepse kjo parti për plot 22 vite ishte në pushtet dhe gjithmonë kur bëhet fjalë për krim dhe korrupsion, nuk mund të anashkalohen funksionarët e lartë të saj, shkruan Alsat. “Pse po ja rritni rejtingun BDI-së? “Në çfarë kuptimi. Unë rejtingun e vetëm që mund ta rriti është i VMRO-DPMNE-së. Ne…

Lexo më Shumë

Në dy komunat në pjesën më perëndimore të vendit, Dibër dhe Qendër Zhupë, në listën e vetme zgjedhore ka më shumë votues se banorë. Në komunën e Dibrës, sipas listës së fundit ka 15.412 banorë ndërsa në listën zgjedhore janë 19.763 persona me të drejtë vote ose 4.351 persona më shumë. Në këtë komunë janë tre kandidatë për kryetar komune: Fisnik Mela nga VLEN, Iliran Fetahu nga AKI dhe Ramadan Imeri i pavarur. Në komunën fqinje Qendër Zhupë, në regjistrim janë numëruar 3.720 banorë, ndërsa në listën zgjedhore ka 7.551 votues ose më shumë për 3.821 persona me të drejtë…

Lexo më Shumë

“Inteligjenca artificiale është teknologji revolucionare me potencial që t’i transformojë ekonomitë dhe shoqëritë. Por, nuk guxojmë të lejojmë që shpejtësia e saj e zhvillmit ta tejkalojë aftësinë tonë për menaxhim të përgjegjshëm”, theksoi ministri për Transformim Digjital, Stefan Andonovski në panel-diskutimin e sotëm me temë “Inteligjenca artificiale -revolucion, apokalips ose zhgënjim i madh?”, në kuadër të Impakt samitit që këtë javë mbahet nbë Bukuresht, Rumani. Andonovski, në fjalimin e tij, foli për rëndësinë e zhvillimit të përgjegjshëm të inteligjencës artificiale, me këtë rast duke theksuar se Qeveria po punon në mënyrë aktive për ndërtimin e një kuadri ligjor, etik dhe…

Lexo më Shumë

Ermal Peçi Në një terren ku politika shqiptare në Maqedoninë e Veriut ka lëvizur prej dekadash mes mbijetesës dhe pazareve, mes idealizmit të shpërndarë dhe zhgënjimit të organizuar, kandidatura e Blerant Ramadanit për Komunën e Sarajit nuk është thjesht një lajm lokal. Është një sinjal. Një shenjë se ndryshimi nuk është më një klishe, por një nevojë që po gjen përfaqësuesin e vet. Në një vend ku shqiptarët përbëjnë një shtyllë të pandashme të rendit shtetëror, por shpesh janë ndjerë si të përjashtuar nga institucionet e tij, çdo figurë që sfidon status quo-në përfaqëson më shumë se një emër të…

Lexo më Shumë

Ende askush nuk përndiqet për incidentin në Kumanovë edhe pse kanë kaluar një muaj e gjysëm, edhe pse zyrtarët shqiptar në paraqitjet e tyre publike thonë se janë ndërmarrë masa. Rasti mbetet pa epilog pasi që policia ende nuk ka dorëzuar kallëzim penal për ngjarjen në ndeshjen parakualifikimeve për Kampionatin Botëror të basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë në Kumanovë, më 3 gusht, ku u dëgjuan brohoritje me tone fyese ndaj shqiptarëve, shkruan Portalb.mk. “Për ngjarjet në Kumanovë, MPB ende nuk ka dorëzuar kallëzim penal deri të prokuroria dhe po punon në identifikimin e personave”, thanë nga Prokuroria Publike…

Lexo më Shumë

Katër persona nga Shkupi janë arrestuar pasi të njëjtit, sipas Policisë, janë kapur duke vjedhur një bust prej bronzi në Varrezat e Butelit në Shkup, përcjell TV21. Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se është konfiskuar automjeti me të cilin personat në fjalë po transportonin bustin. “Më 17.09.2025, rreth orës 18:30, në Varrezat e Qytetit në Butel, policët e SPB Shkup – Stacioni Policor Çair, për shkak të dyshimeve për kryerjen e një vepre penale sipas nenit 236 të Kodit Penal, kanë arrestuar O.Sh. (49), M.Sh. (22), Lj.F.A. (26) dhe Z.R. (26), të gjithë nga Shkupi. Në automjetin “Peugeot”…

Lexo më Shumë

Koalicionimi ndërmjet BDI-së dhe Levicës nuk është risi sepse dyshja Apasiev-Ahmeti kanë pasur koalicionim prej kohësh në Qytetin e Shkupit së bashku me Danella Arsovskën ku kanë ndarë drejtoritë. Kjo ishte përgjigjja e zv.kryeministrit Izet Mexhiti njëherit kandidat për komunën e Çairit nga koalicioni VLEN, kur u pyet për kandidaturat e Levicës në Komunat me shumicë shqiptare për të cilat u aludua se Apasiev i nxorri në bashkëpunim me Bashkimin Demokratik për Integrim. IZET MEXHITI –  VLEN “Si koalicion ata funksionojnë, kanë ndarë pushtet, drejtoritë, pra Apasiev, Ahmeti dhe Danella kanë funksionuar deri tash dhe nuk kam aspak dilemë se…

Lexo më Shumë